Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Nga krijuesit tane

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 23 ... 43  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st February 2008, 15:30

MAZLLUM SANEJA

IN MEMORIAM
nuk e thashė tėrė tė vėrtetėn
vdekja
ajo nuk gėnjen
do tė dėshmojė pėr mua.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st February 2008, 15:33

NOE

FALL
Nė emiratin
e zisė
e shoh
si nxijnė
udhėt e lotit.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st February 2008, 15:37

SELMAN KONJUSHA

BUKĖ DRENICE
Drenicė
e zjarrta
bukė e kripė

Drenicė
edhe te varri
edhe te buka

Gjurmė gjaku e krisma
deri nė qiellin e murrmė

Drenicė e zjarrta
ku mbeti hiri i djeshėm.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 2nd February 2008, 23:13

TAHIR DESKU
CILA JE
Meēka tė tė krahasoj
me cilėn kėngė
me cilėn bimė
me cilin varg
me cilėn rimė

JeTi vasha nga pėrralla
qė nė pėlhurė zemre
qėndisė nusėrinė

apo Penelopė e shentė
qė shpiku besnikėrinė
me ēka tė krahasoj

Cila je
e butė
e ashpėr
si Atdhe



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 2nd February 2008, 23:18

PETRAQ KITA
PĖR IRENĖN
Ti je e bardhė..OZot,sa e bardhė je!
Taman si dėbora ėndrrimtare mbi dhe
Seē kam njė dėshirė tė pushtoj atė dimėr.
I bindur se zjarrė do tė gjejė atje...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 2nd February 2008, 23:22

BARDHYL LONDO
KURPERENDITĖ NDALUAN VETĖVRASJEN
Kur perenditė ndaluan vetėvrasjen
nuk ish dėshira pėr tė ruajtur njerėzit

Jo,ishte diēka tjetėr:
frika mos mbeteshin pa skllevėr.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 3rd February 2008, 11:28

LASGUSH PORADECI

Kur nė Flakė

Kur nė flakė tė qiririt zė mendonem net-pėr-net
Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nėpėr dritėn qė mė tret
Prej skėterrės se pa matė mė del bot' e ėndėrruar,
vetėm ti, o im-e dashur net-pėr-net mė rri larguar

Po ēdo ėndėrr qė mė shfaqet prej skėterrės sė pafund
ēdo mendim i llaftaruar qė mė dhemb e mė pėrtund,
Duke rėnė prej sė lartash posi pikė zemėrate
T'i pėrshkohet pėr-sė-thelli bukuris' sė qenies sate.

T'i pėrshkohet mes-pėr-mesi dlirėsis' sė shpirit tėnd,
Ta merr pamjen e fytyrės, bėhet shkronjėz e kuvend.
Ai del prej shkretėtire ment' e mi tė m'i stolisė
E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjisė,

Ndrin i kthjellėt e i pastėr si pasqyrėz' e njė kroj
Pa nėm fytyrėn tėnde ta vėshtroj... nuk ta vėshtroj...

O! fytyr' e vjershėruar qė mė mbush me dėshėrime!
Q'i fal gaz pėrjetėsie dashuris' sė zemrės sime!
Qė mė bėn kur ment' e mia regėtijnė varg e varg
Tė tė ndjej aq fare pranė, tė mė jesh aq shumė larg...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th February 2008, 18:52

DONIKA GASHI

KOTĖSI
Dy brigje
Po deti nė mes.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th February 2008, 18:53

SELAJDIN GASHI
E PA NJOHURA
Nuk ia pashė
Fytyrėn prej njeriu
Kėtij zjarri misterioz.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th February 2008, 18:56

MILIANOV KALLUPI
E FIROVA NATĖN
E firova natėn me lutje epritje
Agu mś shfaq i purpurt
me veshje perandori.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th February 2008, 19:13

Na vranė
na shanė
na denuan
n'5-sė shtete na ndanė!!!

Sot shqip shkruaj
Sot shqip lexoj
por e meta eshte se VUAJ
kur shqipen ende s'e kuptoj!

Shaban Cakolli solli njė poezi
dy fjalė s'po i kuptoj e s'i di
a ka ma mkat se shqipen s'e njoh
ndaj shkaun o zot vetem ti e deno

"firova e purpurt" cfarė nenkuptojnė
a thua vallė ne shqip janė te shkruara
e unė e ha veten pse fjalet shqip me mundojnė
ato mbeten pakuptim, vetem fjale te lexuara!

Albini,

kerkoj ndjese nese dola jasht temes por metvertet ato fjale s'munda t'i kuptoj, e fajesova sistemin dhe fuqite e medha qe na ndane e sot ne gjuhen amtare tmos kuptohemi ashtu sic duhet!

respekt per punen tuaj ne forum i nderuar Shaban Cakolli



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 5th February 2008, 20:11

purpurt eshte qe ka ngjyre ,te kuqe te ndezur ,si te purpurte ose purpur eshte po lend e kuqe e ndezur ,me sa shikova kjo eshte ,fjal albin nese nuk e kishe te qarte .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 5th February 2008, 20:16

@Albini shkruajti:Na vranė
na shanė
na denuan
n'5-sė shtete na ndanė!!!

Sot shqip shkruaj
Sot shqip lexoj
por e meta eshte se VUAJ
kur shqipen ende s'e kuptoj!

Shaban Cakolli solli njė poezi
dy fjalė s'po i kuptoj e s'i di
a ka ma mkat se shqipen s'e njoh
ndaj shkaun o zot vetem ti e deno

"firova e purpurt" cfarė nenkuptojnė
a thua vallė ne shqip janė te shkruara
e unė e ha veten pse fjalet shqip me mundojnė
ato mbeten pakuptim, vetem fjale te lexuara!

Albini,

kerkoj ndjese nese dola jasht temes por metvertet ato fjale s'munda t'i kuptoj, e fajesova sistemin dhe fuqite e medha qe na ndane e sot ne gjuhen amtare tmos kuptohemi ashtu sic duhet!

respekt per punen tuaj ne forum i nderuar Shaban Cakolli

Firova??? edhe kete nuk e kuptova anna Sad Sad



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 6th February 2008, 19:13

DRITĖRO AGOLLI
POēARI

Vajta nė Stamboll tė bėj pazar,
pėr kujtim tė ble njė vazo balte:
- Paqe dhe selam, usta poēar,
Vazon mė tė mirė po e pate
Paqe dhe selam, usta poēar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m'u bė njėzet e pesė copė,
Mė erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m'u hap dyqani turk si gropė,
Mė erdhi rrotull deti Marmara.

Pa mė shau poēari keq turqisht,
Unė e shava shqip e mend i rashė;
Pėr ēudi poēari nuk u ligsht,
Veē dy lot nė sytė e kuq i pashė,
Pėr ēudi poēari nuk u ligsht!

Mos u ēmend ky turk, ky musliman?
Unė e shaj, ai me duar nė qafė!
Poēe tjetėr mori nė dyqan
Dhe mė tha: " Mė shaj, pėr besė, prapė!"
Poēe tjetėr mori nė dyqan.

Psheretiu si unė: " Jam shqiptar,
Shqip, vėlla, ti shamė dhe njė herė,
Fjala shqipe s'blihet nė pazar,
Nė dyqan ka vjet qė s'e kam ndjerė,
Fjala shqipe s'blihet nė pazar!"

Ikėn nga dyqani burra e gra,
Unė e njė poēar e tjetėr s'kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poēari shqip u fliste,
vazot mbushte deti Marmara...


Stamboll, 1980



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 7th February 2008, 17:49

TAFIL DURAKU

S“TA THEM ME FJALĖ

unė
i pavdekshėm
me ty.

kėnga
e pa mbarim
vetminė
ta them pafjalė
Maldelenė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 7th February 2008, 17:58

Ismail Kadare


U ZUNĖ RRUGĖT
U zunė rrugėt me dėborė,
Afėr teje s“mund tė vi,
Rri dritareve me orė,
Nė mendime futur rri.

Era zė tė ulėrijė:
Gjithė rrugėt mbenė shkret..
Bora s“ka ndėrmend tė shkrijė
Ti siē duket nuk mė pret.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 7th February 2008, 20:28

Kur tė kthehem
Agim Ramadani

Kur tė kthehem
asgjė nuk do tė jetė
siē ishte mė parė...

Kur tė kthehem
sa do tė jem i vetės
nuk e di!

Qentė e lagjes
Nė mua do vėrsulen
S’ do tė mė njohė askush
Njerėz tjerė do tė jenė
Njerėz tė gjakut tim
Kur tė kthehem
Edhe Unė do tė jem ndoshta
Njė jetė tjetėr.


Agim Ramadani natyrshėm u kushton poezi figurave tė mėdha kombėtare si Idriz Seferit, Azem Bejtės, Bajram Currit dhe nė kėtė mėnyrė mishėrohet me idealet e tyre duke spikatur si nė piramidė madhėshtinė e tyre .
Nė poezinė e tij ” Patjetėr do tė vij ‘ ndėr tė tjera shkruan

”nėse nuk shihemi
dhe na ndanė vdekja
jetoje jetėn Nėnė
Patjetėr do tė vij”.


Agim jo rastėsisht ishte futur nė luftėn ēlirimtare edhe pse e dinte se mund tė vritej,ku edhe nė kėtė poezi shihet qartė se megjithatė njė ditė do tė vij nė Kosovė . Ai kishte parandjenjėn ,por atdheu ishte mbi tė gjitha dhe Kosharja ishte sinonimi jetės sė tij, pėr shekuj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 8th February 2008, 01:23

Albini shum e bukur kjo poezi ,me kujton Agimin qe ekam njohur personalishte .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 8th February 2008, 01:29

gezohem qe ke pas rastin ta njohesh Anaa


ishte tejet sy-mprehtė
ishte shumė madhėshtor
ishte piktor edhe poet
pėr atdhe ra dėshmor
Agimi ishte i yni Anaa
Agimi agon cdo ditė me ne
Agimin e lindi nana
jeten ta ndrroi pėr ATDHE


Lavdi e perjetshme



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 8th February 2008, 13:36

ALMA PAPAMIHALI
RRUGĖ QĖ SHKELEN
Kjo rrugė ende mė do,
edhe pse ēdo ditė e kam shkelur...

Sa rrugė tė tilla ka nė botė,
qė tė pafjala kanė ngelur...



Shiko profilin e anėtarit


#61

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 3 e 43)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi