Ingrid Gjoni puthet në buzë me Sinan Hoxhën

Nuk do të na besohej një gjë e tillë nëse foto nuk do të kishim parasyve këtë imazh, dhe në fakt foto flet qartë. Nuk është realizuar ditët e fundit por pak kohë më parë, kur Ingrid Gjoni ende nuk kishte ndërruar look për t’u bërë më pas brune. Këngëtarja ka qenë në të njëjtin pub me Sinan Hoxhën dhe muhabeti po ecte aq mirë saqë në një moment ata janë afruar së tepërmi dhe kanë këmbyer me njëri-tjetrin një puthje e cila nuk rezulton të jetë në faqe apo diku tjetër, por në buzë. Çfarë të ketë ndodhur? Ndonjë pëlqim mes tyre? Ç’është e vërteta (gjithmonë sipas deklaratave të këngëtares) Ingridi është singëll prej kohësh që pas ndarjes nga i fejuari i saj Enea disa muaj më parë dhe ndonjë pëlqim i mundshëm edhe mund të ekzistojë. Teksa pyet disa nga miqtë e saj rreth afrimitetit apo miqësisë që ajo ka me Sinan Hoxhën, të gjithë shprehen se janë vetëm shokë dhe nuk ka asgjë mes tyre, por faktet duket se flasin të kundërtën. E gjithmonë duke iu referuar kësaj fotoje, burime pranë saj tregojnë se Ingridi është shumë e dashur me miqtë ndërsa puthja që ka këmbyer me këngëtarin Sinan Hoxha nuk do të thotë asgjë dhe është vetëm në kuadër të miqësisë. Vallë Ingridi të sillet kështu me të gjithë miqtë e saj?.......kaq afër?
Mbrëmja
Në shumë intervista këngëtarja simpatike ka treguar se i pëlqen të frekuentojë jetën e natës me miqtë por kjo jo në mënyrë të shpeshtë, në mënyrë të rregullt gjatë fundjavave kur nuk është e angazhuar me koncerte apo turne nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj. Ka disa mikesha të saj të cilat nuk ndahen asnjëherë por edhe miq. Mes shoqeve të Ingridit përmendim këtu Çiljetën me të cilën Ingridi del shumë shpesh të shoqëruara madje edhe nga i dashuri i saj Romeo. E pikërisht një ndër miqtë e Ingridit është edhe Sinan Hoxha, me të cilin këngëtaren e kanë puqur shumë koncerte apo mbrëmje muzikore. Janë mjaft të sjellshëm me njëri-tjetrin duke respektuar punën e gjithsecilit dhe duke mos kursyer përqafimet dhe puthjet dashamirëse qofshin këto edhe në mes të një publiku të gjerë. E pikërisht në një moment nga këto mbrëmje nëpër pubet e Tiranës Ingridi dhe Sinani janë kapur nga paparaci ynë i cili na serviri pikërisht këtë foto.
Ndarja nga i fejuari
Ingrid Gjoni jo më larg se disa kohë më parë do të mbushte faqet e shtypit rozë për ndarjen e saj nga i fejuari Enea. Lidhja e saj me të, mjaft e bujshme për faktin se ajo ishte një këngëtare e famshme dhe Enea ishte një njeri krejtësisht i panjohur shkaktoi vërtet zhurmë atë kohë. Ndërkohë që ndarjen vetë Ingridi e bëri të ditur për faktin se kishte një mospërputhje karakteresh mes tyre. Po ndërsa tashmë secili jeton jetën e vet, zërat për ta janë shuar duke e lënë nga kjo anë Ingridin të qetë por që gjithsesi pa i shpëtuar syrit vigjilent të paparacëve.
“Po më shkon më së miri jeta singëll. Jam e lumtur se po shijoj këtë kohë të bukur të kësaj stine jo vetëm mes publikut, që më duartroket në koncerte, por edhe me miqtë e mi. Dhe madje kam kohë për veten time më shumë se kurrë”, do të shprehej Ingridi duke I bërë të gjithë të mendojnë se u ka thënë ‘stop’ meshkujve për momentin. E në fakt të gjithë do të pyesnim për sa kohë do ta shohim vetëm Ingridin, një femër mjaft e bukur dhe seksi, një këngëtare e suksesshme dhe nga më të kërkuarat sot…
Kujdesi për veten
Është mjaft në formë. Po shijon jetën siç thotë ajo singëll, me impenjime që kanë të bëjnë jo vetëm me muzikën, por edhe me kujdesin e madh që po i kushton këto kohë vetes madje këto ditë duke ndryshuar edhe look. Dietë, vrap dhe rezultati disa kilogram më pak, që e kanë sjellë sërish në linjat e dikurshme. Së bashku me mikeshën e saj këngëtaren Çiljeta Xhilaga janë sot dy këngëtaret më të kërkuara në koncertet, që kanë marrë pjesë dhe që do të vazhdojnë gjatë gjithë verës.
Miqësia me Çiljetën
Prej kohësh dihet që mes Ingrid Gjonit dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga ka ekzistuar një miqësi e fortë. Ato shihen shpesh në shoqërinë e tyre dhe kalojnë mjaft kohë bashkë. Sezonin e kaluar veror ato edhe koncertet i kanë pasur të përbashkëta nuk dihet për këtë që vjen. Dhe jo vetëm kaq por të dyja ato janë këngëtaret, që janë kërkuar më shumë nga organizatorët e koncerteve. Pasi dihet, ku është Ingridi dhe Çiljeta aty janë edhe njerëzit.