Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Poezi nga Eva Sotiri

Share

descriptionPoezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Trokit !!....


E ndjen se jemi larguar?

Nuk vjen më në orët që vije!

Por vargjet pak më të rralluar

Zemrës i veshin dritë-hije ..!



Ti jo nuk e di se si unë

Në çdo çast veç ty të kërkoj.

E ndjej kur ti je në furtunë,

Trishtimin me ty përjetoj…



Më thuaj nëse si më parë

E ndjen se ç’mendoj unë tani!

Dërgomë një tingull, një fjalë

Trokit dhe kur unë heshtur rri…!

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Si nje i ikur ëndrrash


Me tik – takun monoton e fatalist
Të saj,
Koha mërgon kërcënueshëm
Të fundit takim…!

Në këtë largësi akullnajash
Të asaj dite me sot,
Ku herë ngrenë koken e herë zhyten thellësive,
Copëra Dielli e buzëqeshjesh,
Copëra mjegulle e lotësh,
Filozofimesh të boshatisura
A klithjesh proverbiale –
Ti më pervijohesh
Si nje i ikur ëndrrash
Mes një bote që të kthen veç shpinën,
Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

Mos prit më…
Eja!
Sikur gjithë jetën të endeshe
Aerodromeve,
Stacioneve gjithfarësh të botës,
Do t’ja vlente që një ditë
T’iu arratiseshe veshtrimeve
Akulluese dhe boshe,
Si shatërvane pa ujë…

Do t’ja vlente të vije sërish
Në Botën e Zemrave që të presin…
Do t’ja vlente regëtima tronditëse
Bashkë me lotin e ngrohtë
Që buron Jetë dhe Dashuri!

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Nje zemer....!


Ne ditet e ngopura
me shoqerira te paverteta;

Ne ditet e mbushura

plot thashetheme moderne

per pasione personalitetesh

a per deshtime qeverish;

Ne ditet e marra, kur te duket me kot
se je dashuruar;

Nder dimrat fals
a verat e rreme;

Ne koridoret e merzitshme te sekondave,
ku shpesh akullon kotesia;

Ne oret stresuese,
kur larvat te duken gjarperinj;

Ne castet makabre,
kur tangerlleku fsheh emocionin;

Ne heshtjen e lige,
tamam kur duhet te flasesh;

Eshte mire te shikosh pak qiell
jo artificial...!

Eshte mire te degjosh
nje fjale te vertete...!

Eshte mire te te perqafoje
nje zemer si e jotja...!

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Kujdes nga ajo “urrejtje”…


Ata të dy urrehen, qetësine mos ja u prish

Dhe mos ndërhy në mes tyre tani!

Koren e plagës së urrejtjes mos e gërvish!

Dikur mund të ketë qenë dashuri…


Me fjalë të kota atyre mos iu drejto!

Shmangu më mirë, mos bëj zë!

Nga muret e ndarjes - kështjellë, mos u gabo!

Do ketë padukshmërisht porta në të.


Në rrënoja fjalësh të zymta, trishtuese ngujuar,

Mos mendo se i gjen domosdoshmërisht.

Më mirë vër re - në shikime mos janë përqafuar!

Urrejta që ne perceptojmë mbart ndjenja pafundësisht.

descriptionPoezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Gjyshes time


Ishte seç na ishte në një kohë...!
Kështu i nisje përrallat, gjyshja ime
dhe unë me ëndje zhytesha në to
e rendja bashkë me ty nëpër rrëfime.

Ti më tregoje, e ëmbla gjyshja ime,
plot historira trimash atdhetarë…
Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
pastaj për çesmat që pikonin ar…

E mengadalë, plot përkëdheli,
dorën e plakur më vije mbi kokë.
Unë qeshja, siç qeshin fëmijët
dhe të puthja në të bardhat flokë.

Edhe sot, prapë fjalën tënde dua,
ngrohtësinë e zemrës, sytë e tu…
Je në shpirtin tim, gjithmonë me mua,
megjithë boshin që mbeti këtu…

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Kur nuk te takova…


Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
Ajo largesi nga zemra qe dua.

Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
Malet dhe rruget qe neve na ndane…

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Nje kenge per ne te dy…

Sa here qe jemi bashke ti me thua
Se do me rrembesh gjithe ngrohtesine
Dhe ta mbash me vete
Per ta pasur dikur, nese i ftohti te rreshket neper shpine.

Sa here qe te takoj ti me thua
Se do rrembesh aromen e flokeve te mia
Per ta mbajtur brenda teje
Sa here qe te duhet te enderrosh…

Sa here qe te shikoj ti me thua
Se do ta marresh driten e syve te mi
Dhe do ta ruash ne zemren tende
Per te bere drite kur jeta te jete e erret..

Kur te jemi bashke
Une do rrembej gjithe rrahjet e zemres tende
Dhe me to do te ndertoj krahet e nje fluture
Qe te rrije me mua dhe te me tregoje per ty…

Kur te jemi bashke
Do te te dua dhe vetem do te te dua
Dhe gjithe kjo dashuri do jete
Me e bukur se gjithe endrrat e gjithe te dashuruarve.

Kur te jemi bashke
Nga cdo enderr do çele nje lule
Nga cdo lule, nje fole dashurie,
Nga cdo fole, nje kenge per ne te dy…

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Me mungon e tashmja…



mungon e tashmja që po jetoj

Çuditerisht pa logjike, gërshetohet me kujtesën
Dhe së bashku falsifikojnë dhe e zhbëjnë
Realitetin.

Cilat ngjarje sërish do të përcaktojnë
Pjesëmarrjen tonë në këtë jetë?
Cila karikaturë pasioni do të imitojë
Dashurinë?

Habitem me shpejtësinë e kotësisë
Nese ndihemi më të plogët se breshka.
Më të palëvizshëm se mali.
Në praninë e matematikës së ndjenjave?

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Ndryshe

Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
Alternuar neper jeten drite e terr,
Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
Nuk e di se si, nga c’porte valle
Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
Por … asgje nuk eshte si me pare…

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Zoti, Unë dhe Ti

Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

I lashti ligj i botës është kthyer mbrapsht rrëmbimthi.
Vetë Zoti sofrën shtron…
Dhe ne si dy të mjerë i shesim tangërllik
Si Papë apo Cambronne.

Dhe s’kemi frikë fare, por rrahim krenarë krahët
Prej parafine bërë.
E Zoti buzëqesh kur na sheh majë kalit.
S’le diellin të na zërë...

Që krahët mos na shkrijnë dhe me ndriçim qiriri
Mos biem përmbi dhe.
Na lë të ndjejmë dhe pak të Bardhën Dritë të Qiellit,
paçka se s’është për ne.

Dhe prapë qëndrojmë larg, me mijra vite dritë,
ndonëse kaq të vetmuar
e Zotit zemërmadh i shesim tangërllik,
me zemrën tonë të shuar.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Kjo jam unë…

Tinguj dashurie,
kurajë para vdekjes.

Nevojë për ëndrrën,
gëzim për jetën…

Liri në të vrapuar,
pasion në të kërcyer.
Foshnje në të qeshur,
mistike në lutje…

Trishtim, xhelozi,
dhurim, përkatësim, dëshirë…
Të mos dish se ç’të bësh…
të bërtasësh a të qash…

në trishtimin e një gjesti,
në kuriozitetin e një vështrimi,
Të dashurosh pa kuptuar,
Të urresh pa dashur…

Të jesh e ëmbël dhe e fortë,
grua dhe fëmijë njëkohësisht…..

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.

Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…

descriptionPoezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Sikur një ditë…

Sikur një ditë të mos jesh më në jetë
çdo të bëhesha vallë?

Ç’metamorfozë tmerri do të pësonte
trupi dhe shpirti im?
Ç’hije monstruoze do të përpinin
diellin…?
Ç’fuqi e paimagjinueshme,
cila perëndi e plotfuqishme
do niste të belbëzonte enigmën e të duruarit
të mosqenies tënde…?

descriptionPoezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Më thuaj…

Rastësisht
emrin e dashurisë ke marrë ti?

Është shndritur
nga mijra drita verbuese imazhi yt
dhe gjithë këto drita
të ndezura nga fantazia ime,
jo nuk më lënë
Të të shoh qartë…

Pa e ditur mirë vlerën tënde të vërtetë
të dashuroj…

Thuamë: E jotja vallë është kjo meritë,
a dashurisë i takon…?

descriptionPoezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Të keqkuptuar


Kemi gjithmonë një detyrë shumë të vështirë:

Të gjejmë forca për të luftuar

gjykimin e pavërtetë të të tjerëve

në të pandryshueshmen

botë të rregullave.

Jetojmë shpesh në moskohë dhe në mosvend,

të pasigurtë për të tashmen,

si fëmijë të braktisur

në një botë kujtimesh dhe pendimesh.

Konfuzë për dimensionet e vërteta të jetës,

të vdekjes,

të pazëvendësueshem,

të papërsëritshëm,

të keqkuptuar.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Ëngjëj dhe djaj


Ditët tona nisa të mbledh një nga një

pas fatit të verbër, mes shtegut harraq.
M’u dukën vërtet aq pak sa s’ka më,
sa nisa t’i kthej në minuta sakaq.

Për hir të një gafe të Zotit a Djallit
u njohëm kaq vonë, kishim ikur kaq larg.
Më mirë mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenë zënë, kur s’kish vend përqark.

E sado të këndshme a joshëse, për tmerr,
të jenë çastet tona kur vrapin ndalojnë,
tik-taku i ditës që vjen e i merr
tregon kërcënueshëm ku duhet të shkojmë.

Kokëulur po ndjej se Toka s’ka vend.
Çdo skutë është plot “miq” e plot dreqër “shenjtorë”.
Veç Qielli rri hapur për ne anë e kënd,
për ne heretikët a “djajtë” ëngjëllorë.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Kur në Mitrovicë këndohet për Çamërinë



Një grup djemsh e vajzash si yje… paqësisht

Zemërlënduar, ndërsa Atdheu kalon ngricë

Demonstrojnë pse ne na lendojnë padrejtësisht

Demonstrojnë atje … diku në Mitrovicë…



Uragane si prej shekujsh derdhen mbi ta

Dhe pse protestojnë me këngë dhe pse jane gati fëmijë.

Me hekur kundër asaj më të natyrshmes sa më s’ka,

Të drejtës për të kërkuar jetë dhe liri…



Me pranga në duar ngjyrë Unmiku a Europe

Bijtë e vet po sheh Shqipëria!

Në Mitrovicë, në një stacion policie këndohet

Një këngë mallëngjyese : Rroftë Çamëria…!!

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Je Zemra Jone Shqiperi...

Ti je kenga e pare qe femije degjuam,
Je me e forta ndjenje, dashuri,
Me i dhembshmi lendim qe ne jete provuam,
Ti je Shpirti Yne, Shqiperi…

Do doja vec bulezime pranvere te njihje,
Te kishe, vec diell, pavdekesi.
Do jepja gjithshka qe te keqen ta fshije
Nga Trupi Yt Shqiperi…

Ne shekuj o Nene ke mbajtur lart koken,
Te kemi ne Ty Perendi!
Me gjakun e derdhur mes qiellit e tokes,
Je Nderi Yne Shqiperi..

Nga krahet ke shkulur gjakpires, tradhetare,
Shpirti te qan nga vreri i tyre i zi.
Por ballin e paster e mbajte te bukur, krenar,
Je Jeta Jone Shqiperi...

Ke lindur bij trima, ashtu do jete pergjithmone.
Te kane ne kenge e ne lufte, te mbajne ne flamur kuqezi.
Je enderr e bukur, e dhimbshme e dashura jone.
Je Zemra Jone Shqiperi.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Dashuria dhe urrejtja



Dashurine e adhuroj dhe e dua,

Ata qe dashurohen, gjithashtu…

Dashurine – se eshte Zemra e Zotit mbi mua,

Te dashuruarit – se zhdukin mekatet tek ju.



Dua fjalet e embla dhe shtigjet e dashurise,

Por dhe ankthet a dhimbjet qe ajo kalon.

Lotet, pendimet, rrugen drejt lumturise

Drite e paperenduar e Parajses qe s’mbaron.



Urrejtjen e urrej dhe e perbuz.

Ata qe urrejne te jene sa me larg nga ne.

E urrej se eshte nate e zeze dhe dite me muzg

Se djalli eshte fshehur pas qiellit te saj plot re.



Zonje e genjeshtres, perandore e ligesise

Droge dhe dhimbje qe pafund vret.

Humnere qe gerryen shpirtin, ne dhimbje braktis.

Pafundesisht mbyt jeten ne helmin e vet.

descriptionRe: Poezi nga Eva Sotiri

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi