Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Rexhep ELMAZI:

Share

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


NË NJË HAP


hap pas hapi mbërrij pikësynimin atje në largësi
ashtu hap pas hapi por gjithnjë ngadalë syçelë

në këtë rrugë s'jam vetëm - edhe plakun e kam përbri
them: rrugë të gjatë kanë për të ecur këto këmbë !
por kësaj menjëherë i gjegjet nga thellësia një zë

- Këqyr njëherë prapa çun !
ke vajtur shumë larg n'ëndërrat e ditës !

kur kthej sytë - ç'të shoh ?
duke picërruar sytë mezi e dalloj plakun atje larg
por kjo disi më bën të fortë më ngazëllen ky hap
prandaj thërras

- o hajde hajde ngutu pak o plak !
- ah ma ktheve borxhin more bir ! - thotë

E si pra ? në një hap ishim kur u nisëm !

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :


PËRROI QË THER SYTË



atje është ai përroi që ther sytë
atje ku nata zhgjetoi
atje përskaj gjen këngët sapo kanë marrë këmbët

jehojnë butas
luleve u është kthyer bukuria
prej diellit që ngroh avullin e djersës...

Në shpat është shpella e errët vjeshtore
gjer në zgurën e bjeshkës
rrashtat janë aty banorë
frika të rrok prej syve të vdekur
prej asfaltit të zhbiruar në kafkë

atje është ai përroi që ther sytë !
një zë atje prore e ndien
një këngë që flokët rrënqeth
nënat atje kanë mbetur pa bij
rrashtat e tyre i gjejnë
i marrin i bajnë ndër duar
si druvarë të ngarkuar

prej përroit që therr sytë e zemrat.

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :


NJERIUT QË E HËNGRI TOKA TË VERDHË


shumë ditë kanë hyrë mes meje e teje
ti në amshim e unë në rrugë
por unë i tëri jam bërë trung foleje
ku cicërron ti si zog zëlehtë

më dole pas shpine që të mos të shoh dot kurrë
një-një u bëre me të ziun dhe
edhe sot më tingëllojnë fjalët tua burrërore
ndonëse trup e fëtyrë ishte si një fëmijë !

u shtange duke buzëqeshur
si të ishe zemërgur as çerpiku s'të luajti
vërtetë një nënë le të shkretë dhe një motër të re
por të qau gjithkush dhe jo vetëm ai
që me ty bashkëvuajti

Pas shpine kur ike para na dole
një shkuarje e çuditshme me gjurmë të përhershme
ata që të panë edhe sot pyesin plot gojën
si shkoi vallë aq heshtur pa thënë njëherë dhembjen

Çdo çast që shkon çdo natë çdo muaj
ti nuk ik kah harresa kah zvetnimi
çdokush mundohet prej teje diçka të ruaj
kush fjalën kush punën e çdokush qëndrimin !

Trupi yt shpejt u kthye në dhe
por fytyra s'të kalbet se e ke me ne !

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


2.


Nga larg kur ndjej gurgullimën
në mua formohet një gjiratore
dhe nuk kam zemër të dëgjoj vajin
mu në këtë ditë kur të gjithë shkojmë
në pritje të haresë , atje në shpat
dikush qanë nga vetëmia me gjasë
Dada për Bacin e saj


Në këtë ditë
kur para syve të tu sheh gëzim e vaj
misterin e kësaj bote
natyrën duke përzier
të hidhtën me të ëmblën
të cilën ne e quajmë jetë


në këtë ditë
kur gjithçkafja merr krah përsëri
çfarë zëri duhet lëshuar grykave
për t'i thirrur të vijnë në jetë
të gjithë ata përjetësisht
të gjymtuar
me nga një këmbë me nga një krah.

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


NDERKOHË



Fli qetë o shpirt oj hije
për të fundit herë po të vështroj
atë fytyrë gatitur për kurban
se si tymi në qivur ta mbulon
duke lojtur trembshëm në gjumë
sikundër zmbraps gjak'sorin në sulm

Që tani ke filluar së treturi!...
akoma me shpirt dheut i përngjan
nesër këso kohe kur të kesh mbaruar
në fuqitë madhore të përbindshit të zi
askush s'do vargohet në rrjeshtin e zi
por me shtëmba në duar do mbushin ujë në krua
vdekjen tënde do ta shënojmë me gëzim

Gjersa s'ke marrë udhë
në këtë rrugë pa kthim si ushtari fli
qëkur ke lindur ti këtë ditë ke pritur
në çasti e fundit i madh pët t'u rritur

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


S V I N G A


Dikur edhe ti ke qenë njeri
ose bishë sypërgjakur që tmerron
gjersa padroni yt me fuqinë e tij si me magji
s'të hukati dhe me të Zotit vullnet
të ngriu në gur për t'ja ruajtur portalin
sundimtarit të urryer urdhëruesit tënd të egër
të vetëquajtur Zot i tokës

sa krenar e mban ballin sa madhështore atë fëtyrë
megjithatë në brendi të zen dëshirë e flaktë
që të ngjallesh rish e të lëvizish atë qafë të ngurtë
dhe grykësisht ta hash padronin tënd atë Zot
që të dënoi aqë gjatë të rrish i ngurtë
vetëm për t'ja bërë qejfin atij
zotit tënd mizor që luan me ty si të dojë

prej nga e muar ai këtë të drejtë ?
vallë, veç pse ishe ti i butë pa sherr
apo pse ishte ai i fortë dinak dhe mizor ?

edhe të vdekur gjithkush ta ka frikën
kurse padroni yt ai i marrë po të ishte gjallë
çdokush kish për ta tallur me sarkazmën apo edhe troç
e ti vetëm po ta luash qafën ose qepallën
tërë piramida kish për t'u tundur
o e tanishmja Sfingë
o i dikurshmi njeri i mirë !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


ENIGMA


që je ti e s'jam unë
për këtë s'është fajtor asnjëri
pos teje që - je
sepse edhe unë edhe ti
mund të mos jemi fare ndaj atij
të tretit që është, prandaj
për këtë s'është fajtor asnjëri
pos atij

pse s'jemi unë e ti dhe - është ai
i treti, për këtë s'është fajtor asnjëri
pos atij të katërtit, sepse edhe unë edhe ti edhe ai
mund të mos jemi fare ndaj atij
të pestit - që është, ndaj
për këtë s'është fajtor asnjeri, pos atij
të gjashtit...prandaj

i gjashti është fajtor
bashkë me të pestin
bashkë me të katërtin
bashkë me të tretin
bashkë me të dytin
pos meje
të parit
që kam të drejtë për të qenë
e që këtë gjithkush e di
madje edhe ti - që je
në vend meje
që s'jam

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


DUELI


ajo që jemi na bën diçka që s'ishim
ky është shkaku i harresës
por para së gjithash edhe para harresës
është ajo që humbëm
është ajo që gjetëm

le t'i ngrehin pra smirëzeztë
përmendore madhështore
vehtes meritës së tyre jo
njërës prej dy vlerave tona të shartuara
drojës e cila në çastin e funfdit
e goditi rëndë guximin jetëgjatë
stolinë e dritareve të kasollave

tash a na ka hije të marrim lahutën në dorë
ndërsa në mangall prushin e ka mbuluar hiri
kjo hije e dikurshme e zjarrit të gjatë
jo ! s'është ironi por marri bashkë me ironi
kur të mësojmë buzëtharbër
se arbitër ishte e vërteta
në këtë duel të çuditshëm

dhe atëherë do të themi
ti marri je dysh në katror !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI



4.

L U M I

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


DOMODSDO



Koha le të jetë sa të dojë e gjatë
një çast i saj prapë jam


dielli le të jetë sa të dojë larg
pas tij prapë ngas


guri le të jetë i fortë sa të dojë
një thërmi e tij prapë jam
__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


T O K A



Çka i takon së djeshmes
lypnja nën lëkurë


çka i takon së tashmes
lypnja në thonj


çka i takon së nesërmes
lypnja në sy
[b]

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


MESNATA


në mesnatë gjithçka fillon sërish
edhe breshka qet kryet nga bunkeri
edhe guaca hap qepallat e mbyllura
edhe bjeshka hap gjoksin për frymëmarrje
plaku qet hapin jashtë pragut të jetës
dielli shfleton kalendarin vjetor


mesnatë e gjatë sa një sekondë !

megjithatë ti je udhëkryq ku bëhen karambollet
dhe si fyshekzjarr dritëlëbyer
përgadit ditën të shkëlqejë në diell
lum ai që në ty mbërrin kalimtar
e të nesërmen del para botës
dëshmitar

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :



L U M I



gjithmonë ke pasur një dëshirë
i ngushtuar nga stomet të bëhesh det i gjërë
ndaj gjithmonë i ke brejtur dhe shembur pa mëshirë

dhe ke mësyrë pa rreshtur në deltë
që të flakësh përgjithmonë at pancir guror
e të flesh qetë mes koralesh e plangtonesh mamute

duke lojtur me njerëzit dhe me barkat e tyre
siç luan një fëmijë me lodrat e veta

duke pasur përherë këtë gjakim
gjithmonë ke mbetur po ai që je... ke shpejtuar
duke ushqyer detin duke e fryrë dhe bërë oqean
dhe në këtë përpjekje s'bën asnjë sy gjumë
por vazhdimisht mbetesh lumë se lumë !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:



E R A


Saherë i afrohesh kufirit të butësisë
nis të dihatesh rëndë me mushkëri të thara
dhe ne pikërisht atëherë të quajmë puhi
dhe na kandesh mu atëherë pse na vjen levërdi
duke mos ditur fare se ti je kah heq shpirt

jetërat tona janë në skaje të kundërta
ti kur fryn je në shëndetin më të mirë
kurse lindja jonë ze fill kur jemi të qetë
megjithatë, shumëherë kur fryn unë të kam
lakmi !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


UJI I VDEKUR


Kam pa koka të humbura
mbi karta duke bërë gjumë
duke pirë dhe qarë pranë gotës
duke u endur pas buzëve me karmin
fjalëkryqeve duke u dhuruar ditën
duke u terur nga shkaku i mbarëvajtjes së tjetrit

apo me duar prapa duke soditur diellin
gjatë tërë harkut të tij ditor
duke ofsharë pse jeta është kaqë e gjatë
edhe kur mbi shpinë nuk kanë asgjë

m'u tek një gur ta hedh në brrakë
të shprush diçka në atë qetësi
por guri sapo mbërrini në fund
asnjë valë më nuk u lëkund .

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


UJI


asgjë s'mund t'i dalë përpara
edhe flaka e tërheq gjuhën brenda
edhe guri e bën vehten miell
shkurrat pyjet i mban mbi shpinë
në mermer çel zgavra dhe hyn
në eter hyp aq lehtë
drurit ja rrit trupin bimës dhe neve
na mban në duar megjithatë

vetëm një gjë s'do që të dëgjojë për të
kjo është flaka e dashurisë
që e merr fuqinë prej yjevet

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


NË SY TË PRANVERËS


Po dole jashtë oborreve me gardh prej guacave tona
përskaj barit të ngritur nëpër tokën e rinuar
n'erën pa zë do të shohësh murin e rrëzbitur
dhenë e dredhur drurin e nxirë gjer në palcë
- këtu dikur acari dhe juga në qindra turre janë thyer !

Ty të shpërthen pa dashje një klithje kënge
thua : kjo është melodia e ditës !
të xiglon të lëvizurit e shpërdhit të dredhurit
të rrok para veti bredhja e trentë nganjëherë pa cak
por ngjyrat e dashura të thërrasin : dil jashtë
për ty kjo e ka emrin zgjim ringjallje këndellje...

... dhe era fryn e flladi krejt pahetueshëm
veç nëpër faqe dhe sy që i ndjejmë
atje lart luhatet gembi e hedh për tokë një kufomë
e ajo në farfullim rrokulliset dhe shkon mbi ujë
tretet zhduket ajo që ka qenë dikur !

A sheh, edhe natyra si arsyeja e njeriut
s'e duron dot të vjetrën i thot' ik
ik shpejt, jam gati të pres mysafirët e rinj!

e unë s'di kah t'i kthej veshët
kah t'i kthej sytë gjithkah
gjithçka rilind në të marrë këmbë
vetëm ndalem dhe sodis
ç'po ngjet rreth meje. Një mik
vjen dhe më thotë në vesh :

Pranvera është dita e parë !

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :

KUR SHKON TI

Kur shkon ti

i merr këngët e mia
më lë tel të ndryshkur
pa zë

Kur shkon ti

zvoglohem për aq sa rritem
kur vjen ti.

Kur shkon ti

e ruaj vetëm një fjalë
gjersa të mos kthehesh
ajo më je ti

__________________

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI :


JETA SHTRIHET PËR GJATËSI


mbi këtë tokë
të rrahur me shiun e gëzimit
dhe me breshërin e hidhërimit


mbi këtë syprinë të valëzuar
me rrugë që sot i sheh e nesër mbyllen

mbi këto vargmale
si bosht vertebror dinosauri
të stolisura prej serpentinash diellore

mbi këtë tokë
gunga gunga si shpinë aligatori
ku është ara jonë oborri e luadhi ynë

mbi këtë tokë pra
ku po endemi përditë të rrahur
prej shiut të gëzimit
dhe breshërit të hidhërimit

- gjithmonë i qesim hapat për gjatësi
dhe vetëm njëherë vetëm njëherë
në thellësi

jeta po shkuaka për gjatësi

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Rexhep ELMAZI:


TATPJETËS ME UJIN


Kur shpërthejmë syth nën diell
gjithmonë jemi maje bjeshke
pastaj me ujin tok
zbresim përrenjve shpatijeve
tëtëpjetë gjithmonë tatëpjetë
rrëzë bjeshkës së lartë
për t'u shtrirë të qetë në rrafsh

në rrafshin pa valë pa gurgullim pa ushtimë

descriptionRe: Rexhep ELMAZI:

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi