Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Turistėt e parė tė sezonit, drejt parqeve arkeologjike

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 8th May 2008, 15:28



Turistėt e parė tė sezonit, drejt parqeve arkeologjike



Vetėm dy ditė pas ēeljes sė sezonit tė ri turistik njė kruazierė tjetėr ka sjellė grupin mė tė madh tė turistėve tė huaj deri tani. "Pacifik Prince" ka qenė kruaziera 11-katėshe e ankoruar nė Gjirin e Sarandės. Nė rreth 700 arrinte numri i turistėve nė bordin e tij, shumica e tė cilėve ishin amerikanė, anglezė e francezė. Burime portuale thanė se pėr shoqėrinė turistike "Knjuard", e mirėnjohur nė botė, ėshtė hera e parė qė ėshtė e pranishme nė Sarandė, gjė qė i atribuohet partneritetit tė shoqėrisė turistike "Sipa Tours" me tė. Guida e turistėve tė mbėrritur ka qenė alternative, duke iu ofruar Butrintin, Mesopotaminė, Syrin e Kaltėr, Kalanė e Lėkurėsit, por edhe qytetin e Gjirokastrės. Jo pak prej turistėve tė ditės sė djeshme kanė preferuar tė jenė tė lirė pėr tė shėtitur dhe e kanė shpenzuar kohėn duke bėrė shoping nė qytetin e Sarandės, apo duke shkuar nė periferitė e afėrta tė saj, pasi kanė marrė makina me qira, apo duke pėrdorur shėrbimin taksi. Turistėt e huaj tė kėsaj fillim jave erdhėn nė Sarandė nga qyteti port i Solentos nė Itali dhe kanė vazhduar udhėtimin nė Dubrovnik.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi