Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Nė indet e gjuhės dhe kombit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 6th April 2008, 21:28

Nė indet e gjuhės dhe kombit

Mbi parimet metodologjike nė veprėn gjuhėsore tė Eqerem Ēabejt



Eqerem Ēabej, njėri prej emrave mė tė shquar tė gjuhėsisė shqiptare tė shekullit XX, ėshtė padyshim njė monument kulture me njė vend tė veēantė nė panteonin e saj, tė cilit i pėrulemi sot me respekt e nderim. Shumėkush do t‘ia kishte zili veprėn e larmishme nė fushė tė etimologjisė, tė fonetikės e tė gramatikės historike, tė dialektologjisė historike, tė studimit tė autorėve tė vjetėr, tė shqipes sė sotme standarde e tė raportit tė saj me dialektet e deri te studimi i letėrsisė e folklorit.

Duke e vėshtruar gjuhėn si njė nga shfaqjet mė tė rėndėsishme tė jetės sė popullit, e studioi atė nė funksion tė ndriēimit dhe tė zgjidhjes sė problemeve themelore tė historisė dhe tė kulturės kombėtare. Kėtė studim ai e mbėshteti nė elementet e tjerė etnokulturorė, nė zhvillimin e tyre historik, si dhe nė kontaktet gjuhėsore dhe kulturore me popujt e tjerė.

Ēabej kėrkonte rrėnjėt e fjalėve pėr tė provuar "rrėnjėt" e kombit; ai do tė studionte marrėdhėniet e shqipes me gjuhė tė tjera pėr tė shpjeguar ndryshesat qė vijnė nga gjuhėt dhe kulturat nė kontakt.

Ēabej - vlerėson S. Mansaku- ėshtė njėri nga gjuhėtarėt e parė shqiptarė qė pėrvetėsoi, zbatoi nė mėnyrė krijuese nė pajtim me veēoritė dhe rrethanat e shqipes dhe integroi nė mėnyrė tė natyrshme nė gjuhėsinė historike shqiptare parimet teorike, metodat dhe kėrkesat e shkencės gjuhėsore tė kohės. Njė ndėr to ėshtė edhe metodologjia qė pėrdor krahasimin sistematik tė formave gjuhėsore si parim studimi dhe njėkohėsisht si mjet pėr rindėrtimin historik tė marrėdhėnieve midis gjuhėve, siē shprehet qartė nė Deutsche Grammatik-ėn e J.Grimm-it (1918-1922).

Lidhur me metodėn e zbatuar nga Ēabej nė studimet diakronike Demiraj shprehet se si nė studimet etimologjike, ashtu edhe nė ato pėr fonetikėn, gramatikėn dhe dialektologjinė historike, ai ėshtė mbėshtetur nė parimin qė, duke u nisur nga faza e dokumentuar e shqipes dhe duke shfrytėzuar tė gjitha mjetet e mundshme, tė ngjitemi shkallė-shkallė nė fazat mė tė hershme tė saj. Nga ana tjetėr, nė dallim nga mjaft studiues tė huaj (pėrjashto ndonjė rast si Jokli), tė cilėt niseshin nė studimet etimologjike, historike, dialektore a filologjike tė leksikut nga gjuhėt e tjera pėr tė mbėrritur tek shqipja, Ēabej u nis prej njohjes dhe pėrshkrimit tė thellė tė shqipes, pėr tė dalė e pėr t‘u krahasuar me gjuhėt e tjera.

Ēabej ishte mjaft rigoroz nė punėn studimore. Ai shprehet se "kurrkush nuk ka tė drejtė tė shkruaj mbi gjuhė pa u pat marr viet me radhė me studimin e vėrtetė tė saj ā€¦ Se filologjia nuk ėshtė zbavitje, ėshtė larg nga diletantizmi. Ėshtė dituri, dhe qė tė kapesh me dituri, duhet tė dish".

Nga shkolla e Gramatikanėve tė rinj mori arritjet e fonetikės sė krahasuar, sidomos metodėn e rreptė shkencore qė zbatuan lidhur me veprimin e ligjeve fonetike tė gjuhės, pėr ta zbatuar nė fonetikėn historike dhe nė studimet etimologjike nė fushė tė shqipes.

Nga shkolla e Fjalėve dhe Sendeve (Schuchardt) ai mori parimin e njohur tė studimit tė historisė sė fjalėve bashkė me historinė e sendeve. Historia e gjuhės shqipe do tė studiohej e lidhur ngushtė me historinė e kulturės sė institucioneve dhe etnicitetin e popullit. Ky parim gjeti zbatim sidomos te vepra e tij madhore "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes". Kjo ėshtė edhe vepra madhore e E. Ēabej: 7 vėllime me mbi 4000 fjalė. Nė kėtė vepėr studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalėve tė gjuhės shihet i lidhur me elementet e kulturės materiale e shpirtėrore tė bartėsve tė saj. Objekt i analizės janė fjalėt, tė cilat studiohen pėr nga pėrhapja e tyre nė tė shkuarėn dhe nė tė tashmen, vendi i formimit tė tyre, zhvillimi i tyre i brendshėm, aftėsitė fjalėformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zėvendėsimi me fjalė tė tjera etj. Njė vend tė posaēėm nė metodėn e tij tė studimit zė edhe qėndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalėve nė fond tė trashėguar dhe fond tė huazuar, duke iu dhėnė pėrgjigje disa gjuhėtarėve (sidomos Majerit), qė e shihnin shqipen si njė gjuhė gati tė romanizuar. Ai shtron tezėn se si pėr fjalėt me burim vendės, ashtu dhe pėr ato tė huazuara, duhet tė mbahet parasysh pėrhapja e tyre dhe denduria e pėrdorimit dhe se prania e elementit vendės dhe atij tė huaj tregojnė "nė njė anė shkallėn e ndikimit tė huaj mbi shqipen, mė anė tjetėr shkallėn e rezistencės sė kėsaj gjuhe". Nėpėrmjet njė analizė statistikore ai tregon se fondi me burim vendės ėshtė mė i pasur se ai i huazuar.

Njė nga kėrkesat bazė tė metodės sė tij nė studimin e etimologjisė sė fjalės ishte respektimi rigoroz i ligjėsive fonetike, morfologjike, fjalėformuese e semantike, qė historikisht kanė vepruar mbi gjuhėn shqipe e nė gjuhėt nė kontakt. Zbulimi i kėtyre ligjėsive mundėsoi rindėrtimin e mjaft trajtave tė hershme. Nga ana tjetėr, krahasimi i brendshėm u pa i lidhur ngushtė me faktorėt jashtėgjuhėsorė tė pėrmendur mė lart. Zbatimi i parimeve shkencore tė fonetikės dhe gramatikės historike do tė hidhte dritė pėr njė varg ēėshtjesh qė ai studioi si: evolucioni i sistemit zanor e bashkėtingėllor i shqipes posaēėrisht nė lidhje me theksin, gjatėsinė, dukurinė e metafonisė, hundorėsinė, diftongjet, zanoren ė tė patheksuar, bashkėtingėlloret grykore, grupet e vjetra tė bashkėtingėlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri tė tjera morfonologjike si ai i nyjeve, i shumėsit tė singularizuar, gjinia asnjanėse etj.

Veēanėrisht ēėshtja e prejardhjes sė fjalėve dhe afria gjuhėsore nė faza tė ndryshme tė evolucionit kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ēėshtjen kombėtare dhe autoktonietetin e saj. Sipas kėtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizėm ashtin e lashtė tė substratit: gjuha dhe etnosi i kėtij populli janė nė vazhdimėsi tė atdheut tė parėve tė shqiptarėve dhe tė territorit tė tyre. Evolucioni organik i gjuhės ėshtė bėrė nė lidhje tė ngushtė me evolucionin e kulturės materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, duke e parė kėtė mekanizėm nė shtrirjen e tij kohore e hapėsinore.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 6th April 2008, 21:30

vazhdimi...

Njė vend tė veēantė nė studimet etimologjike zė onomastika. Te jeta e toponimeve, nė shfaqjen e trajtave tė tyre, fotografohet jeta e moēme e etnisė dhe autoktonieti i saj. Ndryshe nga fjalėsi tjetėr i gjuhės, i cili ndryshon nė faza tė caktuara tė zhvillimit, emrat e toponimeve nga vetė natyra e tyre janė mė tė ngurtėsuara, kėsisoj mė jetėgjata dhe pėrbėjnė dėshminė mė tė besueshme qė shqiptarėt janė tė ngulitur qysh nė krye tė herės e vazhdojnė tė jenė nė kėtė truall nga mot e deri sot. Onomastika dėshmon edhe pėr pjesėn tjetėr tė leksikut tė pėrgjithshėm i cili, nė fakt, ėshtė mė i hapur ndaj ndryshimit.

Ai pohon se "materiali onomastik pėrbėn nė njė farė vėshtrimi njė pjesė tė pashkruar dhe me kėtė edhe njė pasurim tė leksikut, njė rėndėsi dyfishe pėr njė gjuhė me traditė relativisht tė vonė shkrimi, siē ėshtė shqipja". Me anėn e shembujve tė shumtė, studiuesi dėshmon se emrat e mjaft viseve kanė ruajtur trajtėn e vjetėr ilire. Pėr vetė natyrėn e kėsaj dukurie, studimi i tyre ėshtė bėrė me njė metodologji studimore komplekse, e cila gėrsheton metodat gjuhėsore, historike, gjeografike, etnografike.

Etimologjia ēabejane ėshtė nė fakt historia e gjuhės shqipe, e cila pėrkthehet nė histori tė popullit dhe historia e popullit tė orienton drejt pėrcaktimit tė gjenezės, tė substratit dhe tė autoktonietetit.

Ai iu pėrmbajt tezės sė prejardhjes ilire tė gjuhės shqipe dhe tė autoktonisė sė shqiptarėve, duke u mbėshtetur nė argumente brendagjuhėsore dhe jashtėgjuhėsore. Ēėshtja e prejardhjes ilire tė gjuhės shqipe nuk ėshtė ēėshtje thjesht gjuhėsore. Vėrtetimi i saj lidhet ngushtė me njė kompleks problemesh historike, arkeologjike dhe etnografike, pasi gjuhėt nuk janė madhėsi qė jetojnė tė izoluara, "se historia e gjuhėve nė thelb ėshtė pasqyrė e historisė sė popujve e kulturave". Ēėshtje themelore si: prejardhja e kėsaj gjuhe ballkanike, vendi ku ėshtė folur qysh nė krye tė herės, pozicioni i saj nė raport me gjuhėt i-e dhe marrėdhėniet e saj me gjuhėt ballkanike do tė pėrbėnin ndėr drejtimet kryesore tė orientimit tė metodės kėrkimore ēabejane.

Ndryshe nga ithtarėt e drejtimit tjetėr, qė origjinėn e shqipes e lidhnin me burimin trak apo me dokomizishten ballkanike, ashtu si dhe shumė gjuhėtarė tė huaj, Ēabej i pėrmbahet tezės sė prejardhjes ilire tė shqipes. Pėr njė varg ēėshtjesh tė shtruara nga ithtarėt e tezės joilire si: evolucioni i toponimeve tė vjetra vendase, mungesa e termave tė lundrimit nė gjuhė, mospėrmendja e shqiptarėve para shekullit XI tė erės sonė, lidhjet e hershme mes shqipes e rumanishtes, mungesa e pretenduar e huazimeve nga greqishtja e vjetėr dhe nga latinishtja, me punimet e tij, ai provoi me argumente tė tjera shkencore, pėrveē atyre qė ishin hedhur, se gjuha shqipe e ka origjinėn nga ilirishtja. Kjo tezė ka gjetur edhe shtrirjen mė tė gjerė ndėr studiues vendės dhe tė huaj.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 6th April 2008, 21:30

E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se, mė shumė se hulumtimi nė njė shkencė tė veēantė, me objekt, metodė e ligje ad hoc, studimet ēabejane u mbėshtetėn nė njė tėrėsi tė ndėrthurur argumentesh, qė buronin e mbėshteteshin nė mėnyrė tė ndėrsjellė nga fusha tė shkencave tė ndryshme si gjuhėsia, gjeografia, historia, kultura, onomastika, etnologjia, mu si njė filozofi e kundrimit tė njė bote sa komplekse aq edhe homogjene. Metoda e tij ishte tėrėsisht historike e krahasuese, sepse ajo i pėrmbahet aq zhvillimit tė brendshėm tė shqipes, pra fazave tė evolucionit tė saj, sa dhe krahasimit me gjuhėt nė kontakt gjeografik e historik, lidhjes gjuhėsore ballkanike a marrėdhėnieve brenda familjes sė gjuhėve me prejardhje nga i njėjti trung indoevropian.

Parimet metodologjike tė neolinguistikės janė njė burim tjetėr i rėndėsishėm nė veprėn e Ēabejit. Qė prej botimit tė Atlas Gjuhėsor i Gjermanisė Veriore mė 1881 nga Georg Wenker, filloi njė erė e re nė kėndvėshtrimin metodologjik tė gjuhėsisė areale e nė veēanti tė dialektologjisė, qė do tė shprehej qartė e plotėsohej nė veprėn e Jules Gillieron Atlas Linguistique de la France (1902-1912). Parimi qė u konstatua ishte se shpėrndarja nė territor e tipareve fonetike nuk duket e rregullt dhe homogjene dhe se shpeshherė fjalėt ndikohen edhe nga faktorė tė tjerė si etimologjia popullore e homofonia. Areali i pėrhapjes sė fjalėve, pėrcaktimi i kufijve dialektorė dhe i tė folmeve brenda vetė gjuhės nga njėra anė, dhe i vetė gjuhės nė raport me gjuhėt e tjera brenda arealit indoevropian nga ana tjetėr, janė disa nga orientimet e kėrkimeve ēabejane. Kėtė gjė e vėmė re sidomos nė pėrgatitjen e Atlasit Gjuhėsor, njė ide kjo e hedhur qysh mė 1929 nga M. Bartoli, e cila u mor mė vonė nga Taliavini. E. Ēabej ishte anėtar i Komisionit ad hoc pėr hartimin e atlasit dialektologjik tė shqipes (1942) dhe hartoi njė pyetėsor me 2578 pyetje (nė tė dyja gjuhėt), qė rroknin njė tematikė tė gjerė tė veprimtarisė sė njeriut. Kjo punė pėrgatitore nuk mundi tė kurorėzohej pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe tė pasojave qė solli nė vendin tonė e mė gjerė.

Metoda e tij ėshtė e rėndėsishme edhe nė fushėn filologjike. Studimi i autorėve tė vjetėr lidhej jo vetėm me njohjen e tyre, por edhe pėr tė rindėrtuar fazat sinkronike tė njė evolucioni nė rrafshin fonetik, gramatikor e leksikor, qė ka pėsuar gjuha shqipe pėrgjatė zhvillimit tė saj. Tė folmet arkaike do tė pėrbėnin edhe brumin qė ai do tė shfrytėzonte pėr tė ndėrtuar etimologjinė e fjalėve tė gjuhės shqipe, pėr tė pėrcaktuar prejardhjen e saj, si dhe pėr tė studiuar ligjėsitė fonetikore, gramatikore, fjalėformuese e semantikore. Me rėndėsi nga pikėpamja e metodės sė pėrdorur ėshtė transliterimi dhe transkribimi i "Mesharit", si dhe njė studim i plotė nė hyrje, njė punė e vyer disa vjeēare. Ēabej arrin nė pėrfundimin se Meshari nuk duket se ėshtė vepra e parė e shkruar nė shqip, ai na paraqitet me njė ortografi tashmė tė ngulitur. Sipas autorit kjo vepėr dėshmon se ka pasur qysh nė Mesjetėn e vonė njė traditė letrare liturgjike, me njė ortografi pak a shumė tė kristalizuar. Mbėshtetur dhe nė studimin e gjuhės sė Pjetėr Budit, autori arrin nė pėrfundimin se gjuha e shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut dėshmon pėr ekzistencėn e njė koineje. Ai ėshtė i mendimit se pavarėsisht nga prejardhja dialektore, kėta shkrimtarė u ngritėn nė njė gjuhė shkrimi mbidialektore. Kėtė gjė e dėshmon edhe fakti i pėrkthimit tė kėsaj vepre nė njė kohė mjaft tė shkurtėr, gati dhjetė muaj. Kjo vepėr hodhi edhe themelin e traditės sė shkruar, nga do tė fillonte edhe historia e gjuhės sė shkruar, duke u kthyer nė monumentin mė tė madh kulturor tė shqiptarėve.

Ēabej u mbėshtet edhe nė parimet teorike tė gjuhėsisė sė pėrgjithshme, nė koncepte tė tilla si: sistemi, struktura, karakteri funksional i gjuhės, raportet standard/dialekt, raportet gjuhė/mjedis shoqėror, gjuhė/etni, parimet leksikologjike e leksikografike pėr hartimin e fjalorit tė 54-ės, parimet fonetike e grafike tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė 1972. Qėndrimi i tij pėr standardin e shqipes ka pasur si kusht mbledhjen e materialit tė gjuhės sė gjallė e sidomos njohjen e studimin e tij nė tėrėsinė e rrafsheve gjuhėsore dhe tė arealit tė shpėrndarjes sė tij. Mė pas mund tė flitej pėr pėrzgjedhjen e njė koineje tė standardit, njė normė tė standardit etj.

Megjithatė, ai ishte i bindur pėr domosdoshmėrinė e njė standardi nė kushtet e funksionimit dhe tė epėrsisė politike tė shtetit tė njėsuar. Ndėr parimet metodologjike tė formimit tė gjuhės standarde ai do tė pėrmendte thjeshtimin e strukturės fonetike e gramatikore si dhe pasurimin e leksikut, konvergjencėn nė rregullat e drejtshkrimit si dhe mbėshtetjen nė gjuhėn e gjallė tė popullit, nga do tė dalin edhe rregullat e pėrdorimit.

Pėr ēėshtjen e gjuhės sė pėrbashkėt letrare, Ēabeji ka qenė fillimisht mbėshtetės i tezės sė Komisisė Letrare tė Shkodrės, e cila e shihte bazėn e standardit nė pikėtakimin midis gegėrishtes dhe toskėrishtes, pra Shqipėria e Mesme. Mė vonė ai do t‘i bashkohej mendimit qė doli nga Kongresi i Drejtshkrimit. Parimi qė shpreh Ēabeji ėshtė se ky standard "paraqet njė realitet dhe njėkohėsisht rezultatin e njė farė abstrakcioni tė formuar gjatė kohės, nė mėnyrė qė nuk pėrputhet krejt me njė dialekt territorial tė caktuar, as edhe me dialektin qė pėrbėn bazėn e saj ā€¦". Nga ana tjetėr, Ēabej theksonte domosdoshmėrinė e mbėshtetjes nė traditėn e mirė pėr njė gjuhė tė pastėr, tė thjeshtė dhe tė bukur, larg ndikimit tė fjalėve tė huaja. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė tregues i nivelit tė kėsaj kulture - thotė ai.

Gazeta Shqip



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#4

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi