Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
CNN lancon Shqiperine, Dashuria e re mesdhetare

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 7th May 2008, 10:40

CNN lancon Shqiperine, "Dashuria e re mesdhetare"

"Dashuria e re mesdhetare" nis rrugetimin neper bote. Shqiperia turistike prej mesdites se neserme do te jete pjese e transmetimeve te CNN. Nuk eshte nje spot i vetem, por tre ndarazi qe do te transmetohen me rrotacion ne kanalin teper prestigjioz, i cili per te dytin vit radhazi transmeton spotet publicitare te Shqiperise turistike.

Motoja "Albania-A new Mediterranean Love" apo "Shqiperia-nje dashuri e re mesdhetare" s'ka per te qene aspak monotone. E keshtu, jo vetem shmanget monotonia e nje reklame disa minutash, por arrihet t'i transmetohet publikut me shume nga bukurite dhe diversiteti natyror dhe kulturor i Shqiperise.

Gjithcka e percjelle nepermjet ketij networku teper te fuqishem, audienca e te cilit i kalon 44 milione e 200 mije njerez, me target qe perfshijne grupmoshat 25 deri 55 vjec.

Duket se s'ka qene aspak e lehte per te perzgjedhur imazhet qe perbejne tre spotet, pasi xhirimet jane bere edhe ne kendet me te largeta te Shqiperise. Aty nuk serviren bukurite e Shqiperise, thjesht nepermjet pamjeve, por jane perjetimet njerezore ato qe perbejne thelbin e spotit.

Jane imazhet e para nga syte e disa turisteve dhe perjetimet e tyre teksa zbulojne bukurite e Shqiperise duke shetitur neper te. Turistet i "zbulohen" teleshikuesve ne sekondat e fundit te secilit prej spoteve, duke pozuar natyrshem per fotografi/kartolina nga Shqiperia. Vend i cili cdo dite e me shume po synon te shnderrohet ne atraksionin me te ri ne Mesdhe. E nepermjet ketyre spoteve, ftohen turistet e huaj ta zbulojne Shqiperine, kete destinacion te ri mesdhetar me trashegimi kulturore teper te pasur dhe natyre te larmishme dhe magjepsese; duke e bere kete ne menyre te thjeshte dhe te natyrshme, ashtu sic duhet te jete nje eksperience e vertete udhetimi.

Ritmi i imazheve eshte i gjalle dhe plot energji, duke u perforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako.

Pamjet me ngjyra te embla dhe plot kontraste te plazheve, maleve, liqeneve, rrenojave arkeologjike, monumenteve kulturore, qyteteve dhe njerezve i komunikojne shikuesve pamje te forta dhe mbreselenese, pa artifica te tepruara, duke i joshur te vizitojne Shqiperine, natyren, monumentet dhe jeten e saj.

Kompania qe mori te drejten e prodhimit te spotit ishte ajo holandeze CCP Rotterdam (Creative Content and Concept Productions), e cila njihet. Ndersa drejtori artistik i projektit, Andre Platel, i cili njihet si ekspert ne nivel nderkombetar ne marketing dhe komunikacion, duke keshilluar dhe mbajtur leksione ne mbare boten.



Tre spotet

20 Spoti i pare (Familja) prej 20 sekondash, paraqet nje familje (baba, nene, vajze) qe udheton kryesisht neper atraksionet kulturore dhe plazhet e vendit tone. Mamaja dhe vajza e vogel shihen nga syte e babait teksa shijojne pushimet e tyre ne Shqiperi.



30 Spoti i dyte (Cifti) prej 30 sekondash, paraqet nje cift te ri te dashuruar. Nga kendveshtrimi i djalit, ne shohim nje vajze te re te bukur, qe magjepset dhe intrigohet nga bukurite e Shqiperise.



30 Spoti i trete (i Riu) prej 30 sekondash, e sheh Shqiperine nga kendveshtrimi i nje te riu qe gjate pushimeve te tij, pervec atraksioneve kulturore, shijon edhe aktivitete sportive ne natyre si parashuta, kajake etj.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi