Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
SHQIPJA NE FAMILJEN E GJUHEVE

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st April 2008, 21:46

SHQIPJA NE FAMILJEN E GJUHEVE
Nga Ledi Shamku-Shkreli

Hidhet nė qarkullim "Hyrje nė Indoeuropianistikė", njė vepėr-traktat, zanafillė e njė doktrine tė re. Dhe pėr Ēabejn vlen tė thuhet: "Ai po gatitet tė ketė njė jetė tė dytė, e cila do tė gėrshetohet pashmangėsisht me tonėn".


"Hyrje nė Indoeuropianistikė" ndoshta ėshtė libri mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare deri me sot. Pėrmes tij Ēabej ėshtė i pari ndėr gjuhėtarėt shqiptarė qė e harton dhe e ofron tė plotė mendimin mbi shkencėn e Indoeuropianistikės. Duke e krahasuar kėtė tekst me modelet e botuara nė Europė nė gjysmėn e parė tė shek. XX, vihet re se ky shkencėtar luminar, i qartė se metodikat gjuhėsore sui generis po e nxirrnin shqipen jashtė interesit shkencor ndėrkombėtar, i pėrmbahet qėllimisht strukturės sė atyre modeleve tė cilat kishin filluar tė konsideroheshin tė papėrshtatshme nga "shkenca e re" shqiptare. Madje, vėshtruar nė rrafsh tė filozofisė mbi gjuhėn - si produkt historiko-kulturor e social njėherėsh - kjo mendėsie tij paraqet dhe meritėn mė tė madhe tė opusit shkencor tė Ēabejt nė pėrgjithėsi. Pa kėtė fushėpamje tė gjerė tė hartuesit, vepra nė fjalė nuk do mund tė kapėrcente sinorėt provincialė tė njė filologjie thjesht shqiptare, e cila, siē ndodhi mė vonė, pėrsiati kryesisht mbi vetveten dhe me vetveten. Nuk do harruar se nė kohėn kur Ēabej formėsoi qartė teoritė albanistike, dhe i pėrshfaqi ato pėr studentė e studiues, ishin ende gjallė e aktivė indoeuropianistė tė mėdhenj si Rohlfs, Kretschmer, Devoto, Tagliavini, Coseriu, Desnickaja, Pisani etj, me tė cilėt Ēabej vijonte ta ruante komunikimin. Kėsisoj, thuajse krejt i izoluar ne Atdhe, ai mori pėrsipėr mbajtjen me ēdo kusht tė gjuhėsisė shqiptare nė hullinė e arritjeve metodike europiane. Dhe do tė jetė metoda bashkėkohore e kėrkimit, e gėrshetuar me gjenialitetin e tij proverbial, qė do formulojė kumtin filozofik tė kėsaj vepre: se nuk mund tė studiohet historia e njė gjuhe nė njė kontekst vijimisht tė izoluar, por vetėm Historia gjuhėsore e njė bashkėsie integrale folėsish e shkruesish.


Thuajse tėrė shek. e XIXe deri nė nė gjysmėn e shek. XX, indoeuropianistėt ngulmuan tė skiconin dhe riskiconin dinamikėn e jetės sė gjuhėve qė kishin rrojtur nė tė njėjtin territor, e qė kishin parė sesi rriteshin disa simotra e si rrėgjoheshin do tė tjera nė rrjedhė tė kohėve (nganjėherė tok me etnitė a popujt qė i flisnin). Pėr kėtė ata iu kthyen fjalėve, vjeljes dhe analizės sė tyre se, sikundėr thotė Saussure nė shek. XX, nuhatėn se "lidhjet qė ekzistojnė mes gjuhėve tė pėrafėrta, fare mirė mund tė pėrbėjnė objektin e njė shkence mė vete. Tė qartėsoje njė gjuhė me ndihmė tė njė gjuhe tjetėr, tė shpjegoje format e njėrės nėpėrmjet formave tė tjetrės, ja pra ē'nuk qe bėrė ende".

Kėshtu fjalėt, kėto unitete ende mė tė qėndrueshme se gurėt, u shndėrruan nė pėrēuese tė mesazheve tė largėta, qė vinin edhe nga qytetėrime e popuj pėr tė cilėt deri pak kohė mė parė nuk dihej kurrgjė. Duke e plotėsuar atlasin e verbėr fillestar me tė dhėna e pėrfundime tė pranueshme qė vinin nga njė sėrė gjuhėsh, Indoeuropianistika, nga teori hipotetike mundi te shndėrrohej nė shkencė tė mirfilltė: nisur me skemėn e thjeshtė Stammbaumen tė Schleicherit, ajo kish mbritur deri te opusi madhor "L'Europe linguistique", qė u botua nga A. Dauzat nė vitin 1953. Mė pas punimet vijuan mbi truall te qėndrueshėm dhe harta plotėsohej e pėrsosej dora-dorės. Sikundėr thotė edhe Ēabej nė kėto leksione, shkolla e Saussurit hapi rrugė tė reja nė gjuhėsi tė pėrgjithshme po sidomos nė Indoeuropianistikė.



Duke u kthyer te Ēabej, mund te themi se mėnyra e tij e studimit tė shqipes, si trashėgimi historike e njėherėsh si mjet realitetformues, i garantoi pėr sa mundej gjuhėsisė sonė qė rezultatet e saj nė kėtė fushė tė merreshin nė konsideratė nga gjuhėsia ndėrkombėtare – gjithė nė pėrpjekjet e saj pėr tė skicuar e pėrsosur mbi bazė tė dhėnash serioze hartėn e pėrgjithshme tė familjes sė gjuhėve. Tash po bėhen gati tri dekada qė Ēabej ka reshtur sė trokituri nė "veshin e rėnduar" tė gjuhėsisė shqiptare e pas tij, duket se kurrkush nuk ka mundur te dialogojė "alla pari" - nėpėrmjet prurjesh e pėrfundimesh tė pėrditėsuara nė lėmė tė shqipes – me zhvillimet dinamike tė gjuhėsisė botėrore. Vakuumi qė u krijua nga humbja e Ēabejt u ndje menjėherė; pas viteve Shtatėdhjetė shqipja nuk e kish mė misionarin qė pėrēonte kohė pas kohe imazhin e saj tė pėrditėsuar duke i siguruar asaj njė vend tė qenėsishėm nė laboratoret e pėrbashkėta ku studiohen marrėdhėniet dhe integrimet e gjuhėve e tė kulturave. E meqė po flitet pėr njėrin nga kontributet e tij tė mėdha, atė si indoeuropianist, le tė vėrehet njė e dhėnė sa e trishtė, aq domethėnėse: Pas 1985-ės, pra vetėm pak vjet pas largimit tė Ēabejt, indoeuropianisti i mirėnjohur James P. Mallory, modernizoi Stammbaumen-in, skemėn njėqindvjeēare tė Schleicherit. Ky, nė punimin e tij, ku shqipja (albanian) zė njė vend tė qartė, shpjegon se ka mundur t'i pėrcaktojė mė mirė venndodhjet simbolike tė gjuhėve nė kėtė skemė, falė tė dhėnave studimore historiko-krahasuese qė ka vjelė pėr secilėn syresh nga studimet e fundit e mė tė pėrditėsuara. Por pas nje dekade, nė 1997 Mallory, e riformulon skemėn e tij tė 1985-ės dhe thotė se "kjo skemė sėrish nė trajtė peme, paraqitet mė e plotė, mė e pėrditėsuar si dhe ėshtė fryt i njė pjekurie mė tė lartė hulumtimesh, pasi pėr hartimin teorik tė saj janė pasur parasysh edhe studimet mbi variacionet e brendshme diasistemike pėr secilėn gjuhė".



E nė kėtė pemė tė pėrditėsuar gjuha shqipe mungon. Merret me mend se nuk ėshtė fjala pėr njė lajthitje apo ndonjė pandehmė tė gabuar tė kėtij shkencėtari, pasi Mallory vijon tė mbetet sot njė nga indoeuropianistėt mė me autoritet. Madje ai, sikundėr edhe Ēabej vetė, i takon atij brezi indoeuropianistėsh, tė cilėt strukturalizmi saussurian nė gjuhėsi i shtyu tė marrin nė konsideratė qoftė "studimin e njė stadi gjuhėsor nė vetvete dhe pėr vetveten", qoftė edhe ndjekjen e rrjedhės evolutive stad pas stadi, duke krahasuar tė dhėnat strukturore qė ofronte ēdo prerje sinkronike.

Eshtė e qartė mungesa e shqipes nė hartėn e pėrditėsuar tė Enciklopedisė sė Kulturės Indoeuropiane; gjuhėsia shqiptare, edhe nė vitet Nėntėdhjetė vijonte vozitjen nė ujrat e amullta tė metodave tė saj sui generis. Dhe s'kish si tė ndodhte ndryshe; Saussure thotė se "objekti e pėrcakton metodėn". Objekti studimor i gjuhėsisė shqiptare nuk ish mė as "shqipja nė familjen e gjuhėve", sikundėr u mundua ta shqyrtonte Ēabej e as shqipja e pėrbashkėt si repertor i pėrdorimeve tė diktuara nga bashkėsia jonė social-kulturore. Periskopi i mveshur i kėsaj nėndetėsje qė nuk lėvizte mė, kish mbetur i drejtuar vetėm andej nga hamendej tė ishte varieteti standard i shqipes. Pėr pasojė pėrfundimet e izoluara, e njėdrejtimėshe, tė studimeve tona gjuhėsore e humbėn koherencėn krahasuar me zhvillimet bashkėkohore, humbėn atė koherencė qė kish karakterizuar punėn e njė shkencėtari mendjehapur, objektiv e largpamės si Ēabej. Mjafton tė pėrmendet fakti se rezultatet shkencore tė tij gjenden tė cituara si vlera referuese ndėr shumė vepra tė rėndėsishme tė gjuhėsisė sė krahasuar si te "Origini delle lingue neolatine" tė C. Tagliavinit, apo nė punimet e G. Svanes, G. Devotos, G. Rohlfsit, tė M. Bartolit etj.
(vazhdon....)



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st April 2008, 21:46

(vazhdimi)

Kjo humbje nga sa duket ėshtė edhe arsyeja qenėsore e mungesės sė shqipes, jo vetėm nė kėtė hartė po edhe, nė krejt pjesėn mė tė madhe tė networkut gjuhėsor ndėrkombėtar.

Po le tė kthehemi te punimi ynė qė, me sot, resht sė qeni vlerė arkivore e u jepet studiuesve i saktė nė plotninė e tij. Ky libėr do tė jetė njė literaturė e vlerė pėr gjithė studentėt e shqipes, tė cilėve do t'u hapė njė dritėsore tė pamjegulluar mbi evolucionin e gjuhės sonė dhe gjendjet e saj historike e prehistorike. Po do t'u duhet gjithaq edhe antropologėve kulturorė pėr tė deduktuar s'andejmi atė ēka thamė qysh nė krye tė herės, pra jo thjesht historikun e shqipes, por historikun e etnisė sė pėrdoruesve tė saj. Dhe ky historik, falė sintezave krahasimtare tė Ēabejt, do tė jetė lehtėsisht i konfrontueshėm me atė tė etnive qė kanė dhėnė e kanė marrė me tonėn. Pėr gjuhėsinė shqiptare ky libėr, i lexuar drejt, mundet me pasė po atė efekt vendimtar qė pati Cours de linguistique générale i Saussurit pėr gjuhėsinė europiane tė shek. XX. Kjo pasi analizat retrospektive tė kėtij punimi dhe pėrfundimet e natyrshme qė Ēabej nxjerr nga kėto analiza, i japin gjithkujt qė don tė ndėlgojė, ēelėsat e duhur shkencorė pėr tė kuptuar, pėrshkruar dhe emėrtuar drejt mjaft nga dukuritė dhe prirjet qė vėrehen sot nė repertor tė shqipes. Tekembrama, kjo don tė thotė me ndjekė evolucionin e shqipes dhe me ulė efektet e revolucionit qė u pat ndėrmarrė ndaj saj. Pėr kėto arsye pra, pėr kėto dhanti qė ka ky libėr, besojmė se energjinė mė tė madhe do ta ēlirojė pėr mėkambjen e Gjuhėsisė Moderne Shqiptare qė po lind. Gjithė sipas kėsaj logjike, duke arsyetur sipas shtegut tė saj prognostik mbi disa postulate tė kėtij punimi, vėrehet se njė nga faktet sintaksore, qė po rezulton mjaft i shpeshtė nga vėzhgimet e prirjeve vetėstrukturuese tė Shqipes sė Sotme, ėshtė fakti qė pėrdoruesit kanė nisur tė parapėlqejnė ndjeshėm ndėrtimet me bashkėrenditje. Kjo dukuri po vėrehet sot jo vetėm te gjuha e folur dhe varietetet substandarde, por edhe te i ashtuquajturi Neostandard i shkruar i shqipes. A ka njė kuptim kjo simptomė? Siē thekson Ēabej, e parė nė vetvete dhe pėr vetveten, njė dukuri thjesht pėrshkruhet por nuk spjegohet. Pėr t'u spjeguar, ajo duhet parė edhe nė diakroninė e saj. Duke kthyer sytė nga Hyrje nė Indoeuropianistikė vėrejmė se Ēabej, teksa analizon sintaksėn historike tė gjuhėve indoeuropiane dhe ofron paralelizma me shqipen, thotė se "lidhur me bashkėrenditjen edhe me nėnrenditjen duhet tė themi se nė periodat e para mbizotėronte bashkėrenditja, koordinimi, kur kemi tė bėjmė me disa fjali. Fjalitė e koordinuara, tė bashkėrenditura, kanė mbizotėruar mbi fjalitė e subordinuara, tė nėnrenditura. Nėnrenditja e fjalisė paravendon, presupozon njė zhvillim mendor mjaft tė pėrparuar. Qė tė lidhen fjalitė, domethėnė njė kryesore, tė tjerat tė varura prej asaj, kjo supozon njė zhvillim mendor qė ka shkuar pėrpara. Mentaliteti primitiv do bashkėrenditje, atė qė W. Haversi e quan "mėnyra numėruese, enumerative". Kjo analizė hedh menjėherė dritė mbi simptomėn e mėsipėrme. Ėshtė gjuha e folur ajo qė nė thelb e mė sė shumti nuk shtrėngohet tė vendosė njė rend tė avancuar sintaksor, kjo pėr shkak edhe tė aty-pėr-atyshmėrisė sė replikės. Pra ajo e ruan mentalietin primitiv, qė parapėlqen bashkėrenditje, qoftė pėr konservatorizėm ndaj rendit historik (njerėzimi mė parė ka folur se ka shkruar), qoftė pėr shkak tė spontaneitetit qė e karakterizon. Kėshtu mbėrrihet nė pėrfundimit se tiparet e reja sintaksore qė po shfaqen nė Neostandardin e shkruar i pėrkasinmė sė shumti kodit tė folur, a mė saktė, pėrdorimi po i importon ato prej kėtij kodi. Po asistojmė pikėrisht nė procesin e pritshėm te ndikimit tė anasjelltė: shkrimi, si kod mė konvergjent, edukon paraprakisht gjuhėn e folur, duke synuar tė krijojė edhe aty njė kod po aq konvergjent – shembėlltyrė tė tijin. Porse shkrimi prej natyre mbetet i ngurtė e sakaq kodi i folur, i cili ka nisur ta marrė prestigjin e konvergjencės, ecėn pėrpara duke u vetėstrukturuar. Kėsisoj pėrdoruesit e tė dyja kodeve, ku me vetėdije e ku nė mėnyrė mekanike, mundohen ta mbartin kėtė pasurim edhe nė kodin e shkruar, duke formuar kėsisoj njė Neostandard faktik brenda Standardit teorik.



Njė tjetėr pikė e debatuar sot ėshtė ēėshtja e paskajores (infinitivit), dhe lidhur me kėtė debati nuk po merr asesi zgjidhje, pasi argumentat pro dhe kundėr vijojnė tė jenė mė fort qėndrime etike se shkencore. Kėshtu pra, thuhet se infinitivi duhet rehabilituar nė normė pasi ėshtė pjesė rėndėsishme e trashėgimisė gjuhėsore gege, apo, nga ana tjeter se gjuha letrare s'ka si ta ketė infinitivin ngaqė toskėrishtja nuk e ka. Duke lexuar trajtesėn historike qė Ēabej i bėn kategorisė sė infinitivit vihet re se tė dyja gjykimeve tė mėsipėrme, pro e kundra, iu mungon vėshtrimi filozofik dhe ab ovo qė jepet te ky libėr; Ēabej thotė se: "formimi i infinitivit tė gjuhėve indoeuropiane nė pjesėn mė tė madhe ėshtė njė dukuri qė shfaqet nė periodat historike tė tyre. Kjo lidhet edhe me arsye si tė thuash kulturore. Infinitivi gjuhėsisht ėshtė njė pėrftim qė lidhet me njė farė pėrparimi kulturor, sepse ka lidhje me njė mendim abstrakt [...] Lidhet me zhvillim tė njė mendimi, tė njė abstrakcioni mendor. Domethėnė ēėshtja e infinitivit kushtėzohet nga njė zhvillim, nga njė proces i gjatė nė gjuhėt e ndryshme indoeuropiane". Kumti logjik i kėtij arsyetimi ėshtė se infinitivi nuk ėshtė thjesht i gegnishtes; ai ėshtė infinitivi i shqipes, pasi ai shfaqet qysh se shqipja del nė histori, lind si rezultat i njė progresi kulturor dhe shoqėron gjithė kėtė progres. Dhe pas gjasash, kėtė progres infinitivi i shqipes e ka shoqėruar pėr shekuj me radhė, deri kur u ndrrua baza historike e shqipes. Tė kuptuarit e vlerės sė kėtij konservacioni, tė kuptuarit e natyrės dhe substancės sė tij, i jep vetiu pėrgjigje pohuese rehabilitimit tė infinitivit tonė tė ēmuar. Diskutimet e tjera qė rrjedhin nga ky rehabilitim janė thjesht detaje teknike (plotėsisht tė zgjidhshme), por nuk janė thelbi i problemit. Thelbin na e paraqet analiza e mėsipėrme e Ēabejt.


Po ashtu, problematikat gjuhėsore sot e do kohė rrahin shqetėsimin pėr keqpėrdorime tė morisė tė rregullave heterogjene drejtshkrimore, e ngulmojnė edhe ku ato rregulla, vihet re se mund tė thjeshtohen (de facto janė thjeshtuar). Nė parim dihet se thjeshtimi nė fjalė i ndihmon nxėnies mė tė mirė e mė tė shpejtė tė vetė drejtshkrimit, uljes sė kostos sė investimit pėr pėrvetėsimin e tij e kėshtu me radhė. Por a ėshtė vėrtet humbje ky thjeshtim? A i ndodh kjo veē shqipes? Lidhur me kėtė Ēabej shkruan se"zhvillimi i gjuhėve, nė lidhje edhe me zhvillimin kulturor tė popujve qė i flasin ose qė i kanė folė, karakterizohet nga njė proces dyfish: nė njė anė thjeshtim i sistemit gramatikor, thjeshtim progresiv, domethėnė sa vete mė i madh i sistemit gramatikor, mė anė tjetėr pasurim edhe diferencim i elementeve tė leksikut. Sa mė shumė evoluojnė gjuhėt, vihet re se aq mė shumė thjeshtohet sistemi gramatikor edhe aq mė shumė pasurohen elementet leksikore. Ky ėshtė njėfarė aksiomi nė jetėn e gjuhėve. Pasuria gramatikore nuk ėshtė shenjė kulture. Pasuria gramatikore, pasuria e formave tė gramatikės ėshtė shenjė e gjendjeve primitive tė gjuhėve. Gjuhėt rrafshojnė diferencimet, rrafshojnė morinė e variacioneve tė formave gramatikore e mė anė tjetėr kompensojnė me pasuri tė leksikut. Faktori i rrafshimit tė diferencimeve, tė variacioneve, tė formave gramatikore ėshtė analogjia. Me anė tė analogjisė bėhen rrafshime gramatikore".



Ky arsyetim, qė bashkohet me moton e gjithė gjuhėsisė moderne tė shek. XX, na qartėson sot nė mjaft dilema qė bėjnė ballė si tė vėshtira pėr t'u zgjidhur, sa herė qė ėshtė fjala pėr qėndrime normative. E kėshtu kuptojmė se mjaft shmangie tė sotme nga norma, tė cilat hermeneutizmi statik i konsideron si shprishje tė kodeve ortografike, janė nė fakt frut i rregullsisė; i asaj rregullsie qė dikton lavrimi gjithnjė nė rritje i shqipes si gjuhė e cila tani nuk shkruhet mė nga njė pėrqindje fare e vogėl e popullatės, por nga e gjithė bashkėsia shqipfolėse. Kjo rregullsi, siē na dėfton Ēabej saussurianist, diktohet nga Analogjia. Pėrmes proceseve analogjike rrafshohen e unifikohen, pra "bjerren" mjaft formante tė shqipes, tė planifikuara nė tryeza gjuhėtarėsh dekada mė parė. Poashtu Ēabej, duke pasqyruar pėrmasėn historike tė veprimit tė analogjisė - jo vetėm nė Periodėn historike tė shqipes, por edhe nė prehistori tė saj - na le tė kuptojmė se analogjia ėshtė faktori mė i vjetėr veprues nė njė gjuhė dhe shoqėron gjithė procesin e qytetėrimit tė bashkėsisė qė e flet atė gjuhė. Shumė shembuj tė veprimit tė analogjisė Ēabej i merr nga gjuha e folur, duke na shtyrė kėsisoj tė dallojmė nė metodėn e tij njė tjetėr postulat saussurian, atė tė thyerjes sė "ésprit de clocher". Kėshtu, pra, ndodh ajo qė nė parim pat vėrejtur edhe J. J. Rousseau, se "gjuhėt me kalimin e kohėve humbasin nė muzikalitet, por fitojnė nė saktėsi". Saktėsia nė gjuhė (apo thėnė mė drejt, kuptimet semantikisht tė pastra tė shenjuesve) dhe lufta ndaj varfėrimit tė gjuhės (varfėrim i cili vjen edhe pėr shkak tė polisemisė pragmatiste) janė ēėshtje vėrtet shqetėsuese pėr shqipen. Po t'i hedhim sytė nga politikat gjuhėsore europiane, vėrejmė pėrkujdesje tė vazhdueshme pėr tė shmangur proliferimin polisemik, duke synuar t'i jepet ēdo tė shenjuari shenjuesi i vet; pėrkujdesje tė tilla janė kthyer kėto tri dekadat e fundit nė objektiva qendrore tė leksikografisė e tė edukimit gjuhėsor.


Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Eqrem Ēabejt, ėshtė me vend tė thuhet se ē'pėrfaqėson ai nė mendimin tonė filozofiko-gjuhėsor. Ja lemė Justin Rrotės, njėrit ndėr kontribuesve tė shquar nė procesin e selitjes sė gjuhės letrare shqipe, i cili nė punimin e vet "Gjuha e shkrueme ase vėrejtje gramatikore" kishte kėtė kushtesė: "Prof. Eqrem Ēabejt, Albanistit ma tė madhit kombėtar, kėto hulumtime nxanėsėsh. Gjithė motin e jetės mirėnjohtės pėr kontriburin e vlefshėm dhe bujarisht tė huajtun nė favor tė kėtyne fletėve". E kjo kushtesė mungon nė botimin qė Akademia e Shkencave pėrgatiti pėr Kolanėn Franēeskane. Por natyrisht kjo mungesė nuk cėnon aspak vetėdijen e kujt gjuhėn shqipe e studion jo vetėm si trashėgim lėndor tė qenies shqiptare, por edhe si rezultat tė atij mendimi shkencor luminar qė e tuteloi kėtė gjuhė me gjithė pėrkujdesjen qė meriton gjuha amtare; e sot figura e Ēabejt pėrshfaqet pikėrisht siē e pėrcaktoi J. Rrota: mė i madhi albanist kombėtar. Madje mė i madhi i dijes sonė. Me botimin dhe divulgimin e kėsaj vepre-traktat, qė nuk ėshtė njė doktrinė e pėrfunduar, por zanafillė e njė doktrine tė re, pėr Ēabejn vlen tė thuhet sot pikė-pėr-pikė ajo ēka tha Benveniste nė pesėdhjetėvjetorin e botimit tė Kursit tė F. de Saussure: "Ai po gatitet tė ketė njė jetė tė dytė, e cila do tė gėrshetohet pashmangėsisht me tonėn".

Gazeta SHEKULLI



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi