Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
"Hiqni postbllokun e Orikut pėr turistėt”

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 6th May 2008, 17:09

"Hiqni postbllokun e Orikut pėr turistėt”

VLORĖ - Drejtuesit e Parkut Arkeologjik dhe bashkia e Orikumit u kėrkojmė institucioneve pėrkatėse shtetėrore heqjen e rrethimit pėr qendrėn e Orikut dhe liberalizimin e hyrjes sė turistėve nė kėtė vend me vlera tė rralla kulturore dhe historike. Siē pohojnė drejtuesit e Bashkisė pėr Gazetėn, kėrkesa ėshtė formuluar para dy ditėsh dhe u ėshtė nisur zyrtarisht ministrit tė Mbrojtjes dhe ministrit tė Turizmit. “Moslejimi i kalimit tė turistėve brenda zonės ushtarake tė Orikut po mban peng zhvillimin e gjithė zonės, pasi kjo ėshtė pika mė e rėndėsishme turistike. Kjo perlė vazhdon tė jetė peng i disa objekteve pa rėndėsi e jashtė funksionit tė Bazės sė Pashalimanit”, - thuhet mes tė tjerave nė kėrkesėn zyrtare. Sot pėr tė vajtur aty duhet tė marrėsh leje dy ditė pėrpara. Pėr turistėt kjo gjė ėshtė e pamundur. Ndaj, bashkia dhe drejtuesit e Parkut Arkeologjik kėrkojnė ndėrhyrje sa mė tė shpejtė. Tė shtunėn qė shkoi, pėr herė tė parė, Parku i Orikut qe i gjithi i qytetarėve dhe tė ftuarve nė festėn e ēeljes zyrtare tė sezonit turistik nga bashkia e Orikumit. Brenda Parkut u zhvilluan njė sėrė aktivitetesh tė rėndėsishme kulturore e sportive. Por vetėm pėr njė ditė, pasi nė hyrje tė tij, tė nesėrmen nė mėngjes u rivu postblloku me paralajmėrimin: “Ndal! Zonė ushtarake!”. Drejtuesit e bashkisė shpresojnė qė pėrgjigja nga ministritė tė jetė e shpejtė, nė mėnyrė qė kėtė vit turistik, vizitorė vendas dhe tė huaj tė kenė mundėsi tė vizitojnė Orikun e lashtėsisė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi