Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionTe vuash se ke shtat te shkurter

more_horiz
Ndihen si te shkeputur nga shoqeria, vetem se jane me te shkurter se te tjeret. Madje, ndeshen dhe me papunesine vetem per shkak te ketij "problemi" shendetesor. Arziko Goce, djali i saj Gezimi dhe vajza e ketij te fundit Marsela, banues ne Paper te Elbasanit "vuajne" nanizmin, nje mutacion te kromozomeve, sipas mjekeve specialiste, qe shkakton nje shtatgjatesi jo me shume se 100 cm. Zoti me te vertete nuk na dha trupin, por na fali mendjen dhe shendetin", thote Arziko Goce, gruaja 76-vjecare.

Ne familjen Goce

Familja Goce me pese anetare, tre prej te cileve me shtat te shkurter, jeton prej me shume se 50 vjetesh ne komunen Paper, te rrethit te Elbasanit. Dy te tjeret, nusja e shtepise, (bashkeshortja e Gezimit), Shpresa dhe djali i saj i tyre Lulzimi, kane nje fizik normal. Kryefamiljarja Arziko Goce tregon se te paret e saj kane pasur shtat normal. "Vendlindja ime eshte ne Pojan, te Korces. Nena me ka treguar se ka pasur nje lindje normale dhe si fillim defekti im nuk u dallua", tregon e moshuara, shtati i se ciles arrin aty te 75 cm. Kur isha e re, vijon ajo, mbaj mend se vetem shendoshesha dhe nuk rritesha. Kujton se mjeket atehere i kane thene nenes se "une kisha lindur me kocke te pazhvilluar". Arzikoja ka bere vetem kater klase shkolle ne fshat, dhe me pas qendroi ne shtepi me nenen. "Me pas u martova me mbleseri me Saliun, nga fshati Poloske, i Korces. "Ishte me fizik normal dhe punonte ne hekurudhe. Per shkak te punes se tij u transferuam ketu ne Paper", thote nene Arziko, e cila ka sjelle ne jete vetem dy djem, njeri prej te cileve vdiq sapo erdhi ne jete. Pastaj lindi Gezimin. "Gezimi erdhi ne jete ne vitin 1958. E linda me operacion dhe i vura kete emer, pasi ishte nje gezim i madh per ne qe ai jetoi. Ai kishte peshe normale, por pas disa ditesh mjeket me thane se djali me ngjante mua", kujton e moshuara. "Ishte xhuxh", shton ajo. Tregon se nuk u merzit aspak per ate qe i thane mjeket. "Perendia e kurdisi femijen, dhe Zoti e di se c'ben, sepse ai na mban", thote ajo. Tregon se bashkeshorti e donte shume dhe asnjehere nuk e la qe te punonte. Te dy se bashku rriten Gezimin. "Te gjithe mesuesit e fshatit tregonin nje kujdes te madh per Gezimin. Por djali distancohej nga shoket e tij", te thote ajo.

Semundje qe trashegohet

Nene Arziko tregon se nuk kishte gezim me te madh per te kur ne vitin 1995 martoi djalin e saj Gezimin me Shpresen. Por gezimi me i madh, thote ajo, ishte ne vitin 1996 kur lindi nipi im, Lulezimi dhe me pas mbesa, Marsela. "Ai i ngjan burrit tim dhe nuses. Eshte me i gjati i shtepise", tregon 76-vjecarja. Marsela, shton ajo, me ngjan mua dhe Gezimit. Por ne te tre jemi me te zgjuarit e familjes, me te shkathetit dhe me punetoret e shtepise. "Une rri ne shtepi me gjyshen dhe e ndihmoj ate per te bere punet e shtepise, ndezim zjarrin, lajme rrobat bashke e shume pune te tjera", thote Marsela, e cila meson ne shkollen 9-vjecare te fshatit. Ajo nuk ka ndonje mike te ngushte. Te tille ka gjyshen e saj. Per Gezimin eshte e veshtire te jesh i shkurter, pasi asnje nuk e merr ne pune. Aktualisht merret me token e tij dhe kujdeset per bagetite. "Kam punuar 16 vjet ne grumbullim, ndersa tani jam i papune. Edhe bashkeshortja ime eshte e paafte per pune, per shkak te nje semundjeje", thote 50-vjecari. Nga shteti kerkon qe shtepine ku jeton, prone e hekurudhes, te kaloje ne pronesi te tij. Ndersa nga shoqata te ndryshme, pse jo dhe nga biznesmene, ai kerkon mbeshtetje. "Tashme une nuk kam me fuqi te bej asgje", thote ai. Largohesh nga kjo familje, e cila te fton serish ta vizitosh me qellimin e vetem se dhe ata kane te drejta si cdo njeri normal, te kene sa me shume miq ne shtepine e tyre.

descriptionRe: Te vuash se ke shtat te shkurter

more_horiz
Femrat npergjithsi 1.65 cm jan ndodh rrall qe tket femra tgjata 
Gjithsesi duhet ta duam veten ashtu sic jemi, sic na ka falur natyra Smile
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi