Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

+ Pėrgjigju Diskutimit

#41

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:29

Rexhep ELMAZI :


LARG E AFĖR


larg ėshtė skaji i errėsirės
larg ėshtė filli i rrezes
larg ėshtė ylli mė i afėrt


megjithatė


afėr ėshtė fundi
afėr ėshtė vet'mia
afėr mėrzi, afėr
shumė afėr epitafi





#42

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:30

Rexhep ELMAZI




5.



K U J T I M E
__________________





#43

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:31

Rexhep ELMAZI :


MĖSUESIT TIM


R. Bicajt


Nesėr kur tė shoh tė thinjur
rrugėve tė jetės
do t'mė shikosh
mbase habitshėm me lot pėr sy
e do thuash me vete

''Shih ! Kur isha unė mėsues ai ishte nxėnėsi im !''
dhe do tė na vijė mirė
pasiqė pėr aq kohė sa u thi floku yt
unė fatlumi nxėnsi yt
u bėra mėsues i tjetėrkujt
i atij carrokut tė mitur
qė e mendonim pėr shpresėn tonė


Do tė thuash
''Sa furishėm degėt i shkund koha !''
por dheu u rrit me kėngėn qė na mėsonje ti te shkolla
me fjalėt e tua
ti je rritur sa vetė shpresa e ditės sė re !

Pėr pak kohė Botės sė vjetėr ja more bijtė nga gjiri
njė botė kėngėsh krejt tė reja
i bėre pėr vete
gjurmėve tė tua i vure
s'ka ndodhur kurrė qė ndonjė ēallmė ndėr pleq
tė jetė mė e dashur se fjala jote
ndėr shokėt e mi !

Dhe dikur kur tė vijė mordja pėr tė marrė
duhet ta dish
se fėtyra do tė bėhet monument miradije
ndėr sheshe tė gjėra dije
kujtim i lehtė qė e bėn ēdokushi me krenari
sikur sytė e vet nė ballė

Kjo ėshtė njė dhunti
qė e bėn jetėn tėnde tė gjatė.

__________________





#44

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:31

TAKIMI ME SHOKUN E VJETĖR


E takova tė pėrgjymtuar n'ėndėrrime
kalimthi pa e pritur fare
nė njė kthinė tė vjetėr tė errėt
ndėrsa pas shpinės sonė qėmoti

kishim lėnė tė fjetura nė paqėn e patrazuar
vendlodrimet e hershme

Pas aq vitesh
sikur tė kishim harruar veten
fėminor tė hareshėm dhe tė babrenga
me shpinėn e kujtimeve nga njėri tjetri
kthyer shkuam... tė ndarė pa mos harruar
tingujt e asaj kėngės sė duetit tonė
mbi gėzimet pėr pranverėn e lulėzuar
mbi jetėn mbi dashurinė ēfarė lajthimi
qė s'ndryshon dot kurrė... e tash
nė kėtė ēast takimi tė papritur pas aq kohe
ēfarė lėme mbi dengjet e qenjes sonė
paskan bėrė kuajt e lazdruar tė zez
fjollė fjollė ndėr jela, o shoku im.

Ai sy i lodhur ai vėshtrim i ngurėzuar
mė prekin o vėlla nė kėtė tė pamė
dhe mė mundon ajo qė s'e kuptoj dot
atė nyje tė pazbėrthyeshme
- ē'ngjau me ne tė dikurshmit
kur me kėngė thoshim gjithēka
vallė kjo heshtje tani i ka zavendėsuar ?

__________________





#45

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:31

PARA SHKOPIT TĖ BABAIT TIM


Kurrgjė mė tė dashur se ti nuk ka
dhe mė tė dhembshur kur kujtimet therin
herė dikur unė kurrė s'jam pėrgatitur pėr sot
aty qeshur e qarė kam para syve tė tu o jetė !
Eh, sa e rėndė sa e zezė dhe e fortė mė duket
kjo dorėz shkopi qė si boshti penjtė mbėshtjell vitet
sa e pashpirt qė mė thėrret dikur pėr ta kapur -
unė qė tashti veē krih s'kam pėr t'u bėrė shqipe
pse gjithēka ėshtė e imja ēka hapi mund tė zėrė !

Njė ditė pra tė ngrysur do tė mbėshtetem pėr shkopi...

Unė i sotmi ? - megjithė kėto ēaste tė paharruara
kur duart e mia si rrėnjėt dredharake tė njė lisi
atje nė nėntokėn e thellė dhe tė begatshme
gjejnė ushqim pėr njė krijesė tė pabrengė...

-Jo kurrė, kurrė !
edhe si breshka plakė n'u zhagitsha
pėr lėkurėn e vrazhdė tė tokės sonė
ashtu do tė shkoj gjer nė konakun e prasmė
me dy duar tė dridhura me dy kėmbė tė lodhura
por nė kujtime i ri nė gjak i papėrkulur
i pėrjetshėm nė dėshira !





#46

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:32

Rexhep ELMAZI:


P L A K U



nė krye tė vargut qė i mbėshtillet bjeshkės
qėndron mjekroshi i mrrolur. Ai s'i flet askujt
e ka prerė tė djeshmen nė dy pjesė
sikundėr njė shalqi sikundėr njė domate
e vetė ka mbetur i pagėrvishtur

nėpėr kohė ka ngulur zjarret
pėr t'i shkuar ndokush pas
edhe pėr tė ikur kush tė dojė

dy shigjeta tregojnė dy rrugė !
askush mos ta qajė atė plak
ai borxhin e ka larė me nder
e kjo e ka shembur e ka derdhė
qė tė tjerėve bukėn t'ua sjellė
ujin nė kopsht verėn nė derė

pastaj ka thėnė se do tė shkojė larg diku
kėtu trupin t'ia mbulojmė trupin e shpuar tė Cesarit
t'ja mbyllim sytė kurrė tė mėshelur, gojėn
gjithmonė tė ėmbėl... rrėfimin
ku gjendemi si nė pėrrallė tė egėr.





#47

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:33

Rexhep ELMAZI :


ATI IM


Ka vdekur qėmoti i ngrati
e vetėm dje e mbuluam me dhe
jeta e tij nėn dhe
s'do tė ketė shumė dallim nga ajo mbi dhe
ditė e natė flinte dhe ēohej
hante pinte dhe pėrēapej, me njė fjalė
vetėm sa pėr tė ngrėnė thua se
tėrė kohėn para se tė vinte nė jetė
ėshtė mpakur uriet e mbi tokė ka dalė
mallin e tė ngrėnit dhe tė tė pirit pėr ta shkuar

eh babloku im !... nuk di ē'dallim kishte
mes teje dhe deleve tė tua ! ndoshta vetėm ty
se delet pjellin qingja me kokė delesh
e ti mė ke bėrė mua qė eci vertikal
dhe tė qortoj pėr kėto tė meta tė tua
dhe nuk flė si ti ditė e natė
por ditėn e pres me kėmbė dhe ha vetėm
kur barku mė djeg...ma kanda tė hyj thellė
nė sekretet e sendeve qė ti i kundroje vetėm
si forma tė zakonshme druri guri dheu apo uji
tė destinuara pėr pirje e pėr ngrėnje
babai im i ngratė shpirt pa sherr
si delja e urtė apo njė mėshqerrė
jetoi mes yjevet mes botėravet, hapėsirash tėrė njė shekull
dhe asgjė s'diti tė thotė pėr to dhe rreth tyre
nė jetė shkeli si delja pėrciptė pa lėnė gjurmė
dhe si ato vdiq pa u pėrmendur askund
pos kėsaj vjershe tė ēoroditur
tė birit tė tij.





#48

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:33

Rexhep ELMAZI :


DHEMBJA QĖ S'DO NGUSHĖLLIM


- Birit tim Batonit -


Nė sytė e bukur tė ditės sė Premte
ju fikėn tė bukurit sy birit tonė Batonit
s'e patėm veēse tridhjetė e gjashtė ditė tė lume
e plot diell para ditės kur ju desht tė na e kthejė shpinėn
tash s'ka mbetur asgjė pėr t'i ngrohur ditėt
madje as shpresa e lindur me tė nė ēerdhen tonė

Nė shpinė si me zor na ėshtė lėshuar
samari i jetės sė mėrzitur pėrditė e kėtej
i dashuri im bir, me shqisa tė mpita po jetojmė
pa ty ftohtė ftohtė pėrqafon jeta
akull lart e poshtė kah ecin sytė...

kujtim qė s'fiket na e le
tė vetmen shkėndi - shikimin e kėsaj jete ėndėrr
ndoshta pėr t'u teshur dhe sigurisht pėr t'u djegur!...

Athua ftohtė tė dolėm nė pritje?
mosvajtja jote ėshtė ndėshkim pėr kėtė? E di
ėshtė dashur fushat t'i shtrojmė me qeshje
pse ajo qė hamė nuk rrit askend,

lumenjtė ėshtė dashur ti turbullojmė tėrė vendit
pse ujėt pa ty s'e ka kristalin nė sy
ardhjes tėnde o kreshniku i vogėl duhet
fushė e mal e bjeshkė pėr t'ja trandur
pse kėto flenė pa ty e gjithēka e vėnė nė gjumė.

E tash fol ti zemra njerėzore
qė gjithmonė je mėsuar t'ja falėsh vehtes mėkatet

... e ka rrokur ngrykė ngulfatas qetėsia
atė nė varr dhe ne kėtu midis tė gjallėvet
t'u them tė drejtėn vėllezėrve tė mi
- ajo qė vjen e shkon ėshtė rrjedha e jetės e di
por njeriu duhet diēka tė ndalė nga ajo rrjedhė
vetėm diēka qė tė mund t'i thotė vetes unė.

Ditėve tė kremteve tė mėdha
nėna kėcen kalit tė trentė
me vetėtimė shkon gjurmave tė tij
mbi varr ndalet dhe hingėllon kafsha
kupės sė qiellit duke thirrur
me vajin e nėnės s'Avdisė
atėherė vetėm atėherė thonė e lut tokėn
pėr ta hapur gjirin shtatė pash pėr tė hyrė
tė birin pėr ta parė zėrin pėr t'ja ndier !...

__________________





#49

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 19th March 2008, 00:34

Rexhep ELMAZI:


I VETMUAR


Tash jam vetėm
fill i vetėm
veē ndonjė ujdhesė nė oqean
mund t'i shėmbėllejė fatit tim
s'e kam besuar dot
qė njė erė kaq e lehtė
tė m'i marrė tėrė shokėt
e tė mė lerė kėrcun
vetėm me kujtimet.


Askend pėr afėr !

e ndjej veē erėn
tek loz me derėn
tė lėnė shkretė gjymės tė hapur
pėr tė mė kujtuar
dike tė shkuar
athua vallė sa i kam dashur ?

Ti fati im s'tė kam menduar
kaq tė trishtuar pėrse mė ndryshe
pėrse kjo heshtje ?
dikush pėrgjegji n'emėr tė ndėrgjegjes :

- dikur e lypnje ja tek e ke !
dhe bėri shoqėri si mikut zemrės...

Qetėsi... qetėsi...pushon ndėrgjegja
vetėm era lodron me derėn
tė lėnė shkretė gjymės tė hapur
pėr t'ma kujtuar
dike tė shkuar dhe tė dashur
vallė, kurrė mė, tė ardhur ?





#50

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 3 e 3)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi