Forumi Zeri YT! » Argėtim - Humor » ♬ Muzika »
Orinda Huta: Nėse s'do ishte pėr familjen......

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th April 2008, 15:56

Orinda Huta: “Nėse s’do ishte pėr familjen, do vazhdoja “pushimet” e mia”


E bukur, joshėse, rrezatuese… Orinda Huta ėshtė rikthyer pas thuajse njė vit pushimi nė skenėn shqiptare me njė kėngė dhe njė klip tė ri. Nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth”, ajo tregon pėr periudhėn e saj tė pushimit, kėngėn dhe klipin e ri, si dhe pėr arsyet se pėrse ėshtė larguar nga shkolla ku studionte, pėr tė nisur njė tjetėr, duke e filluar sėrish atė nga viti i parė.

Riktheheni me njė kėngė pas njė mungese, si ndiheni? Ēfarė ju ka munguar mė shumė?

Kisha nevojė pėr njė kohė pushimi pėr veten dhe familjen time. Kam bėrė njė jetė tė thjeshtė gjatė kėtij viti dhe jam ndjerė shumė mirė. Nė qoftė se nuk do kishte qenė pėr personat e mi tė afėrt, qė mė shtynin tė rikthehesha, unė do vazhdoja “pushimet” e mia… Megjithatė, tani kam kuptuar qė nuk mė ka munguar ekrani, intervistat apo vėmendja e njerėzve. Ajo qė mė ka munguar nė tė vėrtetė, ishte kėnga.

Kėngė ėshtė realizuar sė bashku me grupin “NRG Band”, si lindi bashkėpunimi me ta?

Lindi menjėherė pas “Kėnga Magjike 2006”. Kur unė merrja pjesė me kėngėn “Nisu, arratisu”, djemtė e “NRG Band” e kishin bėrė gati ftesėn e bashkėpunimit. Pėr mua ishte kėnaqėsi tė bashkėpunoja me ta, ndaj nuk hezitova aspak pėr tė pranuar. Kėnga ėshtė realizuar nga Besniku, vokalisti i grupit dhe orkestrimi u realizua nga Darko Dimitrov.

Me kėngėn vjen dhe njė klip shumė interesant, ku ėshtė realizuar dhe me cilėt keni bashkėpunuar?

Klipi ėshtė realizuar me “Pixels Producsion”, nė Kosovė. Ishte kėnaqėsi tė punoje me ta, pėr mė tepėr me shqiptarė. Mė kanė bėrė tė ndihem komode, edhe pse ishte hera e parė qė bashkėpunonim. Kjo gjė ėshtė reflektuar edhe nė klip.

Nė klip ngjasoni pak me femrat e viteve ‘50, shumė e rafinuar. Duket njė largim nga imazhi i vajzės sė vogėl, ju pėlqen?

Veshja dhe make-up im nė klip ėshtė tendencė e modės sė fundit, ndaj nuk ka lidhje largimi nga vajza e vogėl. Megjithatė, unė kam kohė qė jam larguar nga imazhi i vajzės sė vogėl. Ishte kalim qė erdhi gradualisht, ndaj dhe unė ndjehem mirė me kėtė.

Kush ėshtė kujdesuar pėr look-un tuaj?

Gjithmonė kujdesem vetė pėr look-un tim. Nė ēdo kompeticion qė kam marrė pjesė, jam kujdesur vetė dhe do vazhdoj tė kujdesem gjithmonė vetė. Nė kėtė klip, veshjet nuk janė realizuar nga unė, por i kam zgjedhur nga “Magic Shop” dhe fustani i nusėrisė nga “Geraldina Sposa”. Ishte kohė shumė e shkurtėr pėr mua qė tė merresha vetė me stilimin e veshjeve, ndaj zgjodha rrugėn mė tė shkurtėr dhe tė sigurt, duke bashkėpunuar me kėto firma.
Nė klip jeni shfaqur me njė fustan nusėrie. Duke qenė se nuk ėshtė hera e parė qė e mbani veshur (dhe nėpėr sfilata,) si ndiheni e veshur nuse?
Nė sfilatėn e “Geraldina Sposa” vitin qė kaloi, kam veshur 8 fustane nusėrie dhe jam ndjerė vėrtet mirė. Fustanet e saj tė bėjnė tė ndjehesh komode dhe rrezatuese.

I rikthehemi kėngės, “As fejesa, as martesa”, pėrse pikėrisht ky titull?

Ėshtė pjesė e tekstit kjo frazė, dhe pikėrisht ajo qė godet mė shumė, ndaj dhe ėshtė zgjedhur si titull. Ky ėshtė mendimi im, pėr kėtė duhet pyetur autori i tekstit. Mbase ai i ka provuar tė dyja dhe nuk do i pėlqente tė zgjidhte asnjėrėn prej tyre.
Fabula e kėngės tregon pėr njė djalė qė thotė, se nuk do t’ju lėrė rehat, a jeni ndjerė ndonjėherė nė jetė nė tė njėjtėn situatė?
Jo, nuk jam ndjerė asnjėherė, sepse nuk do e lejoja unė tė arrinte deri nė atė pikė qė tė mė ngjitej e mos tė mė shqitej. Megjithatė, nė Shqipėri ndodh rėndom.

Kur njė person ėshtė shumė kėmbėngulės, ju si silleni?

Do kujdesesha ta largoja me tė mirė, por nėse e ekzagjeronte, do filloja t’i sillesha keq, madje do arrija dhe ta denoncoja.(Edhe pse ligji nė Shqipėri lė pėr tė dėshiruar)

Jeni natyrė qė nervozoheni shpesh?

Nuk nervozohem shpesh, por kur ndodh tė mė ngrihen nervat, bėhem e papėrmbajtur. Sigurisht, varet nga shkalla e nervozizmit, por qė e vogėl kam qenė shumė nevrike, edhe pse ndoshta jam njėkohėsisht shumė e qeshur dhe e qetė. Mjafton tė shikosh damarin e nervit nė ballin tim, dhe e kupton sa e acaruar jam.

Kemi mėsuar qė sė fundmi keni ndėrruar shkollė, cila ėshtė arsyeja?

Ėshtė e vėrtetė qė kam ndėrruar shkollė. Tė them tė drejtėn, arsyeja ėshtė pak e komplikuar, por unė po jua them mė thjeshtė. Njė shkollė qė nuk zbaton kontrata, por i ndryshon sipas volitjes. Njė shkollė qė nuk ka as librezė studenti... Njė shkollė ku vetė administrata nuk ėshtė e sqaruar, e jo mė tė sqarojnė studentėt… Nuk ia vlen si shkollė qė nė momentin qė pėrballesh me njerėz malinj, mashtrues dhe aspak qytetarė. Mė vjen keq, nėse kjo pėrgjigje mund tė mėrzisė pjesėtarėt e tjerė aksionarė, qė janė gjithnjė tė gatshėm pėr studentėt dhe bėjnė ēmos t’i ndihmojnė e jo t’i dėmtojnė. Jam e sigurt se ata e kuptojnė se kujt i referohem, ndaj u kėrkoj ndjesė pėr pamundėsinė e shmangies sė kėsaj pėrgjigjeje...”



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi