Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionDiku... Dike... Dikush

more_horiz
Ka pak dite qe nga Enti Botues "D.I.J.A.-Poradeci" doli libri im i pare me poezi, "Diku... Dike... Dikush".
Jane 81 poezi te krijuara ne periudhe kohore 1997-2007. Libri ka per redaktore z.Afroviti Gusho, korrektor z.Ilir Buzali dhe piktor per kopertinen z.Koco Veshi.
Po paraqes ketu c'ka shkruaj ne faqen e pare te librit

Pak hyrje, për më tej...
Vargu është çasti, por jo çdo çast merr rrugën e vargut.
Vargu është ngacmim shpirtëror dhe fizik, por jo çdo ngacmim i tillë kthehet në varg.
Vargu jam unë, por unë nuk arrij dot të jem i gjithi në varg.
Më falni nëse nuk e kam arritur, sa e si duhet, këtë përcjellje vargu, tek ju miq lexues.
Lutem dhe uroj të jem një borxhli korekt, për shlyerjen e kredisë tuaj.
Edmond Shallvari

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Disa poezi nga libri "Diku... Dike... Dikush"

O qejf!

Gjithmonë i paplotë
Mbete o qejf
Dhe kur piva një gotë
Dhe kur shpirti m'u deh.

Dhe kur këngës ia morra
Ti prapë më sillje lotët
Unë qejfin tim kërkova
S'kërkova qejfin e botës.

Dhe kur pak buzët preka
T'ju jepja formën e qeshjes
Në mes o qejf të ndala
Mes botës së ngërdheshjes.

Gjithmonë i paplotë
O qejf vazhdon të mbetesh
Mos do dhe ti një gotë
Me mua sot të dehesh?
* * *
Të dashurës

As kërkova provë kohe
As më lindi kurrë dyshimi
Siç fillove dhe vazhdove
Mbete muzë frymëzimi.

As kërkova të gjej vargun
Nëpër pyje, nëpër detra
As e pata kurrë merakun
Se tek ty vargjet i gjeta.

Dhe kur bota femërore
Më rrethon me vështrime
Magjikisht në ty më shndrohet
Kaçurelja, sy jeshile.
* * *

Boll!

Boll qava
Tani do filloj të qesh!
Botën do ta shoh në formën e qeshjes.
Boll shava
Tani do lëvdoj!
Pa të shohim formën e një bote të lëvduar!?
Boll u mërzita!
Aah, pse s'po gëzoj?
Harrova unë gëzimin, apo gëzimi më ka harruar!?
* * *
Ankesë

S'kam ankesë për kët' natyrë
Pjesë universi në harmoni
Nuk di në ka diku të dytë
Tjetër NJERI të dytë nuk di.

Nuk di në ka diell ndriçuar në vargje
Hënë të vjedhur nga shpirtra poetësh
Nuk di në ka det me këngë dallge
Të kthyer në lotë kurbetësh

S'kam ankesë, jo, për natyrën
Edhe kur gjëmon dufin e saj
Me veten e kam, se s'gjej dot mënyrën
Degdisjen tonë nëpër botë ta ndal!
* * *


Iluzion jete

U zgjove?
Shyqyr!
E shojte gjumin.
Hëngre?
Shyqyr!
E shojte urinë.
Punove?
Shyqyr!
E shojte skamjen.
Këndove?
Shyqyr!
E shojte mërzinë.

Cfarë?
Prapë nuk ndjehesh mir'?
Asgjë s'paske shojtur, or mik!
* * *

Përtej

Rrahu zemra përtej rrahjes
Tej shikimit të shikova
Shkrojta vargje përtej vargjesh
Përtej ëndrrash ëndërrova.

Dhe të preka përtej prekjes
Përtej puthjes seç të putha
Ndjeva veten përtej vetes
Përtej lumturisë ç'u mbusha!
* * *


S'më patë!?

S'më patë që erdha!?
S'më patë duke qarë!?
S'më patë si renda!?
Si besova, s'më patë!?

S'më patë si u rrita!?
Si u plaka, s'më patë!?
S'më latë të vdisja!
Të jetoja, s'më latë!
* * *

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Himni i refugjatit

Vimë se s'duam të vimë
Kthehemi se s'duam të kthehemi
Jemi refugjatë e dimë
Siç dimë që shqiptarë jemi.

Nuk flasim se duam të flasim
Nuk qeshim se duam të qeshim
Vdesim që jetën të zgjatim
Lindim që kurrë të mos vdesim!


Nuk di...

Nuk di në është DITË
Nuk di në është NATË
Mes tyre i NGRIRË
Mes tyre i THATË.

Nuk di në është TANI
Nuk di në është MË PARË
Mes tyre GJYSMË-NJERI
Mes tyre GJYSMË-KAFSHË.

Nuk di në është SOT
Nuk di në është NESER
Mes tyre GJYSMË-BESOJ
Mes tyre GJYSMË-GËNJESHTËR


Maskaradenjtë!

Vazhdon maskarada
S'u lodhën, për Zot!
Kostume, gravata
Me kokën pa kok'.

As dinë se ç'flasin
Ç'ju thuhet as dinë
Veç dinë të masin
Karriken ku rrinë.

As dinë të skuqen
Të zverdhen as dinë
Veç dinë të turren
Të zhvatin Shqiprinë.

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Unë dhe pasqyra

Qeshim të dy
Ajo më shumë se mua
Qajmë të dy
Ajo më pak se mua.

Të isha pasqyrë
Dhe pasqyra-unë
Një çast të provonte
Kush vuan më shumë.

Zëri im

Të kem shpejtësinë
e zërit tim
Në di se nga del
Të di ku arrin.

Në di se çfar' them
Si kuptohet, ta di
Dhe gjallë të mos jem
Të jetë zëri im!


A-Logjike

Pyes diellin
Nata më flet
Qortoj natën
Dielli skuqet.

Pyes shtetin
Opozita më flet
Qortoj opozitën
Shteti më fort bërtet!



"Humbja" e mikut

Hajde o mik, të pimë një kafe
-S'kam kohë, kam punë, kam halle!
Hajde o mik, të dalim një çikë
-Ouu, përtoj, të shlodhem jam shtrirë!

Pirtmë o mik, do vi të të shoh
-Do iki, s'më gjen, më fal se nxitoj!
Të dua or mik, prandaj të kërkoj
-Më fal, kush je, s'të njoh, s'të kujtoj!


Tek ty...(1)

Kërkova një të dytë
Thjesht për variacion
T'i kishte ndryshe sytë
Dhe flokët tjetërlloj.

T'i kishte ndryshe buzët
Dhe gjoksin diçka tjetër
Në vargje, ndryshe muzën
Në rrahje, ndryshe zemrën.

Kërkova, ku s'kërkova
Të dytë kurkund nuk gjeta
Për ty vargjet vazhdova
Tek ty, dashuruar mbeta.

Tek ty...(2)

Nëse sytë asaj i hodha
Nëse thashë që ësht' e bukur
Mos kujto se mendjen ndrova
Dhe u bëra porsi flutur.

Nëse sytë ajo më hodhi
Dhe me buzët pak më qeshi
Zemrën time nuk e drodhi
Zemra ime tek ty mbeti.

Gjuha e ndjenjës

Nuk e di çfar tha Adami
Kur e dha puthjen e parë
Vetëm di që turp nuk pati
Porsi unë kur isha djalë.

Nuk e di Eva se ç'tha
Kur mbaroi atë "punë"
Vetëm di që thirri, "Aaah!"
Këtë gjuhë e njoh dhe unë.

Nuk e di ç'do flitet nesër
Mes një Eve dhe Adami
Vetëm di që gjuhë e vjetër
S'do t'ju ndahet hap pas hapi.

Përtej

Rrahu zemra përtej rrahjes
Tej shikimit të shikova
Shkrojta vargje përtej vargjesh
Përtej ëndrash ëndërrova.

Dhe të preka përtej prekjes
Përtej puthjes seç të putha
Ndjeva veten përtej vetes
Përtej lumturisë ç'u mbusha!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
shum te bukura poezit Smile

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Dhe akoma me i bukur vleresimi tend, Seda. Faleminderit!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Për të nesërmen

Sot u zura me afendikoin
Mos qeshni, se unë e di ç'hoqa
Mjekra e Marksit m'u lëmshua në gjoks
Teorinë e mbivlerës për së dyti zbulova.

Mbivlerë e fëlliqur, shpirtrash pa shpirt
Mbivlerë e uritur, xhepash të pangopur
Sikur mjekroshi të ringjallej sërish
Sërish të njëjtën gjë do kish' shkrojtur

Sot jeta më dysh m'u rinda
Me vetveten mbeta përgjysmuar
Mjekra e Marksit si litar në qaf'
Vazhdon e vazhdon të mbetet shtrënguar.

Shtrëngim stërshekullor i pamëshirshëm
Të vdekurit në varr i lebetit
Të gjallët i vdes përditshëm
-Të palindur! Ndroni historin!!!



Moj satirë!

Moj satirë, moj e uruar
Lum ai që t'ka krijuar
Vuri mendje dhe jo duar.

Ca të dinë dhe të duan
As të vranë, as të sakatuan
As u tallën, as të mohuan.

Se të shohin mbretëreshë
Të kritikës që ka peshë
Për të qarë e për të qeshë.

Ca të morrën për së prapthi
Dhe të bënë bordell llafi
Shfryrje epshesh dhe inati.

Se kështu e kanë volinë
Këtu hanë e aty pinë
Vargjesh vjellin ligësinë.

Moj satirë, moj shekullore
U linçove, u përfole
Badjava pazarit dole.

Se kështu e dashka tregu
Ku komandën e bën leku
Mafiozllëku dhe dyfeku.

Moj satirë, moj thepe e fjalës
Të hyn mesit, mbetën anës
Talentxhinjtë gjuhëdalës.

Se mendojnë që përqeshja
Eshtë vargu, është vjersha
Eshtë banalja dhe gënjeshtra.

Moj satirë fjalëbekuar
Lum e lum kush t'ka krijuar
Mjer e mjer kush t'ka cënuar!


Mes shkrimesh migjeniane, mendova...

Mendova, s'do kish më Luli i vocër
Mollë të ndalueme, mendova s'do kish
Mendova, s'do mblidheshin më gishtat e dorës
Në grushte bijsh, të shekujve të rinj.

Mendova, koha do kapërdinte mjerimin
Duar të mpita, s'do shikoja më
Vargjet migjeniane, të shkuarën do përcillnin
Dhe jo të sotmen, mes rënkimesh: ëëh!!!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Apokalips

Mes vuajtjesh lindëm
Mes vuajtjesh jetojmë
Tjetërlloj jete s'ditëm
Veç dimë ç'kërkojmë.

Të paktën kuptuam
Të shumtën kuptojmë
Ç'ka dje na mohuan
Çdo ditë ta pohojmë.

E kështu për inat
Të vuajtësve tanë
Vemë buzën në gaz
Dhe kur na bëjn' të qajmë.

Oh ç'pamje akuzore
E shpirtit në shpërthim
Qeshqarja njerëzore
Më i madhi Apokalips!
* * *


Zjarr dashurie

Mes zjarrit të trupit tënd
Pashë të shkrihej dashuria
Formën e saj të paformë
Po merrte çuditërisht lumturia.

Atë çast të dyjave ju preka
Ç'u bëra atë çast një Don Zhuan
Në një an' lumturin' tek ty gjeta
Tek lumturia Ty, në tjetrën an'.
* * *

Puthja

Puthja e sotme
Shumëfish i puthjes së par'
Atëhere...thjesht një shkëndijë...
Sot, e shndëruar në zjarr.

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Me pelqejn shum poezit te cilat i ke postuar. Very Happy

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Mesazhi

Më në fund, realizova takimin
Rreth sofrës qiellore yjet po më presin
Për rrugë-qindra yje më shtrojnë ndriçimin
Për ecje-mijra forca yjore më tërheqin.

Me vete kam marrë ankesën njerëzore
Për Tokën e lënë në mëshirë të fatit
Për isen tragjike mes isesh yjore
Që dot dhjetra Zota po t'ishin s'e ndalin.

Me vete kam marrë mesazhin njerëzor
Për yjësitë që jetë të reja krijojnë
Nëse njëherë gabuan me fatin tokësor
S'ju falet më për së dyti të gabojnë.

Më në fund, u takova me yjet
Në sofrën qiellore më pritën të gjith'
I linduri në çast dhe ai që po shuhet
Për Tokën më dhan' mesazhin e harmonis.

Dhe vetja m'u duk si pjesë universi
Misionier i pandalshëm hapësirash pa fund
Mesazhin e të ardhmes po e sjell tek njerëzit
-Zgjohuni o njerëz! E ardhmja ësht' tek ju!
31) Mesazhi

Më në fund, realizova takimin
Rreth sofrës qiellore yjet po më presin
Për rrugë-qindra yje më shtrojnë ndriçimin
Për ecje-mijra forca yjore më tërheqin.

Me vete kam marrë ankesën njerëzore
Për Tokën e lënë në mëshirë të fatit
Për isen tragjike mes isesh yjore
Që dot dhjetra Zota po t'ishin s'e ndalin.

Me vete kam marrë mesazhin njerëzor
Për yjësitë që jetë të reja krijojnë
Nëse njëherë gabuan me fatin tokësor
S'ju falet më për së dyti të gabojnë.

Më në fund, u takova me yjet
Në sofrën qiellore më pritën të gjith'
I linduri në çast dhe ai që po shuhet
Për Tokën më dhan' mesazhin e harmonis.

Dhe vetja m'u duk si pjesë universi
Misionier i pandalshëm hapësirash pa fund
Mesazhin e të ardhmes po e sjell tek njerëzit
-Zgjohuni o njerëz! E ardhmja ësht' tek ju!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
44) Djaloshar

Gjithmonë jam aty ku do vesh
Djaloshar i ëndrave vajzërore
Dhe në plakje djaloshar do më kesh
Pa stimuj recetash mjekësore.

Dhe kur të kërkojnë sekretin
Si u bë ky plak djaloshar
Mes vargjesh do gjejn' marifetin
Djaloshin do gjejn' në çdo varg.
* * *

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Moj Hënë

Ai që pajetësinë tënde
Magjishëm në vargje jetësoi
Ty Hënë të preferoi çdo mbrëmje
Dhe prehërin tënd të ulej, preferoi.

Ai dhe të dashurës i tha:
-Në jetë një tradhti të kam bërë.
E dashura jo vetëm që s'ju nda
Kudo të morri pas, ty moj Hënë.

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Yjet dhe...Toka

Një Yll tani po shuhet
Po lind një Yll tani
Një tjetri faqja i skuqet
Si një dashnor i ri.

Një Yll me jetë po mbarset
Një tjetër jetën kulmon
Një Yll po shuan hallet
Veç Toka hallet shton!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
"-Une si kam dashuruar ate s'do dashuroj kurre me tjeter njeri .."

Gabohesh , do dashurosh akoma me shume , do jete nje Dashuri e pjekur , e matur por kjo s'do te thote qe s'do jete pasionante !
Do kuptosh qe ka njerez plot jashte qe po presin nje shans me ty .
Do kuptosh qe jo te gjithe meshkujt jane maskarenj , te paskrupullte dhe bastarde.
Do kuptosh qe perkedheljet qe ai te kushton jane Dashuria e shprehur cdo dite per ty.
Do kuptosh qe per ate je e vetmja dhe syte e tij ndriçohen sa here ti buzeqesh.
Do kuptosh qe fjalet e tij jane flori dhe jo te hedhura ne ajer "per te lenduar" ..

Por
me shume nga te gjitha do kuptosh se Dashuria eshte : vendi ku shtepia
s'do quhet e tille pa prezencen e tij brenda! Dashuria nuk eshte lendim,
ofendim, semundje..Dashuria eshte Shtepia e dy Shpirtave!

Beso ne vetvete dhe prit ate qe meriton!

descriptionRe: Diku... Dike... Dikush

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi