Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Nga krijuesit tane

Share

Shko tek faqja : Previous  1 ... 22 ... 41, 42, 43  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

#821

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:52

DALLIMI
Vdekjen kėrkojnė
E s’ka kush ua jap
Xhebrailin e kanė korruptuar
Vdesin e se kuptojnė
Vdekje qė turpėrojnė
Vdekje qė pėrjetėsojnė
Luhatje
Para vdekjes dhe jetės
Dallimi hendek
Pėr t’i vajtuar
Kush shkoi e kush mbet





#822

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:52

TĖ LIGJTĖ
Tė ligjtė
Urrejtje pjellin
Ata
Megjithėse shterpė janė
Urrejtje kudo mbjellin





#823

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:53

SHEKULLI I RI
Shekulli i ri shekulli i ri
Skuqur me gjak gjerė nė mjekėr
Nga padrejtėsitė
E shekullit tė vjetėr
Flamuj tė gjakosur
Tė shekullit tė ri
Me dashje
Vrarė pėrsėri





#824

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:54

JANARĖT E KUQ
31 JANAR
(Dėshmorėve tė kombit: Edmondit, Zahirit, Hakifit)
Tridhjetė e njė janar nėntėdhjetė e shtatė
I more bijtė tanė me Edin nė krye
Me Edin si lis tė gjatė
Ranė mbrojtėsit e lirisė
Mbrojtėsit e tokės
Me ta Edi i nėnėlokes
Ah ē’ju ēa zemra motrės
Tridhjetė e njė janar nėntėdhjetė e shtatė
Ah janar – ty tė preftė mortja
Shumė herė na lave me gjak





#825

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:54

LOTI
Vdiq ai pa pritur
Loti valė
U rrokullis mbi faqe kot
As ishte pėr ta qarė
As pėr ta kėnduar
As pėr ta mbuluar
Me flamur
Paska vdekur thanė
Gotė e lėnė mbi tryezė
Kthyer pėrmbys
Katran e zezė





#826

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:54

KAFSHIMI
Ikni kafshimit
Tė atyre qė preferojnė
Muzgun e vonė
Pas shpine e tinėzisht
Ata
Kafshojnė kafshojnė





#827

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:55

GĖNJESHTARI
Gėnjeve shokun tėnd
Edhe kėtė herė
Ku mbeti fjala e dhėnė
Ti atė e gėnjeve
Por pėr tė fundit herė





#828

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:55

OLE
Toreadori ndeshte me demin
Platoja skuqet me gjak
Duartrokasin Spanjollėt
Pėr “fitoren” mbi muzat
Ole ole
Spanje e lashtė
Duartrokasin njerėzit
Triumfuan mbi kafshė





#829

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:56

MBARSJA
Nė yshtje u mbarse
Prapa skenės me ēakaj
Si produkt i filozofisė sė mbarsjes
Solle kėlyshėt e hakmarrjes
Polle pasigurinė
Ata po lozin tani
Aktin e pėrlyer
S’do mend
Kjo mbarsje do pėrplaset
Me pjellėn e vet





#830

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:57

FEHMI LLADROVCIT
Kishte edhe diēka pėr tė thėnė
Fjalėt i kishin mbetur
Nė grykė tė automatikut tė nxehtė
Nishanin nė sy
Me syrin hapur
Vdekjen nė shenjė marrė
Me tjetrin
Pėrshėndetur ish me diellin
Kishte edhe shumėēka pėr tė thėnė





#831

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:58

XHEVĖ LLADROVCIT
Nuse nė kėmbė po i rrinte
Diellit dhe lirisė
Shkėlqimin qiellit ia mori
Qielli u ngrys nga zilia
Vetėtimė solli
Xheva nuse
Dhėndėr Fehmia





#832

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:58

AGIM BAJRAMIT
( Komandant Zefit )
Nė zemėr portret tė mbajė
Shpeshherė kuvendojmė
Diēka mė ndrydh nė gjoks
Vitet si gurė rėndojnė
Ti prapė buzėqeshėsh
Nė buzėqeshje mė flet
Sikur del nga portreti
I buzėqeshur vdekjen pret
Pusi i kishe vėnė kahmoti vdekjes
Mirėseardhje i kishe uruar lirisė
I urti i madhi i miri Agim
Yll i pėrjetėsisė





#833

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 25th March 2008, 04:59

SHĖNIME PĖR AUTORIN
Mehmet Bislimi u lind me 24 mars 1958 nė fshatin Prekaz i Epėrm. Shkollėn fillore e kreu nė
vendlindje, ndėrkaq gjimnazin nė Skenderaj. Studioi nė fakultetin filozofik tė Prishtinės. Pėr
shkak tė veprimtarisė sė tij politike nė vitin 1981 burgoset nga shėrbėtorėt e ish pushtuesit
Jugosllav, dhe dėnohet me burg.
Pas daljes nga burgu ai vazhdon me veprimtarinė kombėtare si dhe krijimtarinė letrare.
Shkrimet e para i ka botuar nė gazetėn e studentėve: “Bota e Re”, mė vonė nė revistėn
“Alternativa”- botimi nė Lubjanė, pak kohė ka shkruar edhe nė gazetėn “Rilindja” - botimi nė
Zvicėr. Pėr disa vite ka shkruar nė gazetėn “Zėri i Kosovės”- botimi nė Zvicėr dhe pėr gazetėn
“Rruga Jonė”- botimi nė Francė. Nė kėto dy gazeta ka mbajtur edhe kėndin e humorit me
nofkat: “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohė pas kohe shkruan edhe nė gazetėn “Epoka e Re”.
Edhe tani merret me shkrime publicistike, humor, poezi etj. Pėrkohėsisht jeton dhe vepron nė
Zvicėr. Ky ėshtė libri i tij i tretė.





#834

Musafir

avatar
Vizitor

Posted prej 5th April 2008, 22:33

--------------------------------------------------------------------------------

URA E GJATĖ SA VETĖ LUMI



Jeta mė thotė nisu nėpėr terrin e natės sė gjatė si lum i qetė
kur valėt qetėsohen nga rrezet e hėnės sė plotė me yjet valltarė jete
mendimet thellohen nė kurora lulesh me ngjyra fluturash fėmijėrore
ura e gjatė sa vetė lumi lidhė zemrėn e tokės shpirtė tė bleruar
me erėn e fladėshme nata shtrydhė kujtime vuajtjesh tė tokės sė copėtuar
duke peshuar fatet nėpėr valėt e tėrbuara tė lumit tash tė vėrshuar
qė mė vetė ka kėputur prangat dhe ngjitet nėpėr bregun e lirisė
me kėngėt e valėve tė ngjitura nė shtizėn e flamurit plotė kujtime jete
si flutur e bukur me ngjyra gjallėrie tė pranverės plotė rreze dielli.





avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 6th April 2008, 12:31

Kolec Traboini

mollė Peje

kėrkoj gjithandej njė mollė tė artė
Peje
e megjithėse nuk lashė
gardh shtėpie pa parė
e derė pa trokitur
atė mollė nuk e gjeta
e trasta ime e varfėr
mbeti varur nė njė degė vjeshte
tek rrasa e gurit tė Haxhi Zekės.

mos e hangri krimbi
tanė lulėzimin e pranverės
e mua ma thau palcėn e shpirtit
kėtė dimėr.

ah mollė Peje!
a thue mė zė vorri nė vorr,
pa tė gjetė?

Vjeshtė 2003



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 6th April 2008, 12:34

Halil Xani

Fjala

Ka fjalė tė shkurta
Ka fjalė tė gjata
Ka fjalė tė mprehta
Qė presin si shpata.

Ka fjalė si pelini
Ka fjalė nektarplot
Ka fjalė qė vrasin
Si armėt me barot.

Ka dhe fjalė si era
Qė s`peshojnė hiē
Ka fjalė si plumbi
S`ngriten as me vinē.

Fjala don gdhendur
Fjala don latuar
Mos tė ketė gjemba
Njerėz pėr tė lėnduar.

Drenicė,15.12.2007



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 7th April 2008, 01:35

Njolle gjaku

Lindita Arapi

Ne dhoma te bardha
shtruar
nje shilte te bardha
hyjne
te fisit me qeleshe te bardha
ulen
fshijne djerset me shami te bardha
pine
kafene te nxehte me filxhana te bardha
urojne
nusen veshur me te bardha
te trashgohen
ne dite te tjera te bardha
ngrihen
per gosti, therin delet e bardha



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:55

Nuk bėj aspak ēudi
pse me magjepse mua
Tė fali bukuri, ty fati i bekuar.

Pėrpara bukurisė , nė gjunjė biem ne
Jam rob i perendis, dhe skllav mua mė ke

Ti linde tė magjepsėsh
e unė tė magjepsem
Pse duhet ta ndėrpresim ne,
ligjin e pėrjetshėm??

Jam fli i bukurisė
Ti bėhu fli e epshit
T'ia falim Dashurisė
Kujtimet e pėrjetshme..



Shiko profilin e anėtarit


avatar

Posted prej 10th January 2016, 20:32

ALMA PAPAMIHALI

DUA NATYRĖN TIME
Duatė hedh nė varg natyrėn,
Qiellit vrenjtėsinė tķa humbas
Ajrin me parfum ta lyej,
Pastaj fuqishėm tė thėrras.

Tė thėrras sa zėri t“mė ngjirret,
E ngadalė e tėra tė shterem,
Dua tė hedh nė varg natyrėn,
Aromės sė saj tė endem.

Dua tė hedh nė varg natyrėn,
Tė vetmen qė mė rilind mua.
Po ku ta gjej tė bukurin vend?
Ndaj mbeta poete e dėshtuar.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 27th February 2016, 00:29

HAKERRIM

Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
ju shkėlqen nė kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: “Peqe!”
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


#841

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 42 e 43)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi