Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Zbardhet skema, si do te arratiseshin 75 te denuar

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th April 2008, 22:42

Zbardhet skema, si do te arratiseshin 75 te denuar
Zbulohet ne burgun e Burrelit nje tentative masive e krimineleve nder me te rrezikshmit per te fituar lirine. Ngjarja qe gjen precedente vetem ne vitin 1997, eshte konstatuar vetem pas arratisjes se dy prej te denuarve, ndersa hetimet kane zbardhur se ishin 75 te denuar qe ishin pergatitur per te thyer burgun. Nga hetimet ka rezultuar se gardianet ishin vene ne dijeni te planit qe nje muaj me pare, por ata vetem kane salduar dritaret, duke mbajtur te fshehte ngjarjen qe mund t'u kushtonte vendin e punes. Zbulimi ka shkaktuar nje vale arrestimesh ne burgun e sigurise se larte, duke filluar nga drejtori Eduard Brahilika, kater shefa sektoresh dhe kater police, nderkohe qe po hetohet edhe per pjesen tjeter te personelit.

Zbardhet arratisja

Hetimet ne burgun e sigurise se larte ne Burrel kane zbuluar se ne sektorin B te ketij burgu ka qene planifikuar qe te dalin plot 75 te denuar. Kjo eshte vertetuar me faktin se te gjitha dritaret e sektorit B kane qene te sharruara ne pjeset metalike te dritareve. Burime te sigurta pohuan se thuajse ne te gjitha dritaret e dhomave te izolimit tek seksioni B ku mbahet kjo kategori te denuarish eshte punuar nga te denuarit me sharra te improvizuara duke i prere ato para pak ditesh, e duke synuar kesisoj arratisjen e madhe nga vendi i denimit. Por policia i ka pare ato rreth nje muaj me pare, dhe pas kesaj vetem eshte mjaftuar me saldimin dhe risaldimin e telave, por duke e mbajtur te fshehte si fakt, pa lajmeruar prokurorine apo drejtuesit e dikasterit dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. Nderkohe qe tentativen e arratisjes e kane vazhduar deri ne ekzekutimin e plote te aksionit vetem dy te denuar me burgim te perjetshem per vepra te renda penale, Fran Marashi dhe Preng Lleshi, te cilet munden te sharronin telat e dritareve te banjes, te shqyenin murin dhe te kapercenin pa u thene asgje rojet ne rrethimin e jashtem me tela me gjemba per t'u kapur vetem pas 30 minutash nga policia e Burrelit. Ata kishin mundur te komunikonin me jashte pasi iu gjeten dhe dy celulare dhe nje bllok me numra telefonike.

Skema ne burg

Ndonese po punohet intensivisht per hetimin e kesaj ngjarje nga me te rendat, burime te rezervuara nga grupi i hetimit konfirmojne se vete menyra e planit te studiuar paraprakisht nga te burgosurit, dhe e realizuar nga Fran Marashi dhe Preng Lleshi ka bere qe prokuroria e Burrelit por edhe vete Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te hulumtojne thellesisht per kete ngjarje. Mesohet se regjimi i brendshem dhe ai i jashtem nuk ka reaguar fare, duke bere qe te bjere ne zero miti i ketij burgu, i cilesuar si "nr 1", i sigurise se larte. Fale kesaj cilesie jane sjelle ne kete burg dhe te denuar te njohur te bandave me te rrezikshme ne Shqiperi si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Kateshi, Tafili i Shkodres, Lul Caka e te tjere. Nuk dihet saktesisht nese dhe keta emra te permendur te botes se krimit kane qene te planifikuarit e kesaj arratisje, por mendohet se numri i kesaj "brigade" te madhe qe e kerkonin me cdo kusht lirine, shkonte ne me se 50 vete nga ata me burgim te perjetshem, si dhe shume te tjere me denime te medha, 20 vite e siper. Keshtu para se te realizohej plani, jane gjetur te sharruara me fije celiku te bera si sharre thuajse tere dyert e dhomave dhe banjave te seksionit B nga ku me pas "ushtria" e te arratisurve do te mesynte sheshin e jashtem dhe me pas per te kaluar nga ana e prapme e burgut neper rrethimin me tela me gjemba per te rene poshte nga aksi nacional Burrel-Peshkopi, nga ku shume prej tyre kishin porositur makina qe do t'i merrnin. Per zbatimin e kesaj skeme, ata ishin lidhur edhe me bashkepunetore te jashtem nepermjet telefonave celulare qe qarkullojne ilegalisht ne burg. Thuajse e njejta skeme eshte zbatuar nga dy te arratisurit e vetem te dy diteve me pare Fran Marashi dhe Preng Lleshi.

Reagimi

Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra ka bere te ditur se ka marre te gjitha masat e nevojshme ne lidhje me punonjesit e burgut te Burrelit. " Kam nxjerre disa urdhra te cilat nuk jane ekzekutuar ende" - ka bere te ditur dje per gazeten "Koha Jone", drejtori Dibra. Ndersa Zevendes Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Lulezim Kodra tha se nuk dihet nese plani i arratisjes ka qene masiv apo jo, por kete fakt sipas tij duhet ta zbardhe prokuroria. "Ne jemi per te mbajtur ne burg te burgosurit, keta te fundit gjithmone mendojne te arratisen"- pohoi dje Kodra. Sipas Kodres, oficeret e burgut, pasi kane pare dy te denuarit qe kane dale ne oborr kane qelluar ne ajer per t'i trembur. Me pas sipas tij oficeret e burgut kane thirrur "ndal" por dy te burgosurit nuk kane ndaluar. Lulezim Kodra ka sqaruar se ne kete burg jane komanduar drejtues te tjere. Drejtori i ri i ketij burgu do te jete Beqir Metani, i cili ka qene specialist prane Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Nderkohe qe Kodra ka sqaruar se dy te burgosurit qe kane tentuar te arratiseshin nga burgu kane pasur mbeshtetje nga brenda burgut.

Ngjarja qe shkaktoi "termetin"

Dy dite me pare dy prej te denuarve qe vuajne denimin ne burgun e sigurise se larte ne Burrel u arratisen. Ata arriten te presin hekurat e dritares se banjes se murit dhe dolen ne oborr, kapercyen muret dhe rrethimin me tela dhe u nisen ne drejtim te rruges automobilistike, ku mendohet se kishin nje pike kontakti. Fran Marashi, 30 vjec dhe Preng Lleshi, 34 vjec, jane denuar respektivisht me burgim te perjetshem. Ata se bashku edhe me persona te tjere, ne 17 qershor te vitit 1997, ne Uren Vajgurore, prane Beratit, kane vrare me arme zjarri policet Miltiadh Koci, Arjan Shemuni, Asllan Selami dhe Ilia Bano dhe kane plagosur rende policet Thimi Tanku e Ylli Dhamo. Pas ngjarjes, Marashi ishte larguar jashte vendit dhe ishte fshehur ne Itali, deri ne vitin 2006, kur eshte kapur nga policia e shtetit fqinj dhe eshte ekstraduar ne Shqiperi, per t'u derguar me pas ne burgun e sigurise se larte ne Burrel. Pasi jane sjelle serish ne qeli, ata deklaruan se e kryen arratisjen per te sensibilizuar drejtesine per denimin e padrejte dhe per refuzimin e rigjykimit te ceshtjes se tyre. Edhe pse ata u rikapen brenda ores, rreth 2 kilometra larg qytetit te Burrelit, ngjarja ka shkaktuar shqetesim, per shkak te lehtesise e kohes kur dy te burgosurit kane arritur te arratisen.

Drejtimi politik i burgut

Ndonese nuk prononcohen publikisht organet e hetimit, vendosja e drejtorit te burgut dyshohet se eshte bere jashte cdo kriteri profesional, pasi Eduard Brahimlika, nga jurist i bashkise nuk kishte asnje eksperience ne drejtimin e nje institucioni te tille te rendesishem dhe delikat sic ishte burgu i sigurise se larte.

Filmimet, perjashtohen 2 police

Filmimet dhe fotot e dy te arratisurve ne mjediset e komisariatit te Burrelit dhe botimi i tyre ne media, kane bere "kurban" dhe 2 efektive te policise ne kete komisariat. Keshtu mesohet se jane perjashtuar nga radhet e uniformave blu Klemend Gjoka dhe Sul Stafa. "Faji" i tyre ka qene se nuk i kane kundershtuar gazetaret dhe fotografet e mediave.

Aleksander Ndoja
E Hene, 07 Prill 2008



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi