Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionEmigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Nji njeri qe humb rrugen dhe nuk din kah te ja mbaj majtas apo djathetas merr busollen dhe mendon ta orientoj por ja qe faktori njeri shum shpejt hap rrugen per te mbijetuar ket rrug te mallkuar dhe me plot angth dhe shtres se si do te lyp buk si uje si do te mirem vesh ado te behem e aft te komunikoj vet pa ndermjetsues ky ishte fillimi cdo fillim ka veshtersit e veta edhe ditet e para ne emigracion jan te veshtira por te perballueshme kur ke vullntin dhe shpresen .

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Sëmundje shekullore e pa trajtuarmirë nga mjekësia shqiptare,e operuar nën kirurgun pushtues,ka plot shkaqe që i drejtuan në këtë rrugë të dhimbshme e të mundimshme,dhe pa eliminimin e shkaqeve kjo plagë nuk shërohet.

Të jetosh jashtë atdheut,veq mallit për atdhe ke edhe shumë vështirsi tjera,ballafaqohesh me gjuhë tjetër,kulturë tjetër,punë që nuk e kryajnë ata që je strehuar në vendin e tyre,por detyrohesh të e punosh me paga të ulta,je i përbuzur në sy të të huajëve..........................

Integrimi në këtë shoqëri për të moshuarit është i vështirë,mos të themi i pa mundur.
Urojmë së shpejti të i prehen rrënjet kësaj plage të dhimbshme shekullore.

descriptionEmigracioni

more_horiz
Emigracioni

Shqiperia ka pasur nje fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve 90.
Ky aspekt i rendesishem i regjimit demografik ishte pothuajse i pa njohur para viteve 90, kur shoqeria shqiptare ishte nje shoqeri e mbyllur.
Pas viteve 90 perberesi kryesor qe percakton regjimin demografike behet emigrimi,ku 15% e popullsise ka emigruar ne vitet e fundit.
Italia dhe Greqia mbeten vendet kryesore te emigrimit te shqiptareve.
Ky fakt ka ndodhur si nga afersia gjeografike dhe kulturale,si nga veshtiresia per te bere zgjedhje te emigrimit,ne menyre te rregullt dhe legale.

Ne kete teme ftoj te gjith emigrantet shqitpare te komunikojn me njeri-tjetrin mbi shqetsimet , problemet dhe endrrat e tyre.

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
emigracioni ka qen edhembet ne vazhdimesi ,si ne koherat e viteve 90 edhe me pare ,edhe nji fenomen i pasheruar ,keshtu qe mendoj une si emigrante cdo dite qe nji dite jo te larget te jen ne vendin ku kam lindur edhe jam rritur ,ket e thom pa perjashtue edhe shum emigrant qe endrra e tyre eshte sa me shpejt te gjinden ne vatrat e tyre ,sepse shum her ne ndihemi njerz me atdhe ,por pa atdhe.

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Miqte e mi !
Emigracioni ka egzistuar,egziston dhe do te egzistoj
Nje pyetje dua te shtroj para jush,dhe sipas mendimit tuaj mund te pergjigjeni
EMIGRACIONI ESHTE
1- ndihme ekonomike?
2-plage shoqerore?
3-mallkim?
Mund te pergjigjeni dhe me kombinime te ketyre te mesiperme,dhe si e shpjegoni?

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
1 emigracioni eshte ndihme ekonomike ,duke marrun parsyshe qe emigracioni per kosoven ishte magjeja e kosoves ter jeten
2 eshte plage shoqerore sepse ,eshte veshtire te qendroj i pasimiluar ,dhe e ka te veshire te mbaj te papregur kulturen qe ka .
3 mund te gjuhet edhe mallkim ,kur dihet sa njerz perbiu emigracioni dhe sa nana la me duar ne gji duke pritur bijet e tyre sa nena la me sy qelur pa mbyll syte duke shikue kur do ti ketheht nji dite djali ,e ky eshte nji mallkim .

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Si rregull duhet te jap edhe une mendimin tim
Pergjigja ime eshte MALLKIM
Pse?
Sepse jemi te mallkuar qe nuk gjejme menyren per te prodhuar te mira materiale ketu ne vendin tone,qe te mos emigrojme per arsye ekonomike
Jemi te mallkuar sepse shumica jone ka emigruar ne vende fqinje qe dihet shume mire se sa na "duan" ata
Jemi te mallkuar sepse nena ime nuk me gezon dhe te me kete prane,femijet e mi nuk dine c'eshte gjyshi apo gjyshja,dhe nena dhe babai im nuk puthin niperit e tyre por fotografite e tyre.

Shpesh here pyes veten.Mos valle mallkimi do te me ndjek edhe mua.Femijet e mi do te emigrojne diku larg meje dhe une nuk do te kem mundesi ti shikoj,mire qe me mungon nena dhe babai .

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Semundje shekullore dhe pa sherim per shqiptaret qe dhe pas 25 vjetesh vazhdojne te emigrojne!

descriptionRe: Emigracioni s'mundje shekullore

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi