Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionAnetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
SHQIPERIA E KROACIA MARRIN FTESEN PER NE NATO. ZHGENJEHET MAQEDONIA


Ftesa e NATO-s, Topi: Shqiperia u fut ne rrugen e integrimit

Shqiperia-NATO, Sejdiu: Ftesa procesi pozitiv per Kosoven

Bush: Shqiperia e Kroacia te pergatitura per NATO

Shqiperia ne NATO, Shefer shpall sot vendimin zyrtare


Shqiperia do te jete vend anetar i NATO-s.
Sekretari i Pergjithshem i BUKURESHT-TIRANE-Shqiperia ka marre sot ftesen per anetaresim ne NATO. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer ka bere zyrtare sot 2 ftesa nje per Shqiperine e nje per Kroacine, duke lene jashte Maqedonine. Sipas Shefer keto dy vende do anetaresohen ne NATO, kurse "FYROM" sic theksoi ai nuk mundi te fitoje ftese kete anetaresim
Gjate paradites politika shqiptare i ka paraprire dhenies se fteses per anetaresim. Subjekte politike kane pershendetur sot nga Kuvendi Samitin duke e cilesuar diten e sotme, nje ngjarje te madhe historike qe do te pasoje me dite plot sfida per shtetin shqiptar.

Nderkaq Maqedonia eshte zhgenjyer nga Samiti pasi ne te cilin pretendonte se do te ishte vendi i trete qe do te merrte ftesen per anetaresim. Shkak u be Greqia e cila vendosi veton per shkak te ceshtjes se emrit te Maqedonise, per te cilen shteti helen ka shprehur pakenaqesi.

Withers uron per ftesen: “Mirese erdhe Shqiperi”

Ora 17:45 Anetaresimi I Shqiperise ne NATO eshte pergezuar edhe nga ambasadori amerikan John Withers. “Mirese erdhe Shqiperi” ka qene mesazhi I urimit nga Withers gjate nje deklarate per mediat. “Sot eshte nje dite gezimi, si per Shqiperine ashtu edhe per Shtetet e Bashkuara. Eshte nje dite me domethenie historike si per shqiptaret ashtu edhe per amerikanet. Shqiperia do te jete nje anetare e shkelqyer e Aleances”, ka thene Withers. Gjithashtu ambasadori amerikan ka deklaruar se marrja e fteses se anetaresimit eshte rezultat I punes se te gjithe shqiptareve dhe jo I partive politike. “Ftesa e Shqiperise ne NATO nuk ishte veper e jona. Kjo ftese nuk ishte çeshtje fati apo vendndodhjeje gjeografike. Nuk ishte as nje çeshtje perllogaritjesh gjeopolitike. Kjo ftese, thene thjesht dhe qarte, eshte nje triumf i popullit shqiptar. I asnje partie apo nje tjetre, por i te gjithe shqiptareve, te te gjitha partive, qe punojne dhe sakrifikojne sebashku. Eshte nje prej angazhimeve me te rendesishme qe ne mund te marrim persiper per popullin shqiptar”, ka shprehur konkretisht Withers.

Berisha: Mirënjohje SHBA e vendeve të NATO-s

Ora 16:00 Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur mirënjohjen e tij Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve anetare te NATO-s per marrjen e fteses per anetaresim ne Aleance. Ne nje konference per shtyp te mbajtur pas marrjes se fteses, kreu i qeverise shqiptare u shpreh se “sot Shqiperia i eshte rreshtuar shtylles kryesore te lirise boterore”. Berisha beri me dije se 2 njesi ushtarake do te nisen drejt Afganistanit me qellim trajnimin e ushtareve afgane. Kryeministri mohoi me tej se do te kete rikompozim te qeverise duke u shprehur se lëvizjet e pamotivuara na kthejne mbrapa. sipas tij cdo lëvizje ne ekzekutivin shqiptar do te ndodhe ne kohen e duhur.


Qeveria greke: Nuk u kenaqem qe Maqedonia nuk mori ftesen e NATO-s

Ora 15:00-Greqia shprehet se do te gezohej nese dhe Maqedonia do te merrte ftesen per NATO, por ne fillim te zgjidhe ceshtjen e emrit. “Ne jemi te kenaqur nga ftesat per Kroacine dhe Shqiperine, por do te jemi te gezuar edhe kur nje ftese do ta marre edhe Maqedonia”, theksoi Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis ne Bukuresht.
Bakojani beri te ditur se Greqia preferon vetem dy emra qe te zgjidhe perfundimisht konfliktin me Maqedonine. Sipas shefes se diplomacise greke, keto emra jane: ‘Maqedonia e eperme’, ose ‘Maqedonia e Re’. “Ne nuk duam te vendosim vete per emrin, por bashke me Maqedonine te zgjedhim fare eshte me mira rreth kësaj ceshtje”, shtoi Bakojanis. Nderkaq zedhenesi i Qeverise greke ka justifikuar veprimin e Greqise per veton ndaj Maqedonise ne Samit. “Greqia nuk ka qene e vetme ne kundershtimin ndaj Maqedonise. Te njejtat burime theksuan se kane qene dhe kater vende te tjera anetare te NATO-s qe kane mbeshtetur Athinen”, citon zedhenesi.

Berisha: Trupat tona kudo me NATO-n


Ora 13:35-“Trupat tona jane te vendosura sot se bashku me trupat tuaja ne Kabul dhe Herat dhe do te jene atje ku NATO te jete”. Kete premtim ka bere Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjate pershendetjes qe ka bere ne Bukuresht pas vendimit te Samitit te NATO-s per te ftuar Shqiperine ne Aleance.
Berisha e ka cilesuar kete ftese is mrekulli te lirise. “Me lejoni t’ju shpreh falenderimin e shqiptareve qe kane vuajtur per lirine e dinjitetin e tyre.
Sot ne kete pallat, historia e te cilit eshte tashme e njohur, ftohet per tu anetaresuar ne NATO vendi, qe u sundua nga diktatori me i eger i Europes se pasluftes, i cili, per me shume se 4 dekada me radhe, ndertoi aq shume bunkere ne qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, qe po te mblidheshin se bashku, mund te ndertonin dy here piramidat e Egjiptit. Per mua kjo eshte nje mrekulli, mrekullia e lirise”, tha Berisha.

Presidenti Topi: Krenare e te pergjegjshem per kete hap

Ora 13:20-Kreu i shtetit ka pershendetur ne Samitin e Bukureshtit vendimin zyrtar ku Shqiperia mori ftesen si anetare e Aleances Antlantike te Veriut. Ne fjalen e tij Topi tha se te gjithe shqiptaret sot ndjehen krenare e te pergjegjshem per kete vendim madhor per vendin e tyre. “Per te ndertuar nje te ardhme te ndritur ne jemi sa krenar aq edhe pergjegjshem per kete akt. Vendimi eshte nje vleresim dhe besim ndaj vendit tim dhe si nje angazhim madhor qe ne kemi ndaj vendeve te Aleances. Jemi te gatshem te behemi pjese e rendesishme e Aleances. Shtrija e NATO-s jep garanci per siguri afatgjate”, tha Presidenti shqiptar i cili nuk harroi te falënderoje vendet mike qe besuan te Shqiperia.

Ngrihet flamuri i NATO-s prane flamurit shqiptar kuq e zi


Ora13:15
-Flamuri i NATO-s perkrah me ate te Shqiperise ne Kuvendin shqiptar. Menjehere sapo eshte lexuar deklarata e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s ku Shqiperia ftohet zyrtarisht ne NATO, ne ambientet e parlamentit shqiptar eshte ngritur flamuri blu i NATO-s qe nga sot e tutje do te valevitet prane simbolit kuq e zi te Shqiperise.

Bush: Shqiperia e Krocia te pergatitura per NATO


Ora 13:10-“Shqiperia e Kroacia jane te pergatitura per anetarsim ne NATO. Keto dy vende do te jene te afta te parballojne reformat”. Keshtu ka deklaruar Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht. Bush ka theksuar se pavaresisht se Maqedonia nuk ka marre ftese ne kete Samit, “NATO do te vazhdoje diskutimet me Maqedonine”.
Bush vuri ne dukje se tani e tutje duhet te punohet per nje Europe stabile e te sigurte. “Duhet te punohet duhet edhe ne vazhdim per te siguruar nje Europe stabile dhe te sigurt. Zgjeimi i aleances do te vazhdoje vetem ne te mire te paqes. Kjo aleance do te jete e bashkuar per te realizuar lirine” tha Bush duke iu lene fjalen me pas lidereve te vendeve qe moren ftesen per anetaresim ne NATO.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz

NATO, SHEFER ZYRTARIZON FTESAT PER SHQIPERINE E KROACINE


Ora12:40-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer beri te ditur sot se cilat vende do te jene vende anetare te NATO-s. "Shqipëria dhe Kroacia u ftuan zyrtarisht të bashkohen me NATO-n nga drejtuesit e aleancës të mbledhur në samit në Bukuresht," tha Shefer ne nje konference per shtyp para mediave.
Sipas tij menjehere pasi keto vende te marrin ftesat me te gjitha procedurat, atehere NATO do te nise kontakte intensive me Shqiperine e Kroacine. "Marrja e ftesës për të hyrë në NATO ka shënuar kalimin e një pragu të rëndësishëm drejt rrugës së Shqipërisë për t'u bërë pjesë e institucioneve euroatlantike. Por, kjo ftesë nuk duhet të shikohet si fundi i një procesi. Ajo shënon fillimin e një faze të re në zhvillimin e Shqipërisë", tha Shefer.

Shefer shprehu keqardhje per Maqedonine e cila nuk mori ftese ne kete Samit, pro deklaroi se "jo gjithcka mbaron ketu". Sipas Shefer teskti i deklarates se plote te vendimeve zyrtare te marra eshte ende ne hartim e siper. "Do doja te kishim 3 ftesa. Por eshte ceshtja e emrit te Maqedonise qe e shkaktoi kete. E kuptoj qe eshte nje zhgenjim per vendin tuaj,
por po te lexoni tekstin e deklarates ka inkurajime per Maqedonine", u tha gazetareve maqedonas Shefer duke shtuar se rruga ehste e hapur sapo "FYROM te zgjidhe ceshtjen e emrit me Greqine".


Nje takim mbi Maqedonine po vonon mbledhjen kryesore te Samitit te NATO-s

Ora 12:15-Ministri i Jashtem i Shqiperise Lulezim Basha shpjegon se nje takim i Keshillit te Veriatlantikut qe po diskuton per ftesen e mundshme per Maqedonine ka zgjatur me shume sec duhet dhe kjo ka vonuar dhe mbledhjen kryesore te Samitit. “Takimi ka vazhduar ne gjate se c’parashikohej. Me sa duket ka akoma bisedime per formulen me te mire te mundshme per emrin e Maqedonise. Aleanca ka rene dakort qe sapo Maqedonia te zgjidhe ceshtjen e emrit, dhe me pas e ka te hapur deren per anetaresim”. Sipas ministrit Basha, per Shqiperine kjo vonese nuk perben asnjë problem.

Vonohet Samiti, shkak mungesa e delegacioneve


Ora 11:35-Mbedhja e Samitit ku do te lexoheshin vendimet per zgjerimin e NATO-s po vonohet. Korrespondetja ne Bukuresht, Alabana Qehajaj ben te ditur se vonesa ka ardhur si shkak i aktiviteteve paralele sic eshte konferenca e Bukureshtit, nje tjeter per sigurine.
Angazhimi i delegacioneve te 60 vendeve nga e gjithe bota ne keto konferenca paralele ka shkaktuar mungese ne mbledhjen qe do te mbahet per zgjerimin e Aleance me anetare te rinj strukturat e saj.

Shefer bind Maqedonine: Mos braktisni Samitin


Ora 11:30-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s po përpiqet te binde delegacionin e Maqedonise te mos braktise Samitin. Sipas korrepondetes ne Bukuresht, Albana Qehajaj, ne kryeqytetin rumun qarkullojne zera se Maqedonia mund te braktise Samitin, edhe pse nga pala maqedonase nuk eshte pohuar ende dicka e tille.
Nderkaq delegacioni i Shkupit në Bukuresht ka bërë të ditur se nuk ka një vendim përfundimtar zyrtar se Maqedonia eshte perjashtuar nga ftesat per anetaresim. Sipas tyre rrjedha e ngjarjeve do të përcaktohet sot në Këshillin Veriatlantik dhe se pritet te mund të ndodhin ndryshime.

Edi Rama: Nga sot shqiptaret ne familjen natyrale

Ora 11:25- Edhe kreu i socialisteve ka reaguar sot per Samitin e Bukureshtit. “Ftesa ne NATO shenon nje dite te re per Shqiperine. Nga sot shqiptaret jane pjese e familjes natyrale”, u shpreh Rama ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ftesa eshte sukses i qytetareve shqiptare, por dhe nje barre e re e pergjegjesi per politiken shqiptare. “PS do vazhdoje rrugen e transformimit te politikes, nga nje pazar per politikanet, ne politike te interesave te vendit”, tha Rama.

PAD: Jemi te gjithe pjese e ketij zhvillimi


Ora 11:10-Me kete rast dhe PAD ka bere pershendetjen e radhes. Neritan Ceka, kreu i kësaj partie ka kujtuar se ky premtim eshte dhene qe 18 vjet me pare dhe se te gjithe jane pjese e ketij zhvillimi. “Jemi ne realizimin e gjithe ketij premtimi. Nese jemi te bashkuar do ti sherbejme me mire atyre qe na kane zgjedhur dhe sot eshte dita ku duhet te ndergjegjesohemi”

PS: Nga sot nisa sfida e madhe per shtetin ligjor. Premtojme mbeshtetje

Ora 11:00-Partia Socialiste e ka pershendetur Samitin e NATO-s ne Bukuresht dhe ka paralajmëruar se pas kësaj fillojne sfidat. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erion Brace eshte shprehur se pas marrjes se fteses, Shqiperia duhet te deshmoje se eshte nje shtet ligjor dhe me institucione te forta. Perte arritur kete kete ai ka ofruar dhe vullnetin e opozites. “Marrja e fteses per anetaresim ne NATO do te shenoje sot nje sfide te madhe qe duhet ta perballojme, qe ka ne themel nje shtet ligjor te se drejtes, zgjedhje te lira, institucione te forta qe i japin shqiptareve prosperitet mirëqenie. Ne gjejme momentin solem qe te ofrojme vullnetin tone per reforma per ta ndryshuar kete vend”, tha Brace

Ish-Ministri Mediu: Ne vetem nje rruge, anetaresim ne NATO e BE

Ora 10:50-Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe njekohesisht kryetar i republikaneve ka pershendetur diten e sotme te marrjes se ftese se Shqiperise per anetaresim ne NATO. “Eshte per te miren e Shqiperise ne kemi vetem nje rruge , anetaresim ne NATO e BE. Kjo eshte nje dite historike. Mendoj qe e kemi arritur se bashku dhe se duhet ta gezojme se bashku. Duhet te falenderojme Presidentin e SHBA, Bush qe ka qene promotori qe ne te vazhdojme kete partneritet”, tha Mediu.

Politika pershendet Samitin e Bukureshtit: Te na njihet dhe ne merita


Ora 10:45-Ne prag te dhenies se fteses per Shqiperine, perfaqesues te partive politike shqiptare jane ngjitur ne podium dhe te Kuvendit dhe kane pershendetur kete ngjarje. Ata e kane cilesuar kete dite historike. Partite politike e kane cilesuar kete arritje te popullit shqiptar dhe te gjithe spektrit politik. Politikanet kane kerkuar nga qeveria qe kjo arritje te mos njihet nga qeveria vetem si merite e tyre, por e te gjithe partive politike.

Kryetarja e parlamentit, Topalli: Mirenjohje Bush per ftesen ne NATO

Ora 10:35-“Marrja e fteses eshte ngjarje e jashtëzakonshme, plot angazhim dhe seriozitet. Mirenjohje Presidentit amerikan Bush si dhe vendet qe na kane mbështetur.” Keshtu ka deklaruar ne hapje te seances se radhes se Kuvendit, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e cila ka pershendetur Samitin e NATO-s qe po mbahet ne Bukuresht. Topalli shtoi se marrja e fteses se Shqiperise do te thote dhe mbajtje e premtimeve nga ana e shtetit dhe popullit shqiptar.

Shqiperia pas nje viti anetare me te drejta te plota ne NATO


Ora 10:20
-Por cdo te ndodhe pas Shqiperia te marre ftesen nga NATO?! Korrespondentja jone ne Bukuresht Albana Qehajaj ben te ditur se pas marrjes se fteses per anetaresim ne NATO, Shqiperia duke nisur nga 3 prilli i ketij viti duhet te prese rreth nje vit per ratifikimin e marreveshjes me vendet anetare te NATO-s per te qene nje anetare me te drejta te plota per ne NATO

Ceremonia direkt per parlamentin shqiptar

Ora 10:15-Parlamenti shqiptar do te ndjeke direkt ceremonine e dhënies se ftesave per anetaresim ne NATO ku dhe Shqiperia eshte nje nga vendet kandidate per marrjen e kësaj ftese. Pas leximit te ftesave nga shefi i NATO-s ne Bukuresht, ne Tirane pritet dhe ngritja ne Kuvend e flamurit te NATO-s përkrah me flamurin e Aleances.

Nis dita e dyte e Samitit. Shqiperi ne pritje te fteses


Ora 08:10- Shqiperia pritet te kurorezoje sot ne Bukuresht nje nga perpjekjet e saj me te medha historike aneterasimin ne NATO. Ne Bukuresht ka nisur dita e dyte e Samitit te NATO-s qe eshte konsideruar si me i madhi i ketyre viteve dhe qe pritet te zyrtarizoje vendimet e rendesishme lidhur me zgjerimin.
“Sot pritet te marrim vendime te rendesishme qe do t’i japin forme te ardhmes se aleances dhe sigurise se vendeve tona”, deklaroi Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer ne hapje se seances. Shefer ftoi kreret e 26 vendeve anetare te NATO-s qe te nderonin ushtaret qe kane dhene jeten per aleancen. Ne oren 10-30 pritet hapja e mbledhjes solemne nga shefi i NATO-s Jap de Hup Shefer i cili do te lexoje edhe ftesat per anetaret e rinj te aleances.
Shefer pas fjales se tij do tua kaloje ate me pas kryeministrave te vendeve aleate. Ceremonia pritet te ndiqet direkt ne te gjitha vende.

Anetaresimi, Maqedonia me pikepyetje

Ora 07:00-26 kreret e vendeve anetare te Aleances pritet te perballen sot dhe me shqetesimin rreth stabilitetit te Ballkanit, pasi nje nate me pare, Greqia i vuri veton marrjes se fteses per anetaresim te Shkupit, kjo per shkak te problemit te pazgjidhur te emrit, pavaresisht negociatave qe kane vazhduar edhe ne Rumani deri ne oret e vona te nates. Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Angel Moratinos deklaroi se ftesat për anëtarësim në NATO do të mund t`i marrin vetëm Shqipëria dhe Kroacia, ndërsa për Maqedoninë vazhdon të mbizotërojë vetoja greke.
Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, mësohet se “Greqia ka komunikuar në Samit se tani për tani nuk ka asnjë mundësi për një konsensus me Maqedoninë”.

(d.b-a.r-BalkanWeb)

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Marrja e fteses per ne NATO eshte nje hap i rendesishem per Shqiperine dhe integrimi ne struktuarat euroatlantike fillon ketu.
Nje pershendetje per ata qe bene te mundur qe dhe shqiperia te jete pjese e vendeve demokratike dhe te cilivizuar.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Le te jete kjo ftese nje hap me para per shqiperine,dhe njekohesisht edhe nje shpulle per te gjithe ata qe e lane shqiperine dhe sistemin ushtarak te saj me keq se ai i para lufte(2-te boterore).
Le tu qeshe buza edhe ushtareve shqipetar dhe te mos kerkojne kokrrat e fasuleve ne pjate(megjithese e hidhur kjo eshte nje e vertete)

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Mua me duken si te kurdisura te gjitha, behen per ti larguar vemendjen popullit nga hallet e vuajtjet.
Kur shumica e shqiptareve vuajne per gjerat me elementare qe i duhen nje njeriu, si ka mundesi qe i paskemi plotesuar kushtet per tu antarsuar ne NATO apo dhe ne BE.

Asnjera nga te dyja nuk do realizohet e populli shqiptare do vazhdoje te vuaj arrogancen e paturpesine e atyre qe po i mashtrojne.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Nuk kemi plotesuar asnje kusht,por kemi zone strategjikeper te kontrolluar evropen,azine dhe afriken

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
E kujt i hyn ne pune kjo zone strategjike, sot ka satelite bota dhe ajo zona jone strategjike per 1 te 100 e sekontit fluturon.

Keto jane lojrat e klaneve mafioze shqiptare me ne krye Gjorgj Bushin.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
E keni gabim,dhe nuk mund tju shpjegoj.
Cfare interesi ka Nato te pranoje shqiperine?
Ata mafioze qe arriten te fusin shqiperine ne Nato per mua duhet te dekurohen

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Nje gje nuk kan kuptuar shqiptaret se ne nuk jemi futur ne NATO!.

Ne na eshte bere ftese per ne NATO dhe se sa do arrim ti plotesojme kushtet dhe kur nuk dihet, une flas per momentin qe na u be ftesa.

Momenti qe shqiperise ju be ftesa eshte dyshuese dhe shume e qarte qe eshte bere per ti larguar popullit vemendjen nga gjendja e rende qe ndodhet.
Nje fshat i tere u zhduk, dhe keta bejne manifestime se na ftuan per tu antarsuar ne NATO

turp! 1000 here turp per ata qe ndihmojne keta qeveritare qe po masakrojne kete popull.

Ka ardhur koha te zgjohen shqiptaret.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
A se harrova interesin qe ka NATO!

NATO nardlushnja ka shume interses qe te kete sa me shume antare qe te mblledhe para per armatim modern qe ne nuk do ta shohim as ne enderr po parate do i paguajme nje takse me teper per qytetaret shqiptare.

Ti jeton ne greqi pa pyeti pak greket ca mendimi kan per NATO-n dhe sa ju eshte rritur mirqenja me antarsimin e tyre ne NATO, te jesh i sigurte se me te varfer jane bere qe kur hyne ne NATO dhe ne Bashkimin evropian.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Une e di se cmendim kane greket per Nato
Nato per ta eshte e domosdoshme dhe te gjithe ata qe jane serioz e pranojne Nato
Ata qe jane kundra jane te njejtet persona qe shajne edhe shqiptaret(ekstremi i djatht)

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Sipas teje And gabim qe u futem ne Nato apo Jo?

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
@nardlushnja shkruajti:
Sipas teje And gabim qe u futem ne Nato apo Jo?
nardlushnja ne nuk jemi futur ne NATO ketu qendron problemi.

Ne na eshte bere nje ftese per ne NATO dhe momenti qe u be ftesa mua me duket shume e dyshimte.

Jam per ne NATO, por me te drejta te plota.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
@nardlushnja shkruajti:
Une e di se cmendim kane greket per Nato
Nato per ta eshte e domosdoshme dhe te gjithe ata qe jane serioz e pranojne Nato
Ata qe jane kundra jane te njejtet persona qe shajne edhe shqiptaret(ekstremi i djatht)
Nuk eshte ekstremi i djathte nardlushnja por populli i thjeshte, ata e vuajne gjithcka(ekstremi i djathe partite politike bejne politike dhe hane e pine me shqiptare turq italian e kedo) ndersa populli paguan.

Duhen pare gjerat si jane dhe jo si duam ne te jene.

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Andi shkruajti:
@nardlushnja shkruajti:
Sipas teje And gabim qe u futem ne Nato apo Jo?
nardlushnja ne nuk jemi futur ne NATO ketu qendron problemi.

Ne na eshte bere nje ftese per ne NATO dhe momenti qe u be ftesa mua me duket shume e dyshimte.

Jam per ne NATO, por me te drejta te plota.

Dale nga dale vjen behari

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
SHipri  ka fitua shum si u hy ne NANATON sepse anatret e Natos jan te sigurta nga gjdo agresioni po dhe kam  mundesin te hyn ne Europ

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Kur shtetet e tjera do dalin ne do te antarsohemi Smile

descriptionRe: Anetaresimi i Shqiperise ne NATO!

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi