Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
"Pėr Baba Tomorrin!" dhe njerėzit e tij

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th April 2008, 15:13

"Pėr Baba Tomorrin!" dhe njerėzit e tij


Rreth librit tė ri "Orakuj tė harruar" tė gazetarit Zylyftar Hoxha


Kur me njė frymė pėrfundon sė lexuari librin "Orakuj tė harruar" tė gazetarit Zylyftar Hoxha dhe fillon e mediton rreth tij, mė sė pari vėren se jo rastėsisht autori e ka pagėzuar me kėtė emėr. Ashtu si fjala ēelės ėshtė "Malbaba"-i: kėshtu thirret ndryshe nga banorėt rreth e pėrreth mali mė i adhuruar ndėr shqiptarė, Tomorri, mali pėr tė cilin vazhdon tė jetė i vlefshėm betimi "Pėr Baba Tomorrin!". Tomorri ėshtė mali kombėtar, mali i shenjtė; aty janė orakujt, me tė cilėt mund tė kėshillohesh para se tė bėsh njė punė tė mbarė. Dhe Zylyftar Hoxha ėshtė nga ata gazetarė qė e nis punėn "me rrėnjė".

***

Orakujt, sipas besimit tė lashtė, janė vendet, objektet apo mekanizmi qė, pėrmes riteve tė caktuara, ndėrlidh hyjnitė, gjysmėhyjnitė, qeniet e mbinatyrshme me njerėzit e thjeshtė dhe tė vdekshėm. Orakujt, natyrisht, gjendeshin nė vende tė shenjta dhe pėrcillnin mesazhe, shenja e sinjale perėndish qė kishin nevojė pėr interpretim. Mitologjia botėrore veēon si mė tė njohurit edhe sot e kėsaj dite, orakullin e Delfit rrėzė malit Parnas (Greqi), orakullin e Kumes (Italia e Jugut) etj. Por, mė i vjetri dhe mė i debatueshmi orakull, ėshtė ai i Dodonės, vendndodhja e tė cilit nga shumė historianė vendas dhe tė huaj dhe, sidomos, nga poetėt romantikė shqiptarė me nė krye Naimin besohet tė jetė nė malin e Tomorrit, ndryshe nga pjesa tjetėr qė e vendos atė diku pranė Janinės.

Dodona vlerėsohet si qendėr besimi dhe referimi pėr tė gjithė Gadishullin Ballkanik. Pėr orakullin e Dodonės dėshira e perėndive pėrcillej pėrmes fėshfėrimės sė gjetheve tė lisave (dru i shenjtė ndėr shqiptarė). Herodoti thotė se e gjithė teologjia pellazge rrjedh nga Dodona. Nė "Iliadėn" e Homerit, Odiseu i drejtohet asaj pėr tė mėsuar se si mund tė kthehej nė vendlindje, nė Itakėn e tij. Sipas studiuesve tė Dodonės, pėr shėrbimet fetare nė kėtė kult tė besimit, pra, pėr Dodonėn kujdesej "njė familje priftėrinjsh qė quheshin Tomuroi". Madhėshtia e malit, pozicioni dominues (nga maja e tij duken brigjet e Italisė), lisat, Tomuroi (tomorrajt, tė Tomorrit - emri pėr ata qė pėrkujdeseshin pėr malin), duket se flet pėr njė Dodonė shqiptare, edhe pse diku nė Greqinė e sotme, aty ku pretendohet Dodona tjetėr helenike gjendet njė mal me emrin Tomuroi. Por ky ėshtė njė debat i vjetėr dhe i ri pėr shkencėtarėt...

Pėr tė zgjidhur fatin, enigmat, dyshimet, dilemat orakujve iu drejtoheshin jo vetėm individė, por edhe shtete e shtabe politike. Nė Tomorr, pėrmes ceremonialit antik formulohej dhe pėrkthehej vullneti i Atij lart, i tė Madhit, i tė Parit, Njėshit. Sipas fėrfėrimės, fėshfėrimės, mėrmėrimės apo ulėrimės sė fletėve tė lisit tė lashtė njerėzit merrnin vesh pėr luftėrat, fitoret apo dėshtimet e ardhshme. Lisi, "gjuha e lisave tė shenjtė", ishte horoskop, gazetė dhe internet njėherėsh. Por, gjithmonė, mes orakujve dhe popullit, ishin tė nevojshėm pėrkthyesit, lajmėsit, analistėt, komentuesit. Pra, njė lloj media qė thithte, lexonte, pėrkthente, shumėfishonte dhe pėrcillte kumtet hyjnore. Mirėpo ka pasur dhe ka lloj-lloj e soj-soj lajmėsish. Qė nga pėrcjellėsit autentikė, kronikanėt e saktė, shenjtorėt e fjalės dhe shpirtit njerėzor (poetėt, shkrimtarėt e mėdhenj), deri te manipuluesit, mashtruesit dhe provokatorėt. Ka pasur dhe ka misionarė tė sė vėrtetės, por ka pasur dhe ka edhe shėrbėtorė tė gėnjeshtrės.

***

Me librin "Orakuj tė harruar", gazetari Zylyftar Hoxha na jep njė shembull tė gazetarit realist qė shkruan me dashuri pėr njerėzit, pėr mitet, besimet dhe historitė e tyre, por njėkohėsisht zbulon me pasion tė vėrtetėn, realitetin shpesh herė tė hidhur e tė rėndė.

Libri i sapo botuar i Zylyftar Hoxhės me titull "Orakuj tė harruar" nuk ėshtė thjesht libėr "me shėnime publicistike", siē e ka cilėsuar me modesti autori. Ai nuk ėshtė njė libėr i tipit klasik gazetaresk "erdha, pashė, shkrova". Zylyftar Hoxha ėshtė tashmė njė gazetar veteran qė kėtė libėr e publikoi nė 60-vjetorin e lindjes. "Orakuj tė harruar" ėshtė shkruar sipas motos "jetova, mėsova, pėsova, shkrova". Qė do tė thotė se kemi tė bėjmė me njė dėshmi jo pėr gjithēka del pėrpara apo pėr rutinėn e ditės, por vetėm duke pėrzgjedhur shenjat e kohės. Temat, subjektet, personazhet, madje edhe pėrshkrimet dhe mjedisi, janė pėrzgjedhur kėshtu me parametrat e simbolit, duke bėrė qė kufijtė mes publicistikės dhe artit tė kapėrcehen lehtė. Por gazetari tregon mjeshtėri e profesionalizėm jo duke imituar shkrimtarin apo poetin, gjė qė do tė ishte njė abuzim, por duke dėshmuar realitetin nė njė rrethanė dhe kohė tė mirėpėrcaktuar, me ngjarje, njerėz tė pėrveēėm e tė identifikuar lehtas nga tė gjithė. Zylyftar Hoxha shkruan pėr malin e Tomorrit (Malbabai) dhe pėr lumin e Osumit, pėr kanionet e tij (Kolorado shqiptare), pėr shpellat karstike, pėr grykat dhe qafat e natyrės sė Skraparit, duke zbuluar bukuri dhe histori reale, duke risjellė pėrmes dialogėve dhe bisedave dėshmi historike dhe personale njėkohėsisht. Nė libėr subjekte si mali i Tomorrit sillen pėr lexuesit jo vetėm si mitologji kombėtare, por dhe si objekt fizik, historik, kulturor, artistik dhe shpirtėror. Po ashtu edhe lumi Osum, fshatrat, njerėzit, si komunitet dhe si individė tė pėrveēuar, pėrshkruhen me njė gjuhė e frazė tė shkathėt, moderne, duke dhėnė edhe koloritin e zonės apo kohės.

Nga ana tjetėr, libri nuk ėshtė shkruar nga njė "intelektual" i tipit provincial apo nga njė "patriot fisesh", aq tė pėrhapur sot nė Shqipėri, qė e identifikojnė atdheun me fisin, familjen, klanin, partinė apo fshatin e tyre, apo qė mburrin veten nė kurriz dhe nė dėm tė pjesės tjetėr. Zylyftar Hoxha nuk shkruan as me nostalgji ideologjike, as me megalomaninė e tė izoluarit; por si njė gazetar qė e sheh vendlindjen, krahinėn e tij si pjesė tė vendit tė tij, tė kombit, njė qelizė modeste, nė raporte reale nė botėn e madhe.

Zylyftar Hoxha ėshtė nga tė paktėt gazetarė qė jetuan gjatė nė provincė, por nuk shkruajnė dhe mendojnė si provincialė. Pėrkundrazi, Zylo edhe nė kėtė libėr denoncon me elegancė ato sjellje dhe vija politike qė janė munduar vetėm ta shfrytėzojnė Skraparin, madje duke abuzuar rėndė me fisnikėrinė, ndonjėherė edhe me naivitetin e njerėzve tė kėsaj ane. Duke qenė se edhe vetė kam lindur nė cepin mė tė largėt tė asaj krahine, pėrherė mė ka trishtuar fakti (tė cilin e thotė publikisht autori i kėtij libri, mė duket pėr herė tė parė), qė regjimi komunist, i cili e lajkatonte me dhelpėri Skraparin, e mbajti atė pėr 50 vjet si krahinėn mė tė izoluar brenda vendit, si rezervat qė kishte vetėm njė portė hyrėse dhe dalėse (Rezervati i Bogovės ku gjuante derra kryeministri M. Shehu ishte pjesė e sė tėrės). Pėr fat tė keq, edhe sot, njė nga krahinat me ADN-nė mė tė pastėr gjenetike dhe gjuhėsore (shqipėrore-do tė shtonte nė stilin e tij Xhevo) nė historinė e kombit shqiptar, vazhdon tė jetė krahina mė e izoluar e vendit. Fjala "tranzit" nuk gjen pėrdorim nė Skrapar: Qė tė dalėsh prej kėndej, pėr tė shkuar nė rrethet kufitarė si Pėrmet, Korēė vetėm 30-40 km larg, duhet t‘i qepesh malit si kėmbėsor!

***

Nė librin "Orakuj tė harruar" takon personazhe historikė; qė nga figura e piktorit anglez Eduard Lir, i cili ka realizuar njė pikturė pėr malin madhėshtor tė Tomorrit, duke e fiksuar imazhin e tij drejtpėrsėdrejti nga Qafa e Kėrrabės 160 vjet mė parė, te bashkėpatrioti i tij, A. Tenison, qė "pikturėn" e tij e kthen nė poezi: "Tomorr e Athos, fron magjie"; pastaj te pohimet pėr origjinėn nga Skrapari tė vėllezėrve Frashėri, arkitekt Kasėmit, antifashistit tė madh Antonio Gramshi, pėrshtypjet e jashtėzakonshme pėr kėtė krahinė tė Petro Markos, Dhimitėr Shuteriqit, Dritėro Agollit ("Ju kini miq se dini tė bėni miq"; "anėtarėt e PD sė Skraparit janė njėsoj me anėtarėt e PS sė Tiranės"), deri te vlerėsimet pikante pėrmes intervistave me poetin Xhevahir Spahiu ("Unė mund tė vdes, fjala nuk duhet tė vdesė"), pėr tė vazhduar pastaj me pėrshkrime dhe portrete mjaft interesante si ajo e satiristit tė famshėm vendas Iljaz Kapxhiu ("nė Skrapar edhe lepujt nuk kanė frikė"), Tefik Ramės qė shkoi nė Londėr pėr tė vėnė njė tufė lule te varri i Bajronit. Nė libėr zbulon figura tė jashtėzakonshme si ajo e "eremitit" Kamber Backa, njeriut tė vetizoluar, veshur "me kostum kėrc e kėpucė llustrafine", i cili na mbante nė shtėpi, varur nė kornizė nė dhomėn e miqve, foton e vjetėr tė njė vajze tė bukur nga Stambolli, por qė Sigurimi ia sekuestroi pėr "pornografi". Nga ky libėr kam marrė vesh qė Dritėro Agollin "e ka bėrė" shkrimtar Kahreman Ylli, se po tė ish pėr dėshirė tė atij vetė do tė qe bėrė veteriner; se Odhise Paskali ka lindur buzė Osumit (Koblarė), nė njė fshat ngjitur me fshatin tim (Nikollarė), se...

Libri ka histori, personazhe, dėshmi, detaje dhe, aty-kėtu, shprehje frazeologjike me njė bukuri e ngarkesė mahnitėse ("S‘i gjenden kėmbėzat njeriut tė shkretė, Ēfarė ka tenxherja qė zien, e di luga qė e pėrzien; Pushkėn e mban burri nė sup, por e zbraz gruaja; Burri njihet nga opingat").

Portretet qė ka bėrė Zylua pėr figura si Dhimitėr Shuteriqi, Xhebro Gjika, reportazhet pėr Kombinatin Ushtarak tė Poliēanit apo pėr "infrastrukturėn e luftės nė Skrapar ("Kryeqyteti i Luftės") janė mjeshtėrore.

Por libri "Orakujt e harruar", nga ana tjetėr, ėshtė njė guidė, njė udhėrrėfenjės i vėrtetė pėr Skraparin, pėr vlerat turistike, kulturore e mjedisore tė kėsaj krahine nė zbulim e sipėr nė kėtė aspekt. Nuk mė hiqet nga mendja njė fjali e autorit tė librit. Nė faqen 28, nė fund tė reportazhit me titull "Osumi, njė Kolorado shqiptare", gazetari vėren: "Kush shkon nė Skrapar tani, nuk e pyesin mė "a pive raki", por "a i pe kanionet". Skrapari nuk ka qenė ndonjėherė dhe nuk ėshtė simbol i rakisė (i tė pirit), as i pijanecėve: deri vonė ishte turp tė deheshe jo vetėm nė ambiente publike, por edhe nė shtėpi! Simbolet e Skraparit janė e duhet tė jenė Tomorri, Osumi, kanionet, gjuha e ėmbėl e Naimit, shenjat turistike dhe kulturore nga mė atraktivet (tėrheqėset) qė nga shpella mė e madhe nė Ballkan (Pirogoshi), ura me harqe guri e kryearkitektit perandorak Kasemit (e Guhakut), gjurma nė shkėmb e Abaz Aliut, etj., etj. Ėshtė njė libėr qė domosdoshmėrisht duhet ta kenė nė tavolinėn e punės zyrtarėt dhe politikanėt lokalė, Ministria e Turizmit dhe Kulturės, por dhe turistėt nė ēantėn e udhėtimit apo "kroskotin" e makinės.

Libri ka edhe njė personazh tė veēantė, ka njė kapitull tė autorit pėr veten. Nė fakt, ky kapitull meritonte tė ishte libėr mė vete. Bėrthama e tij mund tė shėrbente pėr roman, monografi, dramė. Madje, mund tė shkruhej edhe mbi bazėn e njė ngjarjeje tė vetme nė jetėn e autorit (denoncimi politik nga Partia pėr shumėfishim tė vjershave tė poetit klasik pers Khajam) edhe njė komedi fantastike. Kur lexon mbi jetėn e autorit, mbi rrugėn qė ai ka pėrshkruar pėr t‘u bėrė gazetar, shikon se Zylyftar Hoxha nuk mund tė ishte ndryshe: as si njeri, as si gazetar. Ėshtė njė rrėfenjė reale, krejt e sinqertė, por edhe simbolike, pasqyrė e brezave tė tėrė tė asaj krahine qė u arsimuan dhe ngjitėn shkallėt e karrierės profesionale me sakrifica dhe mundime tė mėdha. Njėherazi, me dinjitet.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi