avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:51



Mama dhe Bijte



Gjithmonė e mė rallė tė shoh,
gjithmonė e mė tepėr
ēuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bijė.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnjė
kur duhet tė gėzohesh
e qė pikellimi tė ndjek si urith
pikėrisht kur liria hap njė shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, ē'deshi njė njeri si ti
nė kėtė botė tė sprovuar...
Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh,
e shtrenjtė dhe duart i ke si dy
bonbone tė vogla, tė emblat duar, tė sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtėpia, filaxhani i kafeėe dhe miresjellja ime
tė serviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė
nė modė...

Ēoje kokėn, pėrse qan?
Bijtė e tu janė rritur tashmė-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty tė duan
misheredhimbsur, mama,
nuk tė harrojnė,
mė mirė vdesin,
Ke dhe ti nė zemrėn e tyre njė dritare,
njė oval gezimi, drite e shprese,
sepse tė tutė ishin naivet,
si kuaj lufte, me sytė e mėdhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, siė dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zėrin qė e kishe si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mėnd, mama?
Nė shtėpi kėndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė lloj kėnge,
dhe syri yt i lumtur pėr ate lloj kėnge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtė,
naivėt qė ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke pėrballė, tė rrahur me jetė e me sprovė,
fėlligeshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Janė tė virgjėr, mama, tė pėrdalet e tu,
janė tė virgjėr,
lakuriq tė pambrojtur, me gjithēka tė fituar me
dhėmbė.

Mos i shaj, mama, se bėn faj. Mos i truaj.
Tė kanė dashur, mama, tė kanė dashur.
I duaj. (Kurrė prindi nuk mund tė
mbėrrije dashurinė e fėmijes.)

Kthehu, ecė nė vete, mama,
mos qaj mė.
Janė tė fundit vjetė tė tutė, nė
kėtė fėmijėri tė dytė
mund tė ngrohė pak dielli,
po t'i terėsh sytė.
Fshiji lotėt, mama, jemi dėrmuar,
tė buzeqeshesh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne.

O femija im i dėshpėruar,
mėkati mė i madh i perėndisė mbi dhe.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:51

Qėndro i Fortė Mik!

Ajo qe ishte kaq e bukur
Ne nje moment...
Edhe mund te behet e trishtuar.
Ajo qe ishte kaq e embel
Edhe mund te jete hidheruare...
Kurajo mik!Qendro i forte si mal
Dhe do te shohesh,
Dikush te pret me mall..:-)



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:53

Vajza e brishte dhe bota ireale

Nje mbremje kur sapo kish mbaruar se pikturuari me akuarele ,nje dame te vitit 800 me floket e mbledhura topuz,dhe fustanin e gjate dhe te mbledhur me rrudha ne mes,mamaja erdhi ne shtepi me nje shoqen e saj piktore,e cila u befasua kur e pa.Kam nje shok qe drejton rrethin e piktures dhe pregatit per konkurs ata qe duan te vazhdojne liceun per pikture i tha mamase.
Me te shumtit e grupit ishin djem.Filluan te pikturonin fluturat natyrale,ku ēdo njera prej tyre kishte nje game ngjyrash te veēante,por qe harmonia brenda nje game ngjyrash te linte te mahnitur. Me vone beri dhe vete nje koleksion me flutura natyrale.
Ne dyqanet e kinkalerese letra per te punuar me akuarel nuk gjendeshin kollaj,ndokush i gjente me miq ne studiot e arkitektures.
Ne studion e mesuesit tone muret ishin te mbushura me panorama nga alpet.
Me shume kish perdorur ngjyrat e ftohta,nenngjyrat e bluse dhe jeshiles mbi fletat e bardha.
megjithate trasparenca bukuria e peisazheve ishte mahnitse.Pishat,Liqeni i luleve..
Me bojra vaji, tempera e pastele ,punonte shume pak
Atrazioni per kete bote ireale te perbere vetem me piktura,penela e ngjyra,forcohej gjithmon e me shume ne shpirtin e vajzes se brishte.
Ne kete bote shihte te meshiruar miresine e vertete,bukurine pa kufi nje fare parajse tokesore.
Nje dite u gjenden ne studion e nje piktori tjeter,ndofta pak me te njohur se te mesuesit te grupit.
Aty ishin mbledhur dhe nje grup poetesh qe diskutonin duke admiruar piktorin S.K ,i cili levizte me shpejtesi penelin,mbi bezen e bardhe te fiksuar mbi kembalecin trekendesh.
Sapo nderprene pak biseden,u rane ne sy grupi i te rinjeve,dhe syte e tyre qendruan mbi vajzen e brishte e cila ish skuqur nga gjithe keto shikime.
Per here te pare qe kurse frekuentonte grupin ishte veshur me nje fustan jeshil,prej nje cope dhe fantazie shume te bukur.
Me shume se per ti bere qejfin vajzes,kuvenduesit filluan te pershkruanin bukurine e saj,me fraza te ndryshme,sikur te benin gare per aftesite e tyre per tu shprehur.
Komplimenti qe u pelqye me shume prej te gjithve ishte ai i poetit F.A.:
Gjeja me e bukur tek ty,-i tha ai vajzes pasi e pyeti prer emrin,-eshte emri i jote i shqiptuar nga buzet e tua si petale.
Pas kesaj piktori S. K. me floket e zeza dhe pak me te gjata nga te tjeret,,i kerkoi vajzes te pozonte vetenm dhjete minuta per te.
E uli ne nje poltrone ,i vendosi ne dore nje kitare,dhe iu lut te mos leviste
Piktori nuk genjeu,me ne shpejtesi ta paimagjinueshme, e perfundoi kompozimin me akuarel,dhe ngjashmeria dhe ngjyrat e saj,mahnten te gjithe.
Piktori donte tia jepte vajzes pikturen,pasi nga zemra ishte bujar,por nuk mundi te ndahej dot.
I premtoi se ndonje dite do ti jepte nje kopje,por as kjo nuk ndodhi.
Disa vjet me vone ne provat,e korit te gjimnazit,nje djle nga te orkestres,i tha se kishte ne shtepi pikturen e saj.
Djali ishte i dashuruar me vajzen e vertete,dhe vajza me boten ireale.
per vajzen e brishte fakiret ...qe vertiteshin si satelit dhe qe benin pjese ne boten reale nuk paraqisnin asnje interes..
sa per pikturen,ate po e pret ..akoma...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:54

Ēmendina me portė hapur

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pėrgjithmonė",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.

O te cmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.

Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:54

Fikje

Ti kaltėrim ke qenė dikur. U erre.
Nuk e kupton ēfarė do tė thotė kjo?
Kujto se si vėrsulej rrezja ime
shigjetė drejt qiellit tėnd.
- Kujto.
Kėnaqėsi e sigurisė tė erri.
Tani shpotit tė tjerėt, duarxhep.

Po buzagazin aq krenar tė paqes
pėrse fytyra jote mė s’e jep?

Si paralajm nė ato mbrėmje prilli
me heshtje plumbi ma prisje ēdo fjalė.
Ti kaltėrim, ti egoist i kaltėr,
m'u fike nė duar ngadalė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:55

Klithma ime

Une do te vdes,
me kot lutesh te zgohem nen kete hark te kuq te perendimit
ku pisha digjen,
e kote t'i ngjallesh akrepat e muget te ndjenjes ne kete ore.
Sepse kam rene,kam rene prej kohesh,
E madhe,me zhurme,e vrare kam rene,
me nje plage te kuqe qe e shihja vetem une.
Oh,me zhurme,me shume zhurme kam rene,
e pakallur kam rene,
mbi kete toke kam rene.

Dhe askush s'e pa ku ra ulerima ime,
askush s'e degjoi,
askush nuk e di ku endet tani ajo,
ku ulurin ulurima ime.
Te kam prane rini e fresket,
tendencioze,plot muskuj.
E shoh doren tende te zgjatur permbi trupin tim,
doren tende te forte,doren tende te lutur,
dhe buzet e tua shpirtndjellese i prek e i degjoj me zemer.
Por..une kam rene,une po shuhem ngadale,
nen peshen e trupit tim qe po ftohet
te gjakut itm qe po ngrin ne deje,
nders klithma ime shtegeton e jeh,
dhe vetem per te behem merak une,
ndersa vdes.
Ju a e degjoni?



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:56

Nocione te shkreta

Nocione te shkreta,
Ne vetmi hapesire prej jush te perbere
Kaloj inerci bashke me ju
Ne hapesiren time te perbere prej meje
Si ne nje qytet ku sapo kane ikur te gjithe
………………………pergjithmone
me nje ndjenje absolute moskthimi
(gje e cila, e di, nuk mund te ngjase.)

Nocione te shkreta,
…te mbetura hava, jashte cdo lidhjeje
…nga shkaku i mjere dhe madheshtor
…qe une nuk ndjej me.

Shqise shqise
Shqise, o viktima ime e pare,
Prape u hape, prape po thith, e pastruar
Rikthehesh ne jete
Truri si nje djall te perdor
I yshtur per krim te pakapshem nga ligji
Shqise, o viktima ime e shenjte
Keshtu dhe sonte
E kthjellet
(o zot, sa e bukur je, kur e kthjellet je)
terheq e thith por s’permbushesh
asgje s’te pergjigjet, asgje s’te perket
dhe ty e dashur, prape te duhet te japesh
por sonte, as per t’I dhene kush s’te prźt
askush s’te do, o shqisa ime
dhe truri, ky djall magjik
tani po qan.
Dhe sa gjynah qe eshte
Kur qan nje djall!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:57

Pjalmimi i Luleve

Ishte njė vogėlush si drita
me sytė si nata
i gjithi yll.

Qėndroi pėrpara humnerave tė mia,
i befasuar klithi:
Zonjė, ju po rrėzoheni!

E di, i pėshpėriti vėshtrimi im,
dhe me krahėt e mi e pėshtolla
puthjen e tij tė qumėsht si seksi i tij-
aq mund tė mė dhuronte tė mė shpėtonte.


Gjithė ditėn fekondonte lule
dhe nė mbrėmje, kur e pickonin yjet
vraponte, thėrriste:
Zonjė! Ju po vdisni, ju po gremiseni!
dhe prapė njė puthje qumėsht.


Ishim tė dėrmuar tė dy:
puthjet me gjarpėrinj qė patėm premtuar
dhe pėrqafimet me ujqėr
nuk mundėm t‚i bėjmė.


Dhamė ca puthje me bolla lėnguese
qė pas njė dite bėheshin shėruese.
Shpejtėsinė e plumbit ndjeja pėrballė humnerės
dhe shvoshkjen e pakapshme nga gėzhoja...


Shko vogėlushi im, mos ma shto vetminė
me pėrpėlitjen tėnde pėr tė mė shpėtuar,
Shiko si i lėpijnė buzėt e kulloshtra, tė dobėtit,
duke na lakmuar...


Unė e di: do tė qash me lotė zemre pėr mua
dhe do ta pėrdorėsh seksin tėnd si kamė
pėr t‚ua ngulur nė bark
atyre qė pėrqeshin pėrpėlitjen.


Dhe nė gremisjen time do tė shoh si nė ėndėrr
pjalmimin e luleve.
Dhe do tė jem per ty mė e Bukura e Parajsės
sikurse isha dhe mė e bukura e ferrit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:57

Ti do te Heshtesh


Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:58

Ti do te Heshtesh


Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 19:59

Qe ti je Gomar kjo Eshte Dicka qe Duket


Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 21:10

Vdekja


O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 21:10

Eshte Cudi kur je Femer


Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 31st May 2008, 21:11

Armiku Im


Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2014, 09:11

Hyrje
 
            Mimoza Ahmeti (lindur 1963 nė Krujė, Shqipėri) ėshtė poete nė mesin e poetėve mė tė shquar bashkėkohorė shqiptarė, dhe ndoshta mė i njohur femra shqiptare. Librin e saj mė tė popullarizuar dhe vlerėsua nė mėnyrė kritike ėshtė mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar nė 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj mė tė fundit tė poezive ėshtė pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004. Ahmeti ka botuar gjerėsisht dhe librat e saj janė pėrkthyer nė italisht, frėngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizės, coordinatif absurde Italy.L ', tregime tė shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjė. Edhe pse mė i njohur pėr poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime tė shkurtra, artikuj dhe novela. Ajo ka ventured nė fushėn muzikore, pjesėmarrėse nė disa festivale tė muzikės shqiptare, si "Kenga Magjike", "Maratona Popullore". Ajo kishte si pikturuar si njė seri e ēorape tė holla. Mė 1994 ajo kishte njė ekspozitė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Tiranė. Ahmeti ishte njė kandidat pėr Partinė Demokratike nė zgjedhjet lokale 2001 Tiranė



Poezi
 
MIMOZA AHMETI
 
 
 
ĒMENDINA ME PORTĖ HAPUR

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pėrgjithmonė",
Nga ky dhe qė ishte juaji, joni,
qė ėshtė ēmendina jonė.
Ēmendina jonė e dashur, mallėngjyese
me kafkat shqyese.

O tė ēmendurit e mi tė shtrenjtė,
sa ju dua,
megjithėse kurrė s'ju flas,
megjithėse kurrė s'mė flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'mė duroni.
Por ky ėshtė rit:
ne nuk e shohim nė sy njėri-tjetrin
pėr pa urryer,
dhe ky ėshtė shkak
pėr t'u dashur gjer nė ēmendim,
duke buzėqeshur ekzaltisht,
ndėrsa nė faqe
lotėt na rrjedhin,
lotėt.

Bashkėvuajtės tė mi
qė ikni mėrgueshėm,
tė ēmendinės sonė unikale,
me sy tė fiksuar
pas njė ideje tė vetme,
oh, vetėm pas njė ideje tė vetme,
qė askurrė s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjėherė nė ka pėr t'u gjetur.

Shpėrndahuni, ikni, tretuni.
Vend mė vend shtet mė shtet...
Oh, ēfarė piskame pisket
nga ēmendina jonė
nė orėn e vonė tė perėndimit,
kur malli e merr pėr bijtė nė Perėndim...

Ē'trishtim!
Mure tė rrjepur. Mure qė gjithmonė
kufizojnė horizontin
pėr tė lėnė njė qiell pa fund pėrsipėr.

Aty pas mesnate dėnesjet mbarojnė,
dikush me vete po flet:
Sidoqoftė shqiptarit,
kudo qė tė ndodhet,
i mjafton marrėzia e vet...

 


ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshherė mė fyeve nė mėnyrėn mė tė dobėt,
shpeshherė tė fyeva nė mėnyrėn mė tė cekėt,

armiku im.
E ē'do tė ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dijė.
(kur kushtėzimi mbaron
qenia zhduket)
Armik. Armiku im.
Prej teje rashė nė gjurmė dhe pėrfitim
tė asaj qė kėrkoja,
prej teje gjallėroi jeta ime, u zgjua,
u pėrbetua,
dhe ngashėreu,
kur vrasja shpirtat ngėrtheu.
Oh, nė tė vėrtetė ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikėrisht ato,
qė ne zhvleftėsuam
ndėrsa rrugės ecėm,
qė asnjėher s'i ditėm,
s'i llogaritėm,
TURMAT,
qė inerte derdhen
dhe frymė marrin
me injorim,
lanė pasojė
mbi shpirtin tėnd
mbi shpirtin tim.







QE TI JE GOMAR KJO ĖSHTĖ DIĒKA QĖ DUKET

Fytyrė e bukur dikur, tani stigmatike,
nė gjurmėt e tua gjej vrasjen qė tė kanė bėrė,
nė gratė qė i humbe, qė i braktise, a shpėtuan duke ikur prej teje,
pėr tė mbetur gjallė diku
nė lemoshe ndjenje.
Fytyrė e bukur dhe sot, me gjithė prishjen, dyshimin,
dekompozimin,
trup qė zvarrisesh e birresh nė tokė tė mallkuar.
Masė vigane dhe e dėshpėruar njėkohėsisht.
Njė vath nė vesh-diē ja nxit kotėsisė kuptimin.
Ēdo ditė humb diēka nga cilėsia e yllit,
vdiresh nė rėrė.
Ēdo natė fiton diēka nga pamortėsia e vdekjes.
Oh, tani qė po shuhesh, ndėrsa vazhdon akoma tė shuhesh
vėrvit nė ajėr tentakula tė tmerrshme vetmie tė shthurur
me lak fshikullues kap, tėrheq e shtrėngon,
robėron
me buzėt sterile, trupin e pandjeshėm.
Shpesh kam rėnė nė gjurmėt e bjerrrjes sate, shfrimit
mėnyrės sė tėrthortė tė shfaqjes, helmimit,
fshehjes, sofizmit, lėkundjes, sė paqenės,
asaj paqendrueshmėrie qė nuk ngre dot bazė.
Ndjenja luksoze, nė esencė shkatėrruese,
gėrryejnė si macet gjire grash tė lėna.
Rrugėhumbur i bukur qė vazhdon tė humbėsh,
qė di tė sillesh, por qė etika s'ta pėrmush dot shpirtin.
Jam jotja, mė ke, gjithmonė mė ke pasur,
mbėshtetje, frymė, shteg nė rrugė pa krye,
Por ti s'e kupton, ngaqe je gomar,

dhe ky ėshtė shkaku
qė unė tė dua tmerrėsisht.



 
TI DO TĖ HESHTĖSH

Ti do tė heshtėsh gjatė atė ditė,
ndoshta pėr fare atė natė,
kur tė mos jetė
mbi sferėn e humbur tė tokės,
figura ime krenare
me sytė e fuqishėm si shpezė
qė veē lirisė i pėrkasin,
qė ti, ti i deshe aq shumė.
Ti do tė heshtėsh djalė,
ti do tė heshtėsh, burrė,
ti do tė heshtėsh, shpirt,
kur tė mos jem mė unė.
Dhe mjekra jote pshtetur mbi klavikul,
do tė heshtė.
Oh, nuk do tė jetė mė ajo heshtje,
njė nga ato qė vibrojnė afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungesės,
ajo heshtje e kthimit tėnd,
nė njė, nė njė, nė njė.
Ti qė gjithmonė me mua ishe dy,

dhe prapė njėsuar,
po kurrė bir vetmie.
Do tė heshtėsh,
ti qė aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qė i kishe fjalėt si guaska tė rralla,
qė m'u desh aq rrugė tė eci pėr t’i gjetur,
do tė heshtėsh ti, qė aq shume tė desha,
Do tė kthehesh nė njė burrė si mijėra
(kurrė nuk mbaron argatėria sė ngrėni burra.)
Do tė heshtėsh. Do tė ēohesh. Do tė ikėsh qė andej,
krahthyer drejt gojės sė argatėrisė do t'ikėsh
duke t’u zvogluar trupi, shpatullat nė largėsi.
(Pika mė raftė sa fort t’i desha shpatullat!)
Do tė ikėsh argati im, do tė zhdukesh,
dhe kėtu historia jonė do tė mbarojė
historia jonė e padėgjuar
qė e pėrgjonin yjet e pikuar
e qė kapnim me dorė nėn ēati.



DELIRIUM

I thyer, i errėt, i vrertė
qėndroj dritė lėshoj,
mjaltė rrejdh nga vrujet e mija
e thyer nė pikėn mė tė dobėt
tė tė mbeturit vetėm
qė askujt s’i sjell dėm,
por mua mė mbaron
prej dhimbjesh
qė kullojnė ėmbėlsi
gjaku tė shtypur

nė vetmi.

Oh, gjeniale ėshtė kjo gjendje
kur ndėrsa kuptoj qė gjithēka kam humbur
lumturinė e pafundme ndjej
tė qenies sime
qė e kam nė dorė,
atė,
qė s'mund tė ma dhurojė
asnjė lavdi, kurorė.

Lavdi! Ē'ėshtė kjo fjalė
nga mbėrriti tek unė,
si ka dalė ?
(Me siguri ndonjė ambicion i dobėt
i panatyrė.)
Kthehem nga kthehem nga natyra mbėrrij
qėndroj, dua tė gjykoj,
prap tėrhiqem.
Kaq i bukur dhe njėhershėm i vdekshėm
njeri.
Kaq i zemėrt dhe prap i vetmuar.
Kaq fuqi dhe po aq dyshim

Oh, padyshim,
shtjella inerte rilevon nė ikje
ēdo absolut relativ papritur.
Vetėm bukuria, ajo ka tė drejtė
tė pretendojė.

Pėrse ikni prej meje krijesa reale?
Nė njė pėrshkrim tė ikshėm e sotmja

nė tė djeshme ndėrroi
aq shpejt sa dot s'e konceptova
(thua ka jetė pa konceptim).
Dėshira uritet pėr njė tė nesėrme
qė nuk ėshtė imja.

Pėrse ikni prej meje krijesa reale?
jetoj njė jetė sendesh gjithmonė tė paqenė
dhe vetėm vetveten e kam nė duar...
Oh, nuk ka lumturi si kjo,
por as pikėllim si ky s'mund tė ketė.


 

MAMA DHE BIJTĖ

Gjithmonė e mė rrallė tė shoh,
gjithmonė e mė tepėr
ēuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogėl, mama, e pafajshme
dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinj.

Ti qė u plake dhe qan si foshnje
kur duhet tė gėzohesh
e qė pikėllimi tė ndjek si urith
pikėrisht kur liria hap njė shteg.
Po ti je e vogėl, mama, e
pafajshme...

O zot, ē'deshi njė njeri si ti
nė kėtė botė tė sprovuar...
Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh,

e shtrenjtė dhe duart i ke si dy
bonbone tė vogla, tė emblat duar, tė sheqerta
nga lotėt e tu.

Mirėserdhe mama!
Ja shtėpia, filaxhani i kafesė dhe mirėsjellja ime
tė serviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė
nė modė...

Ēoje kokėn, pėrse qan?
Bijtė e tu janė rritur tashmė-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty tė duan
mishėredhimbsur, mama,
nuk tė harrojnė,
mė mirė vdesin,
Ke dhe ti nė zemrėn e tyre njė dritare,
njė oval gėzimi, drite e shprese,
sepse tė tutė ishin naivėt,
si kuaj lufte, me sytė e mėdhenj
ushqyer me ujėra kroi.

I deshe fort, mama, siē dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zėrin qė e kishte si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mend, mama?
Nė shtėpi kėndoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė lloj kėnge,
dhe syri yt i lumtur pėr atė lloj kėnge,
dhe jeta ishte organike, mama:
luanin kalamajtė,
naivėt qė ti i rrite me delir horizonti...


Ja ku i ke perballė, tė rrahur me jetė e me sprovė,
fėlligėshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka stėrpikur.

Janė tė virgjėr, mama, tė pėrdalėt e tu,
janė tė virgjėr,
lakuriq tė pambrojtur, me gjithēka tė fituar me
dhėmbė.

Mos i shaj, mama, se bėn faj. Mos i truaj.
Tė kanė dashur, mama, tė kanė dashur.
I duaj. (Kurrė prindi nuk mund tė
mbėrrijė dashurinė e fėmijės.)

Kthehu, ec nė vete, mama,
mos qaj mė.
Janė tė fundit vjetė tė tutė, nė
kėtė fėmijėri tė dytė
mund tė ngrohė pak dielli,
po t'i terėsh sytė
Fshiji lotėt, mama, jemi dėrrmuar,
tė buzėqeshėsh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne.

O fėmija im i dėshpėruar,
mėkati mė i madh i perėndisė mbi dhe!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2014, 09:11

Fluturoj e Lire

Nuk me besohet...ēudi...
Ne pikėn e nisjes
Ndodhem pėrsėri.
Njėsoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kanė thėnė me kot
Por unė besova ėndrrėn
Tani qė po derdh lot
Nuk dėgjoj dot as kėngėn..

Nuk i shkėputa prangat
Pėr tu burgosur me ndryshe.
Fluturoj e lirė .
Si njė dallėndyshe.



Shiko profilin e anėtarit


#17

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi