Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
DEDĖ GJO' LULI - Burrė i Shqipėrisė

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 10th January 2008, 23:21

Nga: Gjergj Nikprelaj

Autonomia e Shqipėrisė, si kusht paraprak pėr arritjen e pavarėsisė kombėtare, kishte hyrė ne gjakun e ēdo rilindasi dhe ēdo patrioti shqiptar. Pėr fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte njė nga popujt me te vjetėr ne Ballkan. Shqiptarėt kishin te njėjtat aspirata kombėtare qe i kishin realizuar popujt e tjerė te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohės nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shumė te re tė merrej me veprimtari publike, politiko-shoqėrore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjerė. Ai bashkėpunonte me Ēun Mulen, Marash Uēin dhe me shumė hoten dhe malesore tjerė. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dytė ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Ēun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim pėr mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftės pėr mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tonė, Malesise ne veēanti dhe Shqipėrisė ne pėrgjithėsi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurisė pėr lii "ne shkollėn e tradites popullore" ku kishin mėsuar malesoret qe te jenė gjithmonė te gatshėm pėr te flijuar edhe jetėn e vet pėr lirin e Atdheut, siē veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithė familja e tij kreshnike e cila u flijua pėr atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndėrsa dita-ditės i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet. Shumė here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkodėr dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpamės, shumė i guximshem, orator i njohur siē e quante poeti ynė i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Pėr te patur me te qartė figuren dhe kohėn ne te cilėn lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet tė kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjatė kohės se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqipėrisė, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqipėria ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqtė shekullore, fjala ėshtė jo pėr popujt, por pėr estabilshmentet ballkanike qe gjithmonė enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjetėr

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askėnd tjetėr ne kohėn e tij. Ishte burrė ne ze, fjala e tij kishte peshe shumė te madhe ne te tėrė Malesine. Ishte nder figurat me te mėdha qe pati Malesia ne kohėn e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deēiqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtatė trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne mėnyrė te veēante ne Luften e Malesise. Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli ynė ne teresi dhe Malesia e tij ne veēanti perkulet plot respekt pėr vepren e kryetrimit, kryengritėsit tė madh qe tėrė jetėn e kaloi me pushke ne dorė kundėr sunduesve tė huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shumė kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga errėsira shekullore Atdheun tonė. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombėtare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zėri i tij pėr ēlirimin kombėtar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.


Dedė Gjo' Luli

Kur rreziku i copetimit ishte mėse real

Pas luftės ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombėtare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gjė qe, ne mes tjerash ndikoi shumė edhe ne disfavor te ēėshtjes shqiptare. Ne gjysmen e dytė te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mėse real. Fuqit e Medha evropiane filluan pėr interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nėn sovranitetin e "Perandorise se sėmurė" siē quhej ne atė kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit pėr turqit ishte njė nderim, pėr ne shqiptarėt ishte njė helm vdekjeje".

Tryeza diplomatike pėr aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se lartė, si fitimtare e luftės e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste pėr dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te mėdha evropiane dhe jo vetėm interesat e shqiptareve.

Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Siē dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, veēanėrisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej nė lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnjė e drejtė. Kongresi siē do tė shohim, nuk u dha pėrgjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe dėshironte te degjonte pėr fatin e popullit tonė. As Memorandumi i njohur i Shkodrės, pėr te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, siē e kemi konstatuar me pare, ishin pėr ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhėnė Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe nė vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, pėr ēka rane ne dakord palet e interesuara, gjė qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e kėtyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodrės. Fuqite e Medha ne kėtė rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodrės) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilėn e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilėt heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilėn e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, kėtu u vendos fati i Ulqinit. Flota ndėrkombėtare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bėnte presion luftarak pėr dorezimin e Ulqinit. Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te kėtij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Kėto troje ishin pjesė e Vilajetit te Shkodrės, kurse ne pikėpamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqipėrisė) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "njė pjesė e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anėn e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijėra shqiptare u shperngulen me dhunė edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodrės duhet te gjente rrugedalje pėr buke e pune, pėr te siguruar ekzitencen e mijėra te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.

Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rėndėsishme

Ne historinė re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri ditė para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rėndėsishme ne historin e re te popullit tonė. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me njė platformė e program gjithekombetar. Ajo kishte, siē dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Njė rol tė madh ka luajtur Dega e Lidhjes pėr Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pėlqimin e popullit, Malesia dhe Mirėdita patėn dymedhjete pėrfaqėsues, Shkodra dy dhe Podgorica njė, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse kėta mberriten me vonė, me 30 qershor. Fakt ėshtė se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikėpamje tė ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me ēfarė qėllimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombėtare, si shtyllat kryesore te pavarėsisė se popullit tonė, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, janė pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane pėr qėllimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimėria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjatė Luftes se Miletit pėr mbrojtjen e teresise tokėsore etnike shqiptare ėshtė pak a shumė e njohur dhe mbetet gjithmonė ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj kėtu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kundėr pėrpjekjeve pėr dhenien Malit te Zi, qoftė edhe njė pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do tė shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne tė gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan ditė e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Tė gjitha kėto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Kėta burra kreshnike, me pushke ne dorė mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i parė u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i parė u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkodėr, nga gjithė paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i parė Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Tė gjithė janė te shėnuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkodėr, Lipihut, dhe protestonin kundėr gatishmerise se Qeverisė Osmane pėr t'ia dorezuar kėto krahina me dhunė Malit te Zi

Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Tė gjithė janė shėnuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Tė gjithė kėta burra ishin anetare te deges se Lidhjes pėr Shkodren, pėrveē Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte pėrfaqėsues ne Mbledhjen Komitetit Kombėtar ne Prizren.

Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkodėr me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kundėr vendimeve te Qeverisė Osmane pėr t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndėrsa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet pėr zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe pėr te fituar pavarėsinė e Shqipėrisė, ndonėse Fuqite e Medha nuk dhanė asnjė ndihmė. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenjė me kryq, Stak Breci - shenjė me kryq, Dede Gjo Luli - shenjė me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka. Pėr mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges pėr Shkodėr u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luftėn mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes pėr Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.

Lufta u ndez ne tėrė gjatesine e frontit. Ditėn e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njėjta gjė ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kėsaj ushtrie ne prill pėr mbrojtjen e kėtyre dy maleve ishte shembull i lartė heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje ėshtė e njohur si Beteja e Zharnices.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 10th January 2008, 23:23

Dedė Gjo' Luli me djalin e tij Kolėn

Tentativa pėr pushtimin e Hotit e Grudes dėshtoi

Ne fillim te luftės, Shtabi i Deges pėr Shkodren numeronte katėr mijė ushtare, kurse me vonė u grubulluan nėntė mijė vullnetare nga tė gjitha viset e Shqipėrisė. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mijė ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohės. Tentativa e Malit te Zi pėr te pushtuar Hotin e Gruden dėshtoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e kėtyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej pėr pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej pėr funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake pėrmes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne kėtė kohe.

Shtohet pyetja nė lidhje me fatin historik te krahines se Kucit, (Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjatė Krizes Lindore.

Siē dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kėsaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga kėto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te kėtyre fiseve kaluan ne anėn e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.

Mali i Zi i aneksoi kėto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, njė pjesė e banoreve te kėtyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vėllazėror dhe ēlirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga kėto troje, shpejt fitoi poste tė ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.

Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne kėto anė, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar kėto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mirė se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marrė pjesė 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anėn e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i kėtij fronti dhe ushtrise perandorake te cilėn e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shumė se 6000 ushtare?

Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kuēit" vepron ne te njėjtėn mėnyrė "hesht) edhe pse komandonte ne kėtė sektor te frontit. Por pėr rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe bėnin malesoret kanė shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kėsaj kumtese e shumė te tjerė.

Mali i Zi llogariste se ne anėn e tij ne kėtė lufte do tė kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por kėto fise me kėmbėngulje refuzuan kėtė kėrkesė, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse njė vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thėnė Preng Doēit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi dėshtoi kryengritja e Mirdites kundėr ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me nė fund. Po citojme edhe njė proteste energjike nga krahina e Kuēit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kundėr aneksimit nga Mali i Zi te kėtyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkodėr. Burimi i kėsaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Ēfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilėt i percillnin kėto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vėmendje te madhe, vleresonin se ne njė lufte ne tė ardhmėn, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mijė ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tetė deri dhjetė mijė ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do tė thoshte me shumė ushtri se sa kishte Mali i Zi ne atė kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i kėtij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e kėtyre trevave kishte bėrė njė rezistence te madhe kundėr pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonjė arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, pėr shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe nė rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.

Pėr shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjetėr po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi njė zėri te formonte te ashtuquajturen

"Lidhja e Vogel" e cila do tė kundershtonte Porten e Larte dhe politikėn dyfytyreshe te Cetines, me arme ne dorė. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore pėr nenshtrimin dhe ēarmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjėn Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kėtė konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, kėtyre u erdhi nė ndihmė Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kėrkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne tė ardhmėn, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhėna me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejtėn e mbajtjes se armeve).

Ne kėtė kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shumė e acaruar. Ne periudhėn e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shumė sy dy vite te shoku i luftės, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malėsi, disa kohe jetoi ilegalisht nėpėr shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doēi ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shumė i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shumė te vėshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij ėshtė e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kanė mbulue nji cope. Tė ndimohet se ėshtė ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne kėto male".

Ne kėtė periudhe tragjike, Porta e Larte pėr shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte pėr liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkodėr, gjoja nė lidhje me njė marrėveshje pėr "ruajtjen e kufirit"!? Kėshtu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historisė se popullit shqiptar ne pėrgjithėsi dhe Malesise ne veēanti. Pas shumė vjeteve u kthye i gjallė nga internimi vetėm Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.

Ne kėtė vėshtrim, fjala ėshtė pėr aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne ēdo lami. Ne burimet historike te kohės ėshtė konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodrės "Kuvendi i Shkodrės), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.

Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori pėrmasa te merituara kombėtare gjithnjė e me te mėdha ne historinė, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doēi, Ismail Kadare e shumė te tjerė.

Autori i kėtij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", ėshtė ne dijeni se deri tani nuk ėshtė hartuar ndonjė bibliografi shteruese pėr Dede Gjo Lulin e as pėr Kryengritjen e Malesise, te cilėn ai e udhehoqi.

Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin njė paradoks, kur merren ne konsideratė konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, pėr dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zėvendėsim Malit te Zi.

Shqiptarėt, sidomos malesoret, heren e pare ne njė numer kaq tė madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kanė luftuar kundėr Malit te Zi pėr mbrojtjen e trojeve te veta shumė here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohėn e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodrės dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodrės.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 10th January 2008, 23:25

Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise pėr ēlirim kombėtar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet pėr liri, te bashkohen me malazezet ne luftėn e perbashket pėrfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te ēlirohet Tuzi dhe Malesia do tė valvitet flamuri shqiptar ne kėto troje. Por siē dihet historikisht ai i tradhtoi, nė vend te flamurit tonė valeviti flamuri i Malit te Zi. Me kėtė rast, malesoret ne pėrgjithėsi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Siē dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se atė e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine pėr t'u marrė vesh lidhur me "mėnyrat dhe kohėn e rreshtimit te shqiptareve pėrkrah aleateve ballkanike"! Siē u pa me vonė, ata kishin te vetmin qėllim, te pushtonin tokat shqiptare...

Kohet e fundit, ne raste tė ndryshme, shpeshherė dėgjohet se gjoja malesoret ishin ne anėn e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e vėrteta ėshtė se ata luftonin pėr ēlirimin e popullit te vet dhe jo pėr llogarite e Malit te Zi. Dėshmia me e madhe ėshtė lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes pėr t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e kėtyre dy fiseve me 6 prill 1913. Ne atė kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mėse 560 familje nga kėto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodrės, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kėsaj ditė. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices nė fund te vitit 1918. E vėrtetė ėshtė vetėm se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjatė sundimit tė tyre, bene qe te krijohet njė afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjatė Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.

Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe dėshmojnė edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historinė tonė kombėtare".



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 10th January 2008, 23:25

DEDĖ GJO' LULI - Pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė

Nga: Dalip Greca

Ded Gjo Luli, shkru ka letėr,
t'parit Shkodrės o ia ka ēu,
Se Shqipnia nuk don tjetėr,
veē don vedin me e sundu...

vargje tė kėngės popullore.

Vrasja e Gjelosh Lulit
Persekutimi i familjes sė Bajraktarit tė Hotit
Masakrimi i Marash Vatės
Lekė Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patėn thėnė Plakut tė Flamurit, Ismail bėj Vlorės, i cili e kishte pėrcjellė Dedė Gjo Lulin vetė deri tek dera,- pse i batė aq nderime kėtij katundari malėcor?, ai i qe pergjigjur:

Dedė Gjo' Luli ėshtė pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė.

Dhe ashtu mbeti, deri nė ēastin e fundit, nė moshėn 75 vjeēare, kur i organizuan kurthin nė Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackėn, edhe pse e paralajmėruan miqtė qė tė mos udhėtonte nė kohė tė turbullta, pėr besė burrash shkoi nė takim. Vetėm, kur nė vėnd tė prijėsėve, i doli pėrpara kapiteni serb, ai gjakftohtė, u tha mirditorėve, qė e shoqėronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenė me bajonetė bashkė me pesė mirditorėt, nuk e lėshoi veten. Trupin e tij e gjetėn pas dy javėsh dhe e varrosėn nė kishėn e Oroshit.

Pėr tė kuptuar pėrmasat e figurės sė Dedė Gjo' Lulit, pėr tė prekur simbolin e mburojės kombėtare, mjafton tė sjellim pėr lexuesit vargjet e shkruara mė 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnė copa!
Prap mendimi i parė ėshtė ngjallė!
Por ta marrė vesh gjithė Evropa:
Dedė Gjo' Luli prap ėshtė gjallė!

Falė trimėrisė sė malėsorėve, fqinjėt ishin zmbrapsur nga trojet tona pėrmes pushkėve qė mbaheshin nė krah. Dedė Gjo' Luli me djemtė e Hotit e kishin ngritė Flamurin e Skėnderbeut, shumė mė herėt se sa nė Vlorė. Madje nė fund tė marsit - fillim tė prillit, ai gatit pėr ta shpalos pėr tė dytėn herė mbi Deēiē. Palokė Traboini, qė mė 1911 kishte sjellė tre flamujė prej Vjene; njėrin ia kishte dorėzuar Dedė Gjo Lulit, tė dytin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prel Lucės sė Trieshit. Nė librin "Lufta pėr ēlirim kombėtar" tė P. Pepos, kjo ngjarje ėshtė pėrcjellė me emocion: "Ditėn e dielė, mė 6 prill 1912 u mblodh popull i madh tė kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhėn t'tet, Dedė Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky ėshtė flamuri i Shqipnisė, i kuq me shqipe tė zezė me dy krena". Tė gjithė ndenjėn pa za. Mandej u ba njė batare pushkėsh e ushtuen malet pėr rreth. Hare ma tė madhe s'ishte pa ndonjėherė ndėr Hot..."

Ndėrsa mėsuesi, poeti dhe luftėtari i lirisė, Palok Traboini, ēastin e sjelljes sė flamurit e ka perjetėsuar nė vargje:

Tue krisė pushka shpat e n'shpat
Njė djalė Hoti vjen prej larg
Pa pikė frymė prej Dalmacisė
Ded Gjo Luli ku e ka nisė
Me pru flamurin e Shqipnisė.

Dedė Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkė, (Jo vetėm pse lindja e djalit u pėrcoll me batare pushkėsh) por prova e parė trimėrisė sė tij pėrcaktohet pjesėmarrja nė betejen, qė u zhvillua nė ndihmė tė Oso Kukės. Atėherė nuk ishte mė shumė se 21 vjeē. Epopeja qė shkroi trimi Oso Kuka nė Vraninė, i cili pasi luftoi deri nė fymėn e fundit kundėr malazezve, nuk u dorzua i gjallė, por i vuri zjarrin kullės. U shkrumbėzua dhe la pas kėngėn - epope tė trimave, kėngė qė mbajti gjallė jo vetėm emrin e trimit, por dhe vetė historinė e shkruar pėrmes vargjesh qė rapsodėt thurėn pėr trimat. Epopeja qė shkroi Oso Kuka, i mėkoi trimat e Dedė Gjo Lulit me mė shumė atdhedashuri,- u pėrcolli nė ėshtėėn trimėrore malėsorėve mė shumė ndjesi vetmohimi pėr komb e atdhe. Ndėr luftėtarėt qė i kishin ardhė nė ndihmė Vraninės, binin nė sy shumė hotianė dhe malsorė tė Grudės, ndėr ta dhe djaloshi 21 vjeēar Dedė Gjo' Luli. Ajo ditė ėshtė quajtur nga bibliografi i tij (P.Doēi) si dita e pagėzimit nė zjarrin e luftės. Ishte njė sprovė qė i dha emėr prijėsit tė ardhshėm tė maleve. Ai lufoi si titan kundėr malazezėve dhe emrin do t’ia pėrmendinin pėr shumė kohė ndėr ato anė. Trimi kishte treguar zotėsi, urtėsi dhe shkathtėsi nė luftėn ballė pėr ballė me armikun. Dhe qė nga ajo ditė, kur dėgjoheshin lajme lufte, malėsorėt thėrrisnin: hej tė lumtė pushka, Dedė Gjo' Luli! Ku kėrciste pushka pėr "komb" e "Shqipni" nė krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulėve. Nė tė gjithė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut, Hoti ishte bajrak me emėr, bajrak i parė, prandaj ai pėrfaqėsohej nė tė gjithė kuvendet. Edhe nė Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati pėrfaqėsuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijėsi i ardhshėm Dedė Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtė bėrė aq i njohur, por pushka i ishte ndjerė. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penės dhe pushkės, ishte mė shumė se njė shkollė pėr rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn do tė ecte trimi i maleve, nėn hijen e pandashme tė pushkės. Pas Kuvendit ai do tė ishte i kudogjendur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare. Vihet nė vijėn e parė tė frontit kundėr malazezėve, tė cilėt kėrkonin tė zaptonin e shkėpusnin copa nga trungu i memėdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetėm nė krye tė luftimeve, por edhe pėrkrah lėvizjeve diplomatike tė kohės. Ishte mes atyre qė u kėrkonin konsujve europiane nė Shkodėr, tė respektoheshin tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tė parėve tė tyre. Nė letrat qė malėsorėt i drejtonin konsujve, e bėnin tė qartė betimin se asnjė copė tokė nuk do tė lėshonin pa luftė. Nė letrėn qė iu ēua i ambasadorit tė Austrisė, me 1 mars 1880, malėsorėt shkruanin: "...Tė jeni tė sigurtė se po tė ndodhė kjo padrejtėsi qė nuk e besojmė, do tė ndodhin medoemos gjana tė papėlqyeshme..." Nė letėr malėsorėt pėrcjellin mendimin e tyre se ata ishin tė vendosur qė tė jetonin tė patundur nė viset e tė parėve. Por fuqitė e Mėdha e kishin shitur Shqipėrinė. Trojet kishin dalė nė ankand. Me 4 prill njė tjetėr letėr u ėshtė drejtuar konsujve nė Shkodėr. "Na dėshirojmė me jetue e me gėzue lirinė pėr tė cilėn jemi kryenaltė; na nuk kishim ndejė pa kundėrshtue, cilindo qoftė pėr ndėrrimin e fatit tonė. Prandaj kemi vendose me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tonė para se me hy nė zgjedhėn e huej. Ideja kombėtare na bashkon pėr mbrojtjen e Atdheut tonė..." Por dukej se Evropėn nuk e linin kėmborėt e fqinjėve tanė, qė tė dėgjonte zilet e shqiptarėve. Pazarllėqet ishin bėrė me kohė. Sidoqoftė shqiptarėt pushkėt i mbanin ngrehur, gishtin nė ēark. Deda ishte si gjithmonė nė krye tė luftėtarėve. Ai dha njė kontribut tė ēmuar pėr mirėkuptimin e prijėsve shqiptarė, mes tė cilėve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistėt kanė shkruar se ai u priu forcave shqiptare, qė pritėn me pushkė ushtrinė e madhe tė Malit tė Zi, tė cilėn e udhėhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda nė krye tė 18 trimave tė zgjedhur prej Hotit dhe Grudės, ishte shkėputur dhe doli pėrpara tek ura e Rrzhanicės. Kėmbė serbi nuk e kaloi urėn. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinė e fitores sė munguar, ndėrsa malsorėt shkruan njė faqe tjetėr tė ndritur nė historint e Shqipėrisė. Dedė Gjo' Luli kishte kaluar me sukses njė provė tjetėr. Pas thyerjes sė Lidhjes, shumė luftėtarė nuk i ulėn armėt.

Valiu i Shkodrės nuk i ndėrpreu pėrpjekjet e tij pėr tė futur nėn sundim me ligjet e Turqisė malėsorėt. Pėrveē dėshmive dhe kronikave tė pėrcjella, nga shtypi i kohės, pėrsėri na vjen nė ndihmė Palokė Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep pėrmasat e figurės shumė popullore, Dedė Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedė Gjo Lulit fjalė i ēoi,
Ēoi me e thirrė e me e pyet'

……………………………………

Dedė Gjo Luli trim dai,
q* s'i lč shoqi n'Malsi
bashkė me fise ban davi:
"Unė i herė, thom sa pėr veti,
armėt e brezit nuk i hjeki...

Dhe kėshtu ndodhi. Ai mbeti tėrė jetėn me pushkėn krahut. Ashtu siē luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si njė ndėr figurat kyē tė kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundėr malezezėve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtėr i rrallė i shfrytėzimit tė terrenit qė e njihte me pėllėmbė dhe asnjėhere nuk u korit pėrballė armikut.

Nė kėngėt e popullit ėshtė gdhėndur si njė hero legjendar, qė mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashėn, i cili nė krye tė katėr divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali qė qe shprehur se Ballkani ishte i vogėl pėr me provue aftėsitė ushtarake, do tė ndjehej i poshtėėruar nga sfida qė i bėnė 3500 shqiptarė tė armatosur me ca pushkė tė vjetra, tė cilėt vėrtetėė e humbėn nė fillim orientimin, se viheshin pėr herė tė parė pėrballė mitralozėve qė pėrdornin turqit, por shpejt do ta bėnin gjeneralin qė tė kthehej me turp. Tė njėjtėn sfidė do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashės.

E tėrė jeta e Dedės dhe familjes sė tij ėshtė njė shembull i papėrsėritur atdhetarie. Njė familje gati e shuar, por njė familje, qė kujtohet e nderohet pėr bėmat nė ėmėr tė Atdheut. Kur do tė binte i pari i dėshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai qė mė 6 prill 1911 kishte hedhe pėr tokė flamurin me gjysėm hėnė, Deda do ta ndjente shtypjen e zermės prej dhimbjės. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanė gjėmėn e rėnies sė tė birit, Gjergjit, 22 vjeēar. Nė betejen e 29 gushtit 1912, kishin rėnė shumė luftėtarė. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedės, pėr tė mos e lėnduar, i thanė:

Dedė, kanė mbetė 20 hotianė nė fushė tė luftės.
- Po burrat nė luftė do tė mbesin, qe pėrgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe pėrgjigjur Deda, duke e gėlltitė dhembjen.

Pas tre vjetėsh do tė vritej vetė Deda, shtator 1915. Djali tjetėr, krahu i djathtė i tij ndėr beteja, Kola, do tė jepte shpirt tre vjet pas tė atit, me 1918, i helmuar. Mė 1920, nė verilindje tė Shkodrės, do tė binte me armė nė dorė Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtė i tij ndėr beteja. Jo vetėm kėta, por dhe nipi i Dedės, Zef Lan Ula, vėllai prej nėne, Baca Xheka, miqtė e shtėpisė, Kolė Marash Vata, Kolė Kurti, e tė tjerė e zgjasin shumė listėn e dėshmorėve pėr Atdheun tė kėtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Nė maj tė vitit 1923, me pėrpjekjet qė banė e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkėshortja e Kolės), u bartėn prej Oroshit eshtrat e Dedės dhe prej Vlore ato tė Kolės dhe u sollėn nė Shkodėr.

Mitingu i pėrmortshėm i pėrcjellė nga i shtypi i kohės ishte i jashtėzakonshėm.

Shkodra nderonte ata qė gjakun nuk e kishin sakrifikuar pėr Atdhe. Nė gazetėn "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. Cool pėrcillen fjalėt e Gjok' Lulit: ”Tė falem nderės, moj Shkodėr... Por ma tepėr tė falen nderės edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini kėto punė e pasha kėto eshtna qė kena pėrpara edhe sa mashkuj, qė tė kenė pesėqind shtėpi nė Hot kanė me dekė pėr Shqipni!”

Ndėrsa deputetėt shkodranė nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari nė nderimet qė Shkodra po i kushton kujtimit tė Dedė Gjo' Lulit, tue krye detyrėn e mirėnjohtėsisė ndaj Fatosit tė Pavdekshėm qė nga ma tė parėt ngrehi flamurin e lirisė se Atdheut mbi krepat e pėrgjakun tė Malcisė sė Madhe. Si pėrfaqėsues tė Shkodrės lutemi na zevėndėsoni nė ceremoni." Ceremoninė e pėrshėndetėn edhe shumė shkodranė qė jetonin nė Tiranė.

Nė njė telegram tė tyre shkruhej: "Ditėn kur Shkodra kryen detyrėn ndaj Dedė Gjo' Lulit, qė gjithė jetėn ja kushtoi atdheut dhe ushqeu nė gjak lirinė, zemrat tona rrahin pėrnjėherė me ato tė bashkėqytetaseve tanė tė bashkuem nė vorrin e nderimit pėr Fatosin e Malėcisė sė Madhe." Edhe ky telegram ėshtė i botuar nė gazetėn "Ora e Maleve".

Ndėrkohė nė Shkodėr qe formuar dhe "Komiteti Dedė Gjo' Luli", qė do t'i ngrinte njė monument kėtij patrioti tė shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkė me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anėtar nderi tė komitetit, shkruante: "...due tė shtoj dy fjalė edhe mbi dy inisiativa tė tjera qė janė marrė; me i ngritun njė monument edhe kreshnikut tonė me famė botėrore Skėnderbeut e malcorit tė madh Dedė Gjo' Luli..."


Shtėpia Muze e Dedė Gjo' Lulit

Patrioti tjetėr i shquar, Avni Rustemi, do tė shkruante qė nga Roma: "Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t'i ngrehur njė monument Burrit pa frikė e pa njollė tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emri i tė ndjerit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni emėruar si pjesėtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do tė shkruante fjalė zėmre pėr luftėtarin e madh: "Sot pa farė dyshimi mund tė thuhet se gjeneracioni i jonė i sotshmi e ka kuptue rėndėsine e veprave patriotike... qė trupat e fatosave martirė tė shporuem pa mėshirė me bajonetat e armikut mos tė kalben nėn dhč bashkė me veprat e tyre. Emni i Dedė Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra tė gjalla, qė e dėshmojne edhe krepat e thepishme tė maleve tona, vuloset i gdhėndun nė historinė tonė kombėtare" (Ora e Malėsisė, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhėnd nė histori pėrjetėsisht. Fundi i tij ka mbetur sfidė atyre qė i morėn jetėn. Njė rapsod mirditor e ka fiksuar nė vargje fundin e kreshnikut tė maleve:

Nė Bjeshkė t'Oroshit na u derdh zani
Se ē’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanė rrethue
Me vargoj na i kanė shtrėngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu nė Shėshėz burrit t'botės
Pa iu trėmb qerpiku i lotės
Serbi thikėn i ngul nė krahnuer
Dedė Gjo' Luli' burrė malėcuer
S'u pėrkul as nuk u tut
Por po i thotė kėto fjalė aēik:
Gjaku em tė tė shkojė fli
Pėr me pshtue tė ngraten Shqypni...

Jemi nė mars, fillimin e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, e cila ēoi nė Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pėrkrah trimave e shumė martirėvė tė asaj kryengritjė nderohet dhe emri i prijėsit, Ded Gjo’ Luli.


Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 15th January 2008, 17:06

Ju pėrgėzoj pėr kėtė punė tė madhe qė keni bėrė rreth ndritėjessė figurės sė madhe kombėtare Dedė Gjo Luli



Shiko profilin e anėtarit


#6

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi