Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Mjeku: Rasti i Matildės ndodh njė nė njė milion

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 30th April 2008, 22:01

Mjeku: Rasti i Matildės ndodh njė nė njė milion

TIRANE -Oficerėt e Policisė Gjyqėsore tė sektorit tė krimeve kundėr jetės dhe shėndetit, marrin nė pyetje pesė mjekė tė Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza” nė Tiranė, dhe mjekun korēar Xhevahir Hoxhallari, i cili krahas punės nė QSUT, kishte edhe klinikėn private nė Korēė. Zyrtarisht janė nė hetim pėr trajtim dhe mjekim tė pakuj-desshėm, mjeku i rojės sė Otorino –Laringologjisė nė QSUT, nė pavijonin ku tri ditė mė parė ndėrroi jetė 17-vjeēarja nga Maliqi, Matilda Petriti. Nė hetim ėshtė edhe mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili ka ndjekur mjekimin dhe trajtimin e adoleshentes, qysh nė momentin kur ishte paraqitur me shqetėsime nga bajamet nė grykė.
Ndėrsa janė nė pritje tė konkluzioneve tė Mjekėsisė Ligjore, oficerėt e Policisė Gjyqėsore kanė pėrfunduar procesin e marrjes sė deklarimeve tė mjekėve dhe familjarėve tė Matildės. “Mjeku Xhevahir Hoxhallari ka mohuar se ndėrhyrja kirurgjikale prej tij apo trajtimi mjekėsor, tė kenė ndikuar nė vdekjen e Matilda Petritit”, - ka thanė pėr Gazetėn, njė nga oficerėt e Policisė Gjyqėsore qė po merret me hetimin e rastit, por qė nuk preferoi tė prononcohej me emėr. Sipas oficerit, mjeku ka deklaruar pėr hetuesit se “vdekja e Matildės ėshtė njė rast qė mund tė ndodhė ‘njė nė njė milion’, dhe vjen nga probleme tė vetė organizmave qė kanė vena tė dobėta”. Gjithsesi, fjalėn e fundit do ta thonė ekspertėt e Mjekėsisė Ligjore, tė cilėt mund tė konfirmojnė pretendimin e kirurgut Hoxhallari, qė qepja e kryer nė venėn e dėmtuar tė Matildės, ishte e destinuar tė mos mbante dhe tė shkaktonte hemorragjinė vdekjeprurėse, apo ishte mosinteresimi i mjekut, apo moskryerja e rregullt e ndėrhyrjes kirurgjikale, e cila ēoi pacienten drejt vdekjes.
EKSPERTIZA
Konfirmimi nga ekspertėt e Mjekėsisė Ligjore tė akuzės sė mjekimit tė pakujdesshėm, automatikisht do tė vinte nėn akuzė tė paktėn Hoxhallarin. Institutit tė Mjekėsisė Ligjore do t’i duhet tė paktėn njė javė pėr tė pėrfunduar tė gjitha ekspertizat, verifikuar tezat e vdekjes dhe pėr nxjerrjen e njė raporti pėrfundimtar. Hetimet e nisura nga SKKJSH, ish-skuadra e zbulimit tė vrasjeve nė Policinė e Tiranės, drejtohen nga Prokuroria e Tiranės. Nė kartelėn e vdekjes sė adoleshentes, lėshuar nė spitalin ku ndodhi fatkeqėsia ėshtė shėnuar, se “Matilda Petriti ka ndėrruar jetė si pasojė e hemorragjisė sė shkaktuar nga dėmtimi i njė vene”. Mjeket ligjorė pritet tė konfirmojnė diagnozėn e vdekjes dhe lidhjen e saj me veprimet apo mosveprimet e doktorėve qė kanė trajtuar adoleshenten. Ndėrkohė janė sekuestruar tė gjitha kartelat mjekėsore tė Matildės nė spitalin e Korēės dhe nė Tiranė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi