Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
22 vjet burg ish-kreun e bluve te beratit

Share

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 9th April 2008, 16:01

“22 vjet burg ish-drejtorit Dida”

09 April, 2008 02:29:00 Korrieri



Sot pritet vendimi pėrfundimtar i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Beratit pėr Ilirian Didėn, qė akuzohet veē tė tjerash, pėr dy vrasje

BERAT - Prokuroria e Beratit kėrkon 22 vjet burg pėr Ilirian Didėn, ish-kreun e bluve tė kėtij qyteti, mbi tė cilin rėndojnė akuza e “vrasjes me paramendim”, “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “armėmbajtjes pa leje”. Kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliasi, u shpreh njė ditė para dhėnies sė vendimit, se shqyrtimi i kėsaj ēėshtjeje ėshtė ndjekur me pėrparėsi tė madhe nga organet e drejtėsisė. Kjo ēėshtje ėshtė marrė pėrsipėr nga prokurori i Krimeve tė Rėnda, Anton Martini, i cili ka shqyrtuar njė dosje prej 2 mijė faqesh. Ish-drejtori Dida akuzohet pėr vrasjen me paramendim tė Gjergj Gushalit dhe vrasėsit me pagesė, Dritan Zhuka, ndėrsa sot pritet tė jepet vendimi pėrfundimtar i Gjykatės sė Beratit. Gushali ėshtė gjendur i vrarė nė kanalin e Ēukasit nė kufirin mes Beratit dhe Lushnjės nga kalimtarė tė rastit, ndėrsa pas ekspertizės sė trupit tė tij, grupi hetimor doli nė pėrfundimin se ai ėshtė vrarė me armė zjarri. Nė fakt, qė prej asaj kohe, bashkėshortja e Gushalit ka hedhur akuza tė herėpashershme pėr vrasjen mbi ish-drejtorin Ilirian Dida. Sipas kryeprokurorit Xhemal Saliasi, nga tė gjithė hetimet ėshtė arritur nė konkluzionin se autor i vrasjes ėshtė Dida, i cili e ka hedhur viktimėn nė kanal pėr tė fshehur hetimet. Sipas prokurorit tė ēėshtjes, Anton Martini, me qėllim pėr t’ia hedhur autorėsinė e kėsaj vrasjeje misterioze dikujt tjetėr, Dida ka akuzuar nė atė kohė Besnik Shukėn, i cili ndodhej nė Belgjikė, madje pėr tė realizuar planin e tij ka ushtruar njė kontroll tė befasishėm nė hotelin e Shukės nė Uznovė tė Beratit, ku u gjet njė pistoletė. Martini thotė se kėtė pistoletė, qė nga ekspertiza doli se ishte arma e vrasjes sė Gushalit, e kishte futur vetė ish-drejtori Dida, sipas njė skenari tė organizuar mė parė. Ndėrsa pėr sa i pėrket vrasjes sė njė prej anėtarėve tė bandės “Ēelepias” tė Beratit, Dritan Zhukės, (Shuaipit), mėsohet se ai ėshtė qėlluar nė momentin qė po zbriste nga fshati Ēorogjafė, ndėrsa ishte i rrethuar nga policia. Ai mbeti i vdekur me njė plumb nė ballė, me urdhėr tė ish-drejtorit Ilirian Dida.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi