Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
Xhubleta etnike dhe misteri i veshjes sė zezė

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 22nd April 2008, 20:18

Xhubleta etnike dhe misteri i veshjes sė zezė

Nga Dhurata Hamzai

-“EXPO XHUBLETA” e koleksionistes Luljeta Dano i bėn apel UNESKO-s nė Galerinė Kombėtare tė Arteve




Xhubleta- veshja brilante e grave shqiptare ka mbijetuar e dokumentuar tashmė pėr mbi katėrmijėvjet...! Ishte kjo tema dhe hapėsira e eskpozitės “EXPO XHUBLETA” qė u zhvillua mbrėmė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Cila ėshtė historia e vėrtetė e kėsaj veshjeje tė madhėrishme pranuar njėzėri nga studiues vendas e tė huaj se daton para katėrmijė vjetėve?! Kėngėt dhe legjendat herė thonė qė xhubleta ka qenė e bardhė, herė qė ka qenė krejt e kuqe, por u ngjye nė tė zezė nė shenjė zie tė pėrjetshme pėr vdekjen e Heroit Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Tė tjera gojėdhėna rrėfejnė pėr hijeshinė e saj, siē ėshtė ajo e udhėtarit hungarez nė shekullin XVIII, Daniel Kordinez: “As palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptareve! Se kjo veshje ka pasur tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė”. Duke parė me kujdes simbolikėn e mbi 35 ekzemplarėve tė prezantuar dje nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dukej se sa fort ėshtė endur, qepur e qėndisur etnogjeneza e shqiptarėve nėpėr kėto veshje. Ekspozita ėshtė sjellė nga poetja e njohur Luljeta Dano, e cila ruan nė koleksionin e saj privat mbi 150 xhubleta e kostume kombėtare qė datojnė nga 80 vjet e poshtė. E lindur nė Fier, rrethinat e tė cilit i kanė themelet mbi rrėnojat e antikitetit, dashuria e ka nxitur poeten Luljeta Dano qė tė krijojė njė koleksion privat me objekte arkeologjike, tė cilin e ka pasuruar mė tej me objekte ikonografike dhe pjesėn mė tė madhe me atė qė ėshtė pasuria mė prestigjioze e koleksionit tė saj privat, objektet etnografike. Kėtu ajo ndalon bisedėn, kujton… Ka qenė njė varėsi spirituale nga gjyshja qė ka nxitur kėtė pėrkushtim. “Nėna e gjyshes sime ka pasur kostum kombėtar dhe gjyshja e mbante mend, sa herė mė thoshte ajo sikur tė kisha njė kostum si ai i nėnės sime. Ky ka qenė ngacmimi i parė pėr mua, kėrkimi i kėtyre kostumeve nė imagjinatė dhe ja unė sot kam kostume pėr 150 gjyshe”, tha dje poetja Dano pėr gazetėn “TemA”. Kėshtu Dano nuk ėshtė mjaftuar me kėrkimin, gjetjen, pėrkujdesjen pėr restaurim, botimet hulumtuese nė libra, sepse ato janė punė e ditės e saj, por nė pikė kulmore tė arritjeve tė saj ka synimin qė t’i bėjė thirrje institucioneve shtetėrore shqiptare, atyre ndėrkombėtare dhe opinionit publik qė kostumi me xhubletė i grave malėsore nė Shqipėrinė e Veriut, kjo enciklopedi katėrmijėvjeēare e botės shqiptare dhe asaj mesdhetare tė merret urgjentisht nė mbrojtje ligjore. Ky ishte dje edhe njė nga synimet e ekspozitės, mbėshtetur nga miqtė amerikanė tė “Membership Fond”, ku poetja Dano tha: “Do tė lusja Ministrin e Kulturės, z. Ylli Pango, tė kryejė veprimet e duhura qė kjo pasuri qė ėshtė ruajtur kudo qoftė nga koleksionistė shqiptarė dhe ata tė huaj tė merret nė mbrojtje, jo vetėm nga shteti shqiptar por edhe nga UNESKO si pasuri botėrore”. Nuk do tė mjaftonte kurrė pasioni i koleksionistėve dhe as librat qė kanė dokumentuar detaje tė saj pėr Xhubletėn, nuk do tė mjaftoni as idetė e poetes Luljeta Dano pėr konservimin e saj, po tė mos bėhet edhe mė e njohur ajo. Pikėrisht “EXPO XHUBLETA” do tė qėndroj e hapur pėr dy javė nė Galerinė kombėtare tė Arteve. Poetja Dano nė ēelje tė ekspozitės tha se “Ėshtė kaq e zhurmshme dhe kaq jetike prania e e veshjes sė modės nė tė pėrditshmen tonė. Nėpėrmjet veshjes njeriu pėrpiqet tė plotėsojė figurėn e vet, atė imazh qė natyra nė speciet e tjera e krijoi njėherė e pėrgjithmonė me lėkurė, luspa, zhguall e pendė. Kostumet shqiptare, veshje tė kushtueshme e tė rėnda, me qėndisje ar e argjend, nė dy tre shekujt e shkuar kanė qenė tė parapėlqyer me praninė e tyre nė kryeqyetetet evropiane, qoftė nė penelin e piktorėve tė mėdhenjė…” Ajo tregon rrugėtimin e kėtyre veshjeve nė histori. Sipas saj, kostumet u lanė prej shqiptarėve pas 1912-ės pas shpalljes sė Pavarėsisė. Ndėrsa nė Alpet Veriore tė Shqipėrisė vazhdoi jetėn e vetė Xhubleta e zezė deri nė vitin 1970. Xhubleta ngelet njė veshje shumė e kėrkuar, sepse nė trupin e saj gjenden njė sistem shenjėzash qė mbartin dituri tė lashta dhe pėrafrojnė shumė me kulturėn e vjetėr amerikano-latine. “Sot pėr sot mund tė themi qė kėto hieroglife, qėndisje e zezė mbi tė zezė, shkėlqejnė mbi magjinė qė mbartin”, tha Dano duke komentuar se janė piktograma sinjalistike me tė cilat malėsorja shqiptare nė kuotat alpine tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Malit tė Zi ka rregulluar e shoqėruar fenomenet e jetės shoqėrore dhe statusin e saj civil.



Karakteristika e veshjes me xhubletė




Veshja me xhubletė nė gjysmėn e poshtėme ka formėn e kėmbanės dhe nė gjysmėn e sipėrme ngjan me veshjen e kryqėtarėve, sikundėr dhe mjaft simbole tė gdhendura mbi kėtė kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj janė tė njohura si tė templarėve. Koleksionistja Dano pohon se misteri i veshjes sė zezė, shkėlqen nga tė gjitha pikėpamjet, si nga ndėrtimi, teknika e endjes, ornamentikės sė qėndisjeve, derdhjes sė stolive, etj. Misteri i veshjes sė zezė ėshtė mė i madh se dija jonė mbi pėrmbajtjen e saj.

Shkrimet e fshehura nė ornamentikėn e veshjeve monumentale mijėravjeēare tė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Mirditės dhe Pukės, por edhe ato tė Tropojės dhe Kukėsit, tregojnė se kjo gjysmė e shqiptarėve mund tė dhurojė pėr botėn akademike territore mitesh antike dhe para antike tė konservuar mrekullisht nė trashėgiminė etnokulturore. Koleksionistja dhe poetja e njohur Luljeta Dano duke vėshtruar gjatė simbolikėn e 100 xhubletave tė zeza dhe veēanėrisht nė 100 xhoke tė bardha tė pėrzgjedhura qė ka nė koleksionin e saj, beson nė metaforėn se tė dyja kėto veshje krejt tė pangjashme nė tipologji janė veshje tė trashėguara nė rrėnjė mijėra vjeēare.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi