Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Kėrkohet njė Butrint nėnujor

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 9th May 2008, 12:24

*
POPULAR

Kėrkohet njė "Butrint" nėnujor



Inventarizimi i pasurisė arkeologjike nėnujore do tė frenojė veprimtarinė e mafies arkeologjike. Ndėrsa zona ujore pėrballė qytetit tė Durrėsit, por dhe zona tė tjera detare tė vendit janė dėmtuar rėndė pėr sa u pėrket pasurive nėnujore qė ruajnė nė gjirin e vet prej shekujsh, thellėsitė e kripura tė cilat vazhdojnė tė konservojnė trashėgiminė e pasur dhe tė ftojnė pėr zhvillimin e turizmit nėnujor. Realiteti i sotėm ofron njė panoramė tė zymtė dhe aspak optimiste pėr njė zhvillim tė afėrm tė kėtij turizmi qė vjel interes dhe tė ardhura tė bollshme nė ato vende qė e zhvillojnė atė. Arkeologu nėnujor, Adrian Anastasi, tha pėr gazetėn "Shqip" se dėmtimi i vlerave qė mbartim nga e kaluara ėshtė bėrė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Madje dhe kjo verė mund tė jetė njė tjetėr stinė qė do tė regjistrojė njė ikje tė re tė pasurisė sonė historiko-kulturore tė detit. "Ēfarė ka pasur deri nė 10-15 metra thellėsi nga bregu i detit nė tė gjithė zonėn detare pėrballė qytetit tė Durrėsit ėshtė grabitur. Nuk ėshtė mė, krahasuar me ato qė raportoheshin nė vitet ‘70- ‘80", thotė pėr "Shqip" Anastasi, ndėrsa flet pėr masakrėn qė i ėshtė bėrė gjatė kėtij tranzicioni tė gjatė trashėgimisė nėnujore. Nė rast se Ministria e Kulturės do tė hidhte sytė nga turizmi nėnujor dhe qeveria do tė akordonte fonde pėr tė, specialistėt janė tė bindur se brenda dy vitesh tė paktėn Durrėsi do tė ofronte kėtė turizėm. Aktualisht, investimet nė kėtė drejtim janė zero. Ndėrkaq, tė rinj durrsakė, po dhe studentė shfaqin interes tė vazhdueshėm pėr t‘iu afruar botės sė nėnujit dhe kthyer nė profesion atė. Specialistėt theksojnė faktin se njė turist i arkeologjisė nėnujore sjell disa herė mė shumė tė ardhura se njė turist i zakonshėm.

Harta dixhitale pėr pasurinė arkeologjike tė nėnujit

Njė ditė mė parė, gjatė njė konference pėr shtyp u bėnė prezent rezultatet e njė projekti pėr krijimin e hartave arkeologjike nėnujore dixhitale tredimensionale. Krijimi i tyre ėshtė bėrė nė kuadrin e njė projekti tė Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė nė bashkėpunim me Fondacionin detar RPM dhe Institutin Amerikan tė Arkeologjisė Navale INA. Anastasi ėshtė bashkėdrejtues i kėtij projekti me arkeologun amerikan dr. Xhefri Rojal, ndėrsa supervizori i projektit ėshtė prof. Neritan Ceka. Nė fazėn e parė, projekti ėshtė pėrqendruar nė skanimin dhe realizimin e hartave dixhitale nėnujore, ndėrsa faza e dytė ka nė fokus skanimin, verifikimin e tė gjitha anomalive tė relievit dhe evidentimin, inventarizimin e tė gjithė trashėgimisė kulturore nėnujore. Sipas Anastasit, kjo ėshtė njė teknologji e pėrparuar qė jep mundėsi pėr pasurimin e hartave dhe pas pėrfundimit tė projektit. Kėrkim-studimi nisi nė jug tė bregdetit shqiptar aty ku ujėrat tona kufizohen me Greqinė, nga Kepi i Stillos pėr tė vazhduar deri nė veri tė Gjirit tė Sarandės, nė jug tė Kakomesė. "U krye gjithė skanimi i fundit tė detit dhe u konstatuan njė numėr shumė i madh anomalish tė relievit. Rezultatet e para janė shumė inkurajuese dhe tė rėndėsishme", tha gjatė konferencės arkeologu. Nė jug tė Gjirit tė Sarandės ėshtė evidentuar siti i njė anijeje transporti amforash qė i pėrkasin shek.IV p.e.s., ndėrsa nė veri tė kėtij gjiri u gjet njė sit qeramikash qė mendohet se i pėrket periudhės bizantine. Nė tė gjithė zonėn e skanuar u evidentuan 14 relike qė vijnė nga shek. XVIII deri nė ditėt tona. Pas studim-kėrkimit tė kėsaj pjese, kėrkimet do tė shtrihen deri nė ishullin e Sazanit, ku do tė pėrfshihen edhe studentė tė arkeologjisė sė Universitetit tė Tiranės.

Grabitjet

Tranzicioni i gjatė dhe i vėshtirė qė ka prekur egėrsisht shumė pjesė tė jetės shqiptare nuk ka kursyer as botėn e nėnujit. Njė pasuri e tėrė shtetėrore me vlera tė pallogaritshme ka pėrfunduar jashtė vendit, por edhe nė restorantet e shtėpitė e shumė shqiptarėve. Njė pjesė e mirė e vlerave qė mbart zona nėnujore e Durrėsit ėshtė dėmtuar, po ashtu dhe nė jug e veri. Piratėt e amforave dhe objekteve tė ndryshme tė magazinuara nė tabanin e detit nuk i kanė harruar ato. Njė masakėr e vėrtetė ėshtė kryer gjatė 16 viteve tė fundit nėn ujė. Nė shumė lokale tė qytetit tė Durrėsit, por dhe Tiranės, si dhe nėpėr shtėpi durrsakėsh sheh rėndom ambiente tė zbukuruara me amfora tė nxjerra nga deti. Shumė objekte tė tjera tė trashėgimisė janė trafikuar pėrtej detit pėr arsye fitimi. Njė pasuri e tėrė ėshtė vjedhur, ka rėnė nė rrjetat e peshkatarėve, por edhe ėshtė dėmtuar nga peshkimi i paligjshėm me lėndė eksplozive. Megjithatė, thellėsitė e Adriatikut janė tė paprekura. Arkeologu Adrian Anastasi optimist thotė se nėnuji ruan akoma vlera tė paprekura nga hajdutėt e tyre. Nėna natyrė me bujari dhe kujdes ka ditur t‘i konservojė ato nė thellėsi, duke i mbajtur larg grabitėsve tė ditur e tė paditur, kurse koha ka nxjerrė domosdoshmėrinė e ngritjes sė strukturave mbrojtėse tė specializuara tė kėtyre vlerave, tė cilat mungojnė plotėsisht. Ruajtja e kėsaj trashėgimie i lihet spontanitetit nga strukturat mbrojtėse ushtarake tė ujėrave dhe bregdetit shqiptar.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi