Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Rexhep ELMAZI:

Share

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
REXHEP ELMAZI






FRYMËMARRJE

p o e z i




Rilindja ,


Prishtinë


1972

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
1.




Për shokun tim që këndon

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI


REFRENI I KËTIJ SHEKULLI


Prej tërë pjellës së saj këtë shekull
Nënë - koha e lindi dhe i këndoi
- Bir e bëfsh muze Tokën!... në gjithësi
veçse një konak për ata që diku janë nisur
e në të i qet shtegu sa për të pushuar !!!...
...çdokush u nistë prej teje si prej Erës së Re !

-Ja pra ! ky shekull çdokujt i ka dhënë mend
duke hapur sytë me kërcënim, njeri a popull qoftë
s'rri më këlluq mbi vezë: me lëkurën e vet
bën flamur e ngjyrën me gjak
dhe kërkon diçka që ende s'e njeh
punon si Herkuli në vatrën e tij të rimëkëmbur
aq herë rrafshuar nga grykësit
që mbi kockat e huaja lëpihen si hiena

Ky shekull na ka bërë vetëtimë
të gjuhemi zbrazëtirës së kasollës së Zotit
kemi arrirë të bredhim si kometë
me teh në qafë
paralele me rrezet që s'dimë ku mësyejnë

kurse në Tokë, kësaj ore shekullore
pranë barit pranë ujit pranë shkëmbit
u ndie një bombë e fuqishme :
- grusht i ramë Hënës
duke kërkuar Diellin apo një rrugë mëtej
njerzia zhgjndërroi ëndërrat pa frikë
mori ngrykë fëmijë e grua... pushoi pakëz
pranë plangut të vet të shkatërruar!...

por s'vonoi shumë dhe u ngrit
hoq perdet prej syve la perënditë
dhe faltoret i bëri vendkushtrimi
për ecje të reja në jetën e dritës
hapi me afsh Abetaren ...dhe filloi
përnjëmend e jo në fatamorganë
të mësojë në gjuhën e vet prej A-s
fjalët aq të mëdha aq të ndritshme

dhe më në fund dita agoi jetër !...
askush s'dëshiron të kthehet me nostalgji
pas shpine - shikon mrrolshëm
dhe me gaz përpara, sepse bindet lehtë
se çdo ditë e shkruar bëhet më e vogël
nga ajo që vjen.

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



PËR SHOKUN TIM QË KËNDON


ti nuk ke lindur për ta shijuar jetën
atë e ndjenjë në botën për rreth
në gëzimet dhe lotët që lëshon njerëzia
çdo gjë për ty domethënje të posaçme pse është

çdo ngjarje në mënyrën tënde e feston
lumi bie fjala është shoka
që lidh koha për breza : dita e nata
janë dy këngë për hymnin e botës
njëra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

atje ku ndihet vlimi më i prekshëm ti zhytesh
lotët e huaj të bien mbi zemër
ku njerëzit mes veti vriten nga mosdija
nga ambicjet e ulëta fjala jote u hyn në mes
vuajtja dhe gëzimi jan tokë pa gardh
ku ti mundesh të hysh lirisht për të pirë ujë
meqë rrënjët i ke thellë në popull
ty vështirë është të të gjejë njeriu për të keq

ti nuk ke vetëm një nënë e një at
para së gjithash jeta është nëna jote
prandaj ti jetën s'e jeton por e këndon
si t'ishe lyrë në dorën e huaj !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



FRYMËZIMI


Sa bukur, sa mrekulli !
nëna ma ka shtruar sofrën
në këtë ditë dimri
mangallin me prush të kuq
e kam pranë

qetësi... pastërti...!

lapsin e mbaj në dorë
gjë s'pipëtin
pos gocave që bëjnë cik-cak
duke u gjuajtur mes veti si në lojë
për inatin tim që asgjë s'di
gjersa pres idenë të më vijë !...

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :



BISEDË ME POETIN

poetin kur e takon në rrugë
mos ja mësyj ta ndalësh përngut
të bisedosh për jetën për botën për shoqërinë
është fjalëkoprrac ai, të thuash mendjelartë
me të s’flitet dot, pra mos e ndal

mund ta shohësh duke folur me barin
më lehtë se sa me mua e me ty
duke folur me shtazën me lumin me pyllin
me retë e zeza me vetëtimën bubullimën
që i rrinë ditës si kasketë mbi sy
me natën e zezë tek ndonjë skutë e saj
për të gjitha këto neve na kandet fjala e tij

n’e pafsh të habitur o të humbur
pas ndonjë sendi krejt pa rëndësi
në diçka që neve na duket marrëzi
ti mos e nga t’ia prishish atë qetësi
por dije se së shpejti
diçka ka për të krisur
me këngën e ardhshme të tij.

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
2.





Dasmë Pa Krushq

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :


KUR JE I DASHURUAR



Bota është plot bukuri
edhe shoqja ime këtë emër e ka

E nesërmja të mirën premton
edhe biri im këtë emër e ka

Kënga që kemi në buzë
quhet ardhmëri

Si ta kish marrë emrin
e sime bijë

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :



KUR SHKON TI


Kur shkon ti

i merr këngët e mia
më lë tel të ndryshkur
pa zë

Kur shkon ti

zvoglohem për aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti

e ruaj vetëm një fjalë
gjersa të mos kthehesh
ajo më je ti

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



NËSE...



Nëse sosen fjalët e tua
e të miat s'presin më përgjegje
pse krenohemi me këto gojë që kemi


Nëse vjen çasti
të shikohemi veç në shpinë
pse krenohemi me këta sy që kemi


Nëse vihet gardh
në mes të trupave tanë
pse krenohemi me këto duar që kemi


Nëse...

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



MALLI PËR LUSHEN


Lushe moj Lushe
sa mallin e kam në gji
qyshse s'të shoh me sy
Lushe moj Lushe
eja ose do të vij !


Lushe moj Lushe
mallin ti e mbolle
një verë më parë
dhe korre moj Lushe
me duajt kur qite n'arë


Lushe moj Lushe
në zemër më mbolle mallë
a di në hulli kur qite farë ?

Lushe ah moj Lushe
e, a di çka korre - tallë !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:




NË FSHAT



Vijnë e shkojnë motet
duke sjellë e marrë me vehte jetën

Në bjeshkë dalin Dada e Baci
dhe e qesin njëri tjetrin në këngë
(shyqyr që sy e gojë toka s'ka , pse
si do të merrte frymë dashuria tinzake !)

Dada thotë se e ka fshehur dashurinë e Bacit
në gjoksin e saj : Baci
dashurinë e Dadës në gjakun e tij...

- O , kush guxon ta prekë
gjoksin e saj, gjakun e tij !

- Le të shemben bjeshkët plumbore nën këmbët tona

dashuria s'është dashuri
nëse s'gjen rrugë për të ecur !

Ajo rri në mal
e me sy ndjek bagëtinë
Baci nis të ndihet atje në lug
ajo e ndien emrin e saj
në këngën e tij
dhe i duket se e fut në gji

Në frymën që kthen
Baci e ndjen
emrin e tij
në këngën e saj.

Në jehun e këngëve
gjithçka humb vehten
pos dy zemrave që shtrijnë duart
mal më mal
kah njëri tjetri.

Gjithçka tretet
zvogëlohet nga frika
kur gjak e gjoks të jenë bashkuar !

-Të shkojmë!....

Nëse dikush ka për t'i lypur
shkurra e driza i dalin para !

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



DASMA PA KRUSHQ


Andej kah del djali
shtrihet kurrizi i maleve
andej kah ec çika
pushon deti i pyjeve

Atje ku këndon djali
malet po shemben
andej kah fshan çika
pyjet po kallen

I shtrijnë pyjet krahët e flakës
përqafojnë bjeshkët që po derdhen
po të dinte toka çka po bëhet
mali me mal do ish afruar

Mbrëmë dy vetë dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku çika
pa kerr të kuq pa pushkë !

Vetëm Hëna me yjet
ishin krushqit e tyre.

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
3.




S V I N G A
__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



L O J A



Kur ke ardhur pas meje
unë s'të kam parë

kur ke ikur para meje
prapë s'të kam parë

Ta gjeta veç unazën
që rrugës të kish rënë

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



DRITA NË VATËR


Me buzë si peshku
sikur don të fërshëllejë një melodi
u fryn nëna krandeve në vatër
për t'i rrokur flaka
për të gatuar...

Ajri puth gacat
nëna ri gërmuqur
gacat bëhen gjak...
flak'ron rrezja !

- Bir pa shih si mori vatra dritë !

lëshova stuhinë e frymës
gacat i bëra gjak
e gjakun rreze

Kështu vatra fituaka dritë !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



ATO QË S'NDAHEN


Njeriu i do rrugët e veta
sepse ato janë kujtimet e tij

Njeriu i do hapat e vet
sepse ata janë forca e tij

Njeriu i do sytë e vet
sepse ata janë qielli i tij

Njeriu i do këngët e veta
sepse ato janë vatra e tij

Njeriu i do fushat e veta
sepse ato janë buka e tij

Njeriu e do djepin e vet
sepse ai është vendlindja e tij

Shumë dashuri bëjnë një të madhe
me mua me ty me tjetrin

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



ATYRE QË NA FUSIN Ë BORXH


dora e djathtë e tyre
është guri ma i rëndë i dheut
aty buka dhe çiftelia
kanë erën e tyre
prej prakut kur largohesh
dëshiron të kthehesh sa më parë
frymën, e tyre dhe peshën
për t'ua ndier

gjëja më e shenjtë e dheut
është fjala porosia e tyre
edhe lulet bëhen të bukura
pse rriten mbi shpinën e tyre të fortë...
nëpër tokë rrashtat i keni
dhe në abetare fytyrën
vallë mos kështu menduat të rroni
bashkë me tokën
të cilën e deshët aqë shumë ?

grumbull gurësh
grumbull rrashtash
këto janë shenjat
që emrin ta apin, o vendi im !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
2.




gjallërojmë mbi katin më të lartë
mbi retë në fqinjësi me diellin
mbi shpinën kockat dhe sytë tuaj
dhe shpesh e harrojmë këngën që kënduat
sakaq dridhet toka nën këmbë
platforma pahitet n'erë
mendja na mirret në këtë lartësi të shkretë
vetëm atëherë ju kujtojmë dhe na bien ndërmend
se jemi duke rrojtur mbi të vdekur e të harruar
mbi ju që çoheni herë - herë dhe dilni
jo si lugat e si fantazmë por si kundërpeshë
me disa shenja pothuaj arkaike
na përkujtoni at këngën në kor të kënduar
dhe sapo t'ja marrim ison kësaj kënge të lashtë
ju zhdukeni në çast sikur mos t'ishit kurrë
na lini duke bërë pyetje
duke fërkuar sytë

vërtet më nuk jeni mes nesh !
por edhe si të vdekur rroni
baraz me ne

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :


PAS SPROVIMIT


Sonte është natë e madhe ! do t'i ndezim zjarret
midiskëputur të vrapojmë malit
askend s'do ta ftojmë në këtë valle
carrokët do të na shmangen nga rrugët
ata si ne - do të na e kenë zili
kurse më të fortët do të shpërvjelin llërët
por kot s'e kemi menden të shmangemi rrugës
mund të çartemi një mijë herë
por njëmijë herë do të lidhemi sërish
do bredhim kolovatemi si të çmendur...

dhe s'do t'u frikohemi gogolave të nesërmen
le të jenë ata me njëmijë brina
dje e kemi matur vehten sa mundemi
me këtë shqisë qumshtore me këtë kurriz

Udhë e mbarë pra shoqëri e vjetër !

dhe mirë u pafshim në ditë të tjera
në mos u pafshim ndonjëherë për mall
kujtimit po ja lamë të na kallë
dhe shprush zjarrin e djalërisë së hershme !

udhe e mbarë udhe e mbarë !...

nëpër shtigje tjera nëpër çaste tjera
mirë se do të gjendemi si dikur rinorë !

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi