Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Ismail Kadare

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:43

Tė Huaj Jemi--I. KADARE

Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė.

Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.

Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:44

Ti dhe Hėna--I. KADARE

Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
Dola fushės tė bredh kuturu
Retė shtuhen me vrap pa reshtur
Hėna duket aty-kėtu

Porsi retė mendimet e mia
Po mė shtyhen ndėr mend mė shpesh
dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
si kjo hėnė qė duket mes resh.

Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
do tė mbeten pa tė kurse ti
nė ėndėrrimet e mia pėrjetė
perėndim s'do tė kesh kurrsesi



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:44

Ti ishe pėr Mua--I. KADARE

Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s'e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T'i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.

Vetėm nė ėndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:45

Ti qave--I. KADARE

Ti qave dhe mė the me zė tė ulėt
Se unė tė trajtoja si prostitutė.
Athere lotėve tė tu s'ua vura veshin
Tė desha, pa e ditur se tė desha.

Veē njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk,
Athere kuptova ē'kisha humbur,
Ē'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Mė rrezėllinte si smerald mėrzija,
Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re...
Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qč.

Se ish i tillė ky koleksion bizhush
Qė dritė e terr lėshonte njėkohėsisht,
Qė njėqindfish etjen pėr jetėn shtonte,
Por dhe qė vdekjen ndillte njėqindfish.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:46

Ti ishe pėr Mua--I. KADARE

Unė pashė lulet e para
qė ēelen kudo pėrmbi dhe
Pashė zogjtė e parė shtegtarė
q'u kthyen sėrishmi tek ne

Nė brigje, nė kopshte, nė ara
gjithēka ėshtė e parė, gjithēka
Ndėrmend dashuria e parė
ato kur i pashė mė rą.

Do vyshken tė gjitha tė parat
dhe prap do kthehen ato
pėrveē dashurisė sė parė
as vyshket, as kthehet ajo...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:47

Varri--I. KADARE


Jashtė ngrenė, piramidėn e turpit
Me ulėrima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unė i mbylla trishtueshėm,
Tė mos hyjė zhurmė e tokės, pluhuri i saj.

Shkretėtirė grimcash, parrullash.
Saharė plenumesh. Tė kėrcet
Nė dhėmbė kuarci i frazave,
Tė vdekura qysh nga viti '40.

Jashtė ngrenė piramidėn e turpit
Tė murtajės, tė hoxhės sė zi.
Ndėrsa unė pranė oxhakut tė studios
i vetėm mbi varrin e tij.

I thellė ky varr duhet tė jetė
Qė piramidėn ta gėlltisė krejt,
Qė prej gropės sė tij tė mos dalė
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e gėrmo ditė e natė
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihės do ta nderroja
Prej kohėsh emrin poet.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:51

Kronikė nė Gur (fragment)
nga kronika:


Ndėrsa Japonia pėrgatitet t'i bjerė Indisė dhe Australisė. Gjyq. Pėrmbarim. Pronė. Thirret nė gjyq pėr mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plaēkave tė shtėpisė sė L.Xuanos bėhet tė dielėn. U lėshuan fletarrestimi pėr plakat H.Z. dhe C.V tė cilat akuzohen se kanė bėrė magji . Lajmėroj lexuesit se shkaku qė numri i kaluar i gazetės doli i dobėt dhe me gabime ishte se kam qenė sėmurė nga stomaku. Kryeredaktori. Pėrjashtohen nga gjimnazi elementė tė tjerė turbullues. Na kanė ardhur njė numėr ankesash nga prindėrit pėr mėsuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi ėshtė me tė vėrtetė i babitshėm. Gjatė mėsimit tė anatomisė ky njeri ther mace nė sytė e nxėnėsve, duke tmerruar kalamajtė e shkretė. Herėn e fundit majia e masakruar i shpėtoķ nga duart dhe u hodh sipėr bankave tė nxėnėsve me zorrėt pėrjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza e pronarit tė nderuar tė fabrikės sė lėkurėve Mak Karllasbit, u nis dje pėr nė Itali. Pėrfitojmė nga ky rast pėr tė dhėnė orarin e nisjes sė vaporėve tė linjės Durrės-Bari. Adresat e mamive tė qytetit. Ēmimi i bukės. Lajmėrime lindjesh, martesash, vdekjesh.

- Je dobėsuar, - tha gjyshja, - Duhet tė shkosh ca ditė te babazoti.
Mė pėlqente shumė tė shkoja mysafir te babazoti (kėshtu e thėrrisnim gjyshin nga ana e nėnės). Mė pėlqente, se atje vendi ishte mė i qeshur dhe mė i butė dhe kryesorja se atje nuk kishte uri si nė shtėpinė tonė. Nė shtėpinė tonė tė madhe, ndoshta nga shkaku i korridoreve, hajateve, musėndrave e kuberave, uria ndihej edhe mė shumė. Veē kėsaj lagja jonė ishte bojė hiri, me shtėpi tė dendura, pothuaj tė ngjitura me njėra-tjetrėn. Kėtu ēdo gjė ishte e pėrcaktuar, e ngulur njėherė e pėrgjithmonė, qindra vjet mė parė. Rrugėt, kthesat, qoshet, pragjet e shtėpive, shtyllat e telefonit dhe gjithēka tjetėr ishin si tė derdhura nė gur, nė largėsi tė pėrcaktuara me centimetra nga njėra-tjetra. Kurse te babazoti ēdo gjė ishte e butė dhe e ndryshme. Atje rrugėt dhe rrugicat bėnin sikur harronin vendin nga kalonin njė javė mė parė dhe qetė-qetė e pa bujė zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta. Kjo ndodhte, sepse atje asgjė nuk ishte shtruar me kalldrėm, por me tokė tė shkrifėt. Veē kėsaj, toka kėtu ishte e rrėshqitshme. Kėtu vendi ishte si njeriu: shėndoshej, dobėsohei, zbukurohej, vrenjtej, shėmtohej, sipas ndėrrimit tė stinėve. Kurse lagjja jonė ishte pothuaj indiferente ndaj kėtij ndėrrimi.
Nė pjesėn veriore tė lagjes kalonte rruga e kalasė, qė lidhte lagjet e sipėrme tė qytetit me qendrėn. Rruga ishte shumė lart nė krahasim me nivelin e ēatisė sė dy shtėpive tė vetme tė lagjes dhe njėherė njė kamion qė u rrėzua, dėmtoi rėndė hajatin e shtėpisė sė babazotit. Nganjėherė qėllonte qė rrėzohej ndonjė i pirė dhe ēatia pikonte njė javė rresht. Po kėto ishin gjėra tė rralla. Rruga kishte kalimtarė tė paktė dhe herė pas here njė i vetmuar, i panjohur kėndonte me sa zė qė kishte nė pisk tė vapės, tek kthehej nga pazari:

Shtatė sahati i natės
Tė shkova te porta.
Zėrin ta dėgjova, Meri
Thoshe "mė dhemb koka".

Njė Merjemeje i dhembte koka vazhdimisht nė orėn shtatė tė mbrėmjes dhe ajo ankohej pėr kėtė gjė. Ishte e thjeshtė, megjithatė mė pėlqente shumė kjo kėngė. Njė kėngė tė tillė s'do tė guxonte ta kėndonte askush nė lagjen tonė. Po tė ndodhte kjo gjė, do tė hapeshin pėrnjėherėsh me dhjetėra dritare, gratė dhe plakat do tė shkulnin faqet e do tė mallkonin dhe mė nė fund dikush do t'i hidhte ujė guximtarit. Kurse kėtu hapėsira ishte e gjerė dhe e shkretė dhe mund ta ngrije zėrin gjer nė kupė tė qiellit dhe prapė hapėsira, nuk mbushej prej tij. S'ishte gjė e rastit qė i panjohuri, porsa dilte nė krye tė rrugės, ia merrte kėsaj kėnge. Ai me siguri e bluante atė nė kokė gjithė ditėn, nė pazar, nė kafene, nė qendėr tė qytetit dhe me siguri mezi ē'priste sa tė dilte te kjo humbėtirė pėr ta lėshuar zėrin sa kishte nė kokė.

Nė kėtė lagje ishin tė bukura dhe tė pangjashme me asgjė sidomos mbrėmjet. Kur dėgjoja njerėzit qė thoshin "mirėmbrėma!", menjėherė mė shkonte mendja tek oborri i shtėpisė sė babazotit, ku jevgjit, qė banonin nė odajashtėn e shtėpisė, i binin violinės, ndėrsa babazoti rrinte nė shezlong dhe thithte ēibukun e tij tė madh e tė zi. jevgjit, prej kohėsh, nuk kishin me se ta paguanin qiranė e odajashtės dhe, me sa duket, kėto koncerte nė netėt e verės plotėsonin deri--diku detyrimin qė ata kishin ndaj babazotit.
- Babazot, mė dridh edhe mua njė cigare, - i thosha me zė lutės dhe ai, pa mė folur fare, dridhte njė cigare tė hollė, ma ndizte dhe ma jepte. Unė ulesha pranė tij dhe thithja me qejf tė madh duhanin, pa u trubulluar nga shenjat kėrcėnuese qė mė bėnin tezet dhe dajat nga gjysmerrėsira.

Mendoja se nuk ka lumturi mė tė madhe nė botė sesa, pasi tė kesh ngrėnė shumė, shumė, tė pish duhan dhe tė dėgjosh jevgjit, qė i bien violinės, duke i mbyllur sytė pėrgjysmė, ashtu si babazoti.
Ah, sa tė rritem, mendoja, tė blej njė ēibuk tė madh e tė zi qė tė lėshojė tymin duman, tė lė mjekėr si tė babazotit, dhe tė lexoj gjithė ditėn qitape tė trasha, shtrirė nė shezlong.
- Babazot, - i thosha me zė tė zvargur, sikur tė isha nė ėndėrr, a do tė mė mėsosh edhe mua turqisht?
- Do tė tė mėsoj, - mė pėrgjigjej ai. - Sa tė rritesh dhe ca dhe do tė tė mėsoj.
Zėri i tij ishte i trashė dhe nanuritės dhe unė, i mbėshtetur pas shezlongut tė tij, ėndėrroja magjinė e duhanit dhe mundohesha tė llogarisja me mendjen time se sa duhan do tė mė duhej pėr tė pirė gjatė shumė vjetėve dhe sa qitape do tė mė duheshin pėr tė lexuar, gjersa tė mė vinte koha pėr tė vdekur.
Tė gjitha kėto po mė vinin ndėr mend nė njė mėnyrė krejt tė parregullt, ndėrsa po lija prapa shtėpinė e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtėpi qė ngrihej rrėzė kalasė, dhe po zbrisja tatėpjetė bokėrimave, nėpėr rrugėn e ngushtė, qė pėrsėri kishte lėvizur. Copėra kujtimesh, gjysma frazash apo fjalėsh, bishta ngjarjesh tė parėndėsishme, ndėrprisnin njėra-tjetrėn, shtyheshin, kapeshin pėr veshi apo pėr hunde me njė gjallėri qė shtohej bashkė me shpejtėsinė e hapave tė mi.

Ja dhe shtėpia e Suzanės. Porsa tė merrte vesh qė kisha ardhur, ajo do tė dilte me vrap dhe do tė vėrtitej rreth shtėpisė sė babazotit gjersa tė mė takonte. Nė vėrtitjen e saj kishte diēka prej fluture dhe prej lejleku njėkohėsisht. Ajo ishte mė e madhė se unė, e hollė, me flokė tė gjatė, qė i krihte vazhdimisht nė mėnyra tė ndryshme dhe tė gjithė thoshin se qe e bukur. Pėrveē asaj nė lagjen e babazotit nuk kishte asnjė vajzė apo djalė tjetėr tė vogėl. Prandaj Suzana gjithmonė priste me padurim ardhjen time. Ajo thoshte se mėrzitej shumė midis tė mėdhenjve. Ajo mėrzitej nė shtėpi duke qėndisur, mėrzitej te ēezma dhe mėrzitej kur hante bukė. Ajo mėrzitej nė mesditė, mėrzitej nė mbrėmje, bile dhe nė mėngjes. Me njė fjalė mėrzitej jashtėzakonisht. Kėtė fjalė ajo e pėlqente shumė dhe e nxirrte nga goja me njė kujdes tė veēantė, sikur kishte frikė se mos e lėndonte padashur me dhėmbė apo me gjuhė...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:52

Pėrbindėshi (fragment)

"Ti ke frikė?", i tha ai.
"S'di si tė them", tha ajo. "Kur e pashė pėr herė tė parė kėtė kalė, njė zė i brendshėm mė tha: "Ky ėshtė kali yt i dasmės, Helenė. Ky kalė ka ardhur pėr ty".
"Po ti e di qė s'ėshtė ashtu. Ti e di qė ky kalė erdhi kėtu pėr tė gjithė ne".
" Nė fatkeqėsinė e pėrgjithshme unė kam pjesėn time", tha ajo. "Nganjėherė trembem", vazhdoi me zė tė ulėt. " Trembem sidomos natėn. Mė duket sikur, atje larg nė fushė, ai fillon papritur tė lėvizė dhe tė avitet ngadalė nėn dritėn e hėnės me ato gjymtyrėt e tij tė ngathta vigane. Stuk-Stuk-Stuk, dėgjohen patkonjtė e tij prej druri".
"Sa budallaqe bėhesh", i tha ai duke qeshur. "S'bėn mirė qė e ushqen fantazinė me gjepura tė tilla".
Helena psherėtiu.
"Ata duan tė mė marrin mua mbrapsht", tha ajo. "Tė mė heqin kėndej, duke mė zvaritur pėr flokėsh".
"Mjaft, Helenė".
"Ti vetė the se nė atė Kalė tė Drunjtė ėshtė fshehur, midis tė tjerėve, edhe ish-i fejuari im".
"Atje ėshtė gjithė vjetėrsia e botės".
"E pra. Pandaj, nganjėherė, mė duket se ai ėshtė kali im, qė kėrkon tė mė marrė".
"Mjaft, Helenė. Ky kalė nuk do tė lėvizė kurrė asnjė hap. Do tė kalbet e do tė rrėnohet nė atė vend ku u ngrit. Sepse ai ėshtė njė kalė prej druri dhe njė kalė prej druri nuk mund tė lėvizė kurrė vetė".
"Mund ta tėrheqin", tha ajo.
"Ky rrezik ishte nė fillim, atėherė kur njerėzit mund tė gėnjeheshin, tė tėrhiqeshin nga pamja e tij. Por kjo tashmė kaloi."
"Por ndoshta do tė vijnė tė tjerė njerėz, njė tjetėr brez qė do t'i pėlqejė ta tėrheqin kalin nė qytet. Ē'do tė ndodhė atėherė?". " Ēdo brez pėrgjigjet kryesisht pėr fatin e tij dhe pastaj tė pasardhėsve tė tij.
"Kurse ne... Oh, njė piesė e jetės sonė do tė kalojė me tė, pėr tė mos thėnė e gjitha. Sa keq qė ai u shfaq tamam tani, nė kohėn e njohjes sonė".
"Helenė, unė ta kam thėnė... Kali do tė kalbet aty nė fushė".
"Po nė qoftė se kjo vazhdon gjatė? Nė qoftė se ai, me kalimin e viteve, bėhet pjesė e pandarė e horizontit, aq sa tė vijė njė ditė e ne tė mos e kuptojmė dot horizontin pa tė? Ai do t'i shtypte e do t'i bėnte petė shpirtrat tanė".
"Ai do tė rrėnohet pa arritur ajo ditė".
"Do tė rrėnohet... Por kur do tė ndodhė kjo?
Mos do tė thuash pas tri-katėr dekadash, atėherė kur ne do tė jemi plakur dhe kohėn mė tė bukur tė jetės ta kemi kaluar nėn terrorizimin e kėtij pėrbindėshi? Sa keq qė ai u shfaq pikėrisht tani"
"Ndoshta po tė mos qe shfaqur ai, ne tė dy nuk do tė ishim njohur".
Ajo ktheu kokėn, duke kėrkuar sytė e tij
"A s'kam tė drejtė?", tha ai.
Ajo i vuri kokėn nė sup. Frymėmarrja e saj ishte e qetė. Herė-herė atij i dukej se brenda saj mezi ndihej njė frymėmarrje tjetėr, mė e largėt.
Befas ajo ktheu fytyrėn nga ai. Sytė e saj duhej tė ishin fare pranė, pothuajse ngjitur me sytė e tij si pėr ta kaluar pa humbje gjithēka.
"E sikur e gjithė kjo tė mos jetė e vėrtetė?" tha me zė tė akullt.
" Ēfarė? ē'gjė tė mos jetė e vėrtetė?", pyeti Genti.
"Gjithēka qė na rrethon: Kali i Drunjtė, acarimi, rreziku. Sikur tė gjitha kėto tė jenė tė shpikura?"
"Tė shpikura nga kush?", pyeti ai me zė tė butė.
"Nuk e di", u pėrgjigj ajo nervoze. "Nuk e di as vetė. Ndoshta po flas marrėzira".
Ai ia lėmoi flokėt qetėsisht, duke u pėrpjekur t'ia mbėshtesė kokėn te supi i tij.
"Ti mė ke thėnė se tė vjetrit dyshonin shpesh pėr pamjet qė kishin pėrpara. Madje, e mbaj mend, mė ke treguar se qe dyshuar pikėrisht edhe pėr Helenėn".
"Ah, po. Ka njė motiv tė tillė tė poetit tė vjetėr: qė nė Trojė s'kishte mbėrritur Helena, por shėmbėlltyra e saj".
"Pikėrisht".
"Por kjo mund tė shpjegohet njėfarėsoj", vazhdoi ai. "Grekėt e kishin kėrkuar tė ikurėn disa herė, pėrpara se Paridi tė mbėrrinte bashkė me tė nė Trojė. Ngaqė kishte frikė nga i ati mbret, pėr proēkėn qė kishte bėrė, Paridi qe vėrtitur njė kohė tė gjatė andej-kėndej me Helenėn". - Ndėrsa fliste, atij iu kujtuan dy ditėt e tyre nė hotelin e trishtė provincial, nė kohėn qė babai i Gentit kishte marrė ndėrkaq telegramin e parė kėrcėnues. - "Ishte e kuptueshme qė tė dėrguarve grekė, tė cilėt kėrkonin kthimin e mbretėreshės sė ikur, trojanėt t'u pėrgjigjeshin madje, tepėr sinqerisht: A jeni nė vete, apo shikoni ėndrra me sy hapur?! Nuk ka mbėrritur asnjė Helenė kėtu, veē nė ka ardhur hija e saj."
Ajo qeshi.
"Nuk m'i ke thėnė ndonjėherė kėto hollėsi. E pastaj?"
"Pastai Helena mbėrriti vėrtet. Por thashethemet pėr tė, qėnė pėrhapur ndėrkaq kaq shumė (nė mejhane trojanėt e thjeshtė shumė herė do tė kenė folur me njėri-tjetrin. More, flitet se princi ynė ka rrėmbyer njė mbretėreshė greke, tė jetė e vėrtetė thua? Profka, do tė jetė pėrgjigjur tjetri, shpifje dashakeqėse nga ata qė duan tė hedhin baltė kundėr shtetit!), pra kjo bisedė ishte bėrė kaq shumė, saqė edhe kur Helena erdhi vėrtet, diēka nga shija e mėparshme mbeti".
"Zbavitėse", tha ajo. Pastaj psherėtiu. "Nė gjithė ngjarjet e vjetra ka gjithmonė njė anė tė kėndshme. Veē kur dėgjoj pėr Kalin prej Druri, unė ngrij e gjitha. Atje mbaron ēdo dritė dhe nis tmerri. Ndėrsa ti fllsje pak mė parė, unė mendoja: nga ē'zona tė pashpresa kishte dalė vallė ai kali i zi?"
Ai vazhdonte t'i pėrkėdhelte flokėt, kurse nė sy rrekej tė gjente njollėn e errėt nė horizont.

Pėrse i le gėrtnadhat e Lionit, ē'kėrkon qė midis kohėrave tė tjera endesh si sonambul? S'tė mjaftuan zjarret, tempujt, klithmat e Trojės?
Pėrbindėsh! Me mish qytetesh u mėsove.
I kishte lexuar gjėkundi kėto vargje apo ato ishin krijuar vetvetiu nė ndėrgjegjen e tij, si shtresa e myshkut nė faqen e njė muri?
"Jo, Helenė, tha ai. Nga asnjė mit dhe nga asnjė gropė kohėrash nuk doli ky kalė. Ai u poll nė kohėn tonė, vetėm formėn e huajti andej, sepse format janė zakonisht ato qė merren hua".
"U bė shumė vonė", tha ajo.
- U bė vonė, - tha Lena. - Rojtari i konviktit pėrsėri do tė bėjė fjalė. Eja tė ikim.
U ngritėn nga stoli, dolėn gjer te xhadeja dhe ecėn tė pėrqafuar. Tani i kishin kthyer shpinėn fushės dhe hijet e tyre tė sajuara nga hėna zgjateshin e lodronin tutje nė asfaltin e zi, sikur tė mos kishin asnjė lidhje me ta.
Kur hynė nė qytet, rrugėt ishin fare tė boshatisura. Njė polic, mbėshtjellė me mushama tė zezė, pinte cigare pėrpara portės sė njė arnbasade. Diku thellė, nga ca rrugė anėsore, dėgjoheshin zėra.
- Po dalin fshesaxhlnjtė, - tha ai. - Me siguri ėshtė mesnatė.
Mė tutje, njė grup i vogėl njerėzish, qė ndoshta ktheheshin nga ndonjė darkė, po ndaheshin me njėri-tjetrin gėzueshėm. Qysh tani Gent Ruvina po mendonte frazat e para tė kapitullit tė ri tė librit, dhe tė giitha ato, kushedi pse, ndoshta pėr arsye tė zėrave tė fshesaxhjnjve apo darkėtarėve qė po ndaheshin, kishin brenda tyre fjalė tė tķlla si "Natėn e mirė" ose "Mirėmbrėma", apo formula pėrshėndetjeje tė ngjashme.
-----------------------------------
Fjalori i figurave tė grave nė veprėn e Kadaresė mund tė pėrmblidhet me dy fjalė: midis Helenės dhe Penelopės. Nė kuptimin pėrtej-simbolik kjo do tė thotė: midis kultit tė bukurisė dhe tė aventurės, tė shprehur nė mitin e Helenės, dhe kultit tė devotshmėrisė, tė besnikėrisė dhe tė pritjes sė rikthimit, qė shprehet nė mitin e Penelopės.
Kėto dy mite e kulte qysh nė antikitet qėndrojnė pėrkrah njėri-tjetrit, sikurse kulti i Akilit dhe ai i Odiseut, gjegjėsisht si kulte tė fuqisė sė shpatės dhe tė mendjes.
Midis kultit tė Helenės dhe atij tė Penelopės nė veprėn e Kadaresė gjendet njė galeri e tėrė personazhesh gra, qė plotėsojnė gjithė spektrin, ndonėse ky spektėr rnbetet po aq fluid sa nė harkun e njė ylberi.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:53

Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndėrrave (fragment)

Nėpunėsit e tė gjithė sektorėve pa pėrjashtim, por sidomos ata tė Seleksionimit, dridheshin nga fjala "verifikim". I kishin treguar se qėllonte shpesh qė ėndėrrparėsi, me tė dėgjuar ndonjė ngjarje reale, dėrgonte letėr nė Tabir Saraj, duke pretenduar profetizimin e ngjarjes me anė tė ėndrrės sė tij. Atėherė kėrkohej ėndrra, gjendej me anė tė numrit tė regjistrimit tė saj nė Recepsion, nxirrej nga Arkivi dhe, nė qoftė se ajo ishte vėrtet ashtu, kėrkoheshin fajtorėt qė ajo s'qe marrė parasysh. Fajtorė mund tė ishin interpretuesit, qė nuk e kishin zbėrthyer drejt kuptimin e sinjalit, po mund tė ishin seleksionuesit, qė e kishin nxjerrė ėndrrėn tė pavlefshme dhe nė kėtė rast faji i tyre quhej edhe mė i rėndė, sepse gabimi i interpretuesit, qė nuk arriti ta shpjegonte drejt sinjalin, ishte mė i falshėm nė krahasim me gabimin e seleksionuesit, qė nuk gjeti nė ėndėrr asnjė sinjal.
Punė e mallkuar, tha me vete Ebu Qerimi, i habitur edhe vetė nga ky gast rebelimi i ndėrgjegjes sė tij. Megjithatė, nė dreq tė vente. Ai shkroi fjalėn "e pavlefshme" mbi njėrėn nga fletėt, por te tjetra pėrsėri u step. Padashur, ngaqė s'dinte ē'tė bėnte me atė fletė qė i mbeti nė dorė, nisi tė rilexonte tekstin e shkruar nė tė: "Njė shesh i braktisur, pranė kėmbės sė njė ure; njė lloi djerrine nga ato ku hedhin mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, copėrave tė thyera tė lavamanėve njė vegėl e vjetėr muzikore, e paparė ndonjėherė, qė binte vetvetiu midis asaj shkretie, dhe njė dem, i egėrsuar, siē duket, prej tingullit tė asaj vegle, shkrofėtinte te kėmba e urės."

Punė artistėsh, tha me vete Ebu Qerimi, ndonjė muzikant i pakėnaqur, i mbetur pa punė. Ai nisi tė shėnonte fjalėn "e pavlefshme" sipėr fletės. Kishte shkruar vetėm "e pa", kur sytė i shkuan te rreshtat e parė qė i kishte kapėrcyer dhe ku shėnohej emri i njeriut qė kishte parė ėndrrėn, data dhe profesioni i tij. Pėr ēudi , i zoti i ėndrrės nuk ishte muzikant, po shitės lulelakrash, nga kryeqyteti. Ē'mė polli, tha me vete Ebu Qerimi, pa i hequr sytė nga fleta. Tė dilte njė bakall i mallkuar dhe tė ngatėrronte mendjen! Ishte dhe nga kryeqyteti dhe e kishte lehtė tė ankohej. Ebu Qerimi i shoi me kujdes shkronjat e shkruara sipėr fletės dhe e kaloi ėndrrėn nė tė vlefshme. Idiot, murmuriti edhe njė herė me vere, duke e vėshtruar pėr herė tė fundit me bisht tė syrit fletėn e ėndrrės, sia vėshtrohet nieriu qė i bėhet njė favor pa e merituar. Ngieu penėn nė bojė dhe, pa i lexuar pėr sė dyti, shkroi fjalėn "e pavlefshme" mbi disa fletė tė tjera. Kur vrulli i zemėrimit i ra, e frenoi prapė veten. I kishin mbetur akoma edhe tetė ėndrra, nga ato qė nė shikimin e parė i kishin nxjerrė si tė pavlefshme. I pa me qetėsi, njė nga njė, dhe, me pėrjashtim tė njėrės qė e kaloi nė tė vlefshme, tė tjerat i la aty ku ishin. Duhej tė ishte tepėr i trashė qė tė mos kuptoje nė to sherret nė familje, kapsllėkun apo mungesėn e grave.
Orari zyrtar s'po mbaronte qė s'po mbaronte. Megjithėse i dhimbnin sytė, Ebu Qerimi tėrhoqi disa fletė nga dosja e ėndrrave tė papėrpunuara dhe i vuri pėrpara. Kishte pėrshtypjen se lodhej mė shumė duke bėrė sikur lexonte, sesa po tė lexonte vėrtet. Zgjodhi ato fietė qė i kishin tekste mė tė shkurtra dhe, pa e parė fare adresuesin lexoi njėrėn prej tyre: "Njė mace e zezė kishte kapur nė gojė hėnėn dhe po vraponte e
ndjekur nga turma. Gjithė udhės nga ikte, dukeshin gjurmėt e hėnės sė plagosur"
Ja kjo ishte vėrtet njė ėndėrr qė ia vlente barra qiranė tė merreshe me tė. Para se ta kalonte te tė vlefshmet Ebu Qerimi e lexoi edhe njė herė. Ishte vėrtet njė ėndėr serioze, me tė cilėn kishte qejf tė merreshe. Ebu Qerimi mendoi se, sidoqoftė, puna e interpretuesve, pavarėsisht se ishte tepėr e vėshtirė dhe delikate, ishte e kėndshme, sidomos kur kishe tė bėje me ėndrra tė tilla. Atij vetė, megjithėse i lodhur, i lindi dėshira tė interpretonte ėndrrėn. Madje kjo gjė s'iu duk aspak e zorshme. Pėrderisa hėna ishte simbol i shtetit e i fesė, kuptohei qė macja e zezė ishte njė forcė armiqėsore qe vepronte kundėr tyre. Njė ėndėrr e tillė i ka tė gjitha shanset pėr t'u shpallur kryeėndėrr, mendoi Ebu Qerimi. Ai shikoi adresuesin. Ishte nga njė qytet i largėt i krahut evropian tė shtetit. Andej edhe ėndrrat vijnė mė tė bukura, mendoi Ebu Qerimi. Ai e lexoi atė pėr tė tretėn herė dhe iu duk akorna mė e bukur dhe me kuptim. Njė gjė e mirė ishte se ėndrra, veē tė tjerash, kishte edhe turmėn, e cila me siguri do ta arrinte macen e zezė pėr t'ia shkėputur hėnėn prej dhėmbėve. Me siguri ajo ka pėr tė pėrfunduar ndonjė ditė si bashėndėrr, tha ai me vete dhe e vėrejti gati me buzėqeshje fletėn e zakonshme ku qe shkruar ėndrra, si njeriu qė sheh njė vajzė tani pėr tani tė zakonshme, por qė ai e di se e pret fati i njė princeshe.
Ebu Qerimi ndjeu pėr ēudi njė lehtėsim. Ai mendoi tė lexonte edhe dy-tri fletė tė tjera, por i la pėrgjysmė, sepse nuk deshi tė prishte pėrshtypjen e mirė tė ėndrrės me hėnė. Ai ktheu kokėn nga xhamat e mėdhenj, pas tė cilėve po binte muzgu. Tani nuk donte tė merrej mė me asgjė. Donte vetėm qė tė mbaronte orari zyrtar. Megjithėse drita sa vente po dobėsohej, kokat e nierėzve vazhdonin tė rrinin tė pėrkulura mbi dosje. Ai ishte gati i sigurt se, edhe sikur tė binte nata dhe terri i pėrjetshėrn, ato koka nuk do tė ngriheshin qė andej, pa rėnė zilja e mbarimit tė punės...

******
Nė librin "Ftesė nė studio" vetė autori e ka shpjeguar shumė qartė synimin e nėpunėsit. Pėrmes tij ai shtresoi (stratifikoi) fajet dhe shkallėt e sundimit tė sė keqes. Katet e Tabir Saraiit dhe nivelet e nėpunėsisė sė tij janė njėsoj si rrathėt e ferrit dantesk. Tė tentosh ngritjen nė kėto nivele do tė thotė tė lakmosh ndėshkimin. Seleksionimi i ėndrrave apo i shpirtrave ėshtė nga simbolikat mė tė goditura qė janė pėrdorur nė traditėn e prozės shqiptare.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:54

Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur (fragment)

Nė hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirė. Ai shkoi nė dhomėn e tij dhe ndėrroi uniformėn. Pastaj zbriti nė holl dhe porositi njė bisedim telefonik me shtėpinė.
Gjenerali, prifti dhe tre shqipėtarėt u ulėn nė njė tavolinė. Ata biseduan pėr gjėra tė ndryshme dhe tė parėndėsishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqėrore. Gjenerali ishte shumė serioz dhe i sjellshėm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha tė kuptonte se ai ishte kryesori, megjithėse prifti fliste mė pak. Ai foli pėr traditat e bukura qė ka krijuar njerėzimi nė lidhje me varrimin e ushtarėve. Pėrmendi grekėt e trojanėt, qė varrosnin njerėzit me aq madhėshti nė pushimet midis luftėrave. Ai ishte shumė entuziast pėr misionin e tij. Do ta kryente shumė mirė kėtė mision tė rėndė dhe tė shenjtė. Mijėra nėna prisnin bijtė e tyre. Ato kishin njėzet e ca vjet qė prisnin. ėshtė e vėrtetė se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetėr, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin tė gjallė bijtė e tyre, por, sidoqoftė, edhe tė vdekurit priten. Ai do t'u ēonte nėnave eshtrat e bijve tė tyre, qė gjeneralėt budallenj nuk ditėn tė udhėhiqnin nė luftė. Ai ishte krenar pėr kėtė. Ai do tė bėnte ēmos.
- Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjallėri. - Mė falni, zotėrinj. - Me hapa tė gjatė dhe madhėshtorė shkoi nė portinerinė e hotelit.

Po aq madhėshtor u kthye. Shkėlqente i tėri. Nė tryezė pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte mė e ngrohtė. Gjenerali pėrsėri dha tė kuptohej se ai ishte kryesori nė kėtė mision, sepse prifti, megjithėse kishte gradėn kolonel, nė kėtė rast ishte vetėm njė pėrfaqėsues shpirtėror. Ai ishte kryesori dhe mund tė hapte ēfarė bisede qė tė donte: pėr konjakėt, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumė mirė nė kėtė sallon hoteli, me kėto perde tė rėnda, me kėtė muzikė tė huaj, bile, mė tepėr se tė huaj. Ai u habit dhe vetė nga i erdhi kėshtu papritur kjo dashuri pėr konfortin, pėr tė gjitha objektet qė shikonte rreth e rrotull nė sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltukėt e rehatshėm e gjer te zhurma e kėndshme qė bėnte makina e ekspresit tė kafes. Mė tepėr se dashuri, ndoshta ishte njė ndjenjė malli e parakohshme pėr diēka qė e ndiente se do ta braktiste pėr njė kohė tė gjatė.

Gjenerali ishte i gėzuar. Shumė i gėzuar. As vetė nuk e dinte pėrse i erdhi kjo valė gėzimi e papritur. Ky ishte gėzimi i udhėtarit qė gjen njė strehė pas njė udhe tė rrezikshme nė mot tė keq. Ajo gota e vogėl e verdhė e konjakut nisi t'i dėbonte pėrherė e mė shumė pamjen e irnosur e kėrcėnuese tė maleve, qė edhe tani nė tavolinė e shqetėsonte herė pas here. "Si njė shpend krenar i vetmuar... " Befas e ndjeu veten tepėr tė fuqishėm. Trupat e dhjetėra mijėra ushtarėve, tė futur nė tokė, pritėn kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi qė t'i ngrinte ara nga balta dhe t'ua kthente prindėrve dhe tė afėrmve. Ai erdhi si njė Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shėnime tė pagabueshme. Gjeneralėt e tjerė i udhėhoqėn kėto kolona tė pafundme ushtarėsh drejt disfatave dhe asgjėsimit, kurse ai erdhi qė t'ua shkėpuste harrimit dhe vdekjes atė diēka qė kishte mbetur prej tyre. Ai do tė endej varrezė mė varrezė, kudo, mbi ish-fushat e luftėtarėve, me qėlllm qė t'i gjente tė gjithė tė zhdukurit dhe tė humburit. Nė luftėn e tij me baltėn nuk do tė njihte disfatė, sepse ai ishte pajisur me forcėn magjike tė statistikave tė pėrpikta.
Ai pėrfaqėsonte njė vend tė madh e tė qytetėruar dhe prandaj puna e tij do tė ishte madhėshtore. Nė punėn e tij kishte diēka nga madhėshtia e grekėve dhe e trojanėve, diēka nga funeralet homerike. O, si do tė mbeteshin me gojė hapur shqiptarėt, qė mbanin kaq shumė ombrella nė duar.
Gjenerali ktheu edhe njė gotė. Dhe qė atė natė e tutje, ēdo ditė, ēdo mbrėmje, atje larg nė vendin e tij, tė gjitha ata qė prisnin, do tė thoshin pėr tė: Ai tani kėrkon. Ne shkojmė nėpėr kinema, nė restorante, nė kafe, ndėrsa ai i bie kryq e tėrthor tokės sė huaj dhe kėrkon. Kėrkon, hap varre. Oh, punė tė rėnda ka, por ai do tė dijė t'ia dalė mbanė. Jo mė kot dėrguan atė. Zoti e ndihmoftė!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:54

Qyteti pa Reklama (kreu XIV)

-Kanė dy ditė qė rrinė gjer natėn vonė, seē kanė, zihen, hahen, djem tė rinj, - tha nėna e Stelės, duke trazuar prushin e mangallit.
Dy motrat shikuan njėra-tjetrėn pa folur. Kur nėna doli jashtė, Diana pyeti:
-Si duket ky mėsuesi i ri?
Stela uli sytė.
-Ku di unė?
-Ai ėshtė simpatik.
-Mua s'mė duket dhe aq. Megjithėse Shpresa e klasės sonė s'e heq nga goja. Si s'ka turp edhe ajo.
-E pse tė ketė turp?
-Ua, po pėr profesorin a mund tė...
Diana qeshi me tė madhe.
-Sa budallaqe bėhesh moj Stelė, eh... - ajo psherėtiu lehtė, duke ia ngulur sytė motrės. Sa e bukur ishte Stela! Tre vjet mė parė, kur Diana iku jashtė shtetit, e la motrėn akoma vajzė pesėmbėdhjetėvjeēare, tė hollė, sikur do thyhej. Kurse tani, duke vėshtruar sytė e saj butėsisht tė errėt, gjinjtė e rrumbullakėt, format e belit dhe tė kėmbėve, qafėn e bardhė, tė lėmuar, ajo thoshte me vete: Jo s'mund tė jetė engjėll Stela. Si i mban gjunjėt dhe si vėshtron. Kėto tre vjet ndarjeje e kishin larguar Dianėn nga e motra. Pastaj, tė dyja kishin ndryshuar shumė. Ja, edhe ajo kur u nis jashtė shtetit ishte sa Stela, veē jo kaq e bukur, megjithatė, simpatike, bile shumė. Ajo atėherė ishte vajzė e paputhur, kurse Stelės i dukej motra e mbėshtjellur me njė vello misterioze, me atė avullin e pėrshkuar nga reflekset e reklamave tė qyteteve tė mėdha jashtė shtetit. Sa kishte treguar Diana atė ditė pėr bulevardet e mėdha, dritat, restorantet, dancingjet. Diana kishte qenė nė ato lokale kishte vallėzuar, kishta dalė pėr krahu me djem. Po sepse i vinte rėndė Stelės qė ta pyeste me hollėsi.
-Po ti? - ja preu mendimet e motra, - a ke ndonjė djalė?
-Jo, - u pėrgjigj Stela.
Ato prapė vėshtruan njėra-tjetrėn nė sy. Sytė e Dianės shkėlqenin si njė dritare kujtimesh, kurse ato tė Stelės qenė tė menduar, tė pėrshkuar nga kureshtja e jetės qė s'e njihte. Sa ishte rritur Stela! Jo, jo, ajo s'ishte aspak engjėll dhe, si pėr tė pohuar kėtė mendim tė fundit tė sė motrės, papritur Stela pyeti:
-Po ti Diana ke shėtitur me djem atje?
-Posi.
-Po ke dashuruar?
-Eh, si tė them. Ndoshta mė ėshtė dukur. Po atje s'ėshtė si kėtu. Ēdo vajzė ka shumė djem dhe ēdo djalė, gjithashtu. Njė herė me njėrin, njė herė me tjetrin... Prit pak, tani do tė tė tregoj. - Diana u ngrit tėrė gjallėri qė, mė nė fund, gjeti njė njeri qė mund t'i tregonte jetėn jashtė shtetit. Ajo hapi njė nga valixhet e saj dhe nxori njė ēantė tė zezė.
-E shikon kėtė? Kėtu janė telefonat e tė njohurve qė kam, sipas emrave. Kėtu janė shėnuar takimet, ja lexo.
Stela u afrua. Ishte njė ditar nė shkruar nė gjuhė tė huaj.
-Po ta pėrkthej. E enjte 14, Roberti nė Metro "Orion". E shtunė 16, Viktori pėrpara kafe "Mjellmės" etj.
Stela nguli sytė mbi ato emra tė shkruara pa kujdes dhe seē ndjeu nė zemėr. Njė fletė e vogėl dhe sa jetė e madhe. Si ishte vallė ajo metro "Orion" apo kafe "Mjellma"? Sigurisht, atje nė metro "Orion" digjeshin drita tė ēuditshme dhe njerėzit vraponin, vraponin. Dhe atje prisnin djem duke pirė cigare. Ata prisnin vajzat e tyre. Ato pastaj vinin dhe ata hidhnin cigaren poshtė. Pėrdhe grumbulloheshin shumė cigare. Djemtė gjithmonė pinė cigare kur presin. Pėr ēdo vajzė kishte aq bishta cigaresh pėr tokė. Pastaj tė gjithė iknin dhe pėrdhe zbardhnin bishtat e cigareve.
-Mė trego dhe fotografi.
-Tani.
Diana hapi njė ēantė tjetėr. Njė grusht zarfesh e fletėsh shkruar nė gjuhė tė huaja. Pastaj fotografitė. Stela i shikoi me rradhė, duke ndjerė nė shpirt njė dhembje tė fshehtė.
-Sa i bukur ky djali!
-Ah, ky mė telefononte gjithmonė nė mesnatė. Mė zgjonte nga gjumi. Sa budalla!
-Po kėtu, ku jeni?
-Nė pyll jashtė qytetit. Na la treni elektrik. Atje kaluam natėn
Stela vėshtronte vjedhurazi tė motrėn. Ajo nuk guxonte tė pyeste, por, mė nė fund, vendosi:
-Diana, po ti... me ndonjėrin prej tyre ke pasur marrėdhėnie tė ngushta?
Tė dyja motrat u vėshtruan prapė sy ndėr sy. Sytė e Dianės kishin njė zjarrmi tė ēuditshme.
-Ti mė pyet jam vajzė apo jo?
Stelės seē iu drodh nė zemėr. Sa e guximshme ishte Diana. Ajo deshi tė pyeste pikėrisht kėtė, por s'mundi as ta mendonte, bile, kaq zhveshur.
-Po, - pohoi me drojtje Stela.
Diana uli pak sytė, duke trazuar mekanikisht fotografitė. Stela u pendua qė pyeti. Por tani ishte vonė. E shkreta Dianė, si i uli sytė.
Diana psherėtiu e lumtur me njė buzėqeshje turpėrisht ironike.
-Jo, unė s'jam vajzė.
Stelės nė ēast iu duk sikur njė aparat magjik ia largoi dhe ia veshi me mjegull motrėn e saj. Ajo s'ishte vajzė. Diana, motra e dashur, sa e huaj u bė befas pėr tė. Stela deshi tė ndalte diēka, por kjo diēka ishte bėrė dhe ajo s'mund tė ndalte asgjė.
-Stela, ē'mė shikon kėshtu? - Diana i pėrkėdheli flokėt e valėzuar e tė rėndė. - Ti nuk mė do mė? Fol, ti s'mė do mė?
Stela e shikonte me sy tė hutuar, tė zbrazur. Kishte keqardhje, trishtim apo zili nė sytė e sė motrės? Diana nuk kuptonte dot.
-Jo, Diana, asgjė, - u pėrgjigj si e humbur vajza.
Nga kati i tretė u dėgjuan tingujt e magnetofonit. Njė ritėm rok-en-rolli dhe njė grua qė kėndonte me njė zė si jehonė.
-Shkojmė tė dėgjojmė muzikė, tha Diana, - se mė ka marrė malli pėr njė danc. E njeh, Dorian Gej kėndon.
-Jo, - tha Stela, - Mamaja s'mė lė.
-Ama dhe ti, ē'hyn mamaja kėtu?
Sa kishte ndryshuar Diana, sa e guximshme ishte bėrė Diana. Kjo Diana, motra e saj.
Tė dy motrat po bėheshin gati tė trokisnin nė derėn e qiraxhiut, kur magnetofoni befas heshti.
-Ptu, t'i ... nėnėn, shiriti u kėput, - u dėgjua zėri i Gjonit. Ato tė dyja nuk deshėn tė hynin nė kėtė qetėsi. Dy tė tjerė seē bisedonin.
-Sidoqoftė, kurrė s'pranoj qė respekti ndaj letėrsisė dhe popullit tim ėshtė njė paragjykim.
-Ore, tė mbushet koka ty, ne jemi njerėz tė shekullit njėzet, shekullit atomik, pushtojmė hėnėn, rrėzojmė yjet, ne duhet ta shtypim moralin e vjetėr. Si ka thėnė Migjeni:
Ne tė birtė e shekullit tė ri,
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij.
Magnetofoni buēiti duke mbytur zėrat. Motrat hynė. U prezantuan. U ulėn. Djemtė e rinj pėrnjėherė u gjallėruan. Gjoni dukej i lumtur. Ai vuri tangon pėr tė vallėzuar dhe mori Dianėn, duke mos guxuar tė merrte Stelėn. Sa ia kishte turbulluar pėrfytyrimin kėto net kjo studente e ardhur nga vise tė largėta, pėr tė cilat digjej zemra e tij. Ata menjėherė zbuluan te njėri-tjetri patosin qė i bashkonte : etja pėr botėn e madhe dhe pėrēmimi pėr provincėn. Por, ndėrsa Diana do tė ishte pas dy javėsh pėrsėri jashtė shtetit, ai i mjeri do tė mbetej atje.
Ndėrsa vallėzonte e bisedonte me Dianėn, Gjoni dy herė i poqi sytė me Stelėn. Ajo se si i dukej sonte, e rritur, serioze dhe e menduar.
Tangon tjetėr Gjoni mori Stelėn. Hera e parė qė vallėzonte me tė. Eugjeni mori Dianėn. Mentori buzėqeshte filozofikisht. Diana vallėzonte shumė ngjitur. Gjoni e afroi pak Stelėn, sa i ndjeu aromėn e flokėve. Ajo nuk kundėrshtoi, pėrkundrazi e hapi pak krahun qė ai tė kishte mundėsi ta kapte mė mirė nga beli. Gjoni mundohej ta vėshtronte nė sy, por fytyrat e tyre qenė shumė pranė. Vetėm afėr fundit Stela i ngriti pak sytė. Gjoni ndjeu nė zemėr njė furi tė ngrohtė, sikur dikush i hapi njė rubinet avulli tė nxehtė.
Pastaj Gjoni me Dianėn kėrcyen njė mambo. Stela shikonte me admirim lėvizjet e tyre. Sa shkojnė me njėri-tjetrin, mendoi dhe njė pikėllim i mbushi zemrėn. Diana ishte nxehur nga muzika. Ajo kishte pothuaj njė muaj qė nuk kishte takuar asnjė mashkull. Ulėrima e saksofonit i zgjonte tė gjitha dėshirat nė trupin e saj tė ri dhe tė bukur. Sa e rrezikshme ėshtė Diana, mendoi Stela me njė frikė tė pakuptuar nė zemėr. Si vėshtronte ajo, si lėvizte. Edhe Gjoni ishte nxehur. Ai nuk e vėshtronte mė Stelėn. Frika nė zemrėn e Stelės u kthye nė xhelozi ndaj sė motrės. Po pse Gjoni qė e vėshtronte gjithmonė nė sy, i kthente tani kryet? Edhe ta vėshtronte, tani ajo nuk do t'i hiqte mė sytė, veē ta shikonte. Mė mirė tė mos kishin ardhur fare dhe Diana nuk do tė ishte njohur me tė. Megjithatė, asaj nuk i interesonte kjo punė. Pse ē'ishte Gjoni pėr tė? Profesor dhe asgjė tjetėr. Po, po kėshtu ishte. Le tė buzėqeshte Diana sa tė donte. Ē'punė kishte Stela? Diana vajzė e tillė u bė, e shthurur, oh, si s'ka turp kjo motra e saj.
Muzika e xhazit sikur i rrihte me kopan mendimet e Stelės, duke i pėrplasur nga njė mur nė tjetrin, duke i kapur prej flokėsh, prapė duke i ngritur nė tavan dhe prapė duke i pėrplasur nė dysheme.
Diana e dridhte trupin si gjarpėr. Eugjeni thėrriste "Jepi!" herė pas here. Mentori prapė buzėqeshi. Sa kėrcisnin takat e Dianės! Njė sorrė qėndroi te pezuli i dritares. Xhamat qenė veshur avull dhe sorra nuk dukej qartė. Nė librin e kėndimit tė klasės IV fillore kishte njė vizatim, ku njė harabel ēukiste jashtė dritares. Se si iu kujtua kjo Stelės papritur. Sa larg ju duk ajo kohė. Tani sorra s'dukej mė pas xhamit. Diana qe mbytur nė djersė. Ēudi si nuk i thyheshin takat. Ajo po qullej. Dhe vėshtrimin sikur e kishte tė djersitur. Sa gjė e shėmtuar ėshtė djersa, mendoi Stela. Ajo e urrente djersėn. Asaj iu kujtuar njė frazė nga libri i historisė: "normandėt e fitonin me gjak atė qė mund ta fitonin me djersė". Sorra u ul prapė te dritarja. Jashtė qe ftohtė dhe asgjė s'tė kujtonte djersėn. Sikur takat e Dianės tė mos ishin ēeke, ato tani do tė thyheshin. Mė mirė qė takat mos tė ishin ēeke. Vetėm mos tė pėrdridhte kėmbėn, kur tė thyheshin. Jo, jo, kėmbėn s'duhet ta pėrdridhte.
Befas hyri nėna. Ajo shkuli faqet kur pa Dianėn qė kėrcente nė atė mėnyrė. Atė mbrėmje kjo u bė shkak pėr grindje familjare. Diana nuk deshi t'u lėshonte udhė prindėrve nė asnjė mėnyrė. Ajo fliste me ca idera qė i thernin si thika tė ftohta pleqtė e shkretė.
-Pu-pu, na u prish vajza, - murmuriste nėna pas ēdo pauze. - Tė thashė, burrė ziu, atėherė qė tė mos ta dėrgojmė nė atė Evropė tė nėmur. Pu-pu, na iku vajza! Po ai goxha djalė si s'kish turp qė hidhej sikur i kishte hyrė njė krimb nė b.... Ua, ua, ua, ėshtė edhe dhaskal, ē'mėsues, dhaskal pėrmbysuri ėshtė ai.
Atė natė dhe mė vonė, kur Diana hapte bisedė pėr Gjonin, Stela dėgjonte me nervozizėm dhe ishte e paqetė gjersa biseda mbyllej pėrsėri.
Vonė fjetėn atė natė tė zotėt e shtėpisė. Tė dy motrat ranė tė flinin bashkė, si zakonisht, nė krevatin dopio.
-Stela!
-Ti mė more tėrė kuvertėn.
-Tėrhiqe vetė.
-Ti ē'ke kėshtu? Mos je e sėmurė?
-Jo.
Fėshfėrinė ēarēafėt dhe njė palė flokė u fėrkuan mbi jastėk.
-Diana!
-Hė.
-Ē'ndjen kur puthesh?
-Uh ti, fėmijė!
-Mė thuaj.
-Ē'tė tė them. Po ja ndjen diēka tė ēmbėl si bonbone.
-Ti tallesh. Mua mė duket se kur puthesh nuk ke qejf tė hash.
-E vėrtetė.
-Po pse psherėtive?
-Unė, jo... kot.
-Diana!
-Hė, ē'ke. Fli tani.
-Po kur... ē'ndjen?
-Dėgjo Stela. Kurrė s'duhet ta bėsh atė. Morre vesh? Kurrė. Do tė pendohesh tėrė jetėn pastaj. Dėgjon?
-...
-Dhe tani fli. Mua po mė mbyllen sytė. Natėn e mirė.
-Natėn e mirė!
Pas pak Diana fjeti. Nė dhomė ishte errėsirė dhe qetėsi e plotė. Dėgjohej vetėm gėrhitja e lehtė e gjyshes dhe tiktaku i orės sė vjetėr. Stela kishte tė nxehtė, i dhimbte koka. Mundohej tė flinte, por s'mundte. I dukej sikur nė tru i shtypej njė turmė mendimesh, qė pėrpiqeshin tė dilnin si nga njė portė e ngushtė, por nuk mundnin. O Zot, sa shumė mendime, dhe sa tė palidhura dhe ē'budallallėqe! Po a nuk mundte tė mos mendonte asgjė? Jo. Ca fiksime pa kuptim i nguleshin si gozhdė dhe s'i shqiteshin. Ndonjė gjysmė vargu dy nota tė njė melodie, fraza pa lidhje. Tamam sikur ia ngulte njeri me ēekan. Sa shumė gozhdė. Dhe sa shponin. Gozhdė tė rėnda.
Duke u kthyer sa nga njė krah nė tjetrin, kofshėt e saj prekėn ato tė sė motrės, qė flinte nė shpinė. Ah, ja kush e bezdiste, trupi gjysmėlakuriq i sė motrės, qė shtrihej i ngrohtė dhe i zbuluar pranė saj. Ah, ky trup ishte pėr Stelėn misterioz. Nė kėtė trup tė bardhė e tė lėmuar s'kishte vend qė tė mos qe pėrkėdhelur nga duar mashkulli. Kushedi sa herė ishte shtrirė kėshtu Diana, lakuriq, me djem tė huaj nė krevat. Fantazia e ēmendur e Stelės me njė shpejtėsi tė rrufeshme krijoi pėrnjėherėsh dhjetėra pėrfytyrime meshkujsh, qė i pėrkėdhelnin tė motrėn e zhveshur.
Stela vetvetiu u tėrhoq pak sikur tė trembej se mos ato hije, qė pėrfytyrimi i saj vizatonte, e preknin dhe atė me duart e tyre tė ashpra prej djemsh... Ta preknin, ta pėrkėdhelnin, ta shtrėngonin fort... Ajo ndjeu njė valė tė ngrohtė t'i ngjitej nė trup dhe u kthye pėrmbys pėr t'u qetėsuar ca. Ajo kishte dėgjuar se vajzat ktheheshin pėrmbys kur i trembeshin vetes.
Tang, tang, tang.
Ora ra tre pas mesnate.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:55

Qyteti pa Reklama (kreu XV)

Mė nė fund, pas tri ditė grindjesh, ku u pėrpoqėn si nė duel filozofira, botėkuptime, perceptime tė botės, moralė tė vjetėr e tė rinj, citate tė marra andej-kėndej, pas ca dyshimesh e lėkundjesh, Gjoni me Mentorin e mposhtėn Eugjenin kokėfortė. Erdhi, mė nė fund, ajo mbasdite e dėshiruar, kur u mblodhėn nė dhomėn e Gjonit pėr tė biseduar konkretisht pėr punėn qė do tė bėnin. Pėrpara kishin pėr tė zgjidhur disa probleme: e para, tė pėrcaktonin pėrmbajtjen e tekstit fals dhe vjetėrsinė e tij. Nga kėto varej njė pjesė e vlerės sė dokumentit. E dyta, duhej rindėrtuar me kujdes gjuha e vjetėr e tekstit nė bazė tė lidhjeve tė gramatikės historike. Kjo i pėrkiste kryesisht Gjonit. E treta, ishte, si tė thuash, zgjidhja teknike e problemit, domethėnė shkrimi i tekstit me ngjyrė speciale dhe njė nga punėt mė tė vėshtira: vjetėrsimi artificial i letrės ku do shkruhej teksti. Kėto tė fundit i pėrkisnin Mentorit, si kimist.
-E, si thoni shokė, a do tė krijojmė (Gjoni nuk donte tė pėrdorte fjalėn "falsifikojmė") ndonjė dokument qė dihet i humbur apo ndonjė dokument tė panjohur fare? Kryesorja ėshtė qė tė ketė vlerė, tė krijojė diskutime dhe interes.
-Po ja, pėr shembull, sikur tė krijojmė letrėn e humbur tė murgut Brokhard, qė vėrteton se shqipja ishte shkruar qysh nė shekullin XIV, - tha Mentori.
-Si shumė e guximshme, - vėrejti Evgjeni, - si thua Gjon, ty tė kemi kryetar.
-Kjo ėshtė e pamundur. E para, se letra e murgut Brokhard ėshtė shkruar nė gjermanishten e vjetėr, kėshtu qė duhet rindėrtuar njė gotishte qė edhe gjermanėt vetė e kanė tė vėshtirė. E dyta, dhe kryesorja, ėshtė se letra e tij ishte njė raport papės apo perandorit, s'e mbaj mend mirė, i cili duhej gjetur nė arkivat e tyre. Sepse, fundja, s'ishte veēse njė kalimtar nė Shqipėri. Kėshtu qė do tė nuhatej menjėherė hileja.
-Mė mirė ta bėjmė vetė. Ē'na duhet tė fusim hundėt tek tė tjerėt. Po sikur tė gjendet pastaj letra e murgut?
Tė tre qeshėn me fjalėt e poetit.
-Unė mendoj kėshtu, - tha Gjoni. - Krijojmė njė dokument, ku tė vėrtetohet teza e kryetarit tė Akademisė sė Shkencave, se toskėrishtja ėshtė shkruar pėrpara gegėrishtes. Me kėtė rast dokumenti do tė ketė vlerė mė tė madhe, sepse pohon tezėn e kryetarit dhe jeta na mėson qė me tė mėdhenjtė duhet ta kemi gjithmonė mirė. - Fjalėt e fundit i tha me tė qeshur.
-I ke rėnė nė tė, - tundi kokėn Mentori.
-Dhe do ta hedhim nė baltė profesorin O.B. nė lidhje me ca forma tė participit tė shqipes sė vjetėr. Nė dokument vemė ca forma, qė vėrtetojnė tė kundėrtėn e tezės sė tij.
-Ah, jo, jo, veē mos ketė larje llogarish personale, Gjon, - ndėrhyri Mentori. - Mė duket se tė ka kthyer tri herė nė provim dhe...
-Bah, - kundėrshtoi Gjoni, - pėr mua fatet e gjuhės shqipe janė mė lart se ēdo ambicje personale.
Eugjeni qeshi me vete. Dhe Mentori qeshi me mend.
-Po mirė, - pyeti ky i fundit, - ē'pėrmbajtje do t'i vemė dokumentit, ti the se vlera varet nga pėrmbajtja gjer nė njėfarė shkalle.
-Pikėrisht pėr kėtė duhet menduar mirė. Ah, prisni, mė duket se e gjeta, pėr nder, e gjeta, - thėrriti Gjoni. - Gjeta kyēin, dėgjomėni, me njė gur vrasim dy zogj, lere se ē'do vejė. Oho, qejf i madh.
-Po nxirre, tė shkretėn.
-Gjithė vlera e dokumentit, pėrveē lavdisė qė do t'i japė kryetarit tė Akademisė, do tė qėndrojė nė faktin qė ky do jetė dokument jo fetar, siē janė tė gjitha dokumentet e vjetra tė shqipes, por laik. Kėshtu qė do tė dalė se dokumenti i parė i shqipes sė shkruar ėshtė laik. Kjo ka domethėnie tė madhe, mė kuptoni? Kurse nga ana politike, ėshtė ideale fare.
-S'e ke keq, tha Mentori, veēse ca e guximshme.
-Ama do bėjė furore, ė?
-Do bėjė qė ē'ke me tė.
-Komedi do jetė sikur tė fusim atje ndonjė aluzion pėr luftė klasash, atėherė do ēmenden tė tėrė nė Akademi, propozoi Eugjeni.
-Ē'ne, - kundėrshtoi Gjoni. - Kjo do bjerė erė, pastaj. Unė mendoj tė bėjmė kėshtu... megjithėse ti Eugjen na dhe njė mendim tė shkėlqyer. Dėgjoni, ne do tė bėjmė njė tekst, ku fshatarėt e njė fshati i luten kishės qė, pėr arėsye tė zisė sė bukės, t'i falė tė dhjetat. Me kėtė rast, kush ėshtė i etur, do tė gjejė njė fije luftė klasash.
-O, s'ka nevojė, ata do nxjerrin pastaj dhjamė nga pleshti. Pėr kėtė janė mjeshtėr.
-Unė them t'i vėmė datėn... ta zėmė 1387, domethėnė shumė vjet pėrpara formulės sė pagėzimit.
-Nė rregull fare.
Gjoni ishte skuqur pak nga dehja. Edhe tė tjerėt ishin tė gėzuar. Tė fillojmė sa mė parė, sa mė parė. Detyra kryesore i pėrkiste Gjonit dhe Mentorit. I pari duhej tė studionte seriozisht shumė gjėra, tė rilexonte leksionet e gramatikės historike dhe tė latinishtes dhe tekstet e vjetra toskėrisht. Kurse Mentori do tė merrej me formula kimike pėr tė pėrgatitur tretėsirat e duhura. S'ishte e lehtė tė krijoje letėr tė bėrė me bojė 500-vjeēare.
-Po unė? - pyeti Eugjeni, - inspektor do tė jem?
-More me tėrė mend, sikur Eugjeni tė krijojė ndonjė gjė, si tė thuash, rezervė pėr ēdo rast. Hė, ndonjė vjershė, bejte apo lutje fetare.
-Punė e bukur, besa, - qeshi Eugjeni.
-Pse ēuditesh ti Eugjeni, tė kujtohet kur thamė "ah, sikur tė gjejmė veprėn e humbur tė Ēajupit: "Kėngė dhe vome pėr luftėn e madhe"? Kapito? - Gjoni kaq shumė kishte nxitur, kėto kohė, te shokėt e tij etjen pėr kėrkime, saqė tani fliste i sigurt fare.
-Domethėnė, tani tė bėjmė edhe veprėn e Ēajupit?
-Pse mos ta bėsh? Pėr ty nuk ėshtė e vėshtirė tė imitosh stilin e tij. Vetėm nja dhjetė vjersha, tė tjerat gjoja ishin grisur nga dorėshkrimi. Me kėtė rast do tė bėhet sensacion i madh, sidomos kur tema kundėr luftės ėshtė kaq aktuale sot. Pastaj ti e kthen pėrmbajtjen si tė duash. Lexo edhe njė herė leksionin e luftėrave nė imperializėm dhe do tė jesh brenda.
Gjoni edhe vetė ēuditej se sa me lehtėsi i pillte sot mendja idera. Truri i tij ishte nė njė gjendje tė frymėzuar, qė zbulonte dhe nuhaste si njė aparat modern i pėrsosur.
Biseda e miqve u shndėrrua nė tingėllimė gotash. Pinė pėr gjuhėn shqipe tė shkruar para Formulės sė Pagėzimit dhe pėr zbulimin e madh tė veprės sė humbur tė Ēajupit. Njė dyshim i lehtė si mjegull ishte ulur nė tryezėn e tyre nga sfera tė panjohura. Parandjenja nuk u jepte asnjė pėrgjigje.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:55

Qyteti pa Reklama (kreu XVI)

Ndėrsa Stela numėronte ēdo ditė qė i ngelej sė motrės dhe ndiqte me shqetėsim lėvizjet e saj, Diana mendonte se nuk do tė ishte keq, qė pėr kėto dy javėt qė i ngelėn, tė shtinte nė dorė Gjonin. E vėrteta qe se kaq shumė e kishte marrė malli pėr dashnor, sa i dukej se nuk kishte pasur kurrė nė jetė. Ē'humbte ajo nga kjo gjė? Nė fund tė fundit, do ta shante ca e ėma, po ta pikaste, dhe asgjė. Po asaj aq i bėnte. Gjoni s'ishte i keq, bile ishte shumė simpatik. Dukej qė edhe ai, si ajo, qe malluar pėr femėr. Njihej nga sytė. Kėtė dritė tė ēuditshme nė sytė e Gjonit, e njihte Diana mirė. Ajo e kishte parė tė digjej qindra herė, kur kthehej vonė, jashtė shtetit, nė konvikt, nė sytė e burrave, qė rrinin e prisnin pranė hyrjes sė metrove, qė u pėshpėrisnin misteriozisht grave dhe qė pastaj prapė nguleshin si shtylla aty-kėtu, duke lėvizur kokėn djathtas e majtas, pikturė e trishtė e jetės beqare. I shkreti djalė! Pse tė mos i falte pak gėzim? Vetėm se kėto ditė, se ē'dreq kishte qė s'e ngrinte kokėn nga librat.
Diana vėshtronte qytetin e ngrirė pas xhamave tė dritareve tė mėdha. Ca figura tė zeza lėviznin andej-kėndej. Oxhaqet nxirrnin tym tė kaltėr. Ajo bluante nė kokė mendime pa lidhje. Sa e ēuditshme ishte bota! Dy njerėz tė huaj takojnė njėri-tjetrin, nė fillim puthen, pastaj fėrkohen dhe prapė shtrėngohen. Tė mendosh, pastaj, se nga kjo ndiejnė kėnaqėsi supreme kėto dy krijesa njerėzore. Po, nė tė vėrtetė ku ėshtė kėnaqėsia? O Zot, sa gjėra abstrakte, tė gjitha budallallėqe.
Hyri Stela. Dukej qė kishte qarė. Sytė e skuqur nga lotėt i dukeshin edhe mė tė bukur.
-Ē'ke moj motėr? - e pėrkėdheli Diana. Stela nuk fliste. Hodhi ēantėn nė njė qoshe dhe zuri tė zhvishej. - Mos ke marrė gjė ndonjė dysh? Mė thuaj, kush?
-Kimia, - u pėrgjigj me mėrzi motra.
-Ai me syze, qė vjen te qiraxhiu ynė?
-Po.
-E pse s'thua? Qė tani do tė shkoj te Gjoni. Tė ketė turp, e ka shok.
-Jo, jo Diana.
-Do shkoj, posi, t'i them tė tė ngrejė herėn tjetėr, tė marrėsh pesė. Budallaqe, ėshtė fundi, duhet ta ndreqėsh notėn.
Duke folur, Diana hodhi njė triko krahėve dhe po rregullonte flokėt para pasqyrės. Sa rast i bukur pėr tė shkuar te qiraxhiu simpatik. Ideale fare. Po ē'kishte kjo Stela qė nuk donte? Ah, kjo Stela qė nuk merrte vesh nga bota.
Stela me sy tė hutuar, po i lutej motrės tė mos shkonte, por Diana s'ia vinte veshin. Toni i motrės sė vogėl sa vinte bėhej mė i vendosur, mė i egėr.
-Diana, nuk dua, dėgjon? Nuk dua tė shkosh.
-E unė do tė shkoj, se tė kam motėr, - ia preu Diana dhe u sul nga dera.
Stelės nga inati i shpėrthyen lotėt. U dėgjuan takat e Dianės nėpėr shkallė. Kėtė tė ecur nazik e njihte Stela mirė. Sa e rrezikshme ishte Diana. Ajo nė fillim as vetė s'e kuptoi pse iu duk hata tė vajturit e Dianės te Gjoni, pastaj ēdo gjė po i qartėsohej. Mekanikisht pa orėn, sa do tė vononte Diana vallė. Njė shqetėsim i egėr po e brente. Ah, ky dysh i mallkuar, s'mjaftonte vetėm kjo, po, na, dhe Diana. Ajo tani po ia tregon punėn atij dhe, me siguri, e vėshtron me ata sy tė paturpshėm. Ja dhe magetofoni zu tė dėgjohej. Me siguri nisėn tė vallėzojnė. Ajo e vėshtron prapė. Kur njerėzit flasin pėr gjėra serioze nuk duhet tė vėshtrohen ashtu, nė asnjė mėnyrė. Kjo ėshtė hipokrizi, kjo duhet tė jetė e papranueshme nga shoqėria, nuk duhet jo. Megjithatė Diana e vėshtronte atė nė sy, ajo kėtė e dinte mirė, ja, sikur i kishte pėrpara. Sa e keqe ishte Diana! Tė vinte sa mė parė, ē'priste akoma, kaluan dhjetė minuta. Ideja se shkak qė Diana tė shihej me Gjonin kishte qenė vetė ajo, e nervozonte Stelėn nė kulm. Ajo nuk duroi mė. Kishin kaluar njėzet minuta. Veshi pantoflat dhe ngjiti ngadalė shkallėt. Gjunjėt i dridheshin, herė-herė kėrcisnin shkallėt, nė korridor kaloi gjyshja, duke zvarrisur fustanin e gjatė. Stela ndaloi para derės sė Gjonit. Ajo vėshtroi pėrreth. Sa e huaj i qe bėrė kjo pjesė e shtėpisė tani. Kėtu, ato tė dyja me Dianėn, kur ishin tė vogla, dilnin mėngjeseve dhe u hidhnin bukė harabelave nė ballkon. Njė ditė, njė ēapkėn i lagjes goditi me llastik njė harabel dhe ai ra i ngordhur mbi thėrrimet e bukės. Sa kishin qarė atėherė tė dy motrat. U dukej sikur ato kishin qenė shkak pėr vdekjen e zogut tė vogėl.
Stela i largoi kujtimet dhe vuri veshin. Muzika nuk e linte tė merrte vesh asgjė, Papritur muzika heshti. U dėgjua kėrcitja e thatė e rrotkave tė magnetofonit, fėshfėritja e shiritit qė, siē duket, u kėput dhe pastaj heshtje. Asnjė lėvizje hapash, asnjė zė, askush s'po avitej te magnetofoni. Stelės i rrihte zemra me tėrbim, dukej sikur dikush i pomponte ajėr nė gjoks dhe i krijonte kėshtu njė zgavėr tė tmerrshme, qė po e mbyste. Ajo vuri veshin tek vrima e ēelėsit. Njė lėvizje e lehtė, kėrcitje dėrrase, pastaj njė ah i zgjatur femre. Njė dorė sikur i ra me sėpatė gjunjėve. Ajo u tėrhoq ngadalė, si hije dhe, mbasi u fut nė dhomė, ia plasi tė qarit pėrmbys mbi krevat. E poshtra! Sa djem kishte atje jashtė shtetit, vetėm ky i mbeti vallė?
Pas pak erdhi Diana. Nė fytyrėn e saj ishin gjurmėt e tė skuqurit. Sytė i shkėlqenin nga njė lodhje e lumtur.
Stela u ngrit, sytė i ndritnin tė egėr dhe tė bukur. Diana buzėqeshi si fajtore.
-Ēdo gjė u rregullua, mos mė mbaj mėri. Pasnesėr do tė ngrihesh nė kimi.
-Ah, ti kurvė...
Ishte hera e parė nė jetė qė Stela pėrdorte njė fjalė tė tillė. Ajo bile kishte pasur frikė ta mendonte kėtė fjalė mė pėrpara. Aq mė tepėr, pėr tė motrėn.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:56

Qyteti pa Reklama (kreu XVII)

Duke rregulluar kravatėn pėrpara pasqyrės, Gjoni thoshte me mend se, sė paku, sonte do ta shihte Dianėn nė mbrėmjen e gjimnazit tė Vitit tė Ri. Ē'dreq vajze! Pėrse i largohej vallė? Ajo aq lehtė iu dorėzua, kurse tani... Mos vallė nuk ishte "kėnaqur" prej tij? Ai e kalonte rrėshqitazi kėtė mendim nė tru, dhe e dėbonte i turbulluar. Kush i merr vesh punėt e femrave. Luiza Angoni i kishte thėnė qė s'ishte i keq. Por Luiza ishte mall vendi.
Pa orėn. Kishte edhe njė orė gjer nė fillimin e mbrėmjes. U ul pėrsėri nė tryezėn e punės, ku kishte hapur gjithfarė leksionesh. Gjer tani kishte hartuar tre rreshta tekst fals. Kjo i kishte kushtuar njė javė punė pothuaj tė pandėrprerė. Kishte bėrė me dhjetėra variante lidhje frazash. Ēdo fjalė e kishte kontrolluar sipas rrėnjės, prejardhjes dhe ndryshimeve historike. Listat e diftongjeve indoevropiane dhe latine, me gjithė ndryshimet e tyre, i shtiheshin nė gjumė. Asnjė nga studentėt e Universitetit nuk do tė kishte punuar kurrė me kaq ndėrgjegje. Ishte hera e parė sonte qė do tė dėfrente pak nė mbrėmje.
Mbrėmja e Vitit tė Ri qe e mėrzitshme. Sipas zakonit, doli plaku dhe i riu, kėmbyen kėshillat, pastaj dikush lexoi orėn gazmore. Pastaj filloi vallėzimi. Ca gagarelė, me nė krye Qimo Papėn, qė s'linte mbrėmje pa vajtur, sepse merrte pjesė nė njė orkestėr, kėrcenin sipas stilit tė ri, po kėrcenin kaq keq, sa Gjonit i vinte neveri. Sidomos ai urrente Qimo Papėn, i cilin sonte i kishte vėnė synė Stelės.
Qimua e shikonte me njė vėshtrim tė ēiltėr, sikur i pėrmendte ēdo minutė "e di, or mik vėllai ē'ke pėsuar, kot ma mban atė kravatė tė lidhur bukur e ata sy m'i pėrdredh aq rreptė, unė t'i di sekretet, hi, hi".
Por mė e keqja ishte se vallėzonte dendur me Stelėn. Ajo kishte ardhur bashkė me tė motrėn. Dukej kaq e bukur, kaq krenare dhe njėkohėsisht aq e trishtuar. Me tė dy motrat rrinte Luan Konomi, veshur bukur. Ai seē tregonte. Ata njiheshin me Dianėn.
Rreth e rrotull zhurmė e pandėrprerė. Tinguj, fytyra tė qeshura dhe tė mėrzitura. Lame Qorri, qė e hiqte veten si Childe Harold i N. rrinte nė njė kėnd me fytyrė tė vrerosur, prapa njė reje tym dyhani, qė e nxirrte shtėllunga-shtėllunga si mendimet e tij mjegullore.
Ai pėrfytyronte njė kuvertė vapori. Nė breg njė shami qė lėkundet. Ai largohet. Ai mėrgohet s'e di as vetė ku. Dhe ai ka nė krahė njė pelerinė si tė Sevos. Lame Qorri tund dorėn. Lame Qorri pastaj shikon orėn, atij po i shkon ora e duelit. Ai e shtrin pėrdhe kundėrshtarin dhe mbėshtillet me pelerinė nga era. Sa mjegull ka pėrsėri. Tani ai mendon korridoret e errėta tė njė haremi. Ai ecėn me shpatė nė dorė atje ku e priste "ajo". Lame Qorri s'kishte puthur kurrė grua nė jetėn e tij. Ai e thithte tymin dhe i vinte pėr tė vjellė. Ai e shihte ēdo gjė me pėrbuzje pėrreth. Nė tavolinėn e nderit, drejtori i gjimnazit me nja dy tė ftuar bėnin bisedė mbi fluturimet kozmike, se si, pėr ēudi, nė kohėn tonė mund tė hash mėngjes nė Moskė e drekėn nė Tiranė, se si mė tepėr vonon nga Ura e Lanės nė aeroport tė Tiranės se nga Tirana nė Pekin etj., etj.
Gjoni gjeti rast tė merrte nė vallėzim Dianėn. Ajo i qėndroi me shumė hundė. Ajo vazhdimisht vallėzonte me Luan Konomin
-Ēudi me juve, - tha ai, - nuk e kuptoj qėndrimin tuaj, unė s'ju kam bėrė asgjė tė keqe, apo ndoshta ju kam ofenduar pa dashur? Pėrgjigjuni sė paku.
-Ē'doni prej meje? - tha vajza.
-Tė di pėrse jam fajtor, nė qoftė se jam.
Ajo heshti njė hop.
-Ju nuk jeni pėr asgjė fajtor, fajtore jam unė. S'dua tė pėrsėritet njė gabim, njė ēast dobėsie. Dhe ju lutem, mos mė thirrni mė pėr tė vallėzuar. Qartė?
Gjoni ngeli si i hutuar. Muzika pushoi. Ata u ēlidhėn. Ai nuk kishte vėnė re se si Stela ndiqte me sy ēdo lėvizje tė tyre. Tani tė dy motrat seē pėshpėritnin.
"Dreqi ta marrė, asgjė s'kuptoj", tha me vete dhe u shti nė turmė tė kėrkonte Eugjenin dhe Mentorin. Ata pinin konjak nė bufe.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:56

Qyteti pa Reklama (kreu XVIII)

Diana iku tri ditė pas vitit tė ri. Gjoni pa nga dritarja e tij se si herėt nė mėngjes nė rrugėn e mbuluar me dėborė dolėn me valixhe nė duar tė dy motrat, prindėt, dhe gjyshja plakė. Era i merrte gjyshes shallin e madh tė zi nga tė dy krahėt. Tek ura veneciane Diana u nda me gjyshen, qė u kthye ngadalė-ngadalė nė shtėpi. Gjyshja nxinte nė dėborė. Pastaj grupi i vogėl u pėrpi nga muret e shtėpive.
Pas njė ore, ata u kthyen pėrsėri, pa Dianėn. Gjoni ndjeu njė shkretėtirė nė shpirt. Sa e mėrzitshme qe kjo ditė. Ai s'dinte ē'tė bėnte. Dėbora binte ngadalė, e sigurt se do tė arrinte tokėn. Kush i kishte krahasuar flokėt e borės me letra qė nuk i merrje kurrė? Qielli dukej sikur atė ēast do tė rrėzohej, duke u lėkundur si njė ēadėr e bardhė, qė e merrte era. Por ky ēast nuk do tė vinte kurrė. Po ai s'kishte faj qė shkoi me Dianėn. Ajo i erdhi vetė. Ah, sa bukur iu dorėzua, dukej qė kishte pėrvojė. Veēse sa keq qė kjo ndodhi vetėm njė herė. Tani pėrsėri kjo dėborė e shkretė, kėto oxhaqe qė tymosnin tėrė ditėn si nga mėrzia. Tymi shkonte herė drejt, herė lėkundej djathtas e majtas sikur i trembej ndonjė pėrqafimi. Disa oxhaqe nxirrnin tym mė dendur, disa mė rrallė. Nė tryezė ishin letrat me shkarravina. O Zot, sa e mėrzitshme kjo punė e gjuhės sė vjetėr. Diana nuk do tė kthehej mė. As Stela nuk do tė bėhej e tij kurrė.
Herė-herė i qe dukur sikur ajo e donte. Sidomos kur nuk i shkėpuste disa sekonda sytė e saj nga sytė e tij tė rreptė. Kjo ndodhte nė klasė, sidomos nė orėt e letėrsisė. Pastaj vinin ditė tė ftohta, kur ajo as qė i hidhte sytė, atėherė dhe ai nuk e vėshtronte.
Njė oxhak pushoi sė nxjerri tym. Njė tjetėr, pėrkundrazi, e dendėsoi tymin.
Pas dreke nėna e Stelės dhe gjyshja, tė veshura me tė zeza, me shifon tė zi nė kokė shkuan nė "kėsoll". I ati i Stelės shkoi, sipas zakonit, nė kafe "Mėmėdheu", ku mblidheshin intelektualėt pleq tė N. Gjoni i pa sesi dolėn tė gjithė. Ai kishte ngelur vetėm me Stelėn nė shtėpi. Nuk ishte hiē i qetė. U shtri nė krevat dhe u dha pas pandehmave, tė cilat e kėnaqnin vetėm pėr disa minuta, po pastaj, si uji i paktė, mė keq i ndiznin etjen. U mundua tė punonte, por s'dilte gjė. E sikur tė zbriste te Stela? Ai, nė fund tė fundit, kishte tė drejtė, ishte mėsues i saj, bile mėsues kujdestar.
Gjoni me argumente gjithfarėsh po i jepte guxim vetes, por prapė seē i druhej ndėrgjegjes sė vet. Brofi nė kėmbė dhe iu afrua pasqyrės. S'ishte hiē i keq, bile shumė herė kishte dėgjuar fjalėt "djalė simpatik". Sytė i kishte ca tė egėr, po kėshtu i kanė qejf vajzat. Kryesorja qe se kishte peshė. E ē'ishte Stela? Njė vajzė province. Dhe ai druhej aq shumė. Ē'marrėzira! Jeta ishte aq e shkurtėr.
Pasi i renditi me aq dinakėri kėto mendime, zbriti shkallėve. Njė derė ishte e errėt, tjetra e gjelbėr. Trokiti.
-Kush ėshtė?
Ky zė i kujtoi atė natė tė turpshme, kur ajo i hapi derėn dhe ai ishte i pirė. Guximi e la pėrnjėherėsh. U bė gati tė kthehej, por dera u hap.
-Ah, ju? - Zėri i Stelės e mbėrtheu nė vend.
-Stela, ju lutem mė...jepni antologjinė... imja mė... humbi. Gjoni u turbullua fare. Ai kishte qėndruar te pragu. S'kishte mundėsi tė kthehej. Kjo ishte kryesorja, domethėnė, te pragu.
-Po si jo, tani. Po ju hyni...
Gjoni hyri. Kėtu ai s'kishte qenė kurrė, por iu duk sikur kishte qenė, veēse shumė kohė mė parė.
Stela trazonte librat nė tryezėn e saj tė mėsimit. Aty ishin gjėrat e saj, fletoret, boja, stilografi. Aty ishte dhe njė pasqyrė e vogėl. Fletoret ishin si tė njohur tė tij tė vjetėr. Kishte ndodhur qė, natėn, duke korrigjuar hartimet ishte munduar pas frazave standarte, tė riprodhonte Stelėn e vėrtetė. Po, fletoret ishin tė njohur tė vjetėr, kurse pasqyra iu duk e keqe, e ftohtė.
Ajo i dha antologjinė. Gjonit s'i mbetej gjė tjetėr veēse tė falėnderonte dhe tė ikte. Befas i erdhi ndėrmend kėshilla e njė shoku tė universitetit.
"Kur je nė ēaste pasigurie dhe s'ke guxim, kujto, o i mjerė, qė pas ca vjetėsh do tė bėhesh pluhur e kocka, do tė kesh njė kryq mbi kokė dhe pastaj asgjė mė, hiē i pambarim..." Po, po, tė gjitha kėto duken budallallėqe, punė e madhe se do t'i thoshin njė fjalė, ē'ishte kjo pėrpara pafundėsisė sė kozmosit dhe vdekjes? Shopenhaueri e ka thėnė, edhe...Sterio Spassja kur pyeste "pse"?
Stela e vėshtronte me sytė e saj seriozė, pak tė ēuditur, pak tė turbullt. Ai i mbante sytė mbi prushin qė skuqte nė vatėr. Prushi skuqte nė mėnyrė tė ēuditshme. Oxhaku ishte i gjelbėr dhe jo i zi. Po tė ishte oxhaku i zi, prushi do tė skuqte mė shumė.
-Stela, - i tha ai ngadalė, (vdekja, kozmosi, raketat e lėvizėn guximin e tij si era mullirin), unė shumė kohė mendoj pėr ju. Juve...
Ai e preu fjalėn. Zėri i tij ishte i qetė, i menduar, i mbushur me trishtim.
Vajza pėrnjėherė uli kokėn. Ai sikur ngriu nė vend pėrpara tryezės sė shkrimit. Njė peshė e madhe sikur i rėndonte mbi qafė. Gjoni pėrnjėherė fitoi gjakftohtėsinė. Ai i mori dorėn qė po varej nė tė tijėn. Dora e saj ishte e butė dhe e ngrohtė. Befas ai pa njė njollė tė vogėl mellani blu nė gishtin e mesit. Kjo njollė e tronditi Gjonin.
-Stela, - tha prapė Gjoni, duke ndjerė njė lumturi tė pakufishme, - unė ju dashuroj, ju dashuroj shumė... Ai deshi tė thoshte diēka tė jashtėzakonshme, tė re, novatore, por nuk mundi. Ai nuk tha asgjė novatore.
Stela s'fliste, as luante nga vendi dhe as ngrinte sytė. Tani Gjonit iu duk plumb e rėndė dora e saj. Ai bėri njė hap, i mori dorėn tjetėr, e cila s'kishte njollė. Ai nuk u trondit, si nė ēastin kur i mori dorėn qė kishte njollė. Dora qė nuk kishte njollė atij iu duk mė e lehtė, kurse dora me njollė i rėndonte akoma si plumb. Pastaj ia shtrėngoi kokėn nė gjoks, sikur ajo tė ishte fėmijė. Ajo ju bind si fėmijė, megjithėse ajo nuk ishte fėmijė, kėtė ai e dinte mirė. Po tė mos e dinte kėtė, ai nuk do tė bėnte asnjė lėvizje tjetėr. Ai pa vetėm pėr disa sekonda vijėn e ndarjes sė flokėve tė saj, por, sapo thithi atė aromė tė panjohur, ai ia drejtoi kokėn me pėllėmbėt nervoze dhe e puthi nė buzė.
Ajo iu shkėput ngadalė nga krahėt dhe tundi kokėn nė shenjė mohimi, domethėnien e sė cilės as ai, as ajo vetė s'e dinin.
-Ju lutem ikni, - tha me zė tė shuar vajza. Gjoni ishte si i pirė nga aroma e flokėve dhe e qafės sė Stelės.
-Stela, unė ju dashuroj, mė besoni apo jo? Unė ju dua shumė, shumė. Mė besoni? - Ah, pėrsėri kėto fjalė standarde. Ai nuk tha asgjė novatore, kurse atij i dukej se do tė ishte i zoti tė thoshte gjėra novatore si askush.
-Ju besoj, - tha ajo pėrsėri dhe zėri i saj ishte akoma mė i shuar. Ajo nuk mundohej tė gjente fjalė. Ai mekanikisht hapi derėn dhe doli. Kėmbėt e ēuan pėrjashta nė dėborė. Sa i lumtur ishte! Sa i ngrohtė! Ecte rrugėve pėrballė erės sė ftohtė, me pallton e madhe zbėrthyer, me ēapa tė mėdha e tė hallakatura. Sa donte tė gjente njė njeri qė ta dėgjonte. Por, si pėr inat, as nė Klub tė Gjuetarėve, as nė Klub tė Kulturės, as nė tavernė s'gjeti njeri tė njohur. Atje pa njerėz tė mėrzitshėm, qė loznin domino apo bilardo, me cigare nė gojė. Ata tregonin anekdota pa kripė. Haheshin se kush do tė fitonte, "Dinamo" apo "Partizani", javėn e ardhshme. O, sa tė mjerė i dukeshin sonte tė gjithė njerėzit. E pse jetonin ata? Kot fare. Kurse ai ishte sonte mbi tė gjithė, ai kishte puthur vajzėn mė tė bukur tė N., njė lule tė atillė 17-vjeēare. Tani edhe kozmosi, edhe raketat i dukeshin asgjė para dashurisė sė tij.
Nė trurin e tij gjėrat kishin ndryshuar krejt. Ēdo gjė i dukej vogėlsirė pėrpara dashurisė sė tij. Njė raketė mund ta krijosh, po a mund tė krijosh njė zemėr tė dashuruar? Jeta, mė nė fund, po e shpėrblente pėr ca vuajtje qė i shkaktoi. Tani nuk i vinte mė keq qė qe mėsues nė N. Po tė mos kishte ardhur kėtu, nuk do tė njihej me Stelėn. Dikur kishte dashuruar Klarėn, por nga ajo dashuri tani as gjurma s'kishte mbetur. Stela ishte tėrė jeta e tij, nė djall tė vente kryeqyteti dhe karriera!
Ritmi i mendimevve harmonizonte me ritmin e hapave, sikur bashkonte njė rrip makine qė vėrtitej. Ai po kthehej nė shtėpi. Trak-truk kėrcisnin hapat mbi dėborė. Ishte natė. Rrugėt si zakonisht qenė shkretuar. Sa monumentale ishin kalldrėmet e N. E pse tė mos ishin tė qeta? Ato kishin mbajtur mbi vete shumė tė tjerė ėndėrrimtarė tė N. me qetėsinė dhe cinizmin e tyre tė gurtė.
Pėrpara shtėpisė sė errėt, Gjoni ndjeu njė fije nga ndjenja qė provon bashkėshorti i ri kur i afrohet shtėpisė ku pret nusja e vet.
Ai ngjiti shkallėt, duke e ditur mirė se ēdo hap i tij binte si kambanė nė zemrėn e Stelės, qė me siguri s'kishte gjumė sonte. Dhoma iu duk e vogėl, e vogėl. Ajri tė mbyste. Papritur sytė i shkuan mbi fletėt e shpėrndara nė tryezė, ku ai pėrgatiste tekstin fals. I vėshtroi ato me pėrbuzje, pastaj i mblodhi me tė dyja duart shuk dhe i flaku nė shportėn e plehėrave. Sa e ndyrė iu duk gjithė kjo punė! Si kishte rėnė aq poshtė sa tė tallej me historinė e letrave tė atdheut tė tij, tė tallej me gjuhėn shqipe, pėr tė cilėn kishin dhėnė jetėn aq patriotė? Ato dorėshkrime tė vjetra, qė kishin kushtuar aq gjak, ai po i pėrgatiste me solucione kimike. Sa poshtė kishte rėnė! Por, lavdi Zotit qė puna nuk shkoi gjer nė fund. Tani ishte i qetė, asgjė mė s'i duhej. Do tė rrinte kėtu nė provincė t'i shėrbente vendit tė tij, atje ku e kishte dėrguar partia.
Ky vendim i ri e mbushi pėrsėri me vrull. Hija qė po i rrethonte ndėrgjegjen ra pėrnjėherėsh si e shkrirė nga njė frymė e nxehtė e njė vigani. Ndjeu pėrsėri nevojė pėr ajėr dhe hapėsirė. Dera kėrciti prapė dhe ai u gjend nė rrugė. U end dy orė andej-kėndej, nga e ēonin kėmbėt. Sa e mirė ishte bota dhe njerėzit! Ja, pėr shembull, tek ky udhėkryq kanė vėnė dritė qė udhėtari mos tė rrėzohet, atje mė tej njė lajmėrim "Kujdes, kėmbėsorė", gjėra tė vogla, por, sidoqoftė tė dashura. Sidoqoftė, dikush e ka menduar kėtė gjė, ka ardhur kėtu, ėshtė ngjitur mbi shkallė dhe ka vėnė lajmėrimin. O, sa i mirė ka qenė ai elektricist! Klasė punėtore, klasė e mrekullueshme! Tė gjithė njerėzit ishin tė mirė. S'kishte njerėz tė kėqij nė botė. Ai i donte tė gjithė nė kėtė ēast, pėrderisa tė gjithė ishin tė mirė.
Ja shtėpia e tij. Sa e bukur dukej ajo! Sa tė mirė ishin njerėzit. Njerėz tė kėqij s'kishte, as Qimo Papa...
Nuk arriti ta mbaronte kėtė mendim, kur qė pas urės iu afruan dy hije.
-Ti je Gjon Kurti?
-Po, unė jam, dora vetė, mirėmbrėma!
-Na!
U dėgjua pėrplasja e nofullave nėn goditjen e grushtave tė njėpasnjėshme. Gjoni nuk kuptonte asgjė. Ai ndjeu vetėm njė dhimbje tė tmerrshme, shijen e gjakut, ca shkėndija tė gjelbėrta pėrpara syve. Pastaj u pėrplas nė tokė, duke zėnė nofullat me duar, pėr t'u mbrojtur. Sa mirė qė zuri nofullat me duar! Njė shkelm desh i dėrrmoi gishtat. Po ai shkelm do t'i thyente me siguri dhėmbėt.
Tė panjohurit u larguan shpejt.
-Ke tė fala nga Luiza Angoni, - thirri njėri.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:57

Qyteti pa Reklama (kreu XIX)

Tė nesėrmen dy tė dashuruarit ishin tė zbehur nga pagjumėsia. Stela vėshtronte e ēuditur syrin e nxirė tė tij dhe asgjė nuk kuptonte. Ato vėshtrime plot mall tė saj, ai do t'i kujtonte tėrė jetėn.
"Jam jotja. Jam jotja!" i pėrkthente ai sytė e saj. Ai gjithmonė mundohej t'i pėrkthente sytė e saj.
Disa herė i pėrkthente lehtė, disa herė me shumė vėshtirėsi. Ajo nuk mundohej tė pėrkthente sytė e tij. Edhe ai do tė donte tė mos ta mundonte enigma e syve tė saj, por nuk mundte.
Nė pushim, nė sallėn e profesorėve iu afrua Mentori.
-Gjon, ē'ke pėsuar kėshtu?
-Lėre, mos i trego njeriut, siē duket dy miq tė asaj mizerjes, Luiza Angonit... Lavirja!
-Aha, e mora vesh. Epo tė shkuara... Dėgjo, dalim pak jashtė.
Ata dolėn nė korridorin e ngushtė plot zhurmė. Gjoni desh njė herė t'i tregonte pėr Stelėn, por pastaj intuita e tij nuk e lejoi. Kishte frikė mos Mentori ia ftohte me cinizėm gjithė atė zjarr.
-Dėgjo, - vazhdoi kimisti, - mė nė fund mė duket se e gjeta formulėn e pėrshtatshme. Eja sot nga unė tė shikosh ca prova. Kam dy variante letrash, njėra veē e hap pak bojėn speciale. Sidoqoftė...
-Mentor, - ia preu fjalėn Gjoni, - mė fal qė ju shqetėsova dhe ty dhe Eugjenin, por unė ndėrrova mendje.
-Si? Sytė e Mentorit qeshėn me habi. - Tallesh?
-Aspak. Puna ėshtė se ndėrrova mendje. Ju po deshėt bėni ē'tė doni. Unė s'marr pjesė dhe s'marr asnjė pėrgjegjėsi.
-Ē'do bėjmė ne pa ty?
Gjoni lėvizi vetullat me indiferencė.
Ra zilja. Mentori fshiu syzet dhe ndoqi me shprehje habie hapat e shokut. Eh, botė, o botė!
Edhe Eugjenit nuk i pėlqeu dorėheqja e shokut. Ai e gjykonte punėn thjesht nga besa shqiptare, qė s'duhej kthyer fjala. Sidoqoftė, puna u ndėrpre menjėherė. Eugjeni, duke sharė e mallkuar, i mbylli nė sirtar vjershat qė kishte hartuar nėn emrin e Ēajupit dhe u betua qė me Gjonin s'do pėrzihej mė. Mentori, si mė i pėrmbajtur, nuk prishi asgjė nė marrėdhėniet me shokun dhe as e pėrmendi mė kėtė punė, duke u munduar tė zbulojė shkakun e vėrtetė tė kėtij ndryshimi. Dhe kėtė shkak e mėsoi shpejt.
Por miqėsia e tyre u lėkund dhe u ftoh shumė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2008, 12:57

Qyteti pa Reklama (kreu XX)

Gjoni s'kishte mė shokė. Ai kishte mbetur fare vetėm. Ai kishte Stelėn. Gjithė ditėn mendonte vetėm pėr tė. Pas shumė mundimesh, mė nė fund, mezi arriti t'i shkruante njė pusullė nė fletoren e saj tė hartimit me kėtė pėrmbajtje:
"Stela, ju e kuptoni se unė duhet pa tjetėr t'ju takoj. Ju lutem shumė mos m'u largoni. Jam shumė i tronditur. Nė pushimin e madh qėndroni pranė derės sė laboratorit tė kimisė. Ju lutem shumė".
Nė pushimin e madh Gjonit i buēisnin veshėt. Ai vente e vinte me regjistėr nė dorė pėrpara laboratorit, duke pirė cigare. Mundohej ta hiqte tronditjen me ato meditimet dinake mbi kozmosin dhe vdekjen, por nuk mundte. Truri dhe logjika nuk i bindeshin mė. Qenien e tij e urdhėronin tani vetėm nervat.
Korridori i ngushtė ishte plot zhurmė, zėra, vrapime nxėnėsish. Dy vajza qanin nė njė qoshe. Njė prind plak se kė kėrkonte. Kujdestarėt e klasave kėrkonin shkumės dhe dru pėr stufat. Ja, u duk fjongoja e bardhė. Stela po vinte. Edhe ajo ishte shumė e tronditur dhe e frikėsuar. Kaloi afėr, pastaj befas u kthye me njė shprehje pyetėse nė fytyrėn e trembur. Gjoni u mundua tė buzėqeshte dhe tė mbante gjakftohtėsinė. Ai buzėqeshi, po nuk qe gjakftohtė.
-Stela, ju do tė jeni nė shtėpi sonte pas orės katėr? - pyeti me njė ton gjysmė zyrtar.
-Po, - u pėrgjigj shkurt vajza.
-Dilni nė korridor, ju lutem, nė orėn katėr.
Ajo qėndroi dhe njė sekondė nė heshtje, pastaj iku pa e pėrshėndetur. Fjongoja e saj humbi nė turmė. Gjoni u ēlirua nga njė barrė e rėndė.
Nė orėn katėr ruante korridorin e shtėpisė. Stela doli dy-tri herė, por kaloi shpejt si hije. Ai priti nė derėn e tij dy orė e ca, koka i dhimbte. Ishte i dėshpėruar nė kulm. Mbaroi periudha e lumturisė dhe erdhėn vuajtjet, qė shkaktonte dėshira pėr takim.
Tri ditė rresht u mundua tė kapte ēastin e duhur, por s'mundte. Stela trembej shumė. Edhe ai ruhej. Dėshira pėr tė takuar Stelėn, pėr ta pasur nė krahėt e tij, kishte marrė pėrmasa kolosale, kaq sa dukej gjė e paarritshme. Sikur dėshira tė mos ishte kaq e madhe, Stela nuk do t'i dukej e paarritshme. Por dėshira ishte kolosale dhe prandaj Stela i dukej ashtu. Ai do tė donte qė Stela tė ishte e arritshme, por nuk do tė donte qė dėshira e tij pėr tė tė mos ishte kolosale. Ai donte dy gjėra tė kundėrta dhe prandaj vuante.
Ditėn e katėrt arriti ta gjejė vetėm nė shkollė.
-Stela, - i foli shpejt e shpejt, - ju po mė ēmendni, pse mė bėni tė vuaj?
Vajza ngriti sytė. Sa ishte dobėsuar Gjoni ditėt e fundit. Edhe ajo ishte hequr ca. Dashuria po i merrte frymėn si njė gaz i rėndė. Kėto katėr netė ajo s'kishte mbyllur sy dhe ishte dobėsuar, por ajo ishte bėrė mė e bukur. Por Gjoni nuk e dinte kėtė. Nė qoftė se ai do ta dinte se ajo ishte bėrė e bukur nga vuajtja, ai do tė gėzohej dhe nuk do tė vuante. Por ai s'e dinte qė ajo ishte zbukuruar nga vuajtja, pėrkundrazi mendonte se ajo ishte zbukuruar ngaqė e detyronte atė tė vuante.
-Ju pres sonte pas mesnatės, kur tė flenė tė gjithė, dilni nė korridor. E?...
Ajo nuk u pėrgjigj.
-Stela, - filloi prapė Gjoni.
Poshtė u dėgjua zilja e portės. Vajza vrapoi.
-Do t'ju pres, - pėshpėriti Gjoni.
Gjithė natėn ai qėndroi sipėr shkallėve. Kjo ishte njė torturė e tmerrshme. Ēdo lėvizje minjsh, ēdo kėrcitje dėrrase e trondiste tė tėrin. Korridori ishte i errėt, i qetė si varr.
Po gdhinte. Atėherė ai mendoi se ndoshta Stela po flinte tani e qetė, ndėrsa ai po torturohej duke u dridhur nga e ftohta. Ah, vajzė e pamėshirshme, pėrse ta mundonte kėshtu? Ē'tė keqe i kishte bėrė ai? Sa e donte! Kurse ajo nuk prishte, sė paku, as gjumin. Fli, o zemėrgure, i thirri pa zė dhe me ēapa tė vrara ngjiti shkallėt dhe ra pa u zhveshur nė krevat. Sa i lodhur ishte!
Tė nesėrmen ai i shkroi njė pusullė dhe ia vuri nė librezėn e notave: "Stela, ju pres sonte pas mesnate. M'u pėrgjigjni, po ose jo. Ndryshe nuk do ta kontrolloj mė veten". Nė pushim ia pėrsėriti me gojė dhe ajo iu pėrgjigj: "Do tė mundohem".
Pėrsėri njė natė torture. Ai pinte cigare mbi krevat, duke u dridhur nga ēdo fėshfėrimė. Kishte kaluar mesnata, nervat i ishin tendosur nė kulm. Dhjetėra herė iu bė sikur dėgjonte hapa te shkallėt. Ishte era qė buēiste nėpėr oxhaqet, duke pėrplasur shiun xhameve. Ai e kishte provuar gjithmonė nė jetė se kur pret diēka nė tension, ajo vjen vetėm atėherė kur e humbet shpresėn. Ja, tani ai po mendonte tė humbiste shpresėn, ta bindte veten qė ajo s'do tė vinte. Mirėpo ai e dinte se e bėnte kėtė qė ajo tė vinte. Domethėnė ai s'mund ta humbiste dot shpresėn gjer nė fund. Kur arrinte ta mbyste shpresėn, atėherė qetėsohej dhe mendonte "tani e humba shpresėn, ndoshta vjen", kėtu befas lindte shpresa. Sikur ta humbte fare shpresėn, nuk i duhej mė as qetėsia. Edhe kėtu ai donte tė arrinte dy gjėra tė kundėrta. Mirėpo duke mos i arritur dot, vuante.
Kėto manovra trunore e lodhėn shumė.
Po e kapiste gjumi. Kur, pa e kuptuar ishte nė ėndėrr apo jo, dera kėrciti fare lehtė. Ai brofi nė kėmbė.
-Stela!
Po, ishte ajo, e heshtur, e mermertė si njė nimfė kishte ngrirė te dera. Ai e tėrhoqi nė krahė dhe e pėrqafoi fort, duke e shtrėnguar pas gjoksit tė lodhur atė kokė tė bukur. Ishte errėsirė. Ai s'dalloi dot vijėn e ndarjes sė flokėve. Por aromėn e ndjeu mė fort.
-Stela, e dashur... e dashur...
Ajo mekanikisht i pėrkėdhelte kokėn me njėrėn dorė. Ajo u dha e tėra pas pėrkėdheljeve, me nerva tė shkrehura siē ish, pėr herė tė parė nė jetė dhe pa mė tė voglin kundėrshtim iu dorėzua e gjitha.
Akoma pa gdhirė, me hapa tė dridhura, Stela zbriti ngadalė shkallėt, shtyu derėn dhe, duke u dridhur nga tė ftohtėt iu afrua shtratit tė gjyshes. Netėve tė ftohta tė dimrit ajo flinte me gjyshen, pėr ta ngrohur atė. Ngriti me kujdes mbulesėn dhe pėrnjėherėsh ndjeu aromėn e njohur. Plaka gėrhiste lehtė dhe tėrė qenia e saj prodhonte njė paqe tė lumtur.
Stela u mbėshtoll me mbulesėn.
Jashtė qyteti buēiste nga ujėrat qė derdheshin e rridhnin nėpėr pullaze, pėrrenj e vija tė pafund. Asaj iu duk se gjer tani nuk e kishte ndjerė gjithė kėtė suferinė tė fuqishme. Asaj iu duk se e dėgjonte pėr herė tė parė.
Si oshėtin ēdo gjė. Sa ēudi! - mendoi ajo e lodhur.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 14th March 2008, 12:28

Kadare: “Perballja mes dialekteve, normale”



Pa shume zhurme, shkrimtari Ismail Kadare dje ka pasur Shkodren stacionin e radhes. Ndoshta pakkush e dinte, por shkrimtari ka rrefyer se pikerisht ne kete qytet, ka nisur te hedhe ne leter nje nder romanet e tij monumentale, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”. “Shkodra eshte nje nga qytetet qe une kam vizituar e qendruar me shume gjate nje pjese te jetes sime”, ka treguar shkrimtari, gjate nje bisede me ata pak te pranishem ne kete takim. Disa intelektuale dhe studente e nxenes shkollash, qene bashkebiseduesit e shkrimtarit ne kete takim. “Eshte nje nga qytetet e preferuara te mia, ju ka rrefyer shkrimtari bashkebiseduesve te tij. Kur perfundova studimet ne Bashkimin Sovjetik dhe punoja ne gazete, vija shpesh ketu. Qyteti juaj ka disa thesare, me te cilat ju duhet te mburreni, ka disa pika qe jane vertet te kendshme”, ka pohuar shkrimtari, duke u kthyer pas ne kohe, ne vitet e hershme te rinise se tij.

Gjuha shqipe, dialektet e saj qe shpesh shihen si dy gjuhe te ndara, s’mund te mbetej larg vemendjes se bashkebiseduesve te Kadarese. Per te, perballja e dy dialekteve eshte: “Nje perballje normale. Natyrisht qe eshte vendosur disi me force ndikimi i disa trajtave te toskerishtes, por nuk jane lene menjane edhe ato te gegerishtes”. Por a u veprua drejt?! Kete pyetje ja ka bere vetes Kadareja, duke i dhene pergjigjen: “Sot kemi nje liri. Ne fund te fundit, ne letersi kryesore eshte demokratizimi i vlerave. Une kam thene gjithmone qe ua kam zili shkrimtareve medioker per sa kohe ata jane te tille. Por, ne ate moment qe kerkojne te bejne ligje dhe te vendosin mates, vlerat e tyre atehere bejne krim”. Ka dhene mendim gjate per kete teme, kaq te mprehte per ne Shqiperi, duke vijuar me tej: “Per t’u rikthyer te gjuha edhe ne sistemin e eger te diktatures eshte lene nje fare tolerance ne shkrimtaret veriore. Ndjehej ne te gjithe jugun Migjeni, dicka me pak Mjeda, por dolen krejtesisht nga qarkullimi Fishta, Koliqi, Palaj etj.”.

Nese flet per letersine dhe per Shkodren, s’mund te mos permendesh Migjenin. Kadarene ne kete takim e kane pyetur edhe per poetin e mjerimit. E per te, Migjeni dhe ajo cka ka lene pas ai “ka qene nje menyre e kamufluar per te shprehur nje mendim. Ne ribotimin e vepres eshte versioni i plote”, u shpreh Kadare. Duke theksuar se Migjeni eshte nje nder autoret me te vleresuar te letersise shqipe. “Duhej vleresuar per ato qe vlen, pohon Kadare. Keshtu ne kritiken socialiste, Migjeni eklipsoi bashkekohesit e tij. U munduan qe te nxirrnim me pikepamje komuniste duke interpretuar mbas simbolit Dielli alegorik Bashkimin Sovjetik, qe Migjeni as e kishte nder mend. Nderkohe qe puna shkoi deri atje sa ai u quajt me prejardhje malazeze, pasi nje nga paraardhesit e tij ishte malazez. Po une mendoj se asnje e keqe nuk vinte nga kjo. C’te keqe do te kishte nese ky paraardhes ndali ketu dhe deshi te kishte si atdhe te vetin Shqiperine”.

Ismail Kadare dhe diktatura

Ka edhe pyetje te tilla per nje shkrimtar, i cili ka qene atehere, eshte edhe sot ne qender te vemendjes. Cilat kane qene raportet e Kadarese me diktaturen. Ai eshte shprehur ne kete takim te ngushte me lexuesin shkodran: “Ne Amerike, nje nga shqiptaret i kishte bere nje pyetje te tipit: Ju keni qene nje nder anetaret e komisionit per vleresimin e figurave si Fishta se bashku me Ramiz Aline dhe Nexhmije Hoxhen... E shpjegimi qe jep ai ne kesi rastesh eshte: “As qe mund te jete e vertete nje gje e tille. Diktatura nuk krijonte komisione, por hiqte nga qarkullimi qe ne diten e pare te clirimit te gjithe ate qe u quajten si “dekadent”.

Njohjet e vjetra ne Shkoder

Teksa gjendet ne nje takim me lexuesin shkodran, Kadare rrefen: “Ne ate kohe une isha mik Angjelin Dodmasjen, piktorin e mirenjohur Jakup Keraj, te cilet e adhuronin qytetin. Me Llazar Siliqin diskutoja shpesh per qytetin”. E per te vijuar, Kadare tregon per Siliqin... “Pavaresisht se ai ishte me prirje politike dhe ideologjike te thelluara, qe gjenin vend ne krijimtari, jo rralle gjate bisedave ai paraqiste disa ide e mendime qe nuk i gjeje ne poezine e tij”. E ndonese ne Shkoder, ai nuk ka lene pa permendur vlerat dhe konsideraten per Lasgush Poradecin, i cili kishte nje shoqe shkodrane, dhe per kete une kam folur ne nje nga veprat, perfundon shkrimtari.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 18th January 2016, 01:06

U ZUNĖ RRUGĖT

U zunė rrugėt me dėborė,
Afėr teje s’mund tė vi.
Rri dritareve me orė,
Nė mendime futur rri.

Era zė tė ulėrijė ;
Gjithė rrugėt mbenė shkret…
Bora s’ka ndėr mend tė shkrijė.
Ti siē duket nuk mė pret.



Shiko profilin e anėtarit


#40

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi