Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Gjuha shqipe »
Pėr pastėrtinė e gjuhės

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 7th May 2008, 10:19

Pėr pastėrtinė e gjuhės
Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve
Nga Eqrem Ēabej


Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve

Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture. Prandaj ringjalljet nacionale kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Pėr tė dhėnė vetėm dy shembuj, po pėrmendim Irlandėn dhe Turqinė. Nė Irlandė, menjėherė pas shkėputjes prej Britanisė sė Madhe dhe fitimit tė pavarėsisė, po edhe mė parė, gjuhėtarėt hapėn shkrimet e vjetra, qė i kishte mbuluar pluhuri i kohės, dhe qitėn nė dritė leksema tė moēme tė gjuhės qė s'i njihte mė kurrkush, qė kishin qenė pėrdorur disa shekuj, mbase edhe njėmijė vjet mė parė, dhe i shtinė nė shkollė e nė qarkullim, edhe sot janė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nė Turqinė qemaliste, nė vazhdim tė punės qė pat nisur mė parė, sidomos Sami Frashėri, pėr pastrimin e gjuhės nga fjalėt, shprehjet dhe ndėrtimet sintaktike arabe e perse qė e kishin mbuluar, me reformėn gjuhėsore qė nisi nė vitin 1928, u hulumtuan njė varg fjalėsh tė turqishtes (osmanishtes) sė vjetėr dhe tė disa tė tjerave gjuhė turke tė Azisė, dhe kėto tė gjitha dhanė njė ndihmesė tė madhe nė pastrimin e gjuhės dhe pasurimin e saj me lėndė vendi.

Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare, krahas kėrkimeve teorike, ėshtė edhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona. Kanė depėrtuar e depėrtojnė nė shkrimet shkencore edhe letrare, nė shtyp, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Ėshtė e vėrtetė se me punėn e kryer gjer mė sot, njė pjesė e tyre janė spastruar, po ndėrkaq kanė hyrė e po hyjnė tė tjera nė vend tė tyre. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht dhe kombėtare. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin.

Nė kėtė fushė ėshtė punuar me shekuj te ne dhe vazhdon tė punohet nė kėtė drejtim. Po tė kundrohet kjo veprimtari mė nga afėr, shihet se ka kėtu njė vazhdimėsi, njė vijė tė pandėrprerė. Ne e ēmojmė dhe e vlerėsojmė veprimtarinė e paraardhėsve tanė, njėkohėsisht synojmė ndėrkaq ta ēojmė pėrpara veprėn e tyre dhe ta thellojmė. Nė kėtė punė nuk do tė kufizohemi tė zbulojmė fjalė tė moēme nėpėr shkrime tė vjetra, si kanė vepruar pėr shembull nė vendet e pėrmendura mė sipėr. Nuk ėshtė kjo e vetmja rrugė pėr ne, sepse plot fjalė janė edhe sot tė gjalla nė gojė tė popullit dhe presin tė shtihen nė pėrdorim. Kjo punė ka filluar qė me pėrmendoret e para tė shkrimit tė gjuhės shqipe. Autorėt e vjetėr si Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani e tė tjerė kanė vepruar me vetėdije nė kėtė rrugė. Pjetėr Budi nė njė vepėr tė tij tė vitit 1618 ankon se gjuha po prishej mė fort prej pakujdesisė sė "diesvet dhe letėrorėvet" tė kohės sė tij. Frano Bardhi nė parathėnien e fjalorit tė tij tė vitit 1635, flet pėr dėshirėn e tij "me ndimuem mbė nja anė gjuhėnė tanė". Gjysmė shekulli mė vonė, Bogdani rrėfen se "m'anshtė dashunė me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė ndė dhe tė Shkodėrsė" dhe shton se "giuha jonė qi me dijet dvuer edhe fjalėtė". Qysh te kėta autorė tė vjetėr gjejmė fjalė si derėtar, dėftues, grykėsi, gjetės, gjuhėtar, kangėtar, kėshilltar, kopėshtar, krye "kapitull", lutės, madhėshti, mbarim, mjeshtėri, ndjekės "ithtar, imitues", i pėrbrendshėm, pėrndjek "persekutoj" (prej nga mund tė formohet pėrndjekje pėr "persekutim"), polem "popull, vegjėli", pushim, rrėfim, shkollar, urta, vetėmi, vjershėtar e plot tė tjera, pa mundur ne sot tė dimė se cilat janė fjalė tė marra prej gojės sė popullit dhe cilat janė formime tė kėtyre autorėve. Nė lidhje me kėtė, dihet se nė pasurim tė gjuhėve letrare e tė shkrimit, dy janė kryesisht rrugėt qė ndiqen pėrgjithėsisht. E para ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm, shpeshherė duke i ngritur mė lart nė punė tė nivelit kuptimor. Kėshtu, pėr shembull, lėndė landė si kuptim konkret ka "dru; dru si material ndėrtimi", po qysh prej shkrimtarėve tė Rilindjes sė shekullit tė kaluar pėrdoret me rrugė abstrakte edhe pėr "materie", "subjekt", "temė" etj. Ashtu dhe fjala rrymė, prej kuptimesh tė tilla si "rrjedhė e vrullshme e ujit", "lėvizje e ajrit", "remė e mullirit" (rrymė e ujit, rrymė ajri, rrymė e mullirit), ka zgjeruar sferėn e pėrdorimit me rrymė elektrike, rrymat letrare, rrymat politike etj., duke pėrfshirė kėshtu dhe sferat abstrakte tė leksikut. Rruga e dytė ėshtė formimi i fjalėve tė reja, i tė ashtuquajturave neologjizma. Kėto mund tė jenė formime tė mėtejme tė fjalėve popullore, si anėtar nga anė. Shpeshherė ndėrkaq janė tė tilla, porse tė farkuara si pėrkthim fjalėsh tė huaja, si kalke, si pėr shembull i pamasė e autorėve tė vjetėr, pas lat. immensus, it. immenso; ose nė kohėt e reja pararojė pas it. avanguardia, frgj. avantgarde etj. Janė pra formime pozitive, me gjedhe (model) tė huaj, po me brumė vendi, njė mėnyrė veprimi me tė cilėn janė pasuruar me kohė gjithė gjuhėt e Europės edhe tė botės, rrugė pasurimi e ndjekur qė nė kohėt e lashta (latinishtja prej greqishtes), por sidomos nė kohėt moderne.

Puna e autorėve tanė tė vjetėr nė kėtė fushė veprimtarie po tė hetohet mė imtė, shihet se vazhdon mė tej dhe gjatė kohės para shekullit tė kaluar. Edhe pse pėrmasat qenė mė tė vogla, dhe mėnyra e punės shpeshherė anonime, vlen tė shėnohet se nuk ka pasur aty njė zbrazėti tė plotė nė punė tė shkrimit e pėrpunimit tė gjuhės. Kjo veprimtari ndėrkaq me njė gjallėri tė re u rimuar tek ne sidomos me shekullin e kaluar, mbasi lėvizja mendore e "shekullit tė dritės" (le sičcle des lumičres), i quajtur gabimisht "iluminizėm", dhe mė vonė e romantizmit, patėn zgjuar sidomos ndėr popujt e vegjėl e tė robėruar tė Europės idenė nacionale dhe dashurinė pėr kulturėn popullore, folklorin, gjuhėn amtare dhe pėrpunimin e kultivimin e saj. Njerėzit qė vepruan nė kėto fusha kanė qenė nganjėherė njėkohėsisht burra tė armės dhe tė pendės, luftarė dhe dijetarė e shkrimtarė, ashtu si Pashko Vasa ndėr ne. Me njė ndjenjė habie shohim ne sot si njė njeri jo i pendės, po i armės, dhe folės i njė dialekti nė skaj tė trevės gjuhėsore, si Marko Boēari prej Suli, pėrdor nė fillim tė shekullit tė kaluar leksema tė sferės kuptimore-abstrakte si kėrkim, madhėsi, i papunė, i pamasė, ashtu si dikur Gjon Buzuku nė Veri, e tė tjera si kėto. Mbetet merita e elementit shqiptar tė Italisė qė i priu Rilindjes Kombėtare tė shekullit tė kaluar, me ēeljen e Kolegjit tė Kalabrisė (1732) dhe atij tė Palermos nė Siqeli (1734), dhe pastaj me vepra historike-gjuhėsore, folklorike e letrare, si ato tė Nikollė Ketės (1742-1803), Engjėll Mashit e sidomos tė Jeronim De Radės, i cili organizoi dhe dy kongrese gjuhėsore nė Kalabri. Nė kėtė lėvizje mendore e gjuhėsore-letrare nė gjysmėn e dytė tė atij shekulli morėn pjesė, si dihet, dhe shkrimtarė e dijetarė shqiptarė tė Greqisė, si Panajot Kupitori e Anastas Kullurioti. Nga shkrimtarėt e Shqipėrisė, njė brez para atyre tė Rilindjes, Naum Veqilharxhi ėshtė njė ndėr tė parėt qė u pėrpoqėn tė pasuronin gjuhėn e shkrimit e ta spastronin nga fjalėt e huaja, me fjalė si fletore, kamės, mėsim, padije, shėnim, shumicė, thelloj e ndonjė tjetėr. Pėrpara tij Tahir efendiu prej Gjakove pėrdori mė 1835, ndėr tė tjera, fjalė si folės, mėsim, mėsues, nxanės, rrėzim. Shkrimtarėt e Rilindjes, si Kristoforidhi, Naim e Sami Frashėri, Pashko Vasa, Jani Vreto e tė tjerė, i hynė nė kėtė lėmė njė pune tė madhe edhe me njė metodė tė re. Kjo metodė ishte: kėrkim, pėrhapje e vėnie nė qarkullim e fjalėve qė ekzistojnė nė gjuhė, po qė kishin mbetur mėnjanė; pėrdorim i fjalėve tė vjetra e tė harruara tė gjuhės; pėrdorim shumė i kufizuar i fjalėve tė huaja; formim fjalėsh tė reja, neologjizmash, si kompozita si rrjedhoja (derivate), pas gjedhes sė analogjisė, pra kryesisht pas shembullit tė fjalėve tė gjalla tė ligjėrimit popullor e tė dialekteve tė tij. Ndėr kėta autorė, Kristoforidhi e pasuroi gjuhėn e shkrimit me fjalė si fushatė, hierore "tempull", jetėdhėnės, ligjdhėnės, ndėrgjegje, pikė, presė, theks, zanore. Te Naim Frashėri gjejmė dėgjim, dritare, gjithėsi, hapėsirė, papunėsi, i pėrjetshėm, vetėdijė, vjershėtor e plot tė tjera. I vėllai Samiu, dihet se pėrveē punės qė kreu nė lėmin e caqeve (termeve) gjeografike e administrative (lindje, perėndim, jugperėndim, veriperėndim, mesditės pėr "meridian", kryeministėr, qeveritar etj.), ka vėnė themelet e terminologjisė gjuhėsore e gramatikore, me formime si abetare, nyjė, njėjės, shumės, rrokje, i shquar, i pashquar. Para tij Jani Vreto shtiu nė pėrdorim terme gjuhėsore si rrėnjė, emėr, pėremėr, folje ndihmėse. Gjejmė tek ai edhe fjalė tė gojės popullore pėrdorur me njė mėnyrė tė re, pa mundur ne sot tė ndajmė kurdoherė me saktėsi se cili ndėr kėta tre shkrimtarė ėshtė autori i parė i disa fjalėve tė caktuara. Puna e pasurimit dhe e pastrimit tė gjuhės vijoi e pandėrprerė edhe pas periodės sė Rilindjes nga ana e njė vargu shkrimtarėsh, gjuhėtarėsh e arsimtarėsh tė vendit. Nė vitet e para tė shekullit tonė Luigj Gurakuqi me veprat e veta ia kushtoi gjithė mundin e tij kėtij qėllimi. Ai u caktoi lavruesve tė gjuhės detyrėn qė "skajet (termet) e pėrgjithshme t'gjith degėve t'dijes, qi janė pothuej gjithnjė ndėr t'tana gjuhėt... kena pėr t'i marrė edhe na... Fjalėt e skajet e tjera kena pėr t'i trajtue vetė tue i ba me rrjedhė prej rraje shqype"...

vazhdon....



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 7th May 2008, 10:19

vazhdimi....


Gjuha shqipe ėshtė e pasur jo vetėm nė elemente leksiore tė kulturės materiale, po edhe nė fushėn e fjalėve tė sferės abstrakte-mendimore. Nuk ėshtė i drejtė mendimi i disa dijetarėve tė huaj se shqipja qenka e pasur vetėm nė fjalė tė sferės baritore, as i drejtė mendimi se shqiptarėt paskan qenė njė popull barinjsh nomadė, shtegtarė. Njė mendim i tillė nuk pėrligjet as me tė dhėnat e ekonomisė politike historike. Njė profesor matematike mė thoshte para disa kohe se me terme shkencore tė farkuara me mjetet e gjuhės sė popullit ka shpjeguar lėndėn e tij nė shkolla tė mesme dhe ėshtė kuptuar shumė mirė nga ana e nxėnėsve. Njė gjė e tillė vlen dhe pėr tė tjera degė tė dijes, si pėr fizikė, botanikė, zoologji, gjeografi, gjeologji, arkitekturė e degė tė tjera. Pėr tė dhėnė vetėm disa shembuj nga lėmi i gjuhės popullore, qė janė nė gjendje tė zėvendėsojnė fjalėt e huaja ose gjithsesi tė pasurojnė gjuhėn letrare dhe terminologjinė shkencore me elemente ose forma tė reja, po pėrmendim ndėr tė tjera: Ēamėria polipit tė detit i thotė likurishtė, veprimit tė zbutjes sė njė peme me anė shartimi i thotė zbutoj; Gjirokastra pėr "parenté" thotė afėri, rozetės sė tavanit i thotė kėrthizė, tuberkulozit tė eshtrave i thotė rrodhje (nga rrjedhja e qelbit); Labėria atij qė pėrziente bagėtinė me njė tjetėr i thotė pėrzitės, dhe sisės sė gjirit tė bagėtisė femėr mjelm; Bregu i Detit pėr "zė rrėnjė bima" thotė rrėnjėzohet; Lunxhėria drurėve e shkurreve tė ulėta qė rriten keq nė pyll nė hijen e drurėve tė mėdhenj u thotė hiesira; Zagoria pėr "qėmoti, lashtė" thotė lashtėrisht, dhe ana e Kėlcyrės pėr "tashti vonė, rishtas" thotė rishmė; anėt e Beratit e tė Frashėrit sipas Kristoforidhit zgavrės sė njė druri tė madh si rrapi i thonė zgėrbonjė, dhe Dangėllia njė ene bakri me veshė i thotė veshore; Labova e rrėzės sė Tepelenės kur bie borė e imtė thotė mizon; Mallakastra njė fiku vjeshtak tė zi e me plasa nė lėkurė i thotė fik shkronjės; Myzeqeja grykės sė lumit qė derdhet nė det i thotė gojkė d.m.th. "gojė"; ana e Shpatit mostrės ose modelit i thotė gjedhe, dhe tė mbajturit anė, anėsisė anesė; Shqipėria e Mesme pėr njė njeri tė flashkėt me trup e tė mefshtė thotė i qullėt, e pėr "vete mbarė" trevon, si nė s'na trevon gjaja e gjallė. Nė tė folėt e Tiranės ndiheshin edhe ndihen fjalė si kryemot pėr natėn e ditėn e vitit tė ri, dhe hulli pėr "brazdė". Nė katundin Sharrė tė Tiranės, fjalėn pamenia e kemi dėgjuar me kuptimin "panoramė, pamje", e nė anėt e Krujės dėgjohet ansujė pėr "ishull". Me kėtė nuk themi se do tė zėvendėsojmė patjetėr ishull-in dhe do ta heqim krejt nga pėrdorimi, porse e japim shembullin pėr tė treguar se edhe nė fushėn gjeografike gjuha e popullit ka formuar leksema si kjo, e cila mund tė hyjė nė pėrdorim nė stile tė veēanta tė gjuhės letrare. Mjeshtrit e asaj ane kanaleve a vanave qė gėrryhen nė ēimento pėr kalim uji u thonė ujse. Mirdita vendosjes sė njė grupi etnik tė shpėrngulur nė njė vend tė ri, pra kolonisė, i thotė ngulim. Shkodra tekstileve u thotė veglore, fjalė qė lidhet me vegėl, qė pėrdor Korēa pėr vegjėt. Anėt e Veriut fundėrrisė qė mbetet nga tė shkrirėt e njė lėnde i thonė bram, zgjyrės bramc farke, shtrirjes sė njė lugine i thonė lugajė, njė fushe voglake vuth, njė toke qė ėshtė nėn ujė tokė mbujake, njė galerie a tuneli zgafelle, tumave tė lashta (arkeologji) kodėrvorre, njė grumbullimi lulesh nė trajtė tė njė kalliri tė varur vastak, njė pipthi, kalemi a fidani trishe, sėmundjes karies (tė dhėmbėve etj.) briesė; veēanėrisht Pulti pėr "mjekoj me barna" pėrdor barnatoj. Fjala imtoj, sot pėrgjithėsisht "shkoqit nė hollėsira (njė ēėshtje)", nė tė folėt e Lumės pėrdoret nė mėnyrė konkrete "holloj", imtoj drutė "i ēaj i bėj tė holla". Kosova njė njeriu qė ka tė njėjtin emėr me njė tjetėr i thotė emnak, e pėr "dorėzoju" thotė "jep dorzimin"; nė Kosovė pėr "filaturė" pėrdoret tjerrtore, e pėr "kaldajė" ngrohtore. Nė Dibėr njė helmi tė madh tė shpirtit i thonė djegė. Duke kaluar nė dialektet e ngulmimeve shqiptare jashtė Atdheut do tė pėrmendim se nė Arbėnesh tė Dalmacisė pėr "shpina e dorės" thonė pėrmidora, e pėr "krijoj", me njė fjalė vendi lentoj (nga lej), prej nga mund tė formohet dhe lentim pėr "krijim". Nė Greqi pėr "gardh" thonė thurimė, fjalė qė mund tė pėrdoret edhe me njė kuptim tė figurshėm, si p.sh. nė gėrshetimin e veprimit tė njė drame. Nė Kalabri ofiqit (nofkės) qė i ngjitet njė njeriu i thonė shėnim. Nė Siqeli samarit i thonė bėrrore, fjalė qė lidhet me barrė; pėr "tė dhėnė e tė marrė, marrėdhėnie" thonė pėrzitė, si nė shprehjen me tė hojin mos kesh pėrzitė. Atje kanė farkuar dikur dhe gurshkronjė pėr "litografi". Kėta janė vetėm disa pak shembuj pėr tė dhėnė njė ide sado tė zbehtė pėr pasurinė e visarit leksikor tė gjuhės popullore.

Janė pra tė gjitha mundėsitė pėr njė zėvendėsim tė fjalėve tė huaja me fjalė vendi, dhe kjo pa bjerrje aspak tė vlerės kuptimore tė fjalėve. Mund tė zėvendėsohen ndėr tė tjera fjalė si abuzoj abuzim, acid, adaptoj adaptim, agresion agresiv, aktivitet aktivizoj, ambient ambiental, ambiguitet, amorf, anketė, apikulturė, aproksimativ approksimativisht, aprovoj aprovim, atribuoj, bonifikoj bonifikim, celular, deduktoj deduktim, dekompozoj dekompozim, depistoj depistim, derivat, destinoj, dezekuilibėr, dimension, efekt i efektshėm efikacitet, eksperiencė, eksploroj, ekuilibėr, erupsion, esencial, evoluoj, favor favorizoj favorizim i favorshėm, fenomen, fibėr, filaturė, firmos, fortifikoj fortifikim, frekuentoj frekuentim, frutikulturė, germė, grataēel, hezitoj hezitim, imediat, imperativ mb., influencė influencoj, inkuadroj inkuadrim, inkurajoj inkurajim, inovacion, insistoj insistim, insuficiencė, intoksikacion, investoj investim, justifikoj justifikim justifikues, kaldajė, karbon, konditė, kondicionoj, konfirmoj, kontribuoj kontribut, kooperoj kooperim, koordinoj koordinim, korent kurent, korrespondoj korrespondencė, kulminant, landshaft, laring laringjit, leguminoze, legjislativ, lubrifikoj, manual, militoj, monument, ndofta ndoshta, operativ, origjinė, palafit, penelatė, perfeksionoj perfeksionim, polen, preferoj, preokupoj preokupim preokupant, presion, presupozoj presupozim, reciprok reciprocitet, refuzoj refuzim, renal, rendiment, represiv, revokoj, sekret, servil, silvikulturė, i sinqertė sinqeritet sinqerisht, sinjifikativ, skulptor skulpturė, spektator, spostoj spostim, stimul, sukses i suksesshėm, supersticion, supozoj supozim, tentoj tentativė, (ujėra) territoriale, toksik toksikologji, total totalisht, transformoj transformim, transmetoj transmetim, unifikoj unifikim, validitet, vegjetacion, vigjiloj, vigjilencė vigjilent (qė me kėtė formė s'e kanė as italishtja as frėngjishtja), volum voluminoz, xhiroj xhirim etj...

Edhe nė lėmin e sintaksės gjuhėsinė shqiptare e presin detyra tė reja nė pastrim tė ndėrtimit tė fjalisė prej ndikimit tė huaj. Ndėrtime tė tilla si gjuha greke dhe ajo latine; kategoritė emėrore dhe ato foljore; nė tė gjitha fushat kryesisht nė ato politike e ushtarake, kapitali amerikan, krahas atij holandez nuk janė tė strukturės sintaktike tė shqipes. Ato janė ndjekje (imitime) tė gjedhes sė italishtes, depėrtuar ndėr ne gjatė kėtyre brezave tė fundit. Ndėrtime tė tilla kanė shkuar prej romanitetit perėndimor edhe nė rumanishten, porse atje edhe lejohen si njė gjuhė romane qė ėshtė. Tek ne mendojmė se edhe kėto pėrdorime duhet tė zėvendėsohen me ndėrtime tė vendit. Thjesht shqip do tė duhej tė thuhej e tė shkruhej kategoritė emėrore dhe kategoritė foljore ose kategoritė emėrore dhe foljoret. Njė tjetėr gjurmė ndėr tė tjera ka lėnė nė shqipen moderne ndikimi sintaktik i italishtes nė ndėrtime fjalish si hyrja nė fuqi e kėsaj ligje, hyrja nė veprim e makinerive, hyrja nė pėrdorim e kėtyre fjalėve, pėr shkak tė daljes nė grevė tė minatorėve anglezė, nė vend qė tė shkruhej hyrja e kėsaj ligje nė fuqi, hyrja e makinerive nė veprim etj., si ka qenė mė parė nė gjuhėn shqipe. Veēse duhet thėnė se ky lloj ndėrtimi ka depėrtuar tashmė aq thellė nė gjuhėn bisedore e tė shkrimit, sa mė nuk ndihet si element i huaj, dhe do tė jetė vėshtirė tė mėnjanohet.

Puna e pastėrtisė sė gjuhės pėrfshin dhe frazeologjinė. Edhe aty vėrehen nė gjuhėn e sotme ndikime tė jashtme, me ndjekje gjedhesh tė huaja me anė pėrkthimi. Nė shqipen e mirėfilltė nuk thuhet i hedh pluhur syve, si thonė nė disa gjuhė tė tjera, po thuhet i hedh hi syve. Njė pėrkthim (kalk) frazeologjik i ri ėshtė edhe shprehja gjysmė i vdekur; nė folklor e tek autorėt e vjetėr gjendet rregullisht pak gjallė po me kėtė kuptim. Gjuhėsia jonė edhe nė kėtė fushė ėshtė e caktuar tė gjurmojė rrugėt vetjake tė gjuhės.

Duke kaluar nga fjalėt nė punė, jemi tė mendimit se janė pjekur kushtet qė njė komision i pėrhershėm (permanent) t'i pėrvishet kėsaj pune, plotėsimit tė kėsaj detyre tė madhe. Mendojmė qė nė kėtė komision tė marrin pjesė njerėz nga institutet dhe qendrat kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave dhe pėrfaqėsues specialistė tė degėve tė ndryshme. Tė gjenden rrugėt e bashkėpunimit tė tyre me ndėrmarrjet, fabrikat dhe institucionet shkencore e tė tjera tė vendit. Do tė ketė pjesėmarrje e bashkėpunim aktiv sidomos dhe nga ana e arsimtarėve tė rretheve, sepse shkolla do tė luajė njė rol tė dorės sė parė. Do tė duhet njė punė individuale dhe kolektive, njė punė e re e gjithanshme, punė sistematike dhe me afat tė gjatė. Me kėto punė duhet tė hapet njė faqe e re e historisė sonė gjuhėsore, njė epokė e re e pastrimit dhe e pasurimit tė gjuhės letrare edhe tė shkrimit. Duhet tė kryhet nė atė mes njė rishikim i gjithė punės sė deritanishme. Do tė rishqyrtohen nga ky kėndvėshtrimi jo vetėm terminologjitė e ndryshme dhe fjalorėt terminologjikė, po edhe fjalorėt e tjerė qė janė punuar deri mė sot. Do tė jetė njė reformė gjuhėsore nė nivel Republike. Mendojmė gjithashtu se do tė jetė vendi qė tė dalė ndonjė botim periodik me emrin "Gjuha jonė" ose "Gjuha shqipe", qė do t'u kushtohet kryesisht problemeve e detyrave tė pasurimit e pastrimit tė gjuhės.

Fjalėt e vendit dhe termet qė do tė zėvendėsojnė me kohė elementin e huaj do tė shtihen nė pėrdorim qė nė shkollat, qė me moshėn e re. Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve vetė nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė do t'i mėsojnė e do t'i pėrdorin vetvetiu; sikurse kanė hyrė nė pėrdorim shumė fjalė vendi qė janė farkuar prej paraardhėsve tanė e prej brezit tonė, janė pėr ne sot tė natyrshme dhe janė bėrė pronė e qėndrueshme e gjuhės. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė. Ne edhe nė fusha tė tjera tė veprimtarisė kulturore kemi ndėrmarrė punė qė vetė neve nė fillim mund tė na jenė dukur tė parealizueshme, e qė i kemi kryer. Sot mė fort se kurrė na shtrohet detyra qė kėtė gjuhė, njė nga elementet kryesore tė kombėsisė sonė, ta pasurojmė me fjalė tė visarit popullor dhe ta spastrojmė nga masa e lėndės sė huaj.

Marrė nga dorėshkrimi i autorit



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi