Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Fjalori dhe gjuha pellazge

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 24th April 2008, 20:58

Fjalori dhe gjuha pellazge


A.J. Van Vindekens, profesor nė Universitetin e Luvenit, nė Belgjikė, ka shkruar rreth njė gjuhe tė lashtė indoevropiane, tė cilėn e quan pellazge. Ai nguli kėmbė se shumė fjalė nė greqishte mund tė shpjegohen si tė prejardhura nga njė gjuhė parahelene, tė cilėn e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave tė pėrveēėm dhe e toponimeve pėrkon me njė gjuhė paragreke. Ata qė u vendosėn tė parėt nė pellgun e Egjeut, para ardhjes sė grekėve, i quan "proto-indoevropianė". Pjesa e parė e punimit tė tij pėrfshin studimin fonetik tė zanoreve dhe tė bashkėtingėlloreve pellazge. Pjesa e dytė merret me formimin e emrave, nė mėnyrė tė veēantė me prapashtesimin, emrat e pėrveēėm dhe toponimet. Emrin e perėndeshės Athina, pėr shembull, e shpjegon si tė prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur nė shqipe e nė gjuhė tė tjera indoevropiane, por me njė prapashtesė femėrore, qė e bėn atė nėnė. Van Vindekens vėrejti se toponimet pellazge gjenden tė pėrhapura nga Azia e Vogėl e deri nė Itali, por veēanėrisht nė Iliri dhe nė Greqinė e sotme. Kėto emra vendesh ndeshen nė Greqi mė me shumicė se nė ēdo vend tjetėr, kurse emrat pellazgė tė njerėzve dhe tė hyjnive gjenden vetėm nė greqishte. Kjo e bėri Van Vindekensin tė besonte se popullsia mė e dendur, qė fliste gjuhėn pellazge, ndodhej nė Greqi. Mė tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lėnė pas vetėm disa emra tė pėrveēėm, tė cilėt gjenden nė dorėshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire tė ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave tė pėrveēėm dhe i fjalėve tė tjera do tė dėshmonin se popullsia pellazge nė Iliri do tė kishte po atė dendėsi tė madhe si nė Greqi.

Grekėt, ilirėt dhe italianėt gjetėn nė brigjet mesdhetare njė gjuhė, nga e cila huazuan njė numėr tė madh fjalėsh qė shėnonin sende tė njohura e tė panjohura. Ata e asimiluan qytetėrimin pellazg, duke e pasqyruar kėtė nė fjalorin e huazuar. Janė identifikuar shumė fjalė pellazge, qė pėrdoren pėr tė shėnuar kafshė tė tilla si: gomar, derr, pėllumb, salamandėr e hardhucė, si edhe fjalė tė tjera qė shėnojnė bimė, minerale, vegla muzikore, lojėra, lundrim, tregti, ndėrtim, artin e luftės, gjueti, familje, shoqėri e besim. Prania e kaq shumė huazimeve dėshmon se grekėt, ilirėt dhe italianėt as e zhdukėn dhe as e dėbuan menjėherė popullsinė pellazge, tė cilėn e gjetėn nė ato treva. Pushtuesit duhet tė kenė bashkėjetuar me vite tė tėra me pellazgėt, duke huazuar, kėshtu, njė pjesė tė mirė tė fjalorit tė tyre.

Van Vindekens arriti nė pėrfundimin se grekėt, ilirėt dhe italianėt nuk mund tė kenė qenė indoevropianėt e parė, qė u vendosėn nė Evropėn Jugore dhe nė Azinė e Vogėl. Ata janė paraprirė nga pellazgėt. Ndonėse nuk e datoi ardhjen e pellazgėve, ai ishte i sigurt se ata u vendosėn nė gadishull para ardhjes sė fiseve helene tė Jonėve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetėm atėherė kur pakica jone u pėrforcua me ardhjen e eolėve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorėt luftėtarė, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin nė gjendje tė nėnshtronin pellazgėt e tė zėvendėsonin qytetėrimin e tyre. Autori ėshtė i bindur se pellazgėt u larguan nga djepi i tyre indoevropian nė tė njėjtėn kohė me hititėt, shpėrngulja e tė cilėve sigurisht qė i paraprin asaj tė grekėve.

Origjina indoevropiane e gjuhėve pellazge, ilire dhe shqipe

Familjet e gjuhėve

Studiuesit e gjuhėsisė vėnė nė dukje se gjuhėt moderne nuk janė tė izoluara, por i takojnė njė familjeje tė veēantė gjuhėsh simotra, disave prej tė cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amė e pėrbashkėt. Duke shkuar sa mė thellė nė kėtė proces rindėrtimi historik, del e qartė se shumė prej kėtyre gjuhėve amė e kanė prejardhjen nga njė gjuhė e pashkruar, edhe mė e lashtė, tė cilėn studiuesit e quajnė "indoevropiane". Njė diagramė skematike, qė pasqyron marrėdhėniet midis gjuhėve tė ndryshme indoevropiane, tregon, pėr shembull, se gjuhėt marathi, urdu, hindu dhe bengali bėjnė pjesė nė familjen sanskrite, ndonėse vetė kjo e fundit tani ka dalė jashtė pėrdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesėtare e familjes indike dhe, sė bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga njė bazė indoevropiane. Ēuditėrisht, ky diagram tregon se ndėr 47 gjuhė moderne me bazė indoevropiane vetėm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanė njė prejardhje tė drejtpėrdrejtė nga indoevropianishtja, pa ndonjė prind tė ndėrmjetėm gjuhėsor. Aspektet teknike tė kėsaj ēėshtjeje u takojnė specialistėve. Mirėpo duket i pakundėrshtueshėm fakti qė shqipja ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane dhe shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr indoevropianė.

Karakteristikat e familjes indoevropiane

Gjuhėt indoevropiane, pra, pėrbėjnė njė familje gjuhėsh, disa tė gjalla e disa tė vdekura, tė cilat kanė lidhje farefisnie me njėra-tjetrėn dhe paraqesin ngjashmėri midis tyre. Gjuhėt indoevropiane kanė disa shkallė ngjashmėrie nė fjalorin e tyre, nė sistemin fonetik e nė strukturėn gramatikore, sigurisht me ndryshimet pėrkatėse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, pėr shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisė, i numrit dhe i rasave pėr emrat, pėremrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit pėr foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, pėr fjalorin e pasur tė gjuhėve simotra, duke pėrfshirė edhe shqipen. Fatkeqėsisht, ky fond nuk arriti tė merrte kurrė trajtėn e njė gjuhe tė shkruar. Por specialistėt e gjuhėsisė nuk e kanė ndėrprerė punėn e tyre tė madhe hulumtuese. Ata janė tė bindur se, duke krahasuar njė fjalė nė disa gjuhė simotra, shpesh mund tė arrihet te njė rrėnjė e pėrbashkėt. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, qė i shtohen rrėnjės, dėshmojnė se kėto gjuhė simotra kanė njė sistem tė zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetėr dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Nė kėtė mėnyrė, studiuesit kanė zbuluar me qindra fjalė tė parme, tė cilat mendojnė se e kanė origjinėn nė njė gjuhė tė pėrbashkėt. Disa prej kėtyre fjalėve nė shqipe janė: ditė, natė, dimėr, i lehtė, i thellė, punė, zemėr, ujk, ujė, i rėndė, jam, kam, bie, ha, pi e shumė tė tjera. Ky fond i trashėguar arrin nė mė shumė se 2000 fjalė tė parme, qė nuk janė pak po tė kemi parasysh se prej tyre janė formuar fjalė tė tjera tė pėrbėra, si p.sh., nga "punė" kemi: punėtor, punonjės, punim, punishte, mbipunė, punėtori, punėdore, ditė-punė e shumė tė tjera. Pėr shkak se fjalė tė tilla tė parme gjenden nė gjuhėt e folura nga Evropa Veriore gjer nė Indi, atėherė gjuha e pėrbashkėt hipotetike ėshtė quajtur indoevropiane.

Zbulimi i vendit tė origjinės

Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i kėtij fjalori indoevropian u ka dhėnė dorė shkencėtarėve tė rindėrtojnė mėnyrėn indoevropiane tė jetės dhe tė pėrfytyrojnė mjedisin e tyre. Ekzistenca e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr fjalėt fushė, kalė, shtėpi dhe mjaltė etj., dėshmon pėr njohjen e objekteve tė tilla jo vetėm nga pėrdoruesit e sotėm tė kėtyre gjuhėve, por edhe nga ata tė kohės parahistorike indoevropiane. Nė tė kundėrt, mungesa e njė rrėnje tė pėrbashkėt pėr disa fjalė tė pėrshkrimit tė mjedisit mund tė jetė me domethėnie tė madhe. Indoevropianishtja duket se ka njė rrėnjė tė pėrbashkėt pėr fjalė tė tilla si: borė, ujk dhe lis; ndėrkohė, njė rrėnjė e tillė mungon pėr fjalėt det, ishull, pėr pemėt e kafshėt tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bėri studiuesit qė, logjikisht, ta pėrcaktonin qendrėn ose bazėn indoevropiane pėrreth maleve tė Kaukazit apo Uraleve. Megjithatė, mungesa e dorėshkrimeve e bėn tė vėshtirė njė pėrcaktim mė tė saktė e mė dogmatik.

Pėrcaktimi i kohės sė shpėrbėrjes

Kur filloi gjuha amė indoevropiane tė degėzohej e tė shpėrbėhej nė gjuhė tė tjera tė vjetra tė mėvonshme, prej tė cilave do tė zhvilloheshin gjuhėt e sotme simotra? Pranohet pėrgjithėsisht se gjuha ka tendencėn e ndryshimit me kalimin e shekujve. Pėr shembull, gjuha angleze e katėr shekujve mė parė, e pėrdorur nė dramat e Shekspirit, tani ėshtė arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetėr e 12 shekujve mė parė, qė ndeshim te Beovulfi, ėshtė fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit tė kėtyre ndryshimeve gjuhėsore e pajis studiuesin me njė mjet matės tė pėrafėrt, me anė tė tė cilit ai mund tė pėrcaktojė kohėn qė duhet pėr kalimin nga njė gjuhė nė njė tjetėr. Gjuhėt mė tė vjetra indoevropiane tė shkruara, tė dėshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Kėto gjuhė tashmė kishin ndryshuar shumė nga njėra-tjetra. Gjuhėtarėt llogaritin se duhet tė jetė dashur nga 2000 deri nė 3500 vjet qė njė gjuhė amė tė merrte forma tė ndryshme. Kjo do tė thotė se indoevropianėt, si folės tė njė gjuhe tė pėrbashkėt, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.
Shihet qartė se gjuhėsia hedh edhe dritė edhe hije nė kėrkimin tonė pėr origjinėn parahistorike tė popullit shqiptar dhe tė gjuhės sė tij. Prandaj, nė kėtė pikė, edhe ne po ua lėmė specialistėve qė tė merren me misterin e kėsaj ēėshtjeje. Por duhet theksuar se bashkėpėrkimi i pėrgjithshėm i mendimeve shkencore ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė mė tė afėrt tė ilirėve, pellazgėve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyen pėrse ky popull i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i tyre ėshtė pushtuar shpesh nga grekėt, romakėt, sllavėt e turqit dhe ndonėse ata shpesh kanė pėrdorur gjuhėra tregtie, tė importuara gjetkė, njerėzit, qė sot njihen si shqiptarė, kanė ruajtur me vendosmėri e sukses gjuhėn, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre tė lashtė, pellazg e ilir.

Edwin Jacques "Shqiptarėt Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme" faqe 43-50



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi