Alonso në superformë, por Raikonen nuk fal


Kimi Raikonen i ka mohuar një të shtunë prej heroi Fernando Alonsos, duke fituar pole-positionin në Çmimin e Madh të Spanjës. Përpara 115 mijë të pranishmëve, Alonso ka dhuruar një paraqitje spektakolare në cirkuitin e Barcelonës, por në fund ka humbur vendin e parë në nisje vetëm me 91 të mijtat e sekondës. Në garën e të dielës, Raikonen do të niset i pari, ndërsa spanjolli i Renosë pas tij. Vendi i tretë i ka takuar brazilianit të Ferrarit Felipe Masa, që ka mundur të lërë mbrapa një pilot të bezdisshëm si Robert Kubica. Ndërkohë, vendi i pestë dhe i gjashtë për dy makinat MekLaren të Hamilton e Kovalainen, që nuk kanë mundur për asnjë moment të gjejnë ritmin në Spanjë.