Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Njė superderbi, nė fund fiton sėrish Partizani

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th April 2008, 16:18

Njė superderbi, nė fund fiton sėrish Partizani

Quhet derbi mė i rėndėsishėm i ka mpionatit dhe njė gjė tė tillė e ka treguar edhe dje. Takimi mes Partizanit dhe Tiranės, ka pėrfunduar sėrish me fitoren e tė kuqve, kėsaj radhe nė shifrat 2-1. Nuk ka qenė e njėjta panoramė si nė fitoren e 1 marsit 4-1, pasi nė fushė dy skuadrat kanė luftuar deri nė momentet e fundit. Derbi ka prodhuar futboll, spektakėl, nerva dhe kartona tė verdhė e tė kuq. Gjithēka qė duhet tė pėrmbajė njė ndeshje derbi. "Kaluam njė pengesė shumė tė vėshtirė", do tė thoshte i ēliruar Hasan Lika nė fund tė takimit tė djeshėm. Sepse, nėse Duro do ta kishte realizuar atė penallti nė minutėn e 71-tė, atėherė gjėrat do tė kishin marrė njė rrjedhė tjetėr pėr skuadrėn e tij.
Ndeshja
Partizani e ka nisur qė nė fillim nė sulm, duke humbur disa raste tė pastra. Madje, nė njė moment, Dhėmbi ka gabuar me portėn bosh, pasi Osmani e braktisi atė pėr tė larguar njė top qė shkonte nė adresė tė Bakajt. Megjithatė, korēari ka korrigjuar nė minutėn e 19-tė, duke e dėrguar topin nė rrjetė dhe duke kaluar skuadrėn e tij nė avantazh. Nė minutėn e 40-tė, ėshtė Sina ai qė lė skuadrėn e tij me 10 vetė, duke ndėrhyrė rėndė ndaj Elis Bakajt. Ndonėse e tepron pak, Sokol Jareci nuk e kursen kartonin e kuq. Pėr njė moment, gjėrat duket se janė vendosur, por nė fakt nuk ėshtė aspak kėshtu. 9 minuta nga fillimi i pjesės sė dytė ėshtė Daniel Xhafaj ai qė shėnon golin e barazimit, duke mposhtur me kokė portierin Shehi. Tirana na kėtė fraksion luan mė mirė dhe tenton madje edhe mė shumė, ndonėse nė inferioritet. Por, nė minutėn e 62-tė, Elis Bakaj do tė shėnojė golin e dytė, sėrish me kokė, pas njė goditje kėndi me dy takime. Nė tė 71-tėn, Duro ka mundėsinė pėr tė barazuar, pas njė penalltie tė marrė nga Daniel Xhafaj. Por, elbasanasi gabon, duke gjuajtur shumė nė qendėr.
Trajnerėt
Nuk mund tė mos ishte i kėnaqur nė fund trajneri Hasan Lika. "Kjo fitore ishte shumė e rėndėsishme. Nuk mund tė flas pėr titullin, por ishte njė pengesė e madhe pėr ne. Tani tė gjitha ndeshjet janė tė rėndėsishme dhe ndoshta tė gjithė presin takimin e fundit, por unė mendoj se do tė vendoset mė pėrpara, pasi dikush do tė gabojė", tha Lika. Ndėrsa Mema tha se skuadra e tij do ta respektojė deri nė fund kampionatin, pavarėsisht zhveshjes nga objektivat. "Sot mbetėm me 10 lojtarė shpejt, qė ndikoi pak. Me-gjithatė, qė pas penalltisė, skuadra dhe loja u shthur. Mund dhe tė kishim fituar", tha Mema.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi