Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionNe, ne 10 me te preferuarat e botes

more_horiz
Ne, ne 10 me te preferuarat e botes




Motoja e spotit publicitar qe prej disa ditesh po shfaqet ne rrjetin televiziv CNN, "Shqiperia-dashuria e re mesdhetare", pasohet nga nje artikull ogurmire per turizmin shqiptar. Gazeta prestigjioze kanadeze, nje nder me te lexuarat ne bote, "Metro" ka nxjerre edhe per vitin 2008 listen e destinacioneve turistike qe keshillohen per kete stine pushimesh. Por si pershkruhet Shqiperia ne kete gazete, dhe cka te vecante per te qene ne listen e 10 vendeve qe nuk duhen humbur nga turistet kete vit?!

Per ata qe kane eksploruar shume nga cepat e botes, e kane nevoje per terrene aspak te shkelura, rekomandohet Shqiperia. Jo me kot! Pasi ne kete kend te botes, ne vendin e vogel mesdhetar, mund te preken plazhet e virgjera dhe keshtjellat mesjetare. Asgje nuk mbetet me kaq. Qendrat arkeologjike dhe zonat e mrekullueshme te fshehura ne Alpe, jane ato qe servir vendi yne. Jane imazhet e spotit qe ka kushtuar 300 mije euro, te cilat jane "perkthyer" ne fjale per gazeten kanadeze. Dhe Shqiperia eshte nje prej atyre shteteve qe "duhet" te deshirohet nga turistet boterore per vitin 2008.

Cdo vit e ka radhen nje vend i Evropes Lindore te hyje ne kete liste qe "Metro" e boton per t'i paraprire sezonit turistik. E ne vitin 2008 eshte radha e Shqiperise. Nuk jane shume fjale per te dhene arsyet pse duhet vizituar, pasi jane imazhet, fotot ato qe thone me shume se 1 mije fjale. E mesazhi eshte i qarte. Eshte momenti per te vizituar kete kend te vogel, rrethuar nga deti Adriatik, para se ai te njohe bumin e madh te vizitoreve. E keshtu, Shqiperia dhe promovimi i resurseve te saj turistike duket se jane ne rruge te mbare. Ka edhe prezenca e stendes shqiptare ne panairin e turizmit ne Berlin, nje prezantim i denje i natyres dhe vlerave kulturore te vendit tone. Ne stenden e cila niste me imazhet e alpeve, turizmin ujor, Butrintin e gjithcka specifike ka Shqiperia, bene jo pak vizitore te panairit te kthenin koken nga stenda shqiptare. Keshtu, edhe Shqiperia mundi te ftoje turistet per te prekur nga afer vlerat e saj, perkrah 200 vendeve me te bukura ne bote.



Ja 10 destinacionet e keshilluara:

1- Kina (Pekin)

2- Ishulli Maurice

3- Laos

4- Kanada (Kebek)

5- Shqiperi

6- Iran

7- Guatemala

8- Irlanda e Veriut

9- Anglia (Liverpul)

10-Kroacia



Plazhet e virgjera te Shqiperise


Jane 1 destinacionet qe rekomandohen nga "Metro", e perditshmja kanadeze e cila kete vit, nder 10 vendet qe rekomandon si trend turistik per vitin 2008, sugjeron edhe Shqiperine. Plazhet e virgjera te vendit tone, por edhe keshtjellat mesjetare dhe bukurite e fshehura ne Alpe, jane ato qe duket se do te joshin turistet botore per vitin 208.



Turizmi shqiptar ne CNN

Prej mengjesit te 7 prillit, ne rrjetin televiziv CNN nisi transmetimi i spotit per promovimin e turizmit shqiptar ne bote. Kohezgjatja e transmetimit do te jete 3 jave, ndersa ne total vlera e tij kap shifren 300 mije euro. Pas ketij spoti ne CNN, ministri i Turizmit, Ylli Pango, eshte shprehur se per te parin vit do te kete spot edhe ne Euro News per te promovuar turizmin shqiptar. Spoti do te transmetohet 131 here dhe nderkohe jane duke u shqyrtuar ofertat e kompanive per te realizuar tjeter spot.

descriptionRe: Ne, ne 10 me te preferuarat e botes

more_horiz
Ja vlen te kalosh pushimet ne bregdetin shqiptare.

descriptionRe: Ne, ne 10 me te preferuarat e botes

more_horiz
Pooo edhe pse duhet t'i mbajme me te paster

descriptionRe: Ne, ne 10 me te preferuarat e botes

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi