Nga Durresi ne Vlore, oferta per pushime


Muajt e stines se nxehte po aviten dhe shume prej nesh kane deshire qe te pakten disa dite te kesaj vere t'i kalojne nen diellin "provokues" te bregdetit. Kete vit, Nga Durresi ne Vlore, shume zona bregdetare po behen gati per te thithur sa me shume pushues. Ndonese autoritetet thone se po bejne perpjekje per te permiresuar kushtet dhe krijuar nje mjedis sa me komod, vete qytetaret pranojne se i besojne me shume nismave private. Per me teper, vendimi per te pushuar ne keto zona, sipas tyre, lidhet me shume me faktore tradicionale, gjeografike e pse jo, dhe atdhetare.

DURRESI NE CDO SKAJ

Durresi njihet per plazhet e shumta, ne te cilat po punohet me projekte per te terhequr sa me shume pushues.

Plazhi i Currilave ndodhet vetem 1.5 km larg qendres se qytetit bregdetar. Ky plazh mjaft i njohur ne vitet '70-'80 te shekullit te kaluar per shkak te ndertimit te nje kompleksi ndertesash pushimi, tashme e ka humbur rendesine e tij. Megjithese rruga e sapondertuar e lidh ate me qendren e banuar, plazhi vazhdon te jete mjaft i ndotur dhe i lene pas dore. Familjet qe prej 16 vjetesh kane zene kabinat jane te vetmet qe popullojne kete hapesire, ne te cilen ndodhen edhe dy bar-restorante si dhe nje hotel i ri.

Kallmi

Plazhi prane kodrave ne veri te Durresit, njihet si plazhi shkembor i Kallmit dhe per afro 40 vjet ka qene krejtesisht i bllokuar per qellime ushtarake. Tashme per mungese te infrastruktures rrugore pushuesit qe zgjedhin Kallmin jane te paket, por specialistet mendojne se kjo zone do te jete atraksioni kryesor per te ardhurit ne qytetin bregdetar. Per rreth 6 km bregdeti gersheton reren e paster me shkembinjte prej zhavorresh, duke krijuar gjire te vegjel krejtesisht intime dhe te rrethuar nga gjelberimi i kodrave qe arrijne deri ne lartesine 250 metra.

Porto Romano

Plazhi i Porto Romanos vitet e fundit frekuentohet nga mjaft pushues te cilet preferojne qetesine e plote dhe ujin e paster. Dy hotele me restorantet perkatese jane ndertuar pikerisht aty ku nis kodra e Kepit te Palit dhe ku mund te shijohen edhe zbulimet arkeologjike te viteve te fundit.

Erzeni

Pas pyllit me pisha dhe lagunes se vogel detare qe ndodhet prane Bisht Kamzes, 12 km ne veri te Durresit nis plazhi qe nga kanali i Jubes vazhdon per tre km deri ne grykederdhjen e Erzenit. Pushuesit ditore nga Tirana dhe Durresi pajisen mire, pasi ketu mungojne ende strukturat turistike, por ne kembim rera dhe uji jane mjaft te paster. Keshilli i qarkut te Durresit dhe KRRTRSH kane aprovuar tashme dy studime qe do te krijojne nje imazh tjeter te kesaj zone me nje prapatoke bujqesore mjaft te begate. Pak me ne veri ndodhet dhe plazhi i Hamallajt, ne te cilin mund te mberrish duke kaluar nga Sukthi, e me pas nga kthesa e Ariut.

Shen Pjetri

Ky plazh fillon pikerisht aty ku Kepi i Rodonit fillon te futet ne det per 2 km. Ai eshte pjese e komunes se Ishmit, ndersa ne shpine te plazhit ndodhet fshati Fushe Drac. Tre hotele te ndertuar vitet e fundit, si dhe fshati turistik Lura qe ndodhet rreth 2 km me ne jug e bejne kete territor gjithnje e me te afert per pushuesit. Rruga Maminas-Gjiri i Lalzit, me nje financim prej 10 milion USD nga qeveria shqiptare do te perfundoje brenda vitit 2009 duke i dhene nje hov te ri turizmit ne kete zone, ku bregdeti dhe kodrat e buta gershetohen me njera-tjetren. Dy jave me pare KRRT e qarkut te Durresit aprovoi kerkesen per zgjerimin e fshatit turistik Lura, nje tjeter mundesi per zhvillimin turistik dhe bujqesor e blegtoral te zones se Ishmit.

"PERLA" VLORE

Ajo qe te bie me shume ne sy ne bregdetin e Vlores, zona turistike 135 km larg nga Tirana, eshte se rrjeti hotelier po zgjerohet nga viti ne vit, nderkohe qe standardet e ketij sherbimi kane ardhur duke u permiresuar per pushuesit dhe turistet e huaj qe zgjedhin kete qytet gjate sezonit veror. Aktualisht, vetem ne pjesen e bregdetit, qe administrohet nga kjo bashki, funksionojne te pakten 31 hotele, ku standardet e sherbimit jane bashkekohore. Drejtori i Drejtorise se Turizmit, ne bashkine e Vlores, Ilir Metaj, thote se standardet e sherbimit hotelier ne Vlore jane ne nivele bashkekohore. Ky rrjet, sipas tij, eshte i shperndare ne te gjithe gjeografine e qytetit dhe ne vijen bregdetare, duke plotesuar kapacitete te konsiderueshme ne raport me siperfaqen dhe gjatesine e ketij bregdeti. "Tendenca qe konstatohet sot, ne sherbimin hotelier, eshte ajo e permiresimit te nivelit te tij", nenvizoi Metaj.

Drejtori i turizmit, ne bashkine e Vlores, shprehet se aktualisht sherbimi hotelier ne Vlore ofron standarde te perparuara per kohen. Ketu ai vecon natyren dhe llojet e sherbimeve, ku perfshihen jo vetem shkalla e larte e modernizimit te dhomave dhe mjediseve te tjera te brendshme, por edhe sherbime per argetimin e pushuesve. Mes ketyre sherbimeve, vecohen sporte te ndryshme, si zhytje nenujore, gjueti me pushke deti, kurse per te pasionuarit pas turizmit, serf, shetitje me varke etj.



JON DHE ADRIATIK

Rralle qytete mund te kene nje pozicion kaq te volitshem gjeostrategjik sic e ka Vlora, e cila lidhet me daljen e saj te menjehershme ne det ne perendim dhe mbeshtetjen ne vargmalet ne lindje. Pararoja perendimore e qytetit eshte ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit me te cilet Vlora mban "celesat" e ngushtices se Otrantos. Vlora eshte qytet i lashte dhe porti jugor i Adriatikut. Gjiri i Vlores eshte i ceket ku thellesia shkon ne 5 m pas 1 km larg bregut dhe 10 m pas 2 km larg bregut.

Vlora ka nje pozicion te favorshem, ne kryqezimin e rrugeve tokesore, detare dhe ajrore ne te gjithe rajonin. Distanca nga kryeqyteti i vendit, Tirana, eshte 135 km, nderkohe qe vetem 72 km e ndajne nga Italia dhe 77 milje nga Greqia. Pozicioni qe ka Vlora garanton nje levizje masive te turisteve vendas dhe te huaj. Gjiri i Vlores dallohet per resurset e shumta natyrore, per biodiversitetin e pasur dhe korridoret ekologjike. Eshte nder zonat me potencialin turistik me te larte te vendit, gje qe lidhet me daljen direkte ne det, me pasurite e shumta natyrore, klimaterike, ujore, arkeologjike, historike, kulturore, njerezore dhe ekonomike. Rrafshi mbi te cilin ngrihet qyteti i Vlores ka lartesi nga 6 m deri ne 76 m mbi nivelin e detit dhe perfaqeson nje nivel baze kontinental, ende aktiv. Ndersa gjatesia e pergjithshme e vijes bregdetare eshte 90 km, nga grykederdhja e Vjoses deri ne Karaburun, e cila eshte shpallur nga Keshilli i Ministrave zone me perparesi per zhvillimin e turizmit.



Te huajt, vetem 10 euro takse


Shtetasit e huaj qe deshirojne te kalojne periudhen e pushimeve ne vendin tone, kane nje sistem fiskal shume me te favorshem se ne vende te tjera. Qytetaret e pjeses me te madhe te vendeve te botes, hyjne pa vize ne Shqiperi si dhe duhet te paguajne vetem dhjete euro takse ne hyrje. Te huajt qe hyjne pa vize, kane te drejte te qendrojne ne RSH 90 dite per 180 dite.

Nderkohe vetem nje kategori shtetesh kane detyrim pajisjeje me vize per te hyre ne vendin tone. Hyrja me vize eshte e kushtezuar kryesisht per vendet arabe dhe ish-sovjetike, si dhe ato afrikane. Megjithate pajisja e tyre me viza eshte e mundur ne cdo kohe, permes aplikimeve ne konsullatat dhe ambasadat qe Shqiperia ka ne shume shtete te botes.



Biznesi turistik, sa nevoje per standarde



Turizmi mbetet nje nga potencialet me te medha ne Shqiperi, por ende i pashfrytezuar plotesisht. Bizneset shqiptare qe ushtrojne aktivitet ne fushen e turizmit mbeten ende te paorganizuara. Kjo, ka sjelle nevojen per planifikimin e ketij sektori. Programi "Forcimi institucional i sektorit privat te turizmit ne Shqiperi", me mbeshtetje te GTZ-se, po ofron asistence te specializuar per organizimin e nje perfaqesimi te forte te sektorit privat turistik ne Shqiperi. E gjitha kjo, me synim perfshirjen e operatoreve turistike sipas modeleve te ngjashme, qe GTZ ka ofruar me asistence edhe ne Bullgari dhe ne Malin e Zi ne vitet e fundit. Projekti ka synuar sigurimin e perfaqesimit te gjithe sektoreve te bizneseve turistike si ne ofrimin e sherbimeve, edhe ne marredheniet dhe bashkepunimin me sektorin publik. Gjithcka ka nisur me nje seri takimesh me perfaqesues te sektorit privat te turizmit, te MTKRS, te sektorit te turizmit ne qeverisjen vendore si dhe te projekteve te huaja ne Shqiperi.

Ndersa permes nje anketimi, bizneset turistike kane vleresuar prioritetet ne aktivitetin e perditshem, si dhe pritshmerise kundrejt nje shoqate perfaqesuese. Ne anketim u perfshine 430 biznese turistike ne zonat kryesore ku zhvillohet turizem gjithevjetor si ne Tirane, Durres-Golem, Shkoder, Vlore, Sarande, Himare, Gjirokaster, Elbasan dhe Berat. Pronaret e 165 hoteleve, 127 agjencive turistike nga sektori i organizuesve te udhetimeve, 58 agjencive nga sektori i transportit dhe 80 restoranteve nga sektori i ushqimit dhe pijeve. Pjesa kryesore, 313 biznese turistike u shprehen se nuk jane perfshire ne shoqata te ndryshme te bizneseve, per shkak te mosbesimit ndaj shoqatave te ndryshme, pasi ato nuk jane ne gjendje qe t'u afrojne sherbimet qe u duhen. Ato qe shqetesojne me shume bizneset turistike ne aktivitetin e perditshem, jane infrastruktura, legjislacioni, kualifikimi i personelit te punesuar, shmangia e informalitetit, mirembajtja e mjedisit, promocioni i vendit si destinacion turistik, aplikimi i standardeve te klasifikimit, te cilat kerkojne mbeshtetjen dhe vemendjen e duhur per t'u zgjidhur nga sektori publik. Kualifikimi i personelit te punesuar dhe infrastruktura, vleresohen si prioriteti me i larte, ne masen 81%. Kjo tregon dhe shqetesimin e bizneseve per ceshtje qe ndikojne direkt ne cilesine e produktit turistik.