Ekzistojne shtate mrekulli te njohura boterore qe inspirojne frike dhe kembengulje, por mbi te gjitha bukuri. Por, pervec ketyre mrekullive njerezore dhe natyrore, gjithashtu ekziston nje ane e erret e botes: krijime dhe mbetje te ngjarjeve te tmerrshme qe kane ndodhur gjate ekzistence se njeriut. Keto mrekulli famekeqe te botes duhen ditur, sepse nga ato ne mund te mesojme cfare veshtiresish endim dhe cfare gabimesh bejme ne si njerez. Keto jane disa "mrekullite" e tilla:







Kjo mrekulli e vogel ndodhi vitin e kaluar ne Guatemala ne fillim te nje stuhie tropikale dhe qe atehere vazhdon te rritet, duke u ushqyer me cdo ndertese ne afersi te saj. Nje gremine e tille thuhet qe ndodh kur shtresat e dheut poshte shtreses siperfaqesore behen shume te dobeta per te mbajtur peshen siper tyre derisa ne nje moment perfundimisht cahen. Rezultati eshte nje vrime qe i ngjan nje grope te pafund qe con drejt e ne ferr




Cfare me mire se sa nje mjegull e tere pluhuri te piset mund te perfaqesoje nje race te shkujdesur individesh qe harrojne mjedisin ku jetojne dhe qe nuk mendojne per pasojat e mbeturinave te tyre. Kjo shfaqje qe mund te shihet ne qyetin e Los Angeles eshte produkt i shkarkimeve te automjeteve dhe ndotjes industriale.




Kriminelet famekeq si Al Capone apo Robert Stroud, pas kapjes jane derguar ne Alkatraz. Ky burg, qe gjendet ne ishullin e tij ne San Francisco, eshte i njohur si Titaniku i burgjeve. Disa te burgosur arriten te arratiseshin nga kufijte e tij (shpesh pa sukses sepse disa rikapeshin, te tjere vriteshin ne ikje apo humbnin ne det). Te burgosurit ishin shpesh me te keqinjte e me te keqinjve: trafikante pijesh alkoholike, grabites te armatosur bankash, vrases dhe gangstere me emer.




Plotesisht joetik dhe teresisht i larguar, Guantanamo eshte nje strukture burgimi e ndodhur jashte juridiksionit ligjor te SHBA-ve dhe larg syve te Zotit. Praktika mizore dhe te pazakonshme torture, nga "mbytja e simuluar" e deri tek venia e muzikes se tmerrshme ne volume shurdhuese, jane perdorur per te nxjerre informacion.







Tani nje vend historik, "Gjurmet e loteve" ishte diku nje rruge ndershteterore ku amerikane autoktone te panumert (me "Aktin e Heqjes se Indianeve" te percaktuar nga presidenti Andrew Jackson) u rrethuan dhe u detyruan te evakuonin shtepite e tyre, duke i tubuar ne kampet e perqendrimit. Si rezultat shume vdiqen, ne mos duke i vrare qellimisht, atehere nga semundjet dhe uria. Nje kapitull i erret ne historine e Amerikes, por nuk eshte as e para as e fundit here qe njerezit trajtohen si kafshe.





Nje qytet i lashte romak gati u zhduk kur u mbulua nga shtresa te hirit vullkanik. Kur u zbulua, u hap nje portal per ne jetet e perditshme te qytetareve te atehershem. U zbuluan kufoma ne poza-vdekjeje, duke paraqitur gjendjen ne te cilen ishin perpara se te vriteshin nga shperthimi shkaterrues qe zgjati dy dite i malit Vezuf, ne vitin 79 Para Eres se Re. Nderkohe qe perpara mendohej se keto qytetare te kthyer ne skulptura ishin asfiksuar nga hiri, gjetje te fundit sugjerojne se shkaku i vdekjes mund te kete qene ekspozimi ne temperature te larte.




Ne nje dite te keqe ne historine e kohes te luftes, te pafajshem te panumert u shkrine kur u hodh bomba atomike ne Hiroshima. Emri "Djali i vogel" iu dha shkaterrimit masiv afatgjate qe u shkaktua (shume nga ata qe iu ekspozuan rrezatimit akoma vuajne efektet anesore te tmerrshme). Sikur njerezit dhe ndertesat e shkaterruara te mos mjaftonin si damke per qytetin, edhe hijet jane te fiksuara gjithandej: gjurme djegjesh kane ngelur si tatuazhe qe kane marre formen e luleve te gdhendura ne shtylla telefoni e ne shtylla neper rruge. Disa kujtime thjesht nuk zhduken.





Dhjete vite dhe disa dite me shume, dhe Shtetet e Bashkuara po mbledhin copezat shpirterore te ngelura nga ajo qe ndodhi me kullat e Qendres Tregtare Boterore. Ata me ndonje lidhje me tragjedine e "rijetojne" ate cdo 11 shtator.




Para se Japonia te na mesonte rrezikun e ndertimit te impianteve te rrezikshme te energjise, ishte Cernobili. Me 1986, fatkeqesia me e madhe berthamore ne bote ka ndodhur ne Ukraine, kur shpertheu termocentrali dhe liroi shume material radioaktiv, i cili po vret njerez edhe sot e kesaj dite. Ekonomia e Bashkimit Sovietik u shkaterrua rende, duke filluar keshtu kolapsin e BSSR.