Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Kėrkohet “prifti fluturues”

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 25th April 2008, 19:55

Kėrkohet “prifti fluturues”
Brazil, njė prift humbet pas tentativės pėr thyerjen e njė rekordi botėror, duke u varur nė tullumbacet e mbushura me gaz

Qė nga e diela e kaluar, skuadrat e shpėtimit nė Brazil kanė nisur kėrkimet pėr “priftin fluturues”, i cili humbi pa lėnė gjurmė, ndėrsa pėrpiqej tė thyente njė rekord botėror, duke u varur nė tullumbace tė fryra me gaz. Kėrkuesit arritėn tė gjejnė njė pjesė tė tullumbaceve mbi oqean, pėrtej bregdetit brazilian, por jo priftin katolik Adelir Antonio Di Carli. Ai u ngjit nė ajėr tė dielėn nga qytetit portual Paranagua. Sipas autoriteteve, ai kishte me vete njė kaskė, kostum termik dhe njė parashutė. Qėllimi i tij ishte thyerja e rekordit prej 19 orėsh nė fluturim i varur tek tullumbacet, dhe nėse e arrinte njė gjė tė tillė, do tė mblidhte para pėr krijimin e njė vendpushimi spiritual pėr kamionistėt e Paranaguas, qytetin mė tė madh port tė Brazilit. Sipas tė pėrditshmes britanike “The Telegraph”, prifti u raportua i humbur vetėm 8 orė pas nisjes, pasi kishte humbur kontaktet me autoritetet portuale. Kėto tė fundit nisėn menjėherė kėrkimet dhe mundėn tė gjejnė dje nė mesnatė vetėm njė pjesė tė tullumbaceve ku ishte varur Di Carli. “Duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike dhe pajisjet qė kishte me vete, do tė thosha se ka mė shumė se 80 pėr qind mundėsi qė ai tė jetė ende gjallė”, - tha Xhoni Koelo, komandanti i departamentit tė zjarrfikėsve nė Penha, i cili po ndihmon nė kėrkimin e priftit. Ai shtoi se Di Carli, i cili ka bėrė kurse pėr mbijetesė nė xhungėl dhe ngjitjen e maleve, kishte marrė me vete sasi tė mjaftueshme uji tė pijshėm dhe cereale, pėr tė qėndruar gjallė pėr tė paktėn 5 ditė. Koelo mendon se prifti mund tė jetė duke lundruar mbi oqean ose duke pushuar nė ndonjė plazh pėrgjatė bregdetit. Ai shpjegon se Di Carli ėshtė njė zhytės me eksperiencė dhe ka me vete njė pajisje GPS, telefon satelitor dhe njė karrige pluskuese. “Ai e pėrdori pėr herė tė fundit telefonin nė orėn 8.45 tė sė dielės, pėr t’i treguar marinės vendndodhjen e tij, dhe qė nga ai momenti nuk kemi dėgjuar mė prej tij”, - tha Koelo. Prifti ka tentuar edhe mė parė aventura tė ngjashme. Nė 13 janar tė kėtij viti ai pėrdori 600 tullumbace qė e mbajtėn atė nė njė udhėtim prej 4 orėsh dhe 5300 metra lartėsi nga qyteti i Amperės nė Argjentinėn fqinje, ku u ul shėndosh e mirė.


Korrieri



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi