FBI do zbuloje shkakun e shperthimit

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, konfirmon mberritjen e 6 eksperteve te FBI-se amerikane per te bashkepunuar ne hetime me grupin shqiptar per te zbardhur tragjedine e Gerdecit. Agjentet kane mberritur dy dite me pare ne aeroportin e Rinasit ne Tirane dhe pritet te kryejne keqyrjen e vendngjarjes ne fabriken e demontimit, analizat mjedisore dhe ato te ADN-ve dhe elementeve te tjere shkencore. Lajmin e dha vete Kryeprokurorja Rama gjate seminarit te djeshem, ku nuk mungonte as grupi hetimor i dosjes "Gerdeci". Nderkohe qe dje, Policia e Shtetit deklaroi se jane 24 viktima pas shperthimit dhe jo 27, sikurse ishte thene deri dje, pasi mbetjet trupore nuk i perkasin viktimave te tjera ne krater.

Mesohet se gjashte ekspertet kane zbarkuar dje ne zonen ku ka ndodhur shperthimi per te nisur punen e tyre te keqyrjes dhe vleresimit per shkakun. Se bashku me ekspertet e FBI-se ne vendin tone kane mberritur edhe agjencia ATF, te cilet jane specialiste ne hetimet per shperthimet. Ardhja e tyre eshte bere menjehere pas kerkeses se bere nga ana e Kryeprokurores, dy dite pas shperthimit te fabrikes. "Gjashte ekspertet do te jene ne ndihme te prokuroreve dhe oficereve te policise, te cilet jane pjese e grupit hetimor per Gerdecin. Keta te fundit do te bejne nje studimit te plote kriminalistik te vendit te ngjarjes dhe percaktimit te shkakut te shperthimit", tha Rama. Pikerisht ekspertiza qe do t'i behet vendit te ngjarjes do te paraqese edhe konkluzionet e sakta ne lidhje me rrethanat qe cuan ne shperthimin e fabrikes me daten 15 mars. Nga ana tjeter, Kryeprokurorja ka sqaruar se nje ndihme tjeter do te jete pikerisht edhe te dhenat e kerkuara nga organet e drejtesise se SHBA- se rreth kompanise amerikane South Ammunition Company inc, te dhene keto te cilat jane te nevojshme per hetimin e kesaj ceshtjeje. Kryeprokurorja ka sqaruar se po shfrytezon maksimalisht te gjitha ndihmat qe na jane ofruar nga qeveria e SHBA-se, qofte ne aspektin teknik, qofte ne infrastrukture, per te zbardhur kete ngjarje.

Numri i viktimave

Policia dhe Mjekesia Ligjore ndryshojne shifren e viktimave te tragjedise, pasi u konkludua ne faktin qe mbetjet trupore ne morg i perkasin ose te vdekurve, ose te plagosurve te shumte qe humben gjymtyre. Nga 27 qe mendohej se ishte numri i te vdekurve, dje eshte deklaruar perfundimisht se jane 24, nga te cilet 5 nderruan jete ne spitalet e Italise. Gjetja e trupit te fundit te tragjedise se Gerdecit, ka bere qe te nderpriten dhe kerkimet per viktima te tjera. Diten e djeshme, Policia e Shtetit ka bere te ditur emrat e viktimave te tragjedise se Gerdecit, sipas te ciles, deri me tani, nga shperthimi i 15 marsit, kane gjetur vdekjen 24 persona, prej te cileve 19 jane viktima te drejtperdrejta te shperthimit, nderkohe qe pese te tjere jane persona qe kane gjetur vdekjen nga plaget e marra nga shperthimi. Shumica e personave te vdekur nga shperthimi i fabrikes se cmontimit te predhave luftarake kane qene punonjes, nderkohe qe pjesa tjeter jane banore te fshatit Gerdec. Sipas policise, "pas tragjedise se Gerdecit, nga morgu i Tiranes eshte bere identifikimi, keqyrja e jashtme si dhe autopsia e 19 kufomave te derguara ne kete morg, nderkohe qe te tjeret kane vdekur ne spitale".

ATF, hetoi edhe 11 shtatorin

Pjese e grupit te eksperteve te FBI-se qe kane mberritur dy dite me pare ne vendin tone, jane edhe specialiste te agjencise ATF, per shperthimet. Ndryshe quhet edhe Byroja per Alkoolin, Duhanin, Armet dhe Eksplozivet, qe gjendet nen varesine e Departamentit te Drejtesise (DJUSA). Kjo agjenci ka hetuar edhe tragjedine e 11 shtatorit te vitit 2001 ne SHBA, gjate sulmit terrorist mbi Dy Kullat ne Nju Jork (Tuins Touer). Ky grup ka hyre edhe ne rrenojat e dy kullave pas rrezimit, nderkohe qe behet pjese per investigimin dhe cminimin ne ngjarje te ndryshme apo zjarre.

E Marte, 08 Prill 2008