Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Nga krijuesit tane

Share

Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 24 ... 43  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

#101

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:00

Ferit RAMADANI:


GURRĖ QE S'NDALESH PĖR LIRI

( I kushtohet mėsuesit Avni Elmazi )

Shpalove papritmas kujtimet -
qė i ruanim pėr ty-
Avni Vėlla!
Legjendė qėndrese!

Ballėpėrballė vdekjes-
sėrish i ri,
T'i qė mbolle -
dritat e njė shprese!

Sa herė iu ktheve urtisė
o trim,
t'i flasish me guxim -
nė pritė,
dhe atėherė kur errėsira
zu ēdo agim
pėr ne -
kurrė t'mos kishte dritė!

Nė grilat e hekurta -
Vigan i mberthyer
shndėrrove kujtimet
nė legjendė !

Se kohėn deshėn ta ndalin -
e thyen,
pėr ne te kishte plagė
e brengė!

Por,ti shqiponjė krahhapur
s'ke vdekur
dhe qėndron pėrpara nesh-
Avni trimi!

Na flet tė jemi sėbashku
zemėrhekur,
pėr kėngėn e gjatė
tė njė kushtrimi!

Dhe na prin sot e mot-
ndėr brezėri,
rretherrotull Atdheut tonė
tė ndarė!

Edhe nė varr - ti Gurrė qė s'dalesh
pėr Liri,
e ne - tė plagosur pėr Ty,
e qė tė patėm - krenarė!

__________________





#102

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:01

Ferit RAMADANI

NĖ ANIJEN ''LIBURNUM''

(Pezia ėshtė shkruar mė 12 shtator 1993,
nė vijėn Durrės - Bari - Durrės, nė Adriatik,
ku u mbajtė pėrvjetori i vdekjes dhe pėrurimi
i veprės sė Avni Elmazit " Idrizova shtėpia e ferrit "


Pas njė viti vdekjeje-
Mėsuesi Avni,
Njeri -Libėr shkonte nė mėrgim,
atje -
ku vėllezėrit mėrgimtarė
porositė e tij
i ruanin - kujtim !

Pas njė viti vdekjeje
nga misteri,
nė pėrkujtim -
te pėrmendorja iu nisėn
t'ia thonė lavdinė shokėt e burgut !
T'i thonė :
- Ne kurrė s'tė braktisėm !

As nė Idrizovė, nė shtėpinė e ferrit
as midis detit s'na ndan furtuna !
Prej vėllaut, prej mėsuesit,
Shkrimtarit, poetit...
qė kurrė s'u mposht
nga burgjet , nga dhuna !

Gjithė jetėn e tij
kulshedra sllave
kurdisi e ngriti ustallarė tė territ !
Dhe kėtė herė -
nė pritė mizorėt
ia kurthuan shokėt,
dhe librin :
- Idrizova - shtėpia e ferrit !

Dhe grindeshin dallgėt me " Liburnumin "
qė ia kthente vėllezėrit -
nga mort Pėrvjetori !
Nga Bari ku vranė Luigj Gurakuqin !
E vranė ! Por, s'vdiq dėshmori !

Edhe mort Pėrvjetori -
pėr Avni Elmazin
u mbajtė ! Nė Liburnum !
Nuk mbeti pa shėnim !
Idrizova - shtėpia e ferrit
u shndėrrua nė jehonė urtie
dhe kushtrim !

Nė anijen Liburnum
nė mes Adriatikut
ku grinden dallgėt,
e buēima - ngjitej nė lartėsi,
Kapiteni Franc e kuptoi se armikut,
Avni Elmazi -
i zgjohej pėrsėri...!

Poezinė e botoi Tribuna - SH , 1 janar 1994, Shkup

__________________





#103

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:01

ZAIM BEQIRI :


VARGJE KUSHTUAR AVNIUT

(Qėndrimi i matur dhe burrėror i Avniut
e kishte merituar edhe njė emėr.
Ne tė burgosurit nė burg e thirrnim :
G J Y S H I )


Linde nė ditėt e stuhishme
Jeta t'u bė plot stuhi
Ti do tė rritesh edhe mė,
O i dashuri Avni !





#104

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:02

NĖ "SHLLAJFERNO" TĖ IDRIZOVĖS

( Avni Elmazit )

Qysh si fėmijė -
e dėgjova kėngėn pėr Ty
Nė odė tė burrave -
jehonte kushtrimi .
Atje nė male - nė vetmi
nė log -
fitonte Avni trimi.

Avni !
Tek makina ta lexova emrin
atje ku punuam ne tė dy !
Nė "Shllajferno " qė ata e quanin
dhe vriteshi tė ri !

Pas burgut sėrish u takuam,
Sėrish mu duke shumė i ri
pluhuri s'tė dėmtoi , Avni,
se mė i fortė ishe ti !

Sytė liqej malesh tė mbetėn
ferri s'ti lodhi assesi,
n' Itali tė dy i mbylle
se hasmi -
tė pėrcolli ty !

Legjendė u shndėrrove
ndėr brezėri
Avni ! Martir i qėndresės !
Kushtrim urtėsie pėr liri
pėr ditėt tona tė shpresės...!





#105

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:02

Hamdi ISLAMI :


LAJMI PĖR NJĖ METEOR

( Martirit Avni Elmazi )


Nuk deshėm kėshtu tė tė njohim Avni Elmazi
me ftesat qė na i prunė nė kėtė pėrvjetor
se s'ishte kjo thirrje tė tė mbėshtjellė gazi
por ishte lajmi pėr njė meteor.

Ne morėm udhėn e largėt tė vijmė,
tė kalojmė fusha, gryka e male
pėr disa ēaste me ty tė rrijmė
siē rrijnė njerėzit qė kanė shumė halle.

Dhe do tė rrijmė me ty, me kujtimin tėnd
kėtu ku kokėn pėrgjithmonė ke vėnė
bashkė me nderimin , aty nė njė kėnd
lule, zemėr e vargje do tė vėmė !

Do tė lėmė pėr ty martiri Avni
se dhe ti ke lėnė kėtu pėr t'na mbledhė
t'i biem mu nė kokė gjarpėrit tė zi
qė helmin midis nesh mos e derdhė !__________________

__________________





#106

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:03

Arianit RAMADANI :


KĖNGA E QĖNDRESĖS

( Poetit Avni Elmazi )

Ti kėnga e jonė e qėndrimit,
vigani i shtigjeve - rrėfimit !

N' Idrizovė jehonė lirie
varg i lirė i njė brezėrie !

Nė vargje ngritur - Shtėpi e Ferrit
nga bijtė e shqipes, trim i Skenderit !

Rrethuar nė pranga e n'robėri
tė pathyer pėr Arbėri !

Shkamb mė shkamb e mal mė mal
kėnga jote - ideal !

Na jep shpresė ta ruajmė Sėrmnovėn
ta kthejmė n'zemėr si Libohovėn !

Qė Lindi e rriti Avni Rrustemin
Pėr ta mposht Esat veremin !

E ti vėlla Avni Elmazi
kėngė qėndrese pėr shtypėsa Kaukazi !





#107

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 15th March 2008, 23:04

Isa S A D I K U :


VARGJE PĖR AVNI ELMAZIN


I heshtur dole si gjithmonė
por u ktheve nė jehonė

Avni vėlla sot - tribun rrite
kėnga jote rreze drite

Vepra jote flamur qėndrese
vigan madhi i njė shprese

Dole nga ferri i Idrizovės
Avni Rrustem i Sėrmnovės

Se ēdoherė - mposhte tradhėtinė
qė ne ta gėzojmė Pavarėsinė !





#108

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 16th March 2008, 13:44

17.02.2008, nė Restoran sapo u ulėm
ia arriti njė mesazh nga naqeta !

Ti je per te gjithe, une vetem per ty. naqka budallja
__________________





#109

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 16th March 2008, 21:44

Alma Papamihali

Me dhemb Gerdeci ne trup


Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e plagehapures Shqiperi.
Ah i mjeri popull,
Nder shekuj s“gjete qetesi.

Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e Shqiperise zemervrare,
C“plage te dhemb me shume,
Cilen te te qaj me pare?

Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e Marsit te tymosur.
C“pranvere pret mė o Shqiperi,
Kur trupa njerezish te jane hirosur?

Dhembin plaget ne trup shqiptari,
Vajtojne zemrat,
Qe bijte e Gerdecit i shtuan,
Sot nga Tirana, gjer ne Prishtine,
Gjakun e tyre dhuruan.



16 Mars 2008





#110

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 16th March 2008, 22:09

Hiroshima ime Shqipėri !

Sa nisėn bulzat tė tė sjellin blerimin
e kėnga tė jehojė pėr ne : Nėnė Shqipėri !
Ustallarėt e krimit e ndozėn fitilin
tė bėhesh feniks qė bleron nė hi!

Sa shekuj nė pėrballje me zjarrin
sa shekuj do tė keshė tiranė ?
Ata prej qielli tė erdhėn jetė tė tė marrin
e tash tė shpėrthyen vullkanė !

Kush harton plane tė tė hapė plagė
dhe vdekjen kush ta vari kurorė?!
Mizorisht misteri - tė derdhi flakė,
shkrum e hi tė bėhesh nė orė !

Tė hapėn plagė, vdiqėn dhe u plaguan
shqiptarėt tu qė i pėrkulen uratės!
Do tė bėhesh mė e fortė se tė gjithė luftuan
t'i shpėtojnė zjarrit, t'i shpėtojnė mandatės!


Shqipėri o Hallemadhja jonė e agimit
edhe kjo gjėmė tė lindi trima,
Ec nė shekuj - t'ia shkruash rrėfimit
Se kalove tmerrit si Hiroshima...!





#111

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 17th March 2008, 22:42

Gjakush TANA :


E SHTRENJTA - SHQIPĖRI E SHENJTĖ !


Mė gulon shpirti nga plaga qė tu shtua
nga flaka e zjarri qė hi tė bėnė !
E shtrenjta - Shqipėri e shenjta ime
Tė dua siē e do fėmija njė nėnė !

Jam shumė i vogėl s'mund tė bėj mė tepėr
nė kurtha robėrie shtati mė vyshket
Se mė lindėn dhe vdiqėn prindėrit e robėruar
kufirit akoma teli gjembor s'i ndryshket !

Na vrasin , burgosin e na pėrndjekin
ata qė mbetėn nė shekuj tiranė!
Janė futur nė hapsirėn tėnde djajt,
dhe mizorisht nga nėntoka tė vranė !

Njė muaj sa e bėri Pavarėsinė Kosova
Njė muaj tiranėt krijuan strategji !
Nuk duruan! Se gėzimin qė dėgjova,
e kthyen nė zjarr, shkrum e hi!

Janė tė tmerrshėm ustallarėt e krimit
gjithkah kanė vėnė spiranca detonimi !
Ata s' bėjnė gjumė e nuk u dhimbset
E shuajnė ēdo gjė , t'mos bėhet Bashkimi!


17 mars 2008 , Uskanė





#112

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 17th March 2008, 22:46

Agim DOCI :


RROFTĖ SHQIPĖRIA!

Rroftė Shqipėria e lirė
dhe e minuar!

Rroftė Shqipėria e kioskave,
e vjedhur dhe e pėrcėlluar!

Rroftė Shqipėria e krisur nė tru,
e goditur nė zemėr,
as mashkull as femėr!
E tenderuar nėn lėkurė,
Rroftė Shqipėria qė nuk vdes kurrė…
E plagosur nga gazetat,
nga ethet E PUSHTETIT e sėmurė...!?

Rroftė Shqipėria e ndotur,
dhe e pėrlotur.
Nga deti e mallkuar,
e palarė, e parruar..e minuar!

Rroftė Shqipėria natyrore qė po harrohet,
qė trishtohet edhe kur dashurohet(!)

Rroftė Shqipėria moderne
qė fle mbi mina dhe ...dafina!..
Qė s‘e ka me hak!
Me absurdin Tender dhe Gjak!

Rroftė Shqipėria "lugat"
Magjia qė mbijeton
me korrupsion!
Shqipėria me 3 Fé,
qė trembet nga ne!

Rroftė Shqipėria - Atdheu i fėmive!
Shqipėria e 3 milion Partive!





#113

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 17th March 2008, 22:47

Agim METBALA

--------------------------------------------------------------------------------

MĖ SHUMĖ SE DHEMBJE

Gėrdec, mbėshtjellur nė flakė,
Gėrdec, i larė nė gjak,
Gėrdec, nga britmat i shurlluar -
Gėrdec, me dhembje mbuluar...
.................................................. ..

Nga nėntoka, lėvizėn monstrumėt e kuq
Tė ngjizur me grushtin e shtrėnguar
Tė rritur nga pakujdesia e skajshme
U lėshuan nė ritualin e lugetėrve
Me fuqi tė dinozaurėve
Duke vjellur tym e flakė nė mėnyrė serike
U binin copat si pjesė tė kometės
Horizontalisht, vertikalisht
Majtas, djathtas, pjertas...
E gėrdecasit mburrojė e gjallė...
.................................................. .................

Mė dhemb secila qelizė
Mė dhemb secili ind
Sytė mė kanė humbur drejtėpeshimin
Nga pamjet e tmerrshme tė Gėrdecit
Ritmi i zemrės mė ndėrrohet orė e ēast
E ballin ma pėrshkon djersa e ftohtė
Nga skenat e llahtarshme tė Gėrdecit...

Gėrdec, mbėshtjellur me flakė,
Gėrdec, i larė nė gjak,
Gėrdec, me britmat i shurlluar -
Gėrdec, me dhembje mbuluar...

16.03.2008

Pėrgėzojė tė gjithė poetėt qė i postuan poezitė e tyre, qė nė momentin mė tė vėshtirė tė jetės sė gėrdecasve, ndanė dhembjen e sinqertė, dhembjen nga shpirti.
Mė pėrlqyen tė gjitha poezitė dhe secila nė mėnyrėn e vet, mė ka prekur thellė.





#114

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 17th March 2008, 23:59

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

Ali Asllani





#115

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:01

Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!

Ali Asllani





#116

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:02

feneri shkruajti:Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!

Ali Asllani

Korrigjim: Naim Frashėri





#117

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:02

0, si nuk kam njė grusht tė fortė
t'i bij mu nė zemėr malit qė s'bėzanė,
ta dij dhe ai se ē'domethanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdihet si vigan i vramė.

Migjeni





#118

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:03

Mė di a nuk mė di se qaj,
mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ngrihem i ēmendur tė shkruaj
me gjakun e zemrės tė shkruaj.

Mitrush Kuteli





#119

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:04

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

NOLI





#120

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 18th March 2008, 00:07

Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana

Fishta





#121

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 6 e 43)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi