Ishte gruaja e Skenderbeut dhe fatin e ka patur te njëjtë me shumë bashkeshorte te tjera njerezish shumë te famshem: është eklipsuar prej lavdise se tyre. Është mbajtur ne hije. Është terrur. Ka mpakur dhe zvogeluar dimensionet historike te saj. Bashke me to edhe vlerat qe ka mbartur. Madje një nga pasurite qe mund t'u rikthehet shqiptareve kudo ku janë është personaliteti i Donika Kastriotit dhe cilësitë qe ka misheruar. Gjergj Kastriotit kemi afro gjashtë shekuj qe i kthehemi dhe i rikthehemi, përherë duke zbuluar prej tij mesazhe të reja. Edhe gjashtë shekuj apo gjashtedhjete nuk do t'i mungoje kjo përkujdesje. Por ajo padrejtesisht i ka munguar shoqes se tij te jetës, Donikes.

Me këtë gjë nuk mund te mburremi ne këtë vit te 600 vjetorit te lindjes se kryeheroit tonë, vit qe tashmë po shkon drejt mbylljes. Dymije e pesa nuk mund te ike pa kujtuar te munguaren e madhe dhe një nga krijesat me madheshtore te femres shqiptare.

Disa muaj me pare ne një leterkembim me Alesandro Kastriotin, një nga pasardhesit e Skenderbeut, ky me rrefeu intimisht një nga planet qe kishte bashke me motren Paola, avokate dhe vellane Xhulio, gjyqtar. Ata kishin ndërmend te blinin bashkarisht një jaht. Do ta perdornin për fundjava apo për te kaluar pushimet e vitit nëpër Adriatik e Jon. Këtë gjë e bëjnë shumë italiane, madje edhe prej atyre qe nuk banojne ne qytete buzë detit. Kurse dy vellezerit Kastrioti dhe motra e tyre jetojne ne Lece. Pra janë njerëz te lindur e te rritur me detin poshte dritares. Me këtë rast kishin bërë edhe një liste te shkurter te emrave qe do t'i vinin jahtit. Midis tyre ishte edhe fjala Kroja (Kruja italisht) dhe Adronica (Donika shqip).

Kur ndërtimi i anijes se vogël turistike perfundoi dhe u leshua ne det për udhetimin e saj të parë me mberriti me poste elektronike edhe emri i perzgjedhur nga te tre pasardhesit. Ishte Adronica. I kishin vënë emrin e stergjyshes se tyre. Nuk kisha dyshuar se do të fitonte, mes shumë variantesh te tjera, vetëm ai emër i bukur. Besoja se kështu do të ndodhte, sepse kisha ruajtur ne kujtese një detaj nga njeri prej takimeve me te tre. Paola, motra e tyre, ne një bisede kishte thënë pak a shumë kështu "Kam kuptuar se Shqipëria deshiron ta shohe të ardhmën e saj e nisur nga tradita e vet dhe nga një krenari e panenshtruar ndonjëherë, gjë qe e sheh tek vepra e Skenderbeut, por edhe e te gjithë shqiptareve. Madje dëshiroj te them edhe te krenarise se grave shqiptare, si Donika, e cila e shtrenguar nga ngjarjet e la vendlindjen e saj te dashur, por qe edhe ne trojet italike jetoi si shembull i një shqiptareje".

E megjithë këtë ndjenjë fisnike te Paola Kastriotit dhe te perkujdesit te te tre pasardhesve te saj dhe te Skenderbeut e mira Donika është një e harruar e madhe edhe ne trungun e tyre familjar. Ne këtë pemë gjenealogjike, te ndertuar me skrupulozitet për afro gjashteqind vite, kujtimi i saj është tepër i rrallë. Mes qindra trashegimtareve ne mbi njezete breza ajo është ringjallur me emër vetëm tre here. Ne pemen gjenealogjike te Kastrioteve masivisht e dhjetrafish është ruajtur ciklikisht emri Xhorxho (Gjergji) dhe Alesandro (Aleksander, pra Skenderbe, sepse turqisht Skender do të thotë Aleksander).

Kështu edhe familja Kastrioti ne Itali ka bërë pothuaj te njëjtën gjë si edhe ne, shqiptarët këtej, ne trojet tona. Kemi mbetur borxh me te. I kemi hyrë padrejtesisht ne hak. Donika Kastrioti mes shqiptareve ne të gjitha trojet e veta apo atje ku emigrojne, po ashtu edhe brenda shtetit të tyre, është perpjekur te perjetesohet ne kujtimin e saj me ndonjë emër rrugë. Ka disa qytete tek ne qe e kanë një rrugë me emrin Donika Kastrioti. Mund te këtë edhe ndonjë shkolle, nëse te tillë ka, sepse edhe ne paste nuk është ndonjë e dëgjuar. Sigurisht ne Muzeun Kombëtar apo ne atë te Krujes ajo citohet dhe paraqitet me pamjen e saj te vetme qe ka. Portretin e saj dhe ndonjë rradhë e gjen edhe ne disa libra shkollore. Veç vetëm kaq, c'ka është tepër pak për shumë arsye. Mbi të gjitha sepse ajo nuk ka qenë një grua e rendomte, thjesht një bashkshorte apo një nene. Ose thjesht një princeshe. Donika para se te ishte një Kastriote ishte një Komnene. Ajo ishte bija e princit te famshem Gjergj Arianiti, njerit prej prijesve me te medhenj te luftës kundër pushtimit osman. Hipotezat ndonjëherë janë fare pa vend, siç ky qe po bëjmë tani: në rast se nuk do të kishte ekzistuar dhe vepruar ne histori Gjergj Kastriot Skenderbeu, njeriu te cilin do ta benim model e monument te rezistences se madhe ne shekullin e pesembedhjete ky do të ishte Gjergj Arianiti, i jati i saj.

Ishte bije princi te famshem dhe liridashes Donika, pra ishte një dukeshe. Lidhi kurore me Gjergj Kastriotin, kryekapedanin e Lidhjes Shqiptare, pothuaj një mbret pa kurore, dhe u be princeshe. Ne gjuhën e sotme protokollare Donika Kastrioti ishte gruaja e pare e Arberise. Sot për te marrë këtë status ka ligje dhe pretendime, madje ca kohe pati edhe një debat. Një zonjë e pare ne një vend te qyteteruar e hijeshon atë. Ato dinë t'u sherbejne me vetmohim shtresave te pambrojtura dhe ne politikën moderne zonjat e para merren dukshëm me bamiresi. Dhe a e dini se te dhëna mjaft te terthorta, verifikimi i te cilave është dhunti e aftësi e historianeve, sjellin deri ne kohën tonë faktin se Donika Kastrioti bashke me dy princeshat e tjera te Mbreterise se Napolit, atje ku edhe emigroi me 1468, menjehere pas vdekjes se Skenderbeut, bënte bamiresi për te vobegetit dhe sidomos fëmijëve jetime te ushtareve te vrarë ne lufte? Ne Napoli dhe ne Valencia, Spanje, ku jetoi, ajo nuk ishte një grua e dores se dytë, por një princeshe qe rrinte ne shoqërinë e dy te tjerave, me te rendesishmet e fuqise se madhe mesdhetare te mesjetes, Mbreterise se Napolit. Ato ishin te njohura ne te gjithë hapësirën kontinentale, thirreshin "tri princeshat e trishtuara". Ishin qe te treja vejusha dinjitoze. Dy Xhovanat ishin bashkshortet e dy mbreterve atë bir dhe e treta ishte Donika jonë, e veja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ato e therritnin mikeshen e tyre te ngushtë me emrin Skanalibeka. Edhe pse ne shqiptimin tingullor pak e deformuar kjo donte te thoshte Skenderbesha, e shoqja e Skenderbeut.

Donika Kastrioti, kjo e shquar e madhe dhe e terresuar nga vepra gjigande e bashkeshortit te saj si edhe nga pakujdesja e të gjitha brezave te shqiptareve, ne mungese te Skenderbeut ka drejtuar shtetin. Ky drejtim nuk ishte për një jave apo dy, sepse pesë apo gjashtë shekuj me pare koha ecte shumë me ngadalë se tani. Të niseshe për një beteje ne Berat, Oher, Sfetigrad e Diber, duhej te kalonin tufa te tera ditesh dhe javësh. Ishin me muaj periudhat kur Gjergj Kastrioti për nevojat e rezistences se tij shkonte ne Republiken e Raguzes, Dubrovniku i sotëm, apo ne Itali, ne Pulia, Napoli dhe Rome.

Adronika nuk bëri jetë aq te qete ne emigrimin e saj te dhimbshem me djalin e saj te vetëm Gjonin dhe nipat e mbesat e vet. Njeri nga nipat e saj, vetëm njezetevjecar peshkop i qytetit te Izernias, i vdiq kur kishte bërë vetëm njezete e tre vite jetë. Varri bashke me një bazoreliev madheshtor qe e gjyshja i ka ngritur ne një nga kishat më me emër te Napolit, "Santa Maria la Nova", është i denjë vetëm për shpirtin e saj të madh si edhe klasin e lartë social qe kishte. Studjuesit thonë se gjyshja shpirtdhembshur i ka bërë edhe një varr madheshtor një nipi tjetër, sipas tyre te quajtur Alfons. Ky gjendet ne Manastirin Real San Trinidad ne Spanje.

Prej këtyre varreve si monumente rrojne gjer ne ditet tona kujtimet e dy niperve te saj dhe te Skenderbeut, por është Donika ajo te cilës nuk i dihet ku e ka strehen e saj te fundit ne këtë toke. Princesha nuk ka varr. Nuk i gjendet. Me saktë askush nuk e ka kërkuar me këmbëngulje, sepse ai me siguri ekziston. Edhe për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, dimë qe ka vdekur dhe është varrosur ne Lezhe, por për vendin e saktë se ku saktesisht ka shumë hipoteza. Kenaqim krenarinë tonë me faktin se kur qytetin e pushtuan turqit ushtarët iu turren varrit te tij, e hapen dhe gjithsecili i mori nga një eshter për ta mbajtur si hajmali e u bërë sa fitimtar aq edhe i pavdekshem. Të dy, Gjergjin dhe Doniken, i kemi te shkruar në historinë tonë me këtë mungese te pikellueshme.

Të paktën dimë ditelindjen e Skenderbeut dhe kështu te sigurtë shkencerisht i perkujtojme këtë vit 600-vjetorin. Por Donikes jo vetëm nuk i dihet ku e ka varrin, por nuk i njihet as ditelindja dhe as ditevdekja. Dhe ishte një shqiptare shumë e madhe. Ka dokumenta se si ne Shqipërinë e rënë përfundimisht nën pushtimin osman qe nga trojet italike, ku princesha bënte emigracionin e saj te trishtuar, u dërgonte falas ngarkesa me grure bashkekombasve te vet.

Për ta nderuar siç e meriton është pak, shumë pak, një emër lagjeje për te apo ai jaht vetmitar qe sterniperit e saj e levizin nëpër dallget e detit, të atij deti te trazuar te cilin ajo e kaperxeu me djalin e saj vetëm dhjetë vjeç, ne atë fundshkurt 1468. Ndërsa akoma kishte te gjallë ne sy fytyren e pajete te te shoqit, tingellimat e perzishme te kembanave dhe vajtimet e shqiptareve. Ndërsa i gelltiste fshehurazi lotet dhe i mbyste ne gjoks. Nuk do të kthehej me kurrë me ne Shqipërinë e saj.