Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Nga krijuesit tane

Share

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
SAHATKULLA
Ora është
aq sa është
vërtetsi e lënë në akrepa
akrepat një mbi një

me çfarë ushqehet e vërteta

ndryshku shtatë pëllëmbë mbi te
ora është aq sa është
dhe kohëjeta.

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Per TY!

Per Ty unë shkrova kaherë
per Yy kendoja unë dikur
t'njoha pikrisht në('98)pranverë
e tash s'të sho ma kurr!

Ti ike pergjithmonë
por linde persëri
heret a vonë
do jam unë me ty!

Pushka jote thesar me arë
më rikojton krenarinë
Ti pergjithmonë ne altar
e ndrrove jeten me LIRINË.

As Kitara s'ka tingull si dikur
meq' eshte lodhur padyshim
ajo qanë e varur në murë
qanë bashk me zërin tim!

S'e thot bota rastësisht
se deshmorët kurr s'vdesin
ata kujtohen perjetësisht
ata t'perjetshëm mbesin.

me respekt
"Albini"!

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
ILIRIANË LLADROVCI
LYPËSI
Me dorë të shtrirë
Nuk kërkon vetëm bukë
Me trup të ngrirë
Nuk kërkon vetëm diell
I heshtur nuk kërkon vetëm jetë
-Kërkon një zemër të vërtetë.

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
VAHIDE IBRIQAJ
GJUHA E SHQIPONJAVE

Unë Shqiponjë,vëllau Atdhe
Motra e vogël quhet Liria,
Ka ca vite që prindërit tanë
kanë migruar nga Shqipëria.

Në shkollë jemi të dalluar
Flasim e shkruajmë gjermanisht,
Por në familjen tonë gjithmonë
Shqipja kërkohet rreptësisht.

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Këngë e kënduar nga populli, për Avni ELMAZIN, i cili
në vetëmbrojtje nga kaurrët e Kunovës më 1971,
doli fitues !
Ai toborr xhelatësh e sulmoi për të mbetur prej Avniut
një i vrarë e katër të lënduar, edhepse, të përgatitur
me armë e të ndërsyer nga kuzhina e kriminelëve,
iu turrën ta mposhtin guximin dhe trimrinë që s'kishte skaj!

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Kënga për Avni ELMAZIN


Ej çatje nalt shok bre në çatë mal-e
Ke bon luftë bre ni çoban-e
Ke bon luftë ni gjalaj ri-e
As me pushkë gjali as allti-e
Veç për fat i kish di qen t'zi-e
Na u zu fesati me kto shkije
se n'Kunovë bani vaki-e
Avni Elmazi ni gjal -aj ri-e
Avni Elmazi ni mësus ish kan-e
Aj ni ditë me dhen po shkon-e
Aj ni ditë me dhen ka shkue
Larg katunit mi asht largu-e
N'do livadhe dhent na i ka lshu-e
N'kufi t'huj gjali është çillu-e
Tanë Kunova në kamë jan çue
Tanë Kunova po bërtet-e
Çaj poljaku me shkot e vet-e
Kish mat disa kaurr me vet-e

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Kish me vete disa odbor-e
Paskan mar kani dajak n'dor-e
Kush dajak mor kush ni pushk-e
Avni Elmazin ma kan rrethu-e

Ki Zorani n'kom na u çu-e
Ki Zorani vaj po bërtet-e
Çka ke lip gjal çe ktu ke erdh-e
Çka ke lip gjal çe ktu ke hi-e
A kujtove se asht Shipni-e

S'asht Shipnia e as Turki-e
Veç Kunova krejt me shkij-e

Avni Elmazi, hop na uçu n'kom-e
dal ka dal çiko Zoran-e
Kabajatin mua s'ma fal-e
unë nuk jam tha ni çoban-e
Unë m'i jam ni msus-aj ri-e
Ashtu sot bonivaki-e

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Mirë kufirin tybe se e di-e
Ki Zorani hiç s'po e ngjon-e
Pa isaf dhe pa imone-e
Ni i zu dhent bre na i turmon-e
Në Kunovë n'katun me i çu-e

Avni Elmazi n'kom ma o çu-e
Nuk po mujti ma me e duru-e
Avni trimi huxhum po bon-e
Njiherë po sjell ka di vet n'tokë rxon-e
Randë t'plagosun i boni krejt-e
Dhe nja prej t'inve e la t'vdekt-e

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Haj medet çu boka nomi-e
Ke luftonte vlla ni çoban-e
Ke luftonte ni mësusaj ri-e
As pa pushkë as pa allti-e
Haj medet çu bo gazep-e
Shkoj haberi n'hyqymet-e
N'Hyqymet në Gostivar-e
Policija vesht ka mar-e
Na u çun n'kom me armë në dor-e
Shkojnë Avniun për m'e e mar-e

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
N'at moment Avnija ç'bon-e
Shkoj te nana e vet në ston-e
I tha nanës Loke ti-e
Nam me ngran nonë me pi-e
Se jam i mushun me mërzi-e
Rash n'fesat nanë me do shkije-e
M do shkije nga Kunova
Por unë vetin se marrova
As vetin as bab e nan-e
s-em vjen keq se shkoj n'hapsane
Ne kto fjalë tuj bisedu-e
Policija e kanë rrethue
Ki Avnija n'kom ma u çue
Sikur trimat asht dorzue
Dhe n'hapsane e kan çu-e

Se n'hapsane po m♪7 çojn
njëmbëdhjetë vjet e dënojnë
Veç p'e rrehin e malltretojnë-
Do ftyr zi do polici
ditë për ditë po i hin në kry-e
S'e lajn rehat i bojn♪7 gazep
Avni trimi po bon gajret
Për hapsane thot nuk kam dert
Për hapsane nuk kam gajle
Nuk e lash katunin me marre
Ja ua zbardha fytyrën gjith shqiptarëve

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Keshtu shkruan ne pllaka perkujtimore e lejuar dhe e ngritur ne Itali. Mbase gjite jeta e Avniut shte ideali qe ai e la për çdo pellembe te Atdheut qe e rrudhen dhe e ndane armiqte.
Ne pllaken perkujtimore epitaf i shkruar:



AVNI ELMAZI


JU QE JENI DUKE KALUAR KENDEJ PARI
SHIHNI SE EDHE KETU ESHTE DERDHURGJAK SHQIPTARI
NUK ME MPOSHTEN AS BURGJET E AS TORTURAT
SEPSE KESHTU
E DO ZAKONI PER BURAT

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI :







ÇDOKUSH E DËSHIROI JETËN


cikël poezishë të shkëputura nga p ë r m b l e d h j a




Idrizova - shtëpia e ferrit
__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI :


DURIMI

Çdo gjë ka fillim
ka edhe mbarim !

E fundi kësaj robërie
patjetër do t'i vij !

Heronj e burra trima
kërkoni pavarësi!

Në këtë copë Arbërore
të coptuar keq

kryqortodoksat -
shfaqen po si dreq !

Me pushtet e dhunë
në çdo anë krekosen

e në fund të fundit
një ditë - do të përdhosen !

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI:


DËSHIRA


Ajo mbeti larg
e mbaj ndër kujtime
Është si rrezeshpresa-
vendlindja ime !

Që t'ia fal të mirat
t'i gëzojë brezëria
nderin për miqësi
besën tek urtia.

Një fjalë të Kuvendit
kam dëshirë njerëzinë
që t'pajtojnë mendimet
tek kërkojnë lirinë.

Në rritë e gëzime
dhe këngët, lirikën
ç'dashuri të niset
ta flakë përjetë frikën !

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI :


FJALA


Ç' është ajo që lidh kuptimet
për t'uruar e për dolli
për t'i shfaqur mirëkuptimet
ku n'vend të ndjenjës ka shurdhësi !

Ç'është ajo që në ngushëllime
vjen të shthurrë atë det pikëllimi
në horizont të shfaqen rrezet
sikur lind ai diell agimi !

Po ndër çaste kur lëshohet
si mallkim për të ndezur zjarr
bosht i saj nuk rrotullohet
për t'radhitur në vend të parë !

Atëherë humb qëllim i mirë
dhe fundoset po si njala
nuk ka thonë - as zinxhirë
që të ketë kuptim fjala !

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI :


ÇDOKUSH E DËSHIROI JETËN


Sa herë isha i mbërthyer
në vetmi e në errësirë,
ndërmend më ra të jem i rryer
çdo të thotë të jesh i lirë !


Dhe më vinte të klith shumë
por sërish qëndrova brenda
Për ca që bënin gjumë
ma mirë ish të kishe pranga !


Se tek shtiheshin si të tillë
dhe tek merren me ndyrësi !
Jo! S'duan të ketë mirësi,
Por, të ketë vetëm robëri !


Të parë e shohin vetveten
dhe kërkojnë post, kulltuk !
Çdokush e dëshiroj jetën,
por, pozitën nuk !

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI :


HAJNI NË KOPSHT


Kërc-kërc kërcëlloi gardhi
ding-ding rrahu zemra !
Në kopsht hyri djal sugari
më këmbë brofi cucë syzeza !


Me dy gurë qëlloi një mollë
si rrëzoi asnjë kokë
ju ngjit pemës po si bollë
këpuste kokërrat e i gjuante në tokë !


- More djalë ! Çka bën këtu
përse mollët i këput ?
Në të zënsha me një dru
do të squllë, or hajdut !


Nis e zbret hajni nga molla
në rremb të thatë papritmas prek!
Poshtë syzeza lëshon klithmën :
- Po bie në tokë or i shkretë !


Rri syzezë mos u hidhëro
se në rënsha nga kjo mollë
më prit ti e më pushto
zemërzjarrta - vetullhollë !


Shife, shife se ç'më thua
pashë besën për një mend !
Po syzezë jam i yti
ti për mua je çdo send !

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
AVNI ELMAZI

LIRISE


Me nderë
Të kërkojmë
Me gjak
Të fitojmë

Vite me radhë
Jemi duke kërkuar
Lirinë tonë
Për ta fituar.

Nënat tona
Qajnë me lot
Për bijtë që mbushën
Burgjet plot.

Nuk ankohemi
Ne per kot
Kerkojme bijte tone
Qe na i merni
E nga burgu
Si ktheni dot.

Per liri
Nuk na frigoi turku
Nuk do na frigoi
As edhe sot burgu.

Keto nuk jane
Pune te kota
Se per liri
Eshte e gjithe bota.

Liri, liri,
Shkruar me gjak
Nga cdo i ri,
Nga cdo plake!

Eshte gjeja
Ma e shtrejte
Qe me para
S'mundet me u blejte.

Kush mendin
Se liria s'duhet
Kundra saj
Mundet te nenshkruhet.

Zgjedhen e huaj
Nuk e durojme
Te drejtat tona
Do t'i kerkojme

Liri dje,
Liri sot,
I mbushe ......
Burgjet plot

Burgjet tona
Kure nuk zbrazen
Se trimat tona
Lirise si Qasen.

Liri!
Populli jone te don
Liri!
Populli jone te kerkon.

Gjaku derdhet
Porsi lume
Por neve kurre-
S'na ve ne gjume.

Ne gjithmone
Me ballin lart
Kerkojme vendin
Qe e kishim ne harte.

Kerkojme te jetojme
Te gjithe ne liri
E jo te na urdheroje
Tjeter zoteri.

Haron familje,
Haron shtepi
Humb jeten
Per liri.

Pe paqe
Jemi te gjithe
Per drejtat tona
S'rime duar lidh.

Per lirine
Per gjuhen amtare
Pushka e tyre
S'na tremb fare.

Liri, liri
Kudo neper bote
Ty te kerkojne
Duke derdhur lote.

Perballojme tanksa
dhe topa
Per ty liri
Do behemi copa.

Fjala liri
Si prej zjari
Prandaj e shkruaj
Me shkronja ari.

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI:


VOTAT


U thaftë dora
e humbtë kalemin
ai që e voton -
Hysamedin Azemin !

U thaftë dora
e prishtë makinën
ai që e voton
Rrafman Morinën.

Kush ka mendje
të hajvanit
do t'ia japë votën -
Sinan Hasanit.

Janë fut valles
Sllobodan Millosheviqit
E nuk mund të ndahen
prej atij iriqit.

Kur tanksat marshonin
aty - pari,
dha dorëheqje
Kaqushë Jashari

Atëherë populli
Në rrugë ngeci
dha dorëheqje
edhe Remzi Kolgeci

Kur revolucioni
Në Kosovë plasi
u burgos
Azem Vllasi

Fëmijtë e minatorëve
plasën nga vaja
gjoja fajtor na qenka
Burhan Kavaja.

__________________

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Avni ELMAZI:


ASIMILIMI


Per te mos humbur
Fotelen ne komune,
Duan te na asimilojne
Me dhune.

Funksjoneret tone
Njerez te pa pune
I bejne per veti
E i vune ne gjume!

E dele-deputeti-
Per funksjon,
Tere kombin
Asimilon!

Bejne shpifje
per hiqmetin
si ta zhdukin-
gjuhen-alfabetin!

Gjuhetari punetor
Shpeshehere thumbon
Gramatiken e vet
Ai,e kerkon.

E jo punetori
shpeshhere krenohet
Me mire eshte...
Edhe pak te shkurtohet.

Mos haroni!
Se humbi lakimi
E na cojne
Kah maqedonizimi.

Mos haroni
Se humben gjinite
Bashke me to
Edhe diturite.

Ai qe ka mangut
Dy derasa
Thote-
Ghuha shqipe
S'ka nevij
Per rasa.

Erdhi koha
Allafranga
Humbi edhe
Leke Matranga.

Nuk duhet mesuar
Asnje shkrimtar
Pasi e-ne
Na e kane marre.

Sa poer model
Kemi nje kopje
Kur ju flet
Radio Skopje

Kudo sot
Mori hov
Se iu ndrua emri
Qytetit Kercove.

E prej Tetove
ne Tetovo,
Te mois flsim
Per fshatin Serbinove.

Nuk shkojme
Kah "vllazerim-bashkimi"
Por na cojne
Kah maqedonizimi

Flasin per rrugen
E Vllazerimit
E cojne asaj
Te asimilimit

descriptionLotojRe: Nga krijuesit tane

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi