Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Dokumentat e para te shqipes se shkruar

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 24th April 2008, 20:57

Formula e Pagėzimit (1462)

Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Nėn
pluhurin e arkivave tė Evropės dhe sidomos tė atyre tė Vatikanit mund
tė gjenden edhe shumė dokumente tė tjera, ndoshta mė tė plotė e mė
domethėnės.

1. Formula e Pagėzimit (1462)

Mė i vjetri
ndėr kėto tri dokumente ėshtė "Formula e pagėzimit" Ajo i pėrket vitit
1462. Ėshtė njė fjali e shkurtėr nė mes tė njė shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi
i Durrėsit, Pal Engjėlli, mik e bashkėpunėtor i Skėnderbeut
(1417-1469), gjatė njė vizite nė dioqezėn e tij gjeti shumė tė meta e
mangėsi nė punėt e ushtrimit tė fesė. Pėr t'i shmangur ato ai lėshoi
njė qarkore nė gjuhen latine. Kjo qarkore ėshtė lėshuar nga njė kishė
nė Mat dhe mban datėn 8 nėntor 1462. Me anė tė saj, ndėrmjet tė
tjerash, ai jepte leje qė, nė ato kohė luftėrash kur prindėrit nuk
kishin mundėsi t'i dėrgonin fėmijėt nė kishė t'i pagėzonin vetė nė
shtėpi, duke thėnė shqip nė ketė ceremoni

" Formulėn e pagėzimit" qė ėshtė: "Un tė pagėzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula ėshtė shkruar nė dialektin e veriut me shkronja latine.

Gjuha
e tekstit dhe vlerat e pėrdorimit nė shqip tė disa shkronjave latine
kanė njė afri shumė tė madhe me veprėn e Buzukut, ēka tė bėn tė mendosh
se shkrimi i shqipės duhet tė ketė pasur njė traditė me tė vjetėr, ku
janė mbėshtetur te dy; edhe shkruesi i kėsaj formule, edhe Buzuku.
Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga nė njė
nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me
tė njėjtin alfabet latin ėshtė shkruar nė shekullin e XV edhe dokumenti
i dytė i gjuhės shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497

Udhėtari
gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, pėr
tė bėrė njė vizitė nė tokat e shenjta, nė Palestinė, udhėtim qė e kreu
pėr tre vjet. Nė vitin 1497 ai kaloi nė bregdetin e Shqipėrisė dhe
konkretisht nė Ulqin, Durrės e Sazan. Gjatė kėtij udhėtimi pėr tė
komunikuar sadopak me njerėzit, ai shėnoi 26 fjalė shqipė, 8 shprehje e
numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 tė shoqėruar me pėrkthim nė
gjermanisht. Janė fjalė tė zakonshme si: ujė, verė, bukė, mish etj., qė
iu deshėn udhėtarit nė jetėn e tij tė pėrditshme sa qėndroi ne Shqipėri.

Me
pėrshtypjet e udhėtimit Harfi la nė gjermanisht njė dorėshkrim, i cili
u botua mė 1860, pas tre shekujsh e gjysmė. Kėtu gjendet edhe ky
Fjalorth i vogėl i gjuhės shqipe, i cili pėrbėn dokumentin e dytė tė
shqipes sė shkruar.

Udhėtari, pėrveē listės sė fjalėve,
shprehjeve e numėroreve, ka lėnė edhe disa shėnime nė ato vende tė
bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndėr tė tjera ai shkruan se "Ulqini ėshtė
njė qytet shqiptar i bukur e i vogėl". Pėr Shkodrėn megjithėse kaloi
nėpėr tė, ngaqė udhėtimi Ulqin-Durrės, e bėri me det, thotė "se ėshtė
njė qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanėt". Ishullin e Sazanit e
pėrshkruan "si njė liman tė mirė deti, ku ka shume anije, nė krahun e
majtė tė tė cilit ndodhet njė fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur
Vlorė" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Perikopeja e Ungjillit tė Pashkės ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) ėshtė dokumenti i tretė i shqipes sė shkruar

Ai
i perket fundit tė shekullit XV ose fillimit tė shekullit XVI. Ky
dokument pėrbėhet nga 2 pjesė tė vogla bible nė gjuhėn shqipe qė u
gjetėn nė njė dorėshkrim greqisht tė shekullit tė XIV, me tė cilin ato
nuk kanė asnjė lidhje. Ato janė nė dialektin e Jugut, tė shkruara me
alfabetin grek. Kėto fakte tregojnė se gjuha shqipe nė atė kohė duhet
tė ketė qenė shkruar jo vetėm nė Shqipėrinė e Veriut, por edhe nė
Shqipėrinė e Jugut.

Po para kėtyre tri dokumenteve a ka qenė e shkruar gjuha shqipe?

Kjo
ėshtė njė pyetje qė deri mė sot nuk ka gjetur pėrgjigje tė plotė. Shumė
tė dhėna na bėjnė tė mendojmė se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar
edhe me parė. Ndėr tė tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me
emrin Brokard, qė ka shėtitur shumė vende tė Evropės dhe tė Azisė, nė
njė relacion latinisht tė vitit 1332 shkruante:"Sado qė shqiptarėt kanė
njė gjuhe fare tė ndryshme nga gjuha latine, prapė ata kanė nė pėrdorim
edhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine". Ky fakt tė bėn tė mendosh
se shqipja duhet tė ketė qenė shkruar tė paktėn qė nė shekullin XIV.
Por kjo deri me sot nuk ėshtė e dokumentuar.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi