Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Jakup CERAJA :

Share

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
3.

Atë plak që shihni ndanë shtëpisë duke medituar
I tretur me shikim diku në thellësinë e moshës së tij,
Mos e pandehni për piktor as poet
( Të gjorin, koha e la analfabet ! )
Është në hall të kuptojë
Ndryshimin mes tij dhe pjellës së tij :
- Pse shtëpive u lënë dritare të mëdha,
Kur i rrethojnë edhe tash me avlli guri ?!
- Pse vajzave u lejojnë flokë të shkurtuar,
Kur i lidhin edhe tash me pranga kanuni ?!

Janar, 1972

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :

BALADË PËR LYPSIN


Ty trotuari ta ndien dhembjen,
Muret ta kuptojnë gjuhën,
Dielli t'i njeh rrudhat e ballit,
Shiu t'i dëgjon psherëtimat
E njeriu që për bri të kalon :
As të ndien,
As të kupton,
As të njeh,
As të dëgjon.


Mars, 1970

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA







NGJARJE QË S'DUAN SHPJEGIM

Lasgush Poradecit

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Jakup CERAJA :


SHTËPIA E LËSHUAR

Sa shumë po i ngjan sot kjo strehë
Vetullës së nuses së lëshuar
Me të cilin trembëdhjetë dimra e vera
Dashuri kam shkuar
Dhe frymën ma njeh
Më mirë se tokës erën .

Për të sot jam i huaj,
Mund të pres ke dera e saj
Edhe me javë, me muaj,
Me vjet,
Mund të çirrem në vaj,
Ajo më nuk buzëqesh as s'flet.

Trashëgim nga ati kjo ishte gjer dje,
I rrëfen kulmi, streha, porta,
Djersa e tij ia ka lagur themelin
Më ka dhënë bukë pa dhimbë e pseha
Edhe kur lot pikonte streha.

Tani më mos më shkruani letra n'atë rrugë
Plot diell e fëmijë -
Përgjegje nga unë më s'do t'ju vijë !

14 maj 1971

descriptionRe: Jakup CERAJA :

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi