Livorno,Bogdani sulmohet nga tifozët

Tifozët e Livornos kanë sulmuar dje në mëngjes skuadrën e tyre dhe presidentin Spineli, për të protestuar për rezultatet e dobta të arritura në javët e fundit në Serinë A. Në qendër të sulmit kanë përfunduar Tristan, Alvarez, Sidni, Bogdani dhe Tavano, të konsideruar fajtorë nga ana e ultrasëve për vendin e fundit që mban skuadra në renditje. "Ku shkoni? Ndalojini...", kanë qenë thirrjet e presidentit Aldo Spineli në hyrje të "Centro Coni", qendra stërvitore e Livornos. Tifozët kanë fajësuar presidentin për heqjen e trajnerit Kamoleze, teksa më pas kanë kërkuar edhe largimin e pasuesit të tij, Fernando Orsi. Tensioni ka vazhduar edhe në seancën stërvitore të pasdites.