Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
At Gjergj Fishta

Share

Shko tek faqja : 1, 2  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:50

At Gjergj Fishta

Figura mė e madhe dhe mė e fuqishme e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė ėshtė ati franēeskan Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mė shumė se cilido shkrimtar tjetėr i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar. I dėgjuar e i ngritur lart deri nė Luftėn e Dytė Botėrore si 'poet kombėtar i Shqipėrisė' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do tė binte menjėherė nė harresė kur komunistėt morėn pushtetin nė nėntor 1944. Edhe vetėm pėrmendja e emrit ishte njė tabu pėr shqiptarėt, qė zgjati dyzet e gjashtė vjet me radhė. Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajė epitetin 'poet kombėtar'edhe gjysmė shekulli mė vonė?
Fishta lindi mė 23 tetor 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės, ku dhe u pagėzua nga misionari franēeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Ndoqi shkollat franēeskane nė Troshan dhe Shkodėr, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij ēuni tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Mė 1886, kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē, Fishta u dėrgua nga franēeskanėt nė Bosnjė pėr t'u bėrė prift, si dhe shumė djem tė tjerė shqiptarė. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, djaloshi Gjergj studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Kėshtu, ai po pėrgatitej pėr karrierė ekleziastike dhe letrare. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (Grga Martię, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (Silvije Strahimir Kranjčevię, 1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua prift e u pranua nė urdhrin franēeskan. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe. Mė 1899 ai bashkėpunoi me Preng Doēin (1846-1917), abati me influencė i Mirditės, me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (1864-1951) dhe me folkloristin Pashko Bardhi (1870-1948) pėr tė themeluar shoqėrinė letrare Bashkimi tė Shkodrės, e cila i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 19081, ende fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.

Mė 1902 Fishta u emėrua drejtor i shkollės franēeskane nė qarkun e Shkodrės, ku pėrmendet sidomos se zėvendėsoi italishten me shqipen pėr herė tė parė si gjuhė nė shkollė. Kjo masė ndikoi pėr t'i dhėnė fund mbisundimit kulturor italian nė katolikėt e Shqipėrisė sė veriut dhe u ushqeu tė rinjve shqiptarė qė studionin nė kėto shkolla njė ndjenjė identiteti kombėtar. Mė 14-22 nėntor 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė letrare Bashkimi. Ky kongres, ku morėn pjesė delegatė katolikė, ortodoksė dhe myslimanė nga Shqipėria dhe jashtė saj, u mbajt pėr tė vendosur pėrfundimisht njė alfabet tė gjuhės shqipe, problem ky i studiuar hollėsisht nga Fishta. Pėr mė tepėr, ishte Gjergj Fishta ai qė u zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar komisionin prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme.

Nė tetor 1913, gati njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė, Fishta themeloi dhe filloi tė nxjerrė tė pėrmuajshmen franēeskane Hylli i Dritės, e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė. Me pėrjashtim tė viteve tė turbullta tė Luftės sė Parė Botėrore dhe viteve menjėherė pas saj, 1915-1920 si dhe tė viteve tė hershme tė diktaturės sė Ahmet Zogut, 1925-1929, kjo revistė me influencė e me nivel tė lartė letrar doli rregullisht deri nė korrik 1944 dhe ndihmoi pėr zhvillimin e kulturės gege tė veriut ashtu si revista Albania e Faik Konicės nė Bruksel kishte ndihmuar pėr kulturėn toske tė jugut. Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės Posta e Shqypniės, njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916, sė bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925), Ndre Mjedėn (1866-1937) dhe Mati Logorecin (1867-1941), Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė vendosur nė lidhje me ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pas disa diskutimeve Komisia vendosi me tė drejtė qė tė pėrdorej dialekti qendror i Elbasanit si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte edhe njė figurė me autoritet nė letėrsinė shqiptare.

Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi (1872-1945) tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojėtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 mbajti funksionin e provincialit tė tė gjithė franēeskanėve shqiptarė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi i veēuar nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, nė hajatin, kishėn dhe kopshtin e tij plot trėndafila, ku Fishta ulej nė hije dhe merrej me poezinė e vet. Si poet kombėtar i brezit tė tij, Gjergj Fishta ėshtė nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e jashtė vendit. Ka marrė Ritterkreuz-in austro-hungarez mė 1911, ėshtė dekoruar nga papa Piu XI me ēmimin Al Merito mė 1925, i ėshtė dhėnė medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke, ėshtė nderuar me titullin Lector jubilatus honoris causae nga urdhėri franēeskan, dhe ėshtė bėrė antar i rregullt i Akademisė Italiane tė Shkencave dhe Arteve mė 1939. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

Ndonėse Gjergj Fishta ėshtė autor i gjithsej tridhjeteshtatė botimeve letrare, emri i tij ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė pashlyeshme me njė vepėr tė vetme, madje me njė nga krijimet mė mahnitėse nė mbarė historinė e letėrsisė shqiptare, me Lahuta e malcķs, Shkodėr 1937. Ajo ėshtė njė poemė epike historike me 15.613 vargje qė vė nė qendėr luftėn pėr autonomi e pavarėsi e, nė veēanti, ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė sė veriut nga 1858 deri 1913. Kjo kryevepėr letrare ishte shkruar nė fillim midis viteve 1902 e 1909, pastaj u ripunua nga autori gjatė njė periudhe tridhjetėvjeēare. Ėshtė e para ndihmesė nė gjuhėn shqipe pėr letėrsinė botėrore.

Mė 1902 Fishta ishte dėrguar nė njė fshat tė vogėl pėr tė zėvendėsuar pėrkohėsisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqėsua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, tė cilin do ta pėrjetėsonte mė vonė nė vargje. Nė mbrėmjet qė i kalonin sė bashku Marash Uci i rrėfente priftit djalosh pėr betejat heroike midis malėsorėve shqiptarė dhe malazezė, nė veēanti pėr betejėn e famshme nė urėn e Rrzhanicės, ku Marash Uci kishte marrė pjesė vetė. Pjesėt e para tė Lahuta e malcķs, me titullin Te ura e Rrzhanicės, u botuan nė Zadar mė 1905 e 1907, e u ribotuan mė pas tė zgjeruara mė 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi pėrfundimtar i veprės nė tridhjetė kėngė u paraqit nė Shkodėr mė 1937 nė kremtim tė njėzetepesėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me gjithė suksesin e Lahuta e malcķs dhe personalitetit tė shquar tė autorit, kjo vepėr dhe tė tjera tė Gjergj Fishtės u ndaluan pas Luftės sė Dytė Botėrore kur komunistėt erdhėn nė pushtet. Megjithatė, kjo poemė epike, e ribotuar nė Romė mė 1958, nė Lubjanė mė 1990 dhe nė Romė mė 1991, gjendet edhe nė pėrkthime nė gjermanisht dhe italisht.

Robert Elsie: Historia e Letėrsisė Shqiptare



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:51

Edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nėn nji qiellė pėrherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pėrshkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye npėr mriza hale,
Gurgullojn npėr rājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, pėrherė besnike,
Janė pėrmendė ndėr fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė pėr vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si tėrmeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhėn dete e male;
Mbretėnt fjalėn s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalė.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Pėr Lirķ, pėr fron tė Mbretit
Me dhānė jetėn ka bā bé.
Sy pėr sy, po, kqyr anmikun;
Pėrse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perėndija t' fali i Amshueshėm,
Sį 'dhe deka āsht pėr tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshėm.
Po, edhč hāna do t' a dijė,
Edhč dielli do t' két pį,
Se pėr qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Pėr jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:52

28 Nanduer 1913

Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...

Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasė, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
As pėr at gjuhė tė ambėl qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
Pa frymė e tue dihatė vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallotė...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi tė liruem me e pasė s'don vendin,
A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po pėr ata qi detyrė e nder harrue,
Qi marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtė, kush mbas stėrlinet
Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinėt,
Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
Mori
M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
Duel padija n'krye tė vendit;
Njerzt e kėnuen u poshtnune,
Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
Duel me faqe t'bardhė trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletėn;
U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
Shqynis zani atbotė i humi,
T'huejt mi qafė i a vunė themrėn,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurėn zemrėn.
E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
Pėr kto punė pėrjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonė me ndėrue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendė e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:53

Nji lule vjeshtet

N’atė rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash pluhėn je. Ata dy sy t’janė errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’epėr m’sharte vrejn t’njerzimit!
T’janė sosun fjalėt e ambla e plot urti,
E ai za t’asht kputė, i cilli bite m’zemėr
Si kumbė liret t’tingllueshme, qi prej s’largut
Ndihet tue ra, kur dora e prekė e msueme!
Ehu! po; “deka, qi baras m’derė t’pellazvet
Trakllon, si m’trinė t’kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomė bukėn, ty edhe ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natės kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot pėrmbi vorr t’kanė bijtun
Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,
Qi e pėrshpirtshme nji dorė ta vu te kryeni,
Ndėr to ka hupė, as tjetėr send trishtimin
E vorrit nuk ta zbutė, posė va’it t’trishtueshėm
Tė hutit t’natės, qi nėpėr curra t’malit
Dhimbshem nė rreze t’hanės rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon pėrsypri,
Vetė gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hikė kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’pėrqethėt atė botė i shkon n’pėr zemėr.
Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’pėrpini
E, posė se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,
Nuk t’la tjetėr? Jo! N’prehen t’Amėshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n’dritė t’qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t’drejtė, si drita m’sy kthiellun
Po, po, se pėrtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon pėr jetė! Njeky mendim i ambėl
Deken e zbutė e vorrin ban t’pėlqyeshėm,
Kur zemrėn fa’i s’e grisė. Prej ktij mendimi
As vetė per ty s’lotova shum, kur ndjeva
Se diqe: se n’ma t’mirėn lule t’motit
E lae ti ketė shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m’vese sod me dorė dhunuese
Vesin shinon me Theta t’zi, e selija
M’rrashta t’pėrgjakshme t’njerzvet m’kambė, ku mbahet.
Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, qi pėrfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’mujt me e bajtė qelbsinen
E randė t’ktij sheklli t’zi; por fletėt i rrahi
Kah jeta e dytė, ku Njai qi rruzullimin
N’themel e dridhė veē me ’i vetimė t’qerpikut:
Amshon n’lumni shka Atij t’i ket pėrgja.
S’kje toka, jo, pėr ty kje qiella!
E tash, qi vetė jam tue ravisė kto karta,
Ti, kushedi, n’per vrrije t’amėshueme
Shkon tue kėrkue pėr lila e drandofille,
Qi s’dijn me u veshkė e ndreqė me ta kunora,
Pėr me u lulzue mandej ndėr t’zjarrtat valle,
Qi nėpėr vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:
Ku, fletėt e arta bashkė kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n’pėr ylbera t’qiellit:
A, marrė krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,
Porsi m’pasqyrė t’kulluet skjyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’eprės Mende,
E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana
Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,
Kur bani Ajo furin me heshtė t’thellimit,
E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n’t’skajshmet megje
T’ktij sheklli ndihet mnershėm tue gjimue,
Kah pėr ledhe plandoset t’rruzullimit,
E aty, n’atė dritė plot ambelcim dashtnijet,
Qi porsi lum i kjartė prej Atit t’Dritvet
Gjithkah dikohet nepėr verė t’Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,
T’kthiellta ti i prirė t’vėrtetat, t’cillat Hyji
Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme
Nder fletėt t’hyjnueshme t’t’amėshuem Ungjillit.
Oh! sa e sa herė, kur n’mbrame shuen natyra,
E tjetėr s’ndihet, veē se rryma e prronit,
Qi pėrmallshėm gurgllon n’per rrajė e curra
Un’, lodhė mbi letra t’t’dijshėmvet t’kahmotit,
Mbas t’cillvet fjalėn rrij tue lmue shqyptare,
Dal nė dritsore me kundrue shatorren!
Qi i Lumi t’kthielltė ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhe — kushdi, pėr me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej mnerės s’territ
Pėrbluen punė t’mbrapshta: — e atė botė mendoj pėr ty.
E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue
Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,
Ti do ta kesh, e syt m’atė hyll pa da
I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emėn
Un t’thrras atėbotė n’per terr. Nji vaj bylbylit,
Qi pėrmallshėm ndėr gemba rrin tue kja
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonė m’i bahet t’grishunit; e m’duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemėr
E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshėm,
Gjumin e dekės ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhe na nzitė kah punėt e mbara,
E n’mende tonė gjallon. — Kur Aleksandri
Prej Bregut t’Matės ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,
Qi atje nėn She vorfnoi me aq djalė Ekuben,
Iu ndez aty flakė zemra kah lumnija.
Mbi njatė vorr, po, u betue me ngulė flamurin
N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;
E atėherė pėrpara tij tanė bota shuejti.
Mue edhe, qi sheklli e nji dishir lirijet
T’thepisne raven m’ia kanė shtrue gjallimit,
Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’pėrvujtun
M’ndezet kah punėt e mbara e kah burrnija.
Pėrmbi vorr tand, po, xa tė fortė me e mbajtun
Besen e dhanme — e miqasin e zanme;
Pėr fe e pėr atme n’ball me i dalė rrezikut:
Tė ligshtit dorėn me ia njitė e t’fortin
Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanė e drejta,
Mos me i shmangė syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja
Dishron me u kapė, as kurr mos me u ligshtue
Ndėr sa t’vishtira, qi t’na sjellin motet.
Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punėt e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutė, ai qanderr
Ka me m’kenė ndėr salvimet: Engjlli i Zotit,
Qi rojės besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e dekės nė vorr mos me t’turbllue,
Der qi tė shkimen n’qiellė e hana e dielli
E t’ngele moti e sheklli mbarė t’rroposet,
E t’vijė dita e gjyqit t’rruzullimit,
Ai ka pėr t’m’kenun zana. E atėherė pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,
Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:
Atė herė un kangėt kam me i ndėrtue kreshnike,
Me t’cillat botės un do t’ia la tė shkrueme
Se shka viejn armėt besnike n’dorė t’shqyptarit.
E me kangė t’mija ’i pėrmendar t’madhnueshėm
M’vorr tand kam pėr t’ndėrtue, tė cillin motit
Me fletė tė ngrita kot ka pėr ta rrahun;
Pse, si curr, qi n’mjes t’detit rreh tallazi,
Edh’ ai njashtu do t’jesė ndėr gjire t’motit
Qi bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.
Atėherė prej bjeshkvet kanė me u djergun zanat
E me tė njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanė me t’vallue, e kanė me rritun
Me shum kujdes pėr qark selvija t’blerta;
E shtektarit mundqar, qi n’ato hije
Ka me xanė vend, me ndalė pak gja t’dihamet,
Kanė me i kallzue se sa pjesė qiellet vrani
Deka n’atė vorr. E atė botė i largė shtektari
Tė lehtė dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta
Shinat e borėn: e, kur n’male t’veta
T’dredhojė ke stani, fmis’ ka me i kallzue
Shka ndjeu pėr ty. E fmija e tij aso bote
Emnin tand kanė pėr t’kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonė i ri, tue njehė furit e mnershme,
Ambėl prej emnit tand kanė me jehue.
Me majė t’briskut kanė me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’njohtne veē e prej barivet:
Kanė me u rritė lisat, pėrse spata as reja
S’e prekin tanden, ku asht ravisė aj emėn:
E tu’u rritė lisat kanė me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve
Nipat ma t’vonėt me i kėndue, e emni
Sa t’bjerė dielli tokės ka me t’u kndue.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:54

Kataklizmi i rruzullit

At ditė disi tu’ u matė u ēueka dielli;
E as dritė ai nuk po bate. Njato rreze,
T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t’natyrės, e gjallė mbi shekull
Mbajshin flakėn e jetės, ato tė zbeta
E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritės isht’shterrė. Por pesha e rruzullimit
Ajo ’dhe atė ditė e ngathėt e disi rryetas
Asaj ravės s’hershme (neper eter t’cillen
Gishti ia ēili Perėndis’ s’Amshuem),
Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme
Rrahun me hap t’sigurtė, zattette prore:
Si ajo mokna, qi, veglash grisė prej kohe,
Ngurrueshėm lshon e ngelė pa da nder dhambza
E as n’punė ajo, ma s’hin. T’thjermėt e Empirit
— Ata t’bredhun tė dritės s’lumnis s’Parrizit —
Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veē si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetėm
Kmishėn e dekės ka’atij ia veshė e ama.
Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
M’qiellė xhixhllojshin si flaka e nji kandili,
Qi m’tryezė skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,
Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysė t’bukės,
T’vorfnin e ngratė e len; aq sa njat lode,
Qi prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna
Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohė . . . Mbarsė ajri
Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla
E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga
T’pranshme e t’vshtira pėrftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallė, si shuhet bari
Pėr nen kosė t’bulkut. S’t’shihte syni tjetėr,
Veē se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja
Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise
Mbledhė gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarė, qi atje kah vjeshta
T’dam ēetet t’shokvet, duken tue flutrue
Aty-ktu n’pėr pullaze, mjesa dimni
Jetėn mos t’ua shkurtojė. — Me gjithēka mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;
E mbėrthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin ndėr lufta e ndėr degame,
Si kjen coptue gjithmonė, q’prej se pik’ s’parit
Zemrėn e nierit kuprracija e flligji.
Kur qe, si atė ditė (sado qi zhargas) dielli
U kap, mje m’cak, pėr gjysė ku dahet dita
E buka n’arė prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshėm nalt prej fronit t’qiellvet,
Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,
Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore
Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,
Edhe vranėt e kundron. Per nen shkreptima
T’asaj mėni s’hyjnueshme; qi prej syve
Idhtė i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramė tue pritun. Toka,
Pingul tė cillėn rrezja e syut t’hyjnueshėm
Flakė e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamė t’trishtueshme
E u trand shimje m’themel. N’atė gjamė ushtueme
Gollet e rruzullimit Himalaja,
Si gur gėlqerje n’ujė, krejt u turshi;
E u shem Italja, kthelltė e cilla n’gjire
T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;
N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija
Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit
Veē po, syni i t’Amshuemit m’atė gjamė t’botės
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershėm,
I shkrepshin shkndijat si n’pėr grykė t’Vulkanit;
Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehėn valle e shuejtėn lyra t’ambla,
E vetė banorėt e qiellvet nėpėr lugje
E n’pėr lulishta gjith herė t’njoma u strukėn,
E qiella u hesht.
Po; m’krena t’Kerubijvet.
Rregji i madhnis’ felgruese ndejė peshtetun
E ftyret vra, si nji thellim i kobshėm:
Mbasi atė cak sheklli kapėrcei me t’fyeme,
T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi
Dau me rroposė rruzllimin: Ai kah dielli
U prir e n’rribė t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme
Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinė atė hera
Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull
N’pėr terr ravgojshin, porsi mijt ndėr vorre,
Kah mnis’ shemtuese e’Perėndis t’idhnuem
Dojshin me i hikė. Por nuk i hiket Zotit!
Njatė dorė t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen
Pėr sa e sa qinda kavaljetesh mbajti
Peshėn e rruzullit, Perėndija e struku
E natyrėn e lshoi pa zot. Trishtueshėm
Krisen thithat e shekllit: e rrmores
S’humnerės s’rrmbyeshme t’t’kthellėt avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
E u shem, termagshėm tue rapllue nper kaos.
Nji gjamė, nji krisme, atė botė, e nji rropamė
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit
U shkapėrdredhshin me duhi thellimit,
Tue bumbullue n’pėr shekull. Hyjt e qiellit
Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershėm,
Me zhumhur t’tmerrshėm n’pakthellim u rrposshin
Ka u ndeshin, ka’ u pėrpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah nėpėr kaos u derdhshin.
N’per tym, mandej, n’per pluhėn e re t’murrta,
Qi shekllin kand e kand kishin mberthye
Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet
E prej tėrmetit, tue bulritė frigueshėm,
Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ujė shkundullitej n’rrymė t’atij thellimi.
Kur qe, ’i kometė n’mes t’kataklizmit t’mnershėm,
Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte
Me zhaurrimė t’perfrigueshme goromiset
E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atė t’ndeshun: ujėt e detit
Jashtė lugut s’hershėm del, e dynden sklafat
E kernalles n’pėrpjetė si bjeshkė, si male,
Tė cillt mandejna, me furi pėrpise
Shkul kah Europa e n’Amerikė dikohen
E shkapėrderdhen pėrmbi Afrikė t’zharritne:
Merr dhen’ boena. Felgrueshėm tue gurgullue
Tallazi male kapėrcen e kodra,
E m’rrymė t’gjirevet t’veta rrmben qytete,
Mbretni pėrpin, e shkim gja t’gjallė e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’gjith ujėt e Oqeanit s’mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin
Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtės s’hyjnueshme
Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,
Syni i tė cillit nuk mund t’shohė pegame
E gja s’i rrshket Atij per pa u ndėshkue,
Premtoi qi flakė m’atė hyll nji zjarm t’u kallte
— M’atė hyll, qi tokėn nėn peshė t’vet e ndrydhte —
E mbarė dhen’ ta pėrlante e ta shkrumote.
E qe, xen hylli rebtė m’u shkundullitun.
Xen rebtė m’u trandė, e, tue shpėrthye me krisme
Nji det zjarmit flakron mbi tokė t’shėmtueme.
Por edhe zhari, n’gji qi ngrohte bota,
Nen t’rrebtėn frymė t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit
Ndezet ai flakė e ma ’i furi trishtuese
Shpėrthen n’pėr zgorka t’dheut nėn valė t’Oqeanit.
Ujėt e zjarmi m’atėbotė u kapėrthyene.
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
E u pėrlan’. Ulurote deti e dyndte
Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngėrthehej
E me vapa tė veta e frushkullote.
N’zhaurrimė t’mnertė t’asaj lufte titanike
Kobshėm gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltė e Empirit.
N’e mbramėt m’u lodhė xu deti, e, para zjarmit
N’avull t’u ēue, krejt shterri. Zjarmi atėhera,
Lshue pa zangall, iu vesh tėrthores s’shekullit,
Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’shekull
Krenin’ e mbajti m’kambė; e kur s’pat tjeter
Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,
E toka mbet veē hi e kthhiell: si votra
N’nji shpi tė dalne faret, mbasi zjarmi
T’i shuhet e me ferrė dera t’i mbyllet
E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:54

Ndihma e Zotit

Mbi toke t’zeze ku shtegton niri,
Qiella s’naltit pa shkelxye,
Ngele ma i forti e hupe ma i miri,
Gjujt s’punojn e zemra dron.
Punet e mbara per me u krye
Zemra duhet, duhet kshilli,
Per ne kjofte se anmik ast Qielli,
Ftofet zemra e kshillit shkon.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:55

Feja

Jane do qi me zhvillue
Duen rrezet kah i merr dielli,
Pse shkojne tue rrokullue
Hyjzit e qielles, e bota;
Por t’tana fjale jane t’kota
Qi nieri i shkrete sndergjon.
Aq nalt nuk kapet kshilli
I nierit, e i ngele dija,
Ne kje se mbi flete t’mija,
M’u kape kah kroni i dijes,
Aj i shkreti nuk qindron


Shpresa

Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi
Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,
Qi dan nierin prej mshrires s’Tynzot.
Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;
Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;
Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;
Vec prej njanes shelbimin pret kot.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:56

Dashtnia

Ate here kur ujet t’kullue
E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,
E mbrapa per t’gjate prronit
Kah deti neper bar e lande tue shkue,
A thue se etja ujet e ka ngushtue;
Cuditem nder mend t’mija,
Pse ujet e prronit, tjerve qi u shqyme eten,
Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,
E zemra e eme e thata
Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.

Shen Francesku i Asizit

1. Prej s' pangishmes ūjes s' arit,
Qi trazon nierin nė zźmer,
Prej dishirit t' mbrapshtė t' krenarit
Qi me i vū vllazent nen thźmer,
N' ato t' mesmet t' egrat mota,
Kśr nen dhunė e Drejta prāte,
Para Hy'it randue isht' bota,
Edhe mnźrshem n' terr ofshāte,
2. Ishte bā, po, ligjė krenija,
N' khetra t' fortit kjate i drejti,
N' vend sundote paudhnija,
Zot mbi gjā isht' bā dorshpejti.
M'armė m' shoshojn gjindja mberthye,
Lott e shkeluna tė t' mjerit,
Keq kunora edhe perlye
Lypshin gjyqin kundra njerit.
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit
Nji 'i ngushllueshem zā qielluer,
Serafinit t' lum t' Asizit
Qi me i thānun kėshtū muer:
– Shpija e źme āsht tu' u rrźnue:
Ēou, Franēesk, shka rrin tue pritun?
Ēou, Franēesk, tash pa pritue,
Edhe shpin shko me m' goditun! –
4. N'atė fjalė t' ambel t'Pernedķs
Shpejt Franēesku po i rrin gati;
I a kthen shpinen gjās e shpķs,
Petkat tretė qi ja dha i ati,
E me 'i thes tė vrashtė ai veshun,
Edhe m'kambė pa mbathun gjā,
Me nji t' ashper litįr njeshun
Fushės e malit thotė me zā:
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtė e ni'rit:
T' gjithė n' Tynėzonė ju vllazen jini;
Per jetė t' gzueshme t'naltė Empirit
Gjān e shekullit n' mnķ t' a kini,
Perse veē me pervūjtnķ,
Perse veē n' vobsi t' shźjtnueshme,
Perse veē me dashtunķ
Gėzon nieri n' jetė t' amshueshme.
6. Kshtū i Asizit Serafini
N' dashtnķ shźjte ndezė, kėndote;
N' atė zā t' ambel Apenini
Anė e kand per mįll jehote;
Edhe e ndiente zaje e djerre
Mal e fushė, pshatra e gjyteta,
Zā'n e ndiente shpend e berre
Sheklli i ndjeu kto fjalė t' verteta.
7. E qe u shkrehen armėt mizore,
Me anmiq u vendue besa,
U fashiten mnķt gjaksore,
Edhe humbi n' atė zā resa;
Dashtunija e ligja e Zotit
Xūne vend prap permbķ dhé,
Krishtenimi, si 'i herė motit,
U pertri krejt n' jetė tė ré.
8. Shpresė e ambel i u ēil robit,
Qi n' travajė rrite tue kjį,
Pse bujari lott e kobit
Me dorė dhānse xū m' i a dį;
Edhe xūni m' i u pastrue
N' ftyrė kadifja vashvet t' reja;
Xū kunora me u nderue
Gjithmonė shźjte si e nep Feja.
9. Edhe atė herė, bujarė e mbreta
Lanė pellazet e madhnueshem,
I lanė trimat armėt e veta
E n' kuvende tė mjerueshem,
Prej dishirit t' sendve t' epra,
Nė vobsķ s' cillės i u kushtuene,
Me Silvestra e me Gjinepra:
Ata bashkė u vllazėnuene.
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite
Krejt Franēesku marrė n' Tynėzonė
N' per vedrime tė nji drite
Po skjurton si atje mā vonė,
Per nen hije t' Flamrit t' ti
Veē mbi Fé e skam naltue,
Isht' tue dalė nji fis i rķ
Luftėt e Zotit me luftue.
11. Po skjurton Bonaventuren
Qi, me vapė t' nji Serafimit,
Mendes s' nierit i a shtron uren
Per me u kapė te kroj i Amshimit
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,
Cilli anmiqt e Asajė, qi n' Zźmer
Pėr nandė muej e barti Zotin,
Mende-kthielltė i vū nen thźmer.
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjūj perpara Antonit,
E sheh mushkun trķ dit ūnshem
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;
Edhe sheh sį prej Eufratit
Prej sė lémes m' t' rame t' di'llit
Sį i bekuem āsht petku i Fratit,
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.
13. Edhe i njeh sį bijt e tķ
Fén e Krishtit t' amėshueme
Me gjak t' vet e bājn dishmi
Nder krahina tė mjerueme;
Sheh prap kryqa edhe tjara
Se n' krahnuer e permbi krye
Bijve t' skamit per punė t' mbara
Janė per kishė tuj u shkelxye.
14. Zźmer-knaqun n' kto vedrime
Xźn me kndue Franēesku atė hera:
– Zot i Madh e plot ngushllime,
Tż tė kjoftė lavdi edhe ndera!
Levdue kjosh per rreze t' diellit,
Levdue kjosh per hānė t' argjāntė,
Levdue kjosh per hyj tė qiellit,
Levdue kjosh per t' kthielltė e t' vrāntė! –
15. Mbi krah t' tij, ndejė zogu i verės,
E percjellė atė kndim t' hyjnueshem,
Edhe i ambli flladi e erės
E perkthen n' per gjeth t' blerueshėm.
Larg e larg n' per hapėsire
Prej sė kthielltė p'rherė Qytetit
Tue ardhė ndihet nji kumbė lire
Porsi e paqta vala e detit.
16. E nji Źjll nder Serafima
Nji mā n' shźj, si drita e larta,
Tuj u djergun si vetima,
Per krah t' tij rreh fletėt e arta,
E me rreze tė bindueshme
M' trup t' shenjueme, kah e priri,
Njato varrė i a la t' hyjnueshme,
Prej kah rodh per né gjith hiri.
17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,
Źmni i t' cillit tu' u permendun
Ndihet malit edhe bregut,
Kahdo rrezja t' shkojė tu' u endun,
Me ftyrė t' ēiltė ju kqyrnje dhén,
Pse njerzimit, humbė n' mes t' territ,
Me dashtnķ tue mbajtun Fén,
Mproje u bāt ju kundra ferrit.
18. Jś edhe i vorfni prind u kį
E i papasni n' ju gjźn ndihmen;
Lott atij, qi rrin tue kjį,
Ju i a fshini e zbutni dhimen.
Ju n' pellaza e n' ksollė t' bueqarit
Pagjen shźjte gjithkah ēoni,
Per nen thźmer tė krenarit
Me u ndrydhė t' ligshtin nuk e lshoni.
19. Gajret, pra, nder sį t' vėshtira,
Qi u pershkohet n' ketė tokė jeta,
E amshueshmja perse e Mira
E ka dį nder kshille t' veta,
Se me skam e pervūjtnķ,
Me dashtnķ, qi āsht prej Parrizit,
Ka me ngjatė p'rherė me lumnķ
Urdhni i Vobekut t' Asizit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:57

Lamtumirė

Lamtumire vėndet e mija,
Qė po m’zhdukeni dalngadalė
Gjėmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell qė asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirė pėr sa tė jetė jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujė e Dhe,
Mue prej teje ka me me mė nda?

Po ni pvetsha retė minore?
Po nė i pvetsha zogjt e detit?
Veē pėr ty moj tokė arbnore,
Ska me mė fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel nė tė tjera zalle
Nė tė tjera brigje e tė tjera Dete
Kam me ndije tė tjera gjuhė
Nė tė tjera vėnde e tė tjera qytete…

Vėndin tėm ma skam me pa…

Ka me prit pra motėr zeza
Me i pru nanės nė shpi ndonjė re,
Po, kushedi, i vllau atėhera,
Ku asht kah kalbet pėr nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkėt e shqiptarisė,
Ku ndėr ju s’dijmė, ēka asht tuta!
Veē nė ju asht logu i burrėnisė!

Lamtumire ju mriza e satne!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire pėr sa t’jetė jeta

Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n'divanhane:
"Padishah, pashė jetėn tande,
Mos me t'keq me i marrė shqiptarėt,
Mos me u lėshue n'qafė pashallarėt,
Qė me i prishė e kėshtu me i ēartė,
Si tash s'voni ia ke hi
N'atė tė mjerėn moj Malsi:
Se, mana, kėta po i'n do njerz
Qė po i more tepėr terz:
Me ēka m'ndan neshtrasha mue:
S'kanė me u pritė, jo, pa trazue,
Pa t'i qitė do t'ēame krejet.
Se ti kėta, dije prej mejet,
Fort pėr hajr, ndoshta, s'i ke,
E ma lirė i shet se i ble:
Se as pėr hajr, drue, nuk kanė le;
Veē se, besa, sa pėr sherr
S'ke pėr t'gjetė kund fisa ma derr,
Ma kryekėrcyem e ma bela,
Qė 'i grusht gjind e fukara,
Fytafyt kėta me u pėrla
N'daē me krajl e n'daē me mbret,
Si t'u kėcejė ai zekthi i vet.
Kėta sot lypin lirinė,
Lypin t'lirė me pas Shqipninė,
E krejt m'veti me u sundue,
T'huejt mbas sotit jo m'u shtrue,
Pagė as t'dhjeta me i pague,
E s'kanė faj; pse tash sa mot,
T'thuesh, shqiptarėt lėshue i ke pa zot;
E lėshue u ke ti m'qafė xhahilat,
N'krye t'vendit vu u ke katilat,
E as pėr t'mjerėn mos Shqipnni,
Qė ndėr lufta pėr ty asht shkri,
Turk e i k'shtenė, po, gja ndėrtue
s'ke der' m'sot; veēse rrėnue,
Djegė e pjekė edhe shkretnue,
Me iu dhimbtė minit n' murė
E atij gjarpnit pėr nėn gurė.
Prandej vetė kishe me thanė,
Se s'ban keq lirinė me ua dhanė:
Asht ma mirė me i pasun miq
E tė lirė, se rob e anmiq;
Pse diēka edhe jam due drashtė,
Se kėta 'i ditė kanė me t'u dashtė
Nė mos sot, sugure mot:
Diēka ndiej era barot..."
Padishahi n'atė harem:
"Tungjatjeta, or' miku i jem,
Se' mana, mirė je ka thue:
Ashtu m'ndanė puna dhe mue.
Veē asht 'i hall, 'or tungjatjeta
Se n'Shqipni, tė thuesh, dy t'treta
Tė Halisė janė muamedan;
E prandej kjo punė nuk ban.
Pse edhe as dini nuk e jep,
Pėr pa pasė njė t'madh gazep,
Njė zalldan, njė farė sikletit,
Me u shkepė turku ylqet t'mbretit
E me u ngrehė ai davlet m'veti.
Me gjith' kėta vetimeveti,
Mirė tue u matė e pėr kadalė,
Do ta baj pleqni kėtė fjalė,
Pale 'i herė si mund t'na dalė;
Se me u ngutė s'e kam zanatė."
Se rri mbreti tue u matė,
Tue u matė e tue u shmatė,
N'atė harem ai tue gėrhatė:
Si tash s'voni e ka zanatė:
Fjala Carit ka shkue n'vesh;
Edhe, besa, ky hundėlesh,
Njė as dy nuk ia ka ba,
Por t'asht ngrehė si katalla,
E u ka bėza shkjeve t'Ballkanit:
Sot a kurr' me i ra Sulltanit!
Sot e kurr' turkut me i ra,
Turk e shkja sot me u pėrla;
Se pėrndryshe ju Shqipnia
E pėr rreth Maqedonia,
Me sa turku ka tėrthore
Kėtu n'Evropė, kanė me u dalė dore.
Kur qe turku erdh e u thye,
E u tėrhoq e u vu me u kthye,
Krejt la n'gjak e keq shėmtue,
N'atė Stambollė pėr t'u ngujue.
M'shpinė bullgari atėherė iu shtri;
M'pushkė e m'top m'te m'njė tue shti,
Der' n' Ēatallxhe qė ka mbėrri,
Prej kah njeri pėr nėn dorė
Lehtė hedh peshėn mbrendė n'Stambollė.
Si njė lum, qė dalė prej amet,
Bjeshkėve bora ortek kah shambet,
E lėshojnė pėrrojet e malsisė
Depėrton gjithkah zallisė:
Kėshtu atėherė shkjau iu rras Shqipnisė
N'Kaēanik e n'Adriatik,
Veleēik e Salonik,
Tue ndrydhė vendin ndėr ēapoj:
Vra e pre e lidh n'vargoj,
M'dajak gjinden pėr dhe shtroj,
Bani plaēkė e trollit dėboj:
Edhe lufta ashtu mbaroi.
Franc Jozefi, kur ka ndie
Se u rras shkjau mbrendė n'atė Shqipni,
Se ē'asht mbushė ai me mėni,
Se edhe fort ē'erdh tue u idhnue
E as s'u mat ma as s'u hutue;
Por ēoi n'kambė tetėqind taborre,
Mirė e mprehi atė shpatė mizore,
Mprehi shpatėn e mejdanit,
E u ēon fjalė shkjeve t'Ballkanit:
"N'krye t'tetė ditėve, tue marrė dielli,
Prej Shqipnisė me dalė ju filli:
A pėr ndryshe mirė ta dini,
Se, pėr Zotin, n'shpinė mė kini,
E atėherė s'dij se ē'baj mbi ju!"
Rregji i Itales fort asht gėzue.
Franc Jozefit fjalė ka ēue:
"Se edhe mue me veti m'ke,
Pėr t'i rysun kėta shkje:
Kėta sllav qė kanė marrė krye,
Edhe n'shpinė duen me na kėcye,
Me na lanė t'dyve pa sy.
Se as e mjera, moj, Shqipni
S'ka kėnd mik as kumbari,
Qė me hy asaj zot me i dalė
Turrin shkjaut me ia ndalė,
Qė, i tėrbuem gjithmonė e i egėr,
Po do sot m'e ba krejt flegėr,
Thue se ai zot asht ba n'Evropė."
Krajli i Inglizit se ē'asht vra;
Za t'gjashtė Krajlave u ka ba:
"Amanet, mos me pritue,
Nė London me na u bashkue,
Pėr me folė, me kuvendue;
Se Ballkani asht tym e njergull,
E po ban, prit, Zot! ndo'i tjegull
Me na ra kresė edhe ne...
Prej Ballkanit hajr nuk ke!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:58

Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak, (5)

frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10)

me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n'lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15)

e tue dhanė kryq e tėrthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20)

s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25)

mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją (30)

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)

zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40)

krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45)

si fletė Engj'lli t'Perėndisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: (50)

gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55)

der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn",
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn":
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! (60)

Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! (65)

Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. (70)

M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75)

me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,
sy'n agzot, zemrėn barot, (80)

e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, (85)

ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95)

bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės (100)

s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perėndia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; (105)

por pėr do sokola mali,
qi "Shqiptarė" bota po i quete,
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': (110)

se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, (115)

kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120)

pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125)

mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130)

haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, (135)

zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht'Perėndija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140)

Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145)

edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak (150)

krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: (155)

se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,
mos m'e lanė me shitė, me blč, (165)

mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, (175)

se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180)

m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, (185)

si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ (190)

mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,
ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; (200)


por m'e nxitė, por m'e mėrzitė,
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė,
herė pėr shtek, herė pėr kufģ,
tash me peng tash me pleqnģ,
por gjithmonė, po, pa kanu, (205)

veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinės,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės,
merr e 'i letėr, ia angllatisė,
me dredhģ tue ia qindisė: (210)

Ti, qi jč qaj Knjaz Nikolla,
falmėshėndet Cari i Rusisė,
se zą t'madh pėr ty kam ndie
qi jč trim e gėrxhelģ,
qi jč burrė e kuvendtąr, (215)

me ta drashtė hijen anmiku,
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gją;
pse qe ti m'atė rrasė Cetine
mė kč ndejė me 'i gjysmė opinge,
e jč bą, po, gazi i dheut, (220)

tue mėrzitė miq e kumbarė,
veē e pėr bukė thatė nė gojė.
Mje sa Turku, pėrbri tejet,
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit,
derdhė shallvarėt ai pala-pala, (225)

rrin e ban kokrrėn e pallės,
e as m'e pą ti s'mund ta shofish
pėrmbas kodrės sė pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitė jč ndoshta n'rrogė, (230)

jo se hi kč bulk n' e huejėn,
qi s'po ndihesh kund pėr s'gjalli?
Mo', bre burrė, se nuk ka hije
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės,
edhe n'shpģ me e shkuem ai motin, (235)

tue u ndeshė npėr furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia,
me ato male tė madhnueshme,
me ato fusha tė blerueshme,
qi kurrkund s'jč kah orvate, (240)

me ia shkye 'i skundillė pėr veti?..
M' tč, krah-thatė, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtė ti kambė e dorė,
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė:
Por ti luej, nafaka luej, (245)

ka pasė thanė ai burri i huej;
sa pėr bukė e pėr fyshekė,
piqu n'mue, se t'i qes vetė;
edhe kėsulėn včne n'sy,
se tė nget Mbreti i Stambollės: (250)

nuk ta lą me t'prekė me pupėl -
Letrėn kėshtu Cari e ka shkrue,
edhe mirė e ka palue,
e e ka mbyllė me dyllė tė zi;
ia ka dhanė kasnecit t'rģ, (255)

me ia ēue Knjazit n'Mal t'Zģ.
Letrėn n'gjģ ka qitė kasneci,
ka thekė kambėt ai sa mund heci:
ka lanė mbrapa fushė e zalle
kapėrcye ka bjeshkė e male, (260)

edhe dalė ka lum e shč:
ka shtegtue pėr ujė e dhč,
der'qi'i ditė, tue marrun dielli,
nė Cetinė ka behė ai filli:
shtjerrė opangat, grisun setrėn; (265)

Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn,
me dyllė Cari si e kisht' mbshilė.
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė,
e ka ēilė edh' e ka kėndue,
tri herė rresht ai e ka kėndue, (220)

tri dit rresht edh' e ąsht mendue;
mbasandej ai fjalė ka ēue
njatij Vulo Radoviēit,
kėrkserdarit t'Vasoviēit,
qi me dalė me rą n'Cetinė, (225)

pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė:
me flut'rue si gjeraqinė,
pėr me u pjekė me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: (280)

m'e pasė randė toka m'e bartun.
Pa tč prč kund s'ishte marrė,
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė,
pague s'ishte varrė as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)

as s'isht' dą gjyqė a pleqnģ.
Pse edhe Turku i Malit t'Zģ
po e kisht' pasė shqipe mbi kry',
mos m'e lanė me pą me sy.
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, (290)

po e kisht' bą m'atė udhė t'Cetinės.
Paska marrė e shi nė rrugė
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė,
edhe i ēueka fjalė tėrthores,
qi shka ąsht Turk i Cernagores, (295)

mos me mujtė m'e shkapėrcye,
pėr pa lą 'i dukat pėr krye -
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fėtyra e tij porsi duhia, (300)

syni i tij, tanė zjarm e shkėndia;
vet'llat trashė ngčrthye kuląr,
porsi lesh derrit bugąr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhė pėr lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet nė trą:
burrė i atillė me sy me u pą.
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue,
kishe thanė se ąsht lč drangue.
Se kėtč Knjazi fort e dote, (310)

fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė,
me ia prč mendja fort hollė.
Prandej Knjazi i ēueka fjalė
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. (315)

Edhe Vulja bjen n'Cetinė,
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė,
tue flut'rue si gjeraēinė.
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti,
atč Knjazi mirė e priti, (320)

mirė e priti e n'odė e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe: -
Ku jč, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banč, (325)

ke s'po duke kah Cetina,
ku kč miq e probatina,
qi s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit?
Po, a kč mujtė? a kč farė hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

Pėr jetė tande ! si do' Zoti,
merr e i thotė Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasė toka valigė,
e ka ardhė nji kohė e ligė, (335)

sa nuk dij si ka m'iu bą,
pėr me pėshtue do rob e gją,
pse edhe buka asht tue na ląnė.
Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanė.
Se s'po gjenė cubi me ngranė. (340)

Se s'po gjenė skyfteri mish.
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč,
se po e ban me lopė e qč,
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, (345)

jo se mą gjindėn e shpisė.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotė ty "Gospodari":
pėshtilli bashkė nja disa cuba:
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, (350)

t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina:
edhe lėshoj ti kah Vranina,
pėr me vrą ata e pėr me prč,
pėr me djegun gur e dhč,
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, (355)

tue grabitė e tue robitė,
n'daē me natė e n'daē me ditė;
se un prandej tė kam ēue fjalė,
der' n'Cetinė nji herė me dalė,
pse dishka mue tash m'ka kėcye, (360)

prap me Turk me u kapėrthye:
prap me Turk, po, na me u vrą.
Pse edhe as hije, thom, nuk ką,
urtė ma ndejun Turk e Shkją.
E kėshtu, tue ligjėrue, (365)

krye mė krye tue bisedue,
hollė e gjatė e ka qortue,
si me u sjellė e si me u mprue,
pėr m'e lą Vraninėn n'gjak.
E si vesht janė marrė me fjalė, (370)

Knjazi n'bukė atč e ka ndalė,
edhe falė i ka do pare;
e i ka falė nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrģ,
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: (375)

m'e drashtė vjerrun nė sėrgjģ,
jo mą n'krah tė nji luftarit,
jo mą n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brč hekur me dhambė!
Atėherė Vulja ąsht ēue nė kambė: (380)

ka bą Knjazit "tungjatjeta",
edh' ąsht nisė malit pėrpjeta,
udhės me mend ai tue pėrblue,
si Vraninėn me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 01:58

Lahuta e Malcis - Te Kisha e Shnjonit

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana,
n' Veleēik po pingron Zana :
Ehu ! ju malet e Shqipnisė,
n' t' cilat strukė shqipja e lirisė
n' t' bardhat kohė, qi kanė prendue, 5
s' lźte anmik, jo, me iu afrue !
E din shpat e di' edhe pėrrue,
e din landė e di' edhe gurė,
Shqiptarisė kryq e tėrthuer,
se sa gjak atėbotė i anmikut 10
vojti rrėkajė prej t' bardhė ēelikut,
qi flakote n' dorė t' Shqiptarit,
porsi rrėfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume,
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
veē nji troe t' tokės shqiptare
me rėmue dora grabitēare ?
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota...
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20
m'e cungue me armė ngallnyese,
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden
hanė e hyj sa qiellėve t' enden.
Por kanė ndėrrue sot moti e stina
pėr dhé t' ngritė, ku rreh « martina » ! 25
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
qi n' djersė njomė busat e umit,
ja qi n' kullmė rreshket kumbuese,
ja npėr detė bjen valės shkumbuese,
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30
s' cilės bukė i lypin fėmija,
edhe i lźn, ndoshta, me kjį,
pėrsč e mjera bukė nuk kį :
gjinde, s' cilės Zot i āsht ari,
t' zezėn bukė, qi i ngratė Shqiptari 35
shtrźjt me gjak e pat fitue,
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue !
sot m' e dį duen copa copa :
e pėrsč ? Pse don Europa...
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ā sheji i qytetnisė :
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45
njata burra, qi m' kėto brigje
pėr ty vehten e bāne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį 65
sot me sot e rrin tue kjį
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk ā' shkimbė n' male t' Shqipnisė,
qi, maną, edhe n' kėto kohė t' reja 70
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja.
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike,
pėrsč Arbėnorja, grue fisnike,
bān se bān fatosa t' ri,
t' cilt trimėnisht pėr ketė Shqipnķ 75
e pėr besė e t' bardhėn Fé
e bājnė dekėn si me lé.
A po i sheh ti njata burra,
qi kah Brigja nepėr curra,
tue hecė natėn porsi bisha, 80
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
qi m' u lidhė duen me besė t' Zotit
pėr me i dalun zot Shqipnisė,
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85
Po, Ēun Mula mbi shpinė t' kalit,
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit :
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut,
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ;
e si rrokull kjenė rreshtue, 90
kėshtu xźn Ēuni me ligj'rue :
« Fol tash, Masho, ē'po na thue ?
Un qe Krenėt t'i kam bashkue,
t' cilve mundesh me u besue,
pse armėt kryq i kemi vu, 95
si na e lįnė tė Parėt kanu ».
Atėherė Mashi xźn kadalė :
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė,
qi po u thom me besė tė Zotit,
porsi nipave t' Kastriotit : 100
katėrqind e s' dķ sa vjet
janė qi i bājmė Mbretit hysmet,
kush ushtrķ, kush angarķ,
me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105
bukėn n' strajcė e shpķ senjurin,
dyshek tokėn, jastek gurin,
t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta :
trima n' zā, ēėse ā' xanun jeta :



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:00

Lahuta e Malcis - Dėshmorėve

O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!



Lahuta e Malcis - Ēohi tė Dekun

E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!

Lahuta e Malcis - Fragment i Zgjedhur

N'mos i paēa mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijė po lum zotnija,
Koha n't'cilėn Shqyptarija,
Zojė n'vetvehte ka me dalė,
Por m'fal faj'n ti pėr kėtė fjalė:
Mal i Zi ma s'ka me pasė,
Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...

Lahuta e Malcis - Shqipnia e Lirė

Do t'valvitet m'Kaēanik
M'Kaēanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
Pėrse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasė:
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl tė huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokė:
Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
Por se i cilli m'cak tė vet.
Prande i huej, n'andėrr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
Bč tė madhe ata kanė ba:
Pėr Shqypni nė luftė me rra,
Me rra n'luftė me krajl e mbret,
E kur bjen nė luftė shqyptari
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushės s'mejdanit.


Lahuta e Malcis - Deka

por s' din Shkjau me mbajtė miq'sķ !
Aman, Zot, kur duel Serdari,
se ē' kje ndezė Vranina zhari !
Aman, Zot, kur mbėrrini Pera,
se shum krisi atėbotė potera ! 395
Por kur rįnė Shkjetė e Vraninės
Shum u krisi plumbja shpinės !
Porsi shé qi m' nji natė gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
shkapėrderdhet npėr zallina,
ashtu u derdh Shkjau te Vranina,
n' valė Shqiptarėt krejt tue i pėrshi.
S' lufton ndryshe' e rrebtė kulshedra
e me dhambė edhe me kthetra, 405
zjarm e surfull tue flakrue,
kur drangojt ta kenė rrethue;
si i qindron sot Shkjaut Shqiptari
pėr dhé t' ambėl qi i la i Pari:
kambė pėr kambė tue qitė padį, 410
tue korrė krena nepėr Shkjį.
U janė ndezun flakė breshanat,
u kullojnė gjak n' dorė taganat,
e u kullon gjak edhe zemra,
veē se vendit s' u lot themra. 415
Por ē' dobķ: dielli tue lé
– isht' tue lé m'atė ditė pėr Shkjé ! –
I ranė ndore Shkjaut t' tėrbuem
Tridhetė t' vramė e dhetė t' shituem !...
O ata t' lumtė, qi dhane jetėn, 420
o ata t' lumtė, qi shkrine vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t' Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t' Parėt u pa'n punue ! 425
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
butė u kjoshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina :
e der' t' kėndoje n' mal ndo'i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 430
der' sa t' shndėrisin djellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n' kangė e n' valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
bān, o Zot, qi t' jesė tue vėlue 435
pėr m' ia xé zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit !
– Po vallė ! Osja ku do t' jetė ?
Oso Kuka a mos ka mbetė ?
N' Xhebehane ka zatetė ! 440
Ka zatetė n' atė kullė t' barotit,
ku ka bā emnin e Zotit,
se pėr t' gjallė nuk ka me e lėshue,
shokėt e vet pėr pa i pague
tridhetė t' vramė e dhetė t' shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mźni
Si kah vau si kah Liqeni,
e se mbetė s' kisht Oso Kuka
me t' tjerė t' vramė, pėrjashtė ke suka,
m' Xhebehane u turr m' atėhera, 450
si kur t' lėshoje kah pranėvera,
vrullet bleta ēark njaj zgjonit,
tue zukatė si rryma e pėrronit.
N' brohorķ tue i lutė jetė Knjazit,
njiqind vetė kėcyen n' kulm t' pullazit, 455
mā t' pėrmendunt kah trimėnia
njaq u ngjitėn mbi frangjia,
tue thye muret n' gjak t' pėrlyeme :
– por ka gjobėn shpia e thyeme ! –
krisi Osja atėbotė si ulani, 460
mje n' Cetinė i vojti zani :
« Ah kadalė, Nikollė, t' vraftė Zoti !
pse kėtu i thonė Oso baroti :
se s' ké pį Shqiptįr me sy,
se djeg vehten edhe ty ! » 465
Edhe zjarrė i dha barotit.
Aman, falė i kjofshim Zotit,
kur ka dhanun zjarrė barotit,
se ē'ā dridhė Vranina e shkretė !
se ē'ā hjedhė kulla pėrpjetė ! 470
se edhe L'qeni ē'ka gjimue
m' kalį t' Shkodrės tue ushtue !
Qepra, tjeglla, gur e trena :
Kambė e trupėn, krahė e krena,
hi e tym e flakė e shkėndia, 475
shi mje n' Viri i hodh duhia :
I hodh duhmja shi n' breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrė njerit.
Eni, eni, mori shkina,
eni, eni, te Vranina, 480
mblidhni vetė npėr shpat e pėrrue
ehu ! kortarėt e djelmve t'ue ;
edhe mėsoni fėmijėt mbas sodit
mos t' lakmojnė tokės s' Kastriotit,
pse u bjen shtrejtė, qe besa e Zotit ! 485
Njasi gjaku qi Oso Kuka
Sot ka derdhun ke ato suka,
si pėr Mbret, si pėr dhé t' Parėve
vėlon se vėlon ndėr dej t' Shqiptarėve.
Pra, pa u djegun n' flakė t' agzotit 490
Si Oso Kuka n' kullė t' barotit,
s'ka me rį fisi i Shqiptarit
n' thoj t' pangishėm t' Gospodarit !



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:01

Mrizi i Zanave - Burrnija

Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:01

Anzat e Parnasit - Metamorphosis

Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'ēajė,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajė...
Me anmiq t'Shqypnķs
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasė thānun
Deri sivjet:
Lum aj qi shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ē'farė do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tānė rreth e ēark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'āsht bā shtupė zźmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ē'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Pėr Gegė e Toskė
Mue sod m'ka hjedhun
Si hśt n'ketė prroskė,
Kū, ndźjė harū
Si dac n'govigj,
M'janė bā, qe besa,
Kėrēikėt si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degė pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjā kishe.
Si me pasė lé
M'ndo'i knetė n'Zejmźn,
A me pasė ndźjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mā kadalė,
S'kisht' kźnė nevoja
Me tjerrė ktū fjalė;
Pėrsč ishe mąjun,
Si mājet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
Qi ndźjė n'Shqypnķ,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
Qi bijn n'dervend.
Ata, eh t'paēa!
Kanė spaten n'mjaltė,
E si balona,
Per ditė mā t'naltė:
Per ditė t'u mājun,
Si mājet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per punė t'źme
S'kanė t'lodhėt, hae i keq,
Me sį druen halen
Se i therė n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bā gjā kujė?
Persč t'a mbajė
Un shatin n'ujė?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmonė me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mā mirė u rrnueka
Me zźmer t'leprit...
Kam dį, t'a dini,
Me vjetė t'sivjetit
Me u shporrė Shqypnijet,
Me kźnė i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shį,
E se me m'thirrun
Mā s'kini vllį;
Por n'dashtė; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Veē kurr mos t'thohet
Se ka mbetė Leka.
T'a dijė Shqypnija
Prį, e sheklli mbarė,
Se mā mbas sodit
Uu s'jam Shqyptįr,
A ndiet, Zotni,
Qi rrini m'shkam?
Un mā me sodjet
Shqyptįr nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulł m'a njitni...
Shqyptįr, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mā s'kį,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllį,
Fis kam mā t'fortin
E vllį bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sį herė t'due fisin.
Kshtū, kam me rį
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehė n'nesret
Shkjį ja Zejbek.
Dér sod kjeē dhanun
Per gjuhė shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalėt fare.
Per mue janė baras
Si bukė si pane,
Por due qi gjindja
Pa tź t'mos m'lāne.
Persč veē shqypja
Do folė n'Shqypnķ,
(Si duen me thānun
Nji palė zotnķ),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punėt tė tana
M'hecin pėr fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftėt e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hīnit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janė Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mā s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parė t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pįr:
T'jetė dreq me bryna,
Por jo Shqyptįr.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptįr mā s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjčt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bājn synčt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbarė bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter źmen
Qi t'dįj se mashkull
Nuk jam, as fźmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
Qi don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!
Persč me sodjet
Nji jetė e ré
Do t'xāje filli
N'Shqypnķ per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod qi i rįm mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishą
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofį.
Per né mbas sodit
Per ēdo punė t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kźnun
Si hy mbi tokė,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbė mbi shokė,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtė t'Shqyptarvet,
Tue ląnė mbas krahit
Burrnķn e t'Parvet.
Tjerėt kanė m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shllinė (n'i paēin,
Medjč, dhźnt plleja),
Ti ké me rrue
Bibāj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerėt kanė me shkimun
Edjen me hirrė;
Ti, veē a mundesh
Shampanjė e birrė.
Pa lodhė na menden
Per dhé e gjuhė t't'Parit,
Kem per t'kźnė ēmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngranė palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kśr per tż greza
Bājn malit bungat
E mjaltė per tż
Kullojnė dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeēė tue dashtė
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrendė e jashtė:
Kjé at-herė tu' u zgjā
Ti sį koteci,
E tu' u kuqė hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kśr t'xāsh filli
Me vū ti strehė,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehė!
E ka me u gjetun
Ndo'i farė Orfeut
Qi lavdet t'ua
T'i a kndojė dheut.
E ti, tue qeshun
Kangė e kangtįr,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptįr
Mandej, kśr plakun
E lodhė prej vjamit,
Ké m'u dį shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata qi zhaben
N'ketė jetė t'a rrasen
Kshtū kanė me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktū njaj fatbardhi
Āsht tue pushue
Per Fé e per Atme
Qi pat jetue."
A thue se āsht vorri
Bash i Spartanvet
Qi n'Thermopila
Bānė bįll Persjanvet...
Prį, bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:02

Nikolejda - Kur pata kenė ba Papė

Sonte vetė kam pasė nji kllapė
Kam pa n’andėrr se m’banė Papė
Faj’n ia vė nji miku

Nji ky miku mė pat thirrė
Dje mbasdite me pi birrė
N’hije t’gjanė t’nji fiku

Diku veē ndoj gotė ma tepėr
Piva vetė, qi mendja lepėr
Mue m’kje ba gjith’ natėn

Si kje puna nuk po di
Veē po u tham’ si Papė i ri
Kam sjellė n’andėrr patėn

Mbasi cilsat n’dorė i mora
Kardinala e mosinjora
Un’ t’i la mbas dore

E t’fillova me sundue
Tuj bekue e tuj mallkue
Veshė me petka bore

Se shka t’zit’ n’at andėrr bana
Mue ndėr mend s’po m’binė tė tana
I kam qitė n’harresė

Veē nji punė po m’bjen ndėr mend:
Si Shqipnin ta vuna n’mend
Porsi i parė i Fés

Bana’ i ligjė un’ pikė ma s’parit
Qi i peshvijt t’jenė rod shqiptarit
Anė e kand n’Shqipni

E pse mue – shndritun me rreze
Shum’ m’u dukėn shtatė dioēeze
M’dy pllambė vend Gegni

N’dioēez t’Lezhės un’ bana ‘i vizė
Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz
Tuj ia pshtetė Nėnshatit

Pukė e Iballė, Kthellė, Selitė
I bashkova me Mirditė
Nėn sundim t’abatit -

Mandej lshova ‘i mallkim t’randė
- Gur e dhé, bėra mė t’randė –
M’t.gjith’ njata ipeshkvij

Qi tue rrue petlla n’Shqipni
Biba t’pjekme “mish jahni”
Pata e pulastrij

Shkruejn ‘ēarkorėt” n’gjuhė tė huej
Si asht’ dishiri i s’di se i kuje
N’fyt kti i dredhsha lakun!

E jo n’gjuhė t’ambėl t’shqiptarėve
T’cilt’ pėr besė e Fe tė Parėve
Rrkaje kanė derdhun gjakun

- Zot t’u kenun Krishti i lum
t’ana gjuhėt ka dijt kotrum
Me gjithnduer kuvendit

Po, po popullit t’Israelit
Fole s’i ka n’gjuhė t’Schiapparellit…
Veē nė gjuhė tė vendit –

Atėherė un’, pėr t’u shtie mnerėn
Do meshtarve, qi tė mjerėn
Kishe dugajė e kan’:

Qi, pėr t’mbushė ma mirė kuletėn
Nuk kan’ turp me shitun veten
Ndėr shkje e ndėr taljan

Katėr priftėn m’fik i vara;
Dymbdhetė tjerė jashtė kishe i nxora;
Tridhetė lashė pa meshė

E tue dijt se faj’ i ksajė pune
Rrjedht pse shkollė t’huej kta zune
Un’ t’a ēova peshė

Edhe atje kah Kisha e Madhe
Ndėr do megje e do livadhe
T’ngrefa nji kolegj

Qi t’a mbusha me xhakona
Tė gjith’ zgjedhė prej fisesh tona
N’msim aty me i rregjė

Por n’Shqipni pse nji meshtar
Po se prift, do t’jet shqiptar –
Shqiptar, po, pa dredha

Un’ rektor e profesor
Sakristan e baēevan
T’gjith’ shqiptarė i zgjodha

Mbasi ndreqa kto punė t’mbara
Jezuitėt t’i vuna para
Me kamxhik nė dorė

T’u dhashė det e t’u dhashė mal
N’kolegj t’tyne nji spital
Bana pėr malsorė

Atėherė kapa nji dajak
M’fretėn t’huej e t’gjith vandak
T’i hodha andej detin

Edhe motrat salezjane
T’i flakrova n’tokė taljane
Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin

As nuk ēava shum’ pallavra
Me mungesha qi bajnė havra
Ndėr shpia t’veta

T’rejat t’gjitha i shartova
Due me thanun se i martova
Plakat dheut i treta

E nuk di se ē’t’zit’ e motit
Kjeshė tue ba m’kėt’ tokė t’Kastriotit
T’majkesh gjatė kllapin;

Por kur bana me kapė “plumin”
Nji dreq minit m’a xuer gjumin:
M’tokė m’a lshoi Papnin!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:02

Gomari i Babatasit - Metamorfoza

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
qi tė mjerės moj Shqipni
kthelltė hi i keni nė mushkni
pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakēi!
Bre coftina, kalbe mbi dhč
der kur ju, tu tallė npėr ne,
do t'na qelbi fis e atdhč?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
se tash ma jemi tue u njoftė,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se pėr ju, po, duhet laku,
pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
me 'i gjysmė setre t'pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me 'i komēė t'njtitme nėn grykė:
pantallonat me "gjyslykė"
kto edhe lidhun me nji spagė:
shtatit rreshke e ba saragė,
t'tanė gordec e berbalec
pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
me 'i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nėn themėr:
turq a sllave a grek me zemėr,
falun barkut veē Shqipnisė,
si ajo marrja e t'gjith njerzisė...
tuj u shite ju pėr gjithė treg,
sod na mbahi "Skandėrbeg",
e ngėrdhucė, goditė, limue,
rrue, qethė, pipirique,
tash n'"smoking", tash nė "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
me lidhė brekėt me nder me thanė
m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė,
rrugėn krejt na e keni zanė,
ke na shkoni pash e m'pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurč",
"kosha gjelash" si kubure,

"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viēi",
"kunguj t'mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr,
kargatisė e bamun lodėr:
der sa ata burrat e dheut,
qi pėr jetė e nderė t'Atdheut
kane ra n'luftė si shqipe t'leta,
kanė shkri gja e shpija t'veta,
kanė tuj dekė rrugave unit,
me iu dhimbė gurit e drunit.
Pėrse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
n'vend qi ju me u vu n'konop,
a se brinjt m'jau zbru me shkop,
a, mos tjetėr, me u ngushtue
me xjerrė zhuri kund m'ndo 'i prrue
pėr me shtrue ndo 'i rrugė tė shtetit
a me dlirė ndo 'i skelė detit,
lavjerre buzėsh, harru si viēa
kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa,
pėr me u pri udhės s'qytetnisė
e me i sjellė t'marėn Shqipnisė.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtė prej llomit
qi "shqiptarė" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninė e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Pėrparimi e Qytetnia,
por veē pse ende der mė sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nėn kambė t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjė me jue,
e jau njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytė me u bartun n'shalc
e me u qitė jashta Shqipnije.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:03

Gomari i Babatasit - Prolog

Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
Qi, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
Qi ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E qi sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
Qi per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet qi njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
Qi shptue na kane Atdhene:
Sado qi, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
Qi un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
Qi ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
Qi ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
Qi nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado qi, ma e shumta sish,
-Si me thane mÄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por qi sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba qi za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:03

Gomari i Babatasit - Akti i Pare

Arkeologu

Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

MINISTRl
(Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

Mire... mire fort... ma mire nuk ka...
.
Pune e madhe!... (Drejtorit A)
Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"
Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,
Qi botue ka njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer,
Tuj e pru per t'patenzone.
Kern' me pa, po, shka do t'thone
Kur ky artiklli i Nebil Cikes,
Shkrue mbas rregllave t'kritikes,
T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri
Ktu auktori ven n' qesti
Pape e kishe e meshtari,
E difton, me arsye ne dore,
Se jane hasem e trathtore
T' gjith njata, qi n 'toke shqiptare
Duen qi shkolla elementare
T'jete e lire. Sod afetare
Qeverija ktu asht dishmue:
S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,
Vec se mbas programit t'one;
Edh'un, po, heret a vone,
Kam me i mbylle shkollat private.


DREJTORI A

Iu ngjatetjetazotnis s'ate:
Mire kete pune mendue e ke.
Vecse shka, zotni, n'kete dhe
Po ka shum njerz fanatike -
Ele Priftent katolike...

MINISTRI

Priftent, jo, par Fretent, thuej;
Pse kta jane qi, pose gjithkuj,
Po na jesin m'qafe.

DREJTORI A

Zotni,
Ashtu punen si un e di,
Jezuit, Priften e Freten
T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten
Nder pune fejet e moralit:
Pose ndonjaj fatziut, batallit,
Qi t'kete mangut n'krye ndo'i hatull
E qi vorr mos t'kete kund m'shpatull
Tash ti pra, zotni, tue kene,
Se morali i fes s'krishtene,
S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,
Meshtarija kurdohere
Ka me ba zhurme e-potere
Per pune t' shkollave fillore, -
Edhe kurr ne shkolle shtetnore
Fmin e kshtene s'ka me i dergue.
Per kete pune -si m' duket mue -.
Thom do t'ishte fort ma mire
N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:
Qi seici!li Shqipetar,
A komunitet fetar
Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.
Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit -
Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit,
Si n' Angli e n' Amerike,
E at je n'France e ne Belgjike.
Pse, zotni, me thane t'verteten,
SOd me SOd Jezuit e Freten
E kane shkollen ma zanat
Se e kern' na. Sa per inat
Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi,
Por e drejta asht, se kombi
Shum prej sish ka pase dobi:
Si ajo Shkodra e ban dishmi,
Ku ka shkolla e strehe foshnjore,
Ka gymnaze e qytetnore
Me programe prendimore
E me msim e me pune dore,
Fort ma mire se shkollat t'ona,
Per te cillat dy miljona
Franga ar na vjete per vjete
Kulihum i mbysim n'det;
Pse, zotni, shkolla per ne
Politike asht ase fe.
Mujm m'e struke punen me prralla,
Porse n'thes, besa, s'hin palla...

MINISTRI

Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni
Nuk e baj kishe as xhami.
Prandej shkollat fillestare,
Qi mos t'jene qeveritare,
Do t'i mbylli varg e vister,
Mbasi ndodhe kam un Minister:
S'due qi mosha e re e Shqipnise
T'rritet n'dore te Meshtarise-
Sidomos t'Fretn'e shqiptare.
Kta, po, jane antikombtare,
Njerz t'rrezikshem, fanatike,
Marre gjithmone me politike,
E qi munden me na i prishe
Fmin me shkolle edhe me kishe,
Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,
Ma fort t'huej se shqipetare:
Si fort bukur Nebil Cika
E ka shkrue nd er kto kritika,
Qi aj ba i paska "Hyllit t'Drites".
Jo, po, vete ne "rend te dites"
Do t'a ve emnin e kti,
Per m'epru ktu n'Ministri
Inspektuer ase drejtuer,
Edhe kta, po, sa ma pare,
Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, Qi"programin syntetik" -
Syntetik e analytik -
Keqas fort na kane po$htnue.

DREJTORI A

Po, zotni, si urdhnon e thue.
Vec, ashtu si m' duket mue,
Thom Nebili ka gabue
Me qite n'drite kete lloj kritike,'
Ne "Reviste Pedagogjike",
Qi a 'i perkohshme fjesht zyrtare,
Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.
Prandej thom se zyrtarisht
Edhe kshtu llapazanisht
Nuk asht mire qi n'polemike
T'hijme na sod me katolike.
E t'u shajm Pape e Meshtare,
T'u shajme Fene e Kishen mbare,
Thue se Arsimi i jone kombtar
Asht nji lozhe e masonise.
Katoliket e Shqiptarise
I' Na i kern' vllazen; edhe vete-
Kish' me thane, se s' a' evertete,
Qi atj: n'Shkoder Franceskajt
T'hueje na i rrlsm kalamajt,
E qi ata .tue kene shqiptare,
T'jene, si thue ti, antikombtare.
E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -
Esad Pasha a thue nder Freten
Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti
A nder Freten apo njeti
Aj kje rrite?...Haxhi Qamili
T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -
Osman Bali, Halit Lleshi
E sa tjere, qi fati deshi
I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,
Kundra flamrit t' Skanderbeut,
As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -
S'i kane ba kndimet e vela
N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,
Kushka zanun n'kete "skoli"?
Qaj Preng Jaku, si harusha,
Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,
Dy djelmo9a, dy skyfere,
Si edhe ata oficjerat tjere,
-Gjetun gati kurdohere
Per Shqipni me ra m'potere -
Qi mbas msimit t'Franceskanve,
M' shpine u u Ishuen kta esadjanve
Edhe i shtypen. Kta, po, jane
Qi nder Freten shkolle kane zane.
Prandej tham se Nebil Cika,
Para se me shkrue kritika
Kundra Fretn'e e kundra Fese,
T'i a veje gishtin nji here krese
E t'mendoje se "uhajan'lesh-
Si tha imocmi -merret pshesh'


MINISTRI

Pse po thue per Nebil Ciken?
Po ti kndoje 'i hefe kritiken,
Qipert' madhe bukuri
U ban Fretenve n' "Vllazni".
Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:
(Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)
A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane,
Se njat Fratin n' goje ka zane,
Qi dikur shkrou njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer.
E ktu poshte, si nper terthuer,
Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit,
Kish' me thane, se shi dreitorit
T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

DREJTORI A

Ashtu m' duket edhe mue,
Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!
Mos t' a zame ne goje gazeten
"Vllazenija"; pse randsi.
Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.
V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,
Qi ktu n' goje zen pune gomarit,
Se aj gabon poetet me i nga;
Pse kta uha -nuk lane pa la
E t' a bajne, besa, me kja,
Porsi vic djerre neper plish,
Ka' e salvojne m' konop tre fish.
(Hine Babatasi Drejtori A del).

BABATASI

T' u ngjatet jeta!-

MINISTRI

T' u ngjatet jeta,
Si po shkoni?

BABATASI

Si do' zoti...
Gjene mire.

MINISTRI


Asht edhe moti, ..
Qi na kalbi. Kujtoj ka
Ma se 'i muej qi shiu ,s' ka da.
Me t' merzite! -
-


.BABATASI

Shka t'i bajme pra.
Vete ju fajin, thom, e kini,
Qi bje shi.

MINISTRI
,
Na, pse?

BABATASI

Pse jini
Ju njata, qi sod n' Shqipni
Vrani e kthiellni.

MINISTRI

Nuk e di...
Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,
Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,
Pse nji pune kam pase me ty.

BABAT ASl

Qe, tek m' ke -me kambe me krye;
Urdhno e fol. Ku ti me sy,
Aty "praf' un kambe e krye,
Nper stomije e n-per "hendeqe".

MINISTRI

Babatas, mjaft pune e keqe
Per nji shtet "okcidental".
Si ky i joni, as n' fushe as n' mal
Mos me pasun nji Muze;
Jo, po asht turp, besa, per ne,
Per njiket Shqipnine e re,
Pa Muze vendinm'e lane.
Tham, asht mire, qi ktu n'Tirane
T' a ndertojm nji rare Muzeut.
Per lulzim e ndere t' Atdheut,
-Vjet ne Shndre pata fillue
Nji Muze vete me ndertue,
Edhe krejt e pata mblue:
Por nji dite -si do t' keshe ndie -
Ra do shi e u kaperdi
U shemb mbrende, e e marroi Zoti.
Shka me ba: e prishi moti.


BABATASI

Mire zotni; vec se po drue
Se ende dita nuk ka ague
T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,
Me kulete t'shpueme ne gji.
Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-
Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;
Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit
Hece nji fjale qi kje thane motit:
"Xhep e lep -more Rexhep!"
Prandej vete kishe me thane
Se, per tash, Muzeu do lane:
Na s'po kemi buke me ngrane,
Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...
Po a njimend, more lum heu,
Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,
T' a ha mendja ty qi Atdheu -
Qi Shqipnia, fushe e djerr,
Tash na bahet Ingilterr,
E, pjeke vedit pul at n'furre,
F1uturim kane me na u tuffe
Me na hi perdhuni n'goje?..
Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.
Edhe tham se mire do t' ishte
Per nji shtet ende ferishte,
Si Shqipnia, nji Spital
Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,
Per me shndoshun "pelivromin"
Ase "dergjen" qi sod kombin
, Jane tue e lshue shakull per dhe,
E me u shporre Muzeut. Per ne,
Qi nuk kemi buke me u ngi
Sod Muzeu ä'i "kabuni",
Qi nuk asht,jo, per dhambe t' one;
.Pse Financa, si po thone,
Sodka ardhe e asht ba teneqe

MINISTRI

S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe
Kshtu me folun, lum zotnija.
Ti s'e din, por sod Shqipnija
Ka mjaft pare n'kashe te vet:
Si me pa mundet n"'budget",
Qi Kole Tha9i e ka permbledhe
Edhe bukur aj e ka dredhe,
"Simbas urdhnit" qi ka pase.
A din ti, se sivjet n' kase,
(Si ky Kola e ka shpjegue) ,
N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -
Rrash njizetedy miljuj
Franga ar. Prandej kuleta...


BABATASI

S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-
Po t' tham un, po, Babatasi.
Po a dro m'pare kund aj hasi,
Qi keshtu, n'hamende t'vet,
Shton miljona ne "budget" ?..
Fjala e tij nuk con kandar:
Se atij kasha i ka qite bar,
Edhe asht ba me dale me Iype,
Qysh se rrogat i lane krype.
Jo qi ka edhe 'i tjeter pune:
Parja n 'kashe kurr nuk i bune;
Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,
Ate shoket e bajne krejt sukull,
, E ia shijne'paret perdhuni,
Si n'Shqipni qi hece kanuni...
Pose qi vetit s'i shef hall,
Edhe krejt ka ra batall
Me "budget" t'Pandel Vangielit,
Qi n'dugaje t' Ali Kacelit
S'la kund karta as envelopen,
Ke po merr e ep me Europen,
Tue cue Korsuj e Sefira
Per gjith skuta e per gjith bira,
Per m'ia u shti europjanve n' koke,
Se na mend kemi me oke:
Se Shqipnia, fushe e male,
Asht ba sod "aksidentale"...
Oesha t'thom "oksidentale":
Si ajo Italja, si ajo Franca,
Me aeroplana, orkestra e danca,
Me "mocjone" e "interpelanca":
"ferku" asht vetem nder "pjatanca"
Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa,
Na me mzi ktu buke e planca,
Kur t'i kemi; pse Financa
Ende ktu, si kje dishrue,
S'mujt me u "oksidentalizue"
V ec se shka, se do tregtare
Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,
Kta sefira t'one shqiptare,
Ke qyqarve muej per muej
Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,
Pose kasapit e furrxhise;
Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,
Tash qi kasha pa gja ngeli,
Nuk ka pare me u dergue.
Prandej t'mjeret süd jane ngushtue
Pa nji dysh, me thane, n'kulete,
Me i shkue Europes poshte e perpjete;
Si ku al pleq qi fshohen n'knete,
Pa tagji -pa kashagi
Perse askush nuk deI me i ble:
Si mo' Zot! rna keq per ne,
Qi gjithmone e kern' mate vrapin
Ma te madh se kern' pase hapin.
E vertete se ky Kole Thaci
Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi
Edhe i ra detit pertej,
Me do tjere financjer t 'mdhej:
E nper Rome e... shishe t'Kjantit
Na ka vojte ne banke t'Brabantit,
, Diku larg atjen'Belgjike,
Per me lypun metelike.
Vec se rruga i vojt bihlude,
Edhe i shkuen paret zollude;
Pse "Brabanti", si un kam ndie,
Po kish kene nji bastanxhi
Qj epte vete, po, kastraveca
Per sherqij, edh' epte speca
Per tomate e patlixhana,
Kshtu qi Kola -ate e paste nana! -
Tane korrnarne e pune te mdhaja,
Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;
E te mjeres moj Shqipni,
Qi ministra e tevahi
Do t'i laje me ar flori,
Prap nper kambe iu vuer Jullari,
Edhe i mbet nen bark samari.
Tash qi kasha mbet filuze
E bese kush s'na zen p'r'i rruze,
Po na thone se ky Kole Thaci
Ka cue kashen te kovaci,
Thate ngarkue mbi dy shilurtha,
Per me ndreqe me te do kurtha,
Qi me i ngrefe mande:j n'Shqipni,
Do n'Gegni -e do n'Toskni,
Ku ma fort t'ket gjase e ishkile,
Se bjen mbrenda ndonji skile -
Ndonji skile britanike,
A ndo'i shqarth prej Amerike,
T'cillve shtrejt po u bante lkura.
Vec ka thane Ali Klisura,
N'Parlament kur e kane pvete,
Se kjo rune asht "peshk ne det't,
E prej saj kurrgja n'kulete
Nuk i hine s'mjeres Shqipni.
Par po e zame, zotni, se Kola
Po ka pare e po ka t'holla,
Per me tnkambun kete Muze:
Arkeologun, por,ku e ke?
Pse un e dij, more bablok,
Se muzeu pa Arkeolog -
Arkeolog i dame me gisht,
Asht si spata e re pa "bisht".


.MINISTRI

Un kete pune'e kam mendue,
Edhe fjale prandej t'kam cue
Per me ardhe me u pjeke me mue,
Pse Arkeolog un t: kam emnue -
Arkeolog edhe antikvar,
Per me mkambe Muzen kombtar.


BABATASI

Ama".jarebi... Zotni,
E ke gabim; pse un s'e di
Se ku shpin 'ka Arkeologjia.
Me shka m'duket, lum zotnija,
Ti me mue po don me u talle.

MINISTRI

Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.
A di' shka, more babtok,
Me u ba nieri Arkeolog
Pune evshtire nuk asht nder ne,
Si Arkeolog, ti tjeter s'ke
Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,
Me gjete vorba a palare,
Me mbledhe shtamba e karratyqe
Hekuraqe e helezy'qe:
Me barte gur e shtylla t'thyeme,
Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,
Qi pat veshe rnotit ndo' i plake,
Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:
Me grurnbllue brisq e hiqake,
Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,
A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe
E njikso partallesh tjera,
Qi edhe n'pleh gjinden herhera.
Ase n'dore t'ndonji tellallit
Kur ndokush, ngushtue prej hallit,
Qet me shite fraget e t'et,
A ndo'i tjeter mallimet.
Sa per kaq, kishem me thane,
Mjafte qi nieri te kete zane
Ndo'i rrushdije -a iptadije,
E ndo'i fjale edhe t'a dije
,A. latin ase greqisht
-Par mjafton edhe turqisht -
Se Arkeologaj dei me nam.
Pra kto fjale per tash po i larne.
Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:
Qe dekretln tek e ke,
Me nenshkrim te zyres s' nalte.
Bote Tirana ka, edhe balte,
Ka dibralle. jevk e ustallare;
Pre qerpiq, e sa ma pare
Hinia punes s'ketij Muzeut
Per lulzim ndere t'Atdheut.
T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri,
Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,
Ku Ministrat jane bashkue
Per do cashtje me u ksillue
(cohen e dalin te dy)



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:04

Gomari i Babatasit - Rruge

(Tue fole vedi me vedi)

Se, per Zotin -kjofte levdue! -
Me shka vete po jam tue pa,
Gia Shqipnia n'dore nuk ka
E as perparakjo s'do t'vete,
Q'se Ministrat ndajne dekrete,
Pa peshue nji hefe ma s'pari
Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,
E q'se fatii Atdheut te.shkrete
Mujtka ajsod edhe me mbete "
N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete
E as kurrkush, kujtoj, s' di gja
.Se c'shirok a se c'murra
Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.
E po kush di gja nder ne "
Per nji pale, qi ktu n'Shqipni :,
Po rruejn petlla e "kabuni",
E rrmejn rroga n'ar flori,
Kush di gja, po tham, zotni,
Se ku i kane gjak e gjini,
Se ku i kane kta plang e shpi,
Stane, pleme, vathe e gji?
Pasaporlat kush ua pav,
Per me thanese kta s'jane Slav,
Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare,
Par jane fj'esht hurra Shqiptare?",
Shka punuen kta per Atdhe?",
Ku jane krenat qi kane pre?".
Librat'shqip qi kane botue?..
.Edhe ndihmet qi kane kushtue
Per triumfte liris s'one?
Per pose emnit se si u thone,
Kurrkush gia nuk di, per ta;
Nuk di gja, par megjithkta;
Megjithse edhe t'pa zotsi,
Na po e sQofim ke n' Shqipni
-Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -
Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,
E pedanta e "Don Kishjote",
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajte per liberala,
Per modern e oksidentala,
-Sidomos n'kto'kohet e mbrame -
Pjellin ligje, vjellin pro grame,
Apin urdhnaedhe dekreta,
Sjellin gjinden poshte-perpjeta,
E n'kete mnyre cdo perparim
Kane pengue, e mbrende n' sundim
Njerz e rune kaq kane pshtjellue,
Kaq perzie e kaq ngatrrue,
Porsi floket e atij harapit,
Sa qi mbrende ne krye t'nji krapit
Ka ma shum, thom, harmoni
E tendence per qytetni,
Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji dite ngusht
Ke me ra, 'e kryet ne grusht
Ke m' e kape, pa pase pi musht,
Q'se do njerz, qi kush me i zane
S'kisht'per peng as per dorzane,
1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,
Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:
T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,
Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:
"Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme
Ke ajo ndrikulla e hutueme"
E kjo ndrikull.a e pa mend
Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:
Pse, po mendt t' i kish' ti tok,
Sod s'do t' ishe un Arkeolog,
E as do njerz, besa, per t'gjalle,
Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;
Po pse mendt ti m'vend s'i ke,
Prandej kot rrermoj un n' dhe,
E batallat, varg e vister,
Bahen "Pashe" bahen "Minister"
Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,
Kah ty t' hjekin dredha shpines;
E pa i qite zavall 'kaptines,
-Pa prek pende -pa prek parmende,
!Tuj u falle -tuj u gervalle,
Po t'i hjekin spik ksaj jete,
Qi ma mire nuk ka ku vete.
Xllepill plot e barkun koder:
S' ka si u ve'ma mire kjo Ioder.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 26th December 2007, 02:06

Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kenget I - V

Kėnga I - Cubat

Mė 1858, me gjithė pesė shekujt e gjatė nėn zgjedhėn turke, shqiptarėve nuk u ishte shuar dėshira dhe vullneti pėr tė fituar lirinė. Cari i Rusisė, pėr tė shtrirė ndikimin nė Ballkan, i shkruan njė letėr mikut tė vet, princit Nikolla tė Malit tė Zi. Nė kėtė letėr ai i premton atij ndihmė dhe i kėrkon qė tė pėrvetėsojė njė copė tė Shqipėrisė sė veriut duke mos i lėnė turqit tė qetė. Letra, duke kaluar male e lugina nė duart e tė dėrguarit personal tė Carit, mbėrrin nė oborrin e Cetinės dhe mirėpritet nga sundimtari malazez, i cili e bind trimin Vulo Radoviq, serdar i Vasoviqit, tė gatisė banditėt e tij pėr tė shkretuar Vraninėn nė liqenin e Shkodrės.


Kėnga II - Oso Kuka

Vulo Radoviqi e merr Vraninėn pa qėndresė. A do tė zbresin malėsorėt nga malet pėr tė dėbuar banditėt malazezė? Avdi Pasha nė Shkodėr ankohet se nė Shqipėri nuk kanė mbetur burra tė vėrtetė, se ajo ėshtė bėrė vend vashash. Djaloshit Oso Kuka i hipėn gjaku nė kokė kur dėgjon njė fyerje tė tillė dhe i kundėrvihet duke i thėnė se shqiptarėt e kanė mbrojtur vendin e tyre kurdoherė me trimėri pa u kursyer para asnjė sakrifice. Nė krye tė javės, vetė Oso Kuka organizon njė grup prej dyzet luftėtarėsh tė zgjedhur, qė pėrmenden tė gjithė nė poezi nė mėnyrė homerike, dhe niset pėr nė Vraninė.


Kėnga III - Preja

Nė njė kullotė pranė Vraninės, Vulo Radoviqi vret bariun shqiptar Avdi Hisa dhe ia merr tufėn si pre. E motra e Avdiut, Turkina, e vajton tė vėllanė sipas traditės malėsore. Kur dėgjon vajin e saj, Oso Kuka thėrret luftėtarėt e tij pėr tė marrė hak. Ata vihen nė ndjekje dhe i arrijnė vjedhėsit e tufės mu nė breg tė Moraēės, ku pas njė beteje tė ashpėr ua rimarrin tufėn. Sllavėt humbin dy burra, kurse shqiptarėt pėrgatiten pėr t'u tėrhequr, tė kėnaqur se ia morėn gjakun Avdiut dyfish. Rrugės nė tė kthyer Oso Kuka sheh se i mungon njėri prej luftėtarėve, Kerrni Gila nga Zagorja. Kthehet dhe e sheh Kerrni Gilėn tė mbėrthyer nė njė dyluftim pėr jetė a vdekje me luftėtarin malazez Jovan, tė cilin poeti e karakterizon me pėrmasa vėrtet epike. Oso Kuka i ndan nga njėri tjetri dhe ia fal jetėn Jovanit, duke i thėnė tė shkojė nė shtėpi "e thuej nānės e nuses s' ré se per s' dytit sod ké lé."


Kėnga IV - Vranina

Figura e Oso Kukės pėrshkruhet me imtėsi. Ai ėshtė hero me fuqi tė mbinatyrshme, tė cilit i trembet princ Nikolla. Princi mbledh komandantėt e ushtrisė sė tij dhe u paraqet planet qė kishte bėrė. Dyqind luftėtarė do tė dėrgohen nė ishullin e Vraninės nė liqenin e Shkodrės. Kėshilltari i tij Mirko Kapidani e kėshillon tė mbjellė farėn e pėrēarjes mes shqiptarėve si mjet pėr t'i mundur. Poeti u bėn thirrje zanave tė njoftojnė Oso Kukėn pėr kėtė mėsymje qė po pėrgatitet.


Kėnga V - Deka

Oso Kuka ka parė njė ėndėrr. Duke ngrėnė bashkė me burrat, ai pyet Soko Tonėn, qė ishte i zoti pėr tė parathėnė tė ardhmen. Nga blana nė shpatullėn e njė bishe tė vrarė, Soko Tona sheh varre, tym dhe gjak. Kaēel Doda merr lahutėn dhe kėndon kėngėn e famshme tė Gjergj Elez Alisė dhe Harapit tė zi. Oso Kukės i hyn meraku dhe dėrgon roje nė va. Por, nė mes tė rojeve ėshtė edhe njė tradhtar, Zeliq Gjuka, i cili u rrėfen udhėn malazezėve nėpėr njė va natėn. Nė betejėn mė pas luftėtarėt shqiptarė munden. Tridhjetė tė vrarė dhe dhjetė tė plagosur. Ndėr ata qė shpėtojnė ėshtė Oso Kuka, i cili me burrat qė i kishin mbetur gjeti strehė nė njė xhebehāne, depo baruti e fortifikuar. Malazezėt mėsyjnė, kurse Oso Kuka, pėr tė mos iu dorėzuar armikut, hedh nė erė kullėn, duke u vrarė vetė, shokėt e tij tė plagosur dhe mėsymėsit. Ndėrkohė qė poeti i jep bekimin Oso Kukės, flamuri malazez ngrihet mbi Vraninė.


Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kėnget VI - X

Kėnga VI - Dervish Pasha

Njėzet vjet mė pas njė lajmėtar shqiptar ndalet te porta e Sulltanit nė Stamboll dhe rrėfen pėr vuajtjet e gjata tė Shqipėrisė nėn sundimin e Malit tė Zi. Sulltani vendos tė dėrgojė njė ushtri prej pesėdhjetė batalionesh nėn komandėn e Dervish Pashės pėr tė sprapsur malazezėt. Poeti u bėn njė thirrje kushtrimtare bashkėvendėsve pėr t'u ngritur pėr liri, kurse turqit korrin fitore. Nė tri mėsymje, pushtohen Podgorica, Kernica, liqeni i Shkodrės dhe kryeqyteti Cetinė. Princ Nikolla tėrhiqet maleve. Por Kongresi i Berlinit do tė vendosė ndryshe. Poeti konkludon:

"Vall, a hīn Pasha n'Cetinė?..
Nuk e diej a hīn n'Cetinė;
Por n'Cetinė e diej se s'rrin;
Diē po vlon atje n'Berlin."3


Kėnga VII - Kuvendi i Berlinit:

Poeti pyet muzėn e tij, zanėn, se ē'ėshtė ai gjėmim qė vjen nga larg. Ka shpėrthyer lufta ruso-turke. Krerėt e shteteve tė Evropės, tė personifikuar nė shtatė krajlat e letėrsisė gojore shqiptare, janė mbledhur nė Berlin pėr tė vendosur pėr fatin e popujve tė Ballkanit. Tė gjithė kanė mbrojtėsit e tyre, pėrveē shqiptarėve. Princ Nikolla i Malit tė Zi del para kongresit i reckosur dhe kėrkon ndihmė. Atij i jepen tokat me popullsi shqip-folėse tė Plavės, Gucisė, Shkodrės dhe Alpeve tė Shqipėrisė sė veriut deri poshtė nė lumin Drin. Poeti mallkon tė gjithė ata qė nėnshkruajnė dhėnien e kėtyre territoreve dhe parathotė fatkeqėsi pėr pushtuesit malazezė. Princi i ngazėlluar kthehet nė Cetinė dhe urdhėron Pal Milanin tė marshojė mbi Shqipėri me pesė batalione. Milani shpreh droje, por princi pėrgjigjet duke u tallur me tė.


Kėnga VIII - Ali Pasha i Gucķs:

Ali pashė Gucia niset mė tė aguar, duke i lėnė lamtumirėn nėnės dhe sė shoqes. Rrugės nėpėr male, ulet nėn njė lis pėr tė pushuar dhe takon aty orėn. Ajo i qorton shqiptarėt pėr mungesė patriotizmi dhe i thotė Aliut tė mos harrojė se ē'i ka dhėnė vendi i tij: hije, ujė gurrash, livadhe pranverore. Ai betohet mbi gurin e varrit se nuk do ta kursejė as veten e as tė birin pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Me njė bisk rozmarine, ora i fal atij fuqi magjike pėr tė shkulur pemė e pėr t'i mbjellė prapė.


Kėnga IX - Lidhja e Prizrendit:

Ndėrkohė qė dielli ngrihet mbi majėn e Cukalit, zanat dhe orėt janė mbledhur pėr t'u kėshilluar pėr ngjarjet e Prizrenit, ashtu si perėnditė dhe perėndeshat e Olimpit bisedonin pėr rrjedhat e Luftės Trojane. Vendin e nderit nuk e ka zėnė Agamemnoni, por Ali pashė Gucia. Nga bjeshkėt ato vrojtojnė ngjarjet dhe numėrojnė pjesėmarrėsit e Lidhjes tė mbledhur nė Prizren mė 1878. Abdyl Frashėri dhe patriotė tė tjerė shqiptarė i drejtohen Lidhjes me fjalė tė zjarrta dhe marrin vendim t'i shkruajnė letėr Kongresit tė Berlinit pėr tė shprehur kundėrshtimin ndaj planeve sllave nė dėm tė tokave tė tyre.

"Shkrepi dielli buzės s'Cukalit,
Eja e t'kndojm, oj Zāna e malit,
Eja e t'kndojm mė Lahutė t'Malcķs,
Si at Krenėt e Shqyptarķs
Nė Prizrend na janė bashkue,
Per me folė, me bisedue,
Shqyptarķn se si m'e pshtue
Prej ēapojve t'Malit t'Zķ,
Qi kį dyndun top e ushtrķ,
Me hī n'Plavė, me hī n'Gucķ,
Me marrė Shkodren me Malcķ,
Dér ku dįn vendi me Drī;
Pse, po thonė, Mbreti i Stambollės
Dorė i dhānka Knjaz Nikollės
Me ndezė zjarm aj m'votra t'ona,
Me ngį qét aj n'ara t'ona,
Me bā dru n'zabele t'ona,
E me grį e me vasha t'ona
Me luejtė Shkjau harushė nder né,
Thue se s'kį Shqyptarė mbķ dhé."


Kėnga X - Mehmet Ali Pasha

Telegramet sjellin lajmin se Sulltani ka caktuar njė pasha tjetėr. Nė Gjakovė, krerėt e malėsisė shqiptare mblidhen nė shtėpinė e Abdullah Drenit pėr tė takuar tė dėrguarin e ri. Mehmet Ali pasha i pėrshėndet krerėt me ngrohtėsi dhe shtrėngohet tė rrėfejė se Sulltani ka vendosur t'i lėshojė pe princ Nikollės. Shqiptarėt revoltohen kurse Mehmet Ali pasha i zė e i burgos. Miqtė dhe tė afėrmit e pengjeve i kėrkojnė Abdulla Drenit t'ua dorėzojė pashėn. Sipas kanunit tė rreptė tė mikpritjes shqiptare, Abdulla Dreni natyrisht nuk mund t'u dorėzojė mikun, kėshtuqė shtėpinė e marrin me sulm. Pasha dhe njė numėr nga paria e shqiptarėve vriten. Poeti ankohet se, edhe kėsaj radhe, shqiptarėt luftojnė me njėri tjetrin pėr shkak tė turqve. Krerėt shqiptarė i dėrgojnė Sulltanit njė letėr qė t'u sjellė njė pashė tjetėr. Ata janė betuar tė mos pranojnė kurrė tė jetojnė nėn sundimin e princ Nikollės tė Malit tė Zi.



Lahuta e Malcis - Permbajtje - Kėnget XI - XV
Kėnga XI - Lugati:

Princ Nikolla po kalon njė mbrėmje tė qetė nė sarajet nė Cetinė me tė shoqen, Milenėn, duke u mburrur pėr heroizmin e tij nė tė kaluarėn e pėr bėmat e mėdha qė e prisnin. Milena i thotė tė mos e marrė me aq vrull. Ajo i jep verė, duhan dhe gėshtenja tė pjekura para se tė bien pėr tė fjetur. Gjen ēastin dhe i thotė se fėmijėt kishin frikė tė binin nė shtrat ngaqė u kishte dalė lugati njė natė mė parė. Princ Nikolla e quan besimin nė lugetėr e fantazma gjepur kalamajsh. Pas gotės sė fundit tė verės dhe llullės sė fundit me duhan, princi bie pėr tė fjetur. Natėn i del njė lugat. Ėshtė hija e Mehmet Ali pashės sė vrarė, qė i rrėfen pėr vdekjen e tij nė duart e shqiptarėve dhe qė e kėshillon tė marrė nė dorė malėsinė e tyre. Hija zhduket, siē na thotė poeti: "tue lānė mbrapa nji qelbsinė qi dér vonė u ndie n' Cetinė." Princi hidhet nga shtrati, thėrret gjeneralin e tij Mark Milanin dhe e urdhėron tė prijė forcat malazeze drejt Shqipėrisė.


Kėnga XII - Marash Uci
Kjo kėngė qe e para nga Lahuta e malcķs qė u botua, dhe pėrmban mjaft vargje tė spikatur. Ajo sillet rreth figurės sė Marash Ucit, dikur luftėtar trim i Sulltanit, kurse tani njė bari i moshuar, i urtė e plot pėrvojė. Kėnga fillon kėshtu:

"Te nji mriz, te nji lejthķ
Kishin ndollun tre barķ,
Dy me dhen e nji me dhķ,
Njāni plak e dy tė rķ:
Marash Uci e t'bijt e Calit,
Dy djelm t'letė si shpezt e malit."

Lart nė bjeshkė, Marash Uci kėshillon barinjtė e rinj tė ruajnė traditat burrėrore tė kulturės sė tyre fisnore dhe gjithmonė tė mbajnė besėn. Pastaj ai kalon nga mali nė mal e shkon te Ēun Mula, bajraktari i Hotit, dhe i bėn thirrje tė mbledhė krerėt nė kishėn e Shėn Gjonit nė Brigje.


Kėnga XIII - Te kisha e Shnjonit:

Krerėt e bajrakut tė Hotit janė mbledhur nė kishėn e Shėn Gjonit. Ēun Mula e hap kuvendin dhe aty Marash Uci mban njė fjalė tė gjatė e prekėse pėr marrėdhėniet e vėshtira tė Shqipėrisė me turqit, pėr autonominė fisnore e pėr Kanunin e lashtė tė Lekė Dukagjinit. Tani punėt kanė ndryshuar, shton ai. Evropa, kurva e motit, i ka tradhtuar shqiptarėt, qė kur Kongresi i Berlinit i dha princit tė Malit tė Zi tokat e Hotit, Grudės, Plavės dhe Gucisė.

"Uh! Europė, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besės e Zotit,
Po a ky ā sheji i gjytetnķs:
Me dį token e Shqypnķs
Per me mbajtė klysht e Rusķs?"

Krerėt e fisit vendosin tė shkojnė nė luftė pėr tė mbrojtur malėsinė, me Ēun Mulėn komandant. Tė gjithė burrat e bajrakut, tė rinj e pleq, rrėmbejnė armėt, duke lėnė shtėpitė, arat dhe bagėtinė nėn kujdesin e grave.


Kėnga XIV - Te ura e Rrzhanicės:
Riza Pasha, komandanti turk i kalasė nė Shkodėr, hedh vėshtrimin nga veriu dhe sheh se mjegulla ka mbuluar liqenin. Nuk ėshtė mjegull, i thotė myftiu, por tymi i barotit nė pėrleshjet e pėrgjakshme midis forcave malazeze nėn komandėn e Mark Milanit dhe malėsorėve tė Grudės e tė Hotit. Poeti thėrret zanat pėr tė marrė vesh numrin e trupave sllave, tė cilat pastaj radhiten nė njė mėnyrė homerike. Dymijė e shtatėqind trupa malazeze ngjishen nė Urėn e Rrzhanicės pėrballė njėzet malėsorėve dhe njėzet pushkėve, e ndėr ta janė Halil Haka e Palokė Gjoka. Beteja qė pason pėrshkruhet nė tė gjitha imtėsitė e veta heroike, derisa sllavėt munden dhe Mark Milani detyrohet t'ia mbathė me tė katra.


Kėnga XV - Kasneci:
Njė sorrė ogurzezė ulet e zė vend nė pullaz tė pallatit nė Cetinė ndėrkohė qė arrin lajmėtari me lajmin se ushtria malazeze ėshtė mundur dhe malėsorėt kanė ndėrmend tė hyjnė nė Mal tė Zi.

Robert Elsie: Historia e Letėrsisė Shqiptare



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


#21

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi