Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Kush kėrkoi autonomi nė Himarė

Share

avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 13th April 2008, 15:27

Kush kėrkoi autonomi nė Himarė
Banorėt pritėn zėvendėsministrin e jashtėm grek me kėngė e flamuj grekė. Dy policėt qė u konfrontuan me dy himariotėt, u pezulluan nga puna dhe u larguan me shpejtėsi nga zona

HIMARĖ - Edhe ditėn e djeshme njė turmė prej rreth 40-50 himariotėsh qėndroi me orė tė tėra para postės sė policisė, duke hedhur akuza pėr gjenocid, ndėrsa ēėshtja tashmė po hetohet nga prokuroria. Zėvendėsministri i jashtėm grek, Teodor Kasimi, ishte me kėtė rast pėr njė vizitė nė Himarė, ku disa nga e pritėn me himnin kombėtar grek e flamuj bardh e blu qė valėviteshin. Gjatė gjithė kohės, me kreun e bashkisė Himarė, Vasil Bollano, biseda u zhvillua nė greqisht, ndėrsa njė grup banorėsh tė kėtij fshati tė kthyer pas emigracionit nė Greqi lėshonte brohoritjet “Autonomi Himarės”. Takimi u pasqyrua edhe nga mediat greke, ndėrsa prefekti i Vlorės as qė ishte lajmėruar pėr kėtė vizitė tė zėvendėsministrit tė jashtėm grek. “E rėndėsishme ėshtė qė tė ndihemi si nė Greqi dhe ndjenjat tona tė brendshme nuk na i ērrėnjos dot askush”, tha zėvendėsministri grek duke u pasuar nga brohoritje heroike tė disa mbėshtetėsve. Zoti Kasimi erdhi nė Shqipėri me ftesė tė autoriteteve qeveritare dhe iu rezervua njė pritje e ngrohtė nga tė gjithė zyrtarėt e lartė.

Ngjarja
Duke marrė shkas nga shoqėrimi nė polici i dy himariotėve, Manol Zotaj, 35 vjeē dhe Gjergji Rrapit, 30 vjeē, tė cilėt fyen uniformat blu qė ndaluan pėr njė kontroll rutinė automjetin e tyre me targa tė huaja, rreth 70 persona u mblodhėn mbrėmjen e sė enjtes para komisariatit, duke goditur me gurė e duke hedhur parullat “Tė shkrihet stacioni i policisė”, “Duam policinė grekė”, etj. Menjėherė pas ngjarjes, reagoi i ati i 35-vjeēarit, Vasil Zotaj, duke hedhur akuza se i biri ishte keqtrajtuar gjatė qėndrimit dy orėsh nė polici. Ai kreu njė kallėzim pranė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Vlorė, si dhe nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Vlorė. Nė mbrojtje tė dy himariotėve doli sėrish kreu i bashkisė Himarė, Vasil Bollano, i cili gjatė njė takimi me prefektin e Qarkut Vlorė, tha se situata degradoi pėr shkak tė policisė. “Ata qėllonin nė ajėr me pistoletat e tyre pa pushim. Nuk kam dėgjuar mė shumė tė shtėna kėtu nė Himarė as mė 1997”, tha Bollano. Ndėrkaq, nga ana e tij, prefekti Rexhepi tha se janė organet kompetente ato qė duhet tė zbardhin ngjarjen dhe tė dalin nė konkluzionet pėrkatėse, pasi prokuroria tanimė ka nisur nga puna. Nė Himarė mbėrritėn dje me dhjetėra efektivė tė policisė sė Vlorės, Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, tė Antikrimit, etj., pėr tė mbajtur nėn kontroll situatėn, edhe pse mėsohet se deri vonė nė mbrėmje asnjė prej banorėve qė goditėn me gurė nė drejtim tė policisė nuk ėshtė shoqėruar.
Korrieri



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi