Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Begaj: Kampione e Evropės? E dija

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 19th April 2008, 16:04

Begaj: Kampione e Evropės?

Peshėngritėsja shqiptare ishte optimiste qė pėrpara garės, madje pretendonte rezultat mė tė lartė. Tani drejt Pekinit 2008, me suksesin mė tė madh shqiptar tė tė gjitha kohėve

TIRANĖ - Romela Begaj ėshtė kampionia mė e fundit e Evropės pėr Shqipėrinė, madje kishte parandjenjėn qė pėrpara garės se do ta fitonte medaljen e artė nė Linjano tė Italisė. Me rezultatin e kombinuar 212 kg (101 shkėputje, 111 shtytje) ajo hyri nė historinė e shtangės shqiptare. Peshėngritėsja 21-vjeēare, e kategorisė 58 kg, hyri me besim tė plotė nė garė, madje pati pretendime pėr tė arritur rezultat edhe mė tė lartė. “Pėrgatitja qė pata bėrė para Kampionatit Evropian mė bėnte qė tė kisha besim tek vetja pėr medaljen e artė, - tha ajo dje, - madje mund tė ngrija mė shumė kilogramė”.

Shqiptarja doli e para nė stilin e shtytjes, ndėrsa mori medalje tė argjendtė nė dygarėsh, e lėnė prapa nga sportistja polake Aleksandra Klejnovska-Krzivanska, duke qenė rumunia Roksana Kokosh medaliste e bronztė kontinentale. Begaj mori medaljen e bronzit nė stilin e shkėputjes, duke plotėsuar njė treshe medaljesh, rezultati mė i lartė i arritur nga ndonjė sportist (e) shqiptar (e) nė histori.

Kėtė mendim ka edhe Ilir Kraja, sekretari i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes (FSHP), qė ėshtė shprehur edhe para kampionatit, se Begaj mund ta fitonte medaljen e artė. “Unė isha optimist, - tha ai, - dhe i kam thėnė Romelės, se nė bazė tė rezultateve nė stėrvitje, isha i bindur qė do tė merrte medalje, madje ari”.

Problem koordinimi

“Ėshtė e lehtė tė flasėsh tani pas garės, - vazhdoi Kraja, - por mė duket se Begaj mund tė merrte edhe rezultat mė tė lartė. Emocionet kuptohet qė kanė bėrė tė vetėn, por ndoshta edhe mund tė ishte programuar pak mė mirė, pra me njė ngjitje mė graduale tė peshave. Sidoqoftė, rėndėsi ka qė mori medalje ari”.

Humb arin e dytė

Vetėm pesha trupore bėri qė shqiptarja tė humbiste medaljen e artė nė dygarėsh, pasi rezultati i saj ishte i barabartė me polaken Klejnovska-Krzivanska, pra 212 kg nė dygarėsh. Polakja pati rezultatet 91 nė shkėputje dhe 121 kg nė shtytje, ndėrsa rumunia Kokosh arriti 89 dhe 120 kg, duke pasur njė kombinim prej 209 kg.


Korrieri



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi