Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Jakup CERAJA :

Share

descriptionJakup CERAJA : NGJARJE QË S'DUAN SHPJEGIM

more_horiz
Jakup CERAJA : NGJARJE QË S'DUAN SHPJEGIM

--------------------------------------------------------------------------------

Vargu i Jakup Cerajës nëk eshtë më ashtu i drejtpërdrejtë, i qëruar prej figurës asociative, domethënë nuk është më kryesisht, varg retorik, por është i mbështetur në figurën e kërkuar dhe, në pjesën më të madhe të rasteve , të gjetur me invencion dhe shkathtësi poetike. Poezia e tij mund të kënaqë edhe lexuesin me shije më modeste dhe aftësi më të pakta që të kapë poezinë e sotme, edhe lexuesin me shije më të hollë dhe më të aftë që të depërtojnë në fshehtësinë e saj.

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup Ceraja lindi më 4 qershor 1935 në fshatin Cerajë të Mitrovicës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Gjimnazin në Mitrovicë.
Shkollën e lartë grupi Gjuhë dhe letërsi e kreu në Gjakovë.
Punoi si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Me shkrime filloi qysh si nxënës.
Ka botuar këta libra poezishë :

1.Përkushtime, 1996, në revistën Jeta e re, Prishtinë
2.Djersa dhe gjaku, 1968, Rilindja , Prishtinë
3.Pranvera po të bëhet verë, 1971, Rilindja, Prishtinë,
4.Ngjarje që s'duan shpjegim, 1973, Rilindja Prishtinë

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup Ceraja :

TI FJALË...

Ti, fjalë shpatë me dy teha
Në duart e mia të vogla.

Ti, fjalë, kullë e lashtë e gjakut
Që i re cakut kur të kapi tërbimi.

Ti, fjalë kështjellë guri,
Vendstrehimi për poetin.

Ti , fjalë, mollë e grindjes
E hedhur prej buzëve të smirës.

Me ty, fjalë, si me gurë
Shembi burgje krimi.

Ti, fjalë, sa e afërt dhe e largët,
Sa e ëmbël dhe e idhët,
Sa e rëndë dhe e lehtë
Në gjuhën time të rysur.

22 dhjetor 1970

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA:











KËRKOJ SHPAGIM

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :


MONOLOG ME TY

E shpaloj shpatullën e djathtë të kraharorit tim -

Tri plagë m'i ke dhënë në këtë anë:
Të parën me opium kurani e ungjilli,
Të dytën me kanun,
Të tretën me hujin kryeneç...

E shpaloj shpatullën e majtë të kraharorit tim -
Tri plagë të tjera m'i ke dhënë në këtë anë :
Të parën me dhëmbë të egërsisë,
Të dytën me plumb të errësisisë,
Të tretën me shigjetë të Kainit.

E shpaloj edhe shpinën e kërrusur -
Tre rripa dredhë i mungojnë me vjet :
Të parën dredhë do ta gjeni në planetin e tij ,
Të dytën dredhë do ta gjeni diku në veri,
Të tretën do ta gjeni në shkretëtirë t'Anadollit.

Por, therrmë me çfarë të duash,
Largomë
Pështymë
E vramë përsëri -
Përsëri do të vij ka ti...

29 nëndor 1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

DY


Ecim me nxitim,
Thonë dy hije po kalojnë,
Jo, por dy yj
E një ndriçim -
Yjt nuk perëndojnë .


5 mars 1970

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :


KOSOVË


Kosovë, kodrat e tua kurrë të shkretëtuara,
Pllajat tua kurrë të xhveshura,
Luginat e tua kurrë shterpa,
Fushat e tua kurrë djerra,
Blerimi yt kurrë i zverdhur,
Qielli yt kurrë i pushtuar -
Unë me germa të mëdha.

Shkuan si qej,
Erdhën si bisha -
Erdhën
Shkuan
Të gjithë i mbolle në legjendë
Dhe legjendë të pagëzuan.

1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

QËNDRESË

Qëndron e matesh me detin
Përcjell shekujt si orët
E nuk plakesh
E nuk vdes
Si mal as si njeri.

Qëndron aty ku shekujt të njohën
Gjuhën e dëshirën -
Yjt thonë se do të qëndrosh gjithnjë
Duke derdhur dritën
Përmbi qiej të errtë
Në shekujt e rinj.
6 mars 1970

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

KËRKOJ SHPAGIM

Kërkoj bar shërues për sy
- i kam të verbët,
Kërkoj bar shërues për veshë
- i kam të shurdhët,
Kërkoj bar shërues për zemër
- e kam të plaguar,
Kërkoj bar shërues për gjuhë
- e kam të shkallmuar,
Kërkoj bar shërues për gjak
- kam të helmuar,
Kërkoj bar shërues për emër
e kam të ndryshuar...

Erë e Jugut,
Rreze të diellit,
Blerim i dheut
- Ku jeni ?


15 dhjetor 1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :







TOGJE TË KUQE

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

LEJLEKËT


Përmbi ne kaloni në vargonj
Si ushtarë të mirë
Ngarkuar me mall për Jugun
Dhe me të fala të mërgimtarëve
Vatrave të të parëve.

Gjyshi im , Idrizi,
Do t'ju ketë kundruar nga ndonjë kënd i Kosovës
Në ballë të frontit të gjatë
Do t'ju ketë thirrë me zë të lartë
Të zbritni për pak
Në tokën e tij të artë
Pastaj të vazhdoni përsëri
Në shtegëtim.

Ati im me parmendë në dorë
Do t'ju ketë përcjellë me sy
Diku nga arat në Kodër
I vuajtur dhe i lodhur
Do t'i keni ngjarë në jetima
Që kërkojnë prehërin e nënës.
Ai do t'ju ketë mallkuar
Kah kaloni aqë me zhurmë
E s' e dëgjoni kah ju thërret,
E s'e kuptoni çfarë ju flet
Aqë me mall robi të dhunuar,
Aqë thjesht e drejt
Si babai i vet dikur.
Tani jam në radhë unë,
Poet i frymëzuar dhe i rreptë,
Ju vështroj me pendë në dorë
E gisht në kokë
Kah përshkoni aqë të shqetësuar
Dhe pyes me nxitim :
- Martinë e parmendë vargu im a i vlen ?
Mendja më thotë : Po!
Zemra më thotë :Jo!
- Kush, vallë , do të fitojë ?

Shtator, 1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

KULLË


Me bukë zemre pret,
Me tytë pushke flet:
Lum kush të do
E hujet t'i njeh,
Mjer kush s'të do
E hjet s't'i njeh !

Kullë,
Një zog ma ke vrarë,
Një thëllëzë ma ke mbyllur -
Do varre për rreth të akuzojnë,
Do përmendore kundruall të mbrojnë...


1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :


POEZI


Ky është ai bar
I cili mbi bar gjelbërohet,
Ky është ai zjarr
I cili mbi zjarr lartësohet,
Ky është ai gjak
I cili mbi gjak cilësohet,
Ky është ai qumësht
I cili mbi qumësht ëmbëlsohet -
Kjo është ajo bukë
E cila mbi bukë shijohet .


1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

SKULPTORI

Odhise Paskalit

Sa shumë po shkëlqen ylli
N'atë ballë të gdhendur trimi,
Rrezja nga ata sy
Diell për mua e ty,
Ku bashkohen vijat e thella
Puqen ndjenjat tona:
Ku ra ajo peshë krahu
S'pat më viktima gjahu,
Ku përshkoi mjegullën ajo rrufe
Dhunuesit pa koka mbetën mbi dhe,
Kah fluturoi ai fajkua
S'vajtoi më asnjë grua,
Kur jehoi ajo bubullimë
Retë nga qielli u zhbinë:
Ti me daltë e çekan flet....

10 tetor 1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :


VIZION


Togje të bardha
togje të kuqe
- Kah po marshojnë ?

Togje të bardha,
Togje të kuqe
- Ku do të qëndrojnë ?

Togje të bardha
Togje të kuqe
- Kur do të dasmojnë ?

1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

FJALË GOJE

E ashpër,
E rëndë si toka
Doli një fjalë:
Lisit iu ça trupi,
Shkëmbit i plasi buza,
Bjeshkës iu zverdh kreshta,
Lumit iu shter uji,
Tokës iu nda zemra,
Diellit iu nxi shkëlqimi -
Vetëm njeriu - njeri e përballoi.

1972

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

LUTJE DHE NAMË


Bukën mos ia merr
E ujin mos ia turbullo,
Dritën mos ia shuaj
E vashën mos ia dhuno,
Shiun mos ia ndal
E djalin mos ia vrit,
Gjakun mos ia helmo,
Ti, o djall i ri,
He të verboftë koha
E të lashtë pa sy !

8 nëntor 1970

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :








MOTIVE TË QYTETIT M.

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

LAGJA ''TAVNIK''

1.

Me tri ngjyra është e stolisur lagja "Tavnik" :
Kuq, bardhë, zi !

Me tri lugë ushqehet lagja "Tavnik" :
Të metalit, të drurit dhe të letrës !

Tri gjellë zihen në lagjën "Tavnik" :
E perimeve, e kojsive, e kërmyllave !

Tri gjuhë fliten në lagjën "Tavnik ":
E punëtorëve, e të pashkollëve, e fallxheshave !

Tri këngë këndohen në lagjën "Tavnik ":
E dashnorëve, e të dehurve, e lavireve !

Tri kanune ka lagja "Tavnik ":
Të besnikërisë, të mosdijes, të lakmisë !

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
2.


Edhe kjo grua me atki* e shallvare mbështjellë
Eshtë njollë e lagjës "Tavnik".

Edhe kjo vajzë me shminkë e mini veshur
Është gotë e lagjës "Tavnik".

Edhe ky burrë me tirq e shallë ngjeshur
Është kanun i lagjës "Tavnik.

Edhe ky djalë me flokë të gjatë e farmerka shtrënguar
Është parazit i lagjës "Tavnik".


atki* - lloj shamie nga leshi, që mbajnë kryesisht në Shalë të Mitrovicës

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi