Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Poezi nga Eva Sotiri

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 25th February 2014, 23:46

Fjalėt qė era m’i pėrcjell…


Fjalė qė bėhen jetė,
Qė bėhen s’di se si…
Bėhen pluhur yjesh,
Qė bėhen shi,
bėhen kujtime
qė bėhen poezi…!

Dhe ndodh qė arrin hijeshia e heshtjes
midis nesh papritur…
Hijeshi e mjegullt dhe e thellė,
Si dielli nė det, perėndimit duke zbritur.

Ne heshtim
Si tė pėrkundur
nga fjalėt tona tė munguara
Pjesėmarrės
Nė tė njėjtėn heshtje,
Nėn retė e bardha anonime
Qė shėtisin si tė cunguara
Dhe na mjegullojnė trurin
Pa zė, pa fund, pa anė…
Pasi pasqyrojnė heshtjen
dhe pritjen
nė sytė tanė…

Nėse na ndodh
Qė do duhet tė largohemi
nga njėri – tjetri pėr pak,
Me siguri do ta bėjmė nė njė ditė shiu
Qė askush tė mos arrijė tė dallojė lotin
qė fytyrėn lag…
Ose nė njė ditė tė mjegullt dimri
Qė askush tė mos arrijė dot
tė dallojė zbehtėsinė
qė vjen ashtu si kot...

Jo, s’e dija se ekzistonte dikush nė botė
Pėr tė cilin do kisha kaq shumė dėshirė
T’i ndjeja frymėmarrjen
Murmuritjen e ėmbėl dhe tė heshtur
Nuk e dija se dikush do mė emociononte
Aq shumė
Sa tė dėgjoj erėn
duke kujtuar fjalėt qė mė thotė.

Era shkon e vjen si fjalėt e tij
Pak tė pasigurta
dhe plot dashuri.
Era sjell e pėrcjell fjalėt tona tė brishta,
Fjalėt tona tė munguara
Dhe i vesh me buzėqeshjet qė lindin
Nė momentet qė jemi bashkė
Si tinguj kėngėsh tė pakėndura.

Era ndodh qė tė jetė mė inteligjente se ne
Se me shpoti bėn lojra tė mrekullueshme
Me mendimet e mia tė trazuara…



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 25th February 2014, 23:47

Harresa dhe subkoshienca


Do mrekulloheshe apo do heshtje pėrlotur,
Do habiteshe vėrtet edhe ti…?
Situatė e ēuditshme ku dhe ti si unė
Do mbeteshe shtangur e di….

Tė them se habitem me veten tani
Kur shoh se si kujtmi yt
I zverdhur, si njė foto pa cilėsi,
Ngre kryet si i nemitur

Nga pėrgjumja e pėrjetshme
Ku, nuk e di se ē’forca tė panjohura,
Tė padukshme, tė ethshme
Mes harresės sime e kanė zhytur.

Nuk kam dėshirė tė tė kujtoj aspak.
Nuk dua as tė dėgjoj ėndrrave fjalėt e tua
Nė netėt pa hėnė, pa gjurmė, pa cak…
Vėrtet nuk dua, jo, nuk dua…

Por ja, ajo dinakja e madhe, e heshtur
Delikatja , herkuliania trime
Si mikeshė besnike tė ka mbetur:
E pagjuma subkoshienca ime!

Ajo bėn qė tė rrėzohet qoftė edhe pėr njė ēast
Pushteti magjik i harrimit
Dhe minutat e rėnda qė vijnė pastaj
Tė tė blatohen, si tė denuar nė gijotina flijimi...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 25th February 2014, 23:48

Naim Frasherit


Kėndo tė lutem pėrsėri
se vargu yt ėshtė njė kėngė plot melodi…
Me penė nė dorė pėrsėri
Njė varg, njė kėngė pėr Shqipėrinė,
Pėr Dashurinė,
Pėr Perėndinė!


Mė thuaj vallė ata sy
Mes atij zjarri si mund tė shuhen, nuk e di?
Ndoshta krijojnė njė konstelacion tė ri…
Dhe bijtė e tu ende asgjė nuk dinė
Nėse ndrin prapė pėr Shqipėrinė,
Pėr Dashurinė,
Pėr Perėndinė!


Njė varg, njė shenjė mė dėrgo
Qė veē njė herė tė ndjej si digjeshe nė to…
Prapė Diell pėr Vendin Tėnd Ti zgjo!
Njė Diell tė Ri pėr Shqipėrinė,
Pėr Dashurinė,
Pėr Perėndinė!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 25th February 2014, 23:48

Mėsuesve tė mi


Nė njėrin skaj tė trurit, padukshėm diku
Mes gjithė valėve tė jetės, aty qėndroni ju.

Si njė dosje e mbyllur nė njė sirtar kujtimesh
Nė rrjedhat e momenteve, ju jeni pikėtakime.

Mėsimet nuk qenė thjesht siē thotė teoria…
Falė jush tinguj pervoje – mendimeve tė mia.

Ju falem se gjithė orėt mė sollėt vetėm dhjeta,
Por mė shumė pėr pėrvojėn si duhet nisur jeta.

Vėrtet kish dhembshuri, leksione tė arrira,
Por kishte edhe cmirė, inate dhe mėrira.

Pa kish edhe urrejtje, si e ardhmja e prerė nė mes…
Kish nga ata qė falnin njė notė pėr interes.

Ju falem pėr tė gjitha, mėsuesit e mi
Natyra njerėzore – pėrvojė e gjallė tani.

Pa ju dhe ato probleme do merrja jetėn lehtė,
Nuk do kuptoja dot se lufta ėshtė e shenjtė.

Se kurrė nuk ėshtė asgjė siē thotė njė teori
Mė shfaqėt jetėn – xhungėl, mėsuesit e mi…!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:03

Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.

################################

Fjala
Nė krahė tė pėrkund, tė vret, tė ngre prapė,
njė fjalė e ngrohtė, e egėr a kallp.

Njė fjalė hipokrite kthen qiellin nė gri,
njė fjalė mjeshtėrore tė vesh me magji.

Njė fjalė s’ėshtė gjithshka, shpesh s’tė mjafton,
sa herė e vėrteta nė tė nuk qėndron.

Por zemra. e veshur me mjegull stuhish.
pėr fjalėn e ėmbėl ka mall sigurisht.

######################################

Ėngjėj dhe djaj


Ditėt tona nisa tė mbledh njė nga njė
pas fatit tė verbėr, mes shtegut harraq.
M’u dukėn vėrtet aq pak sa s’ka mė,
sa nisa t’i kthej nė minuta sakaq.

Pėr hir tė njė gafe tė Zotit a Djallit
u njohėm kaq vonė, kishim ikur kaq larg.
Mė mirė mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenė zėnė, kur s’kish vend pėrqark.

E sado tė kėndshme a joshėse, pėr tmerr,
tė jenė ēastet tona kur vrapin ndalojnė,
tik-taku i ditės qė vjen e i merr
tregon kėrcėnueshėm ku duhet tė shkojmė.
Kokėulur po ndjej se Toka s’ka vend.
Ēdo skutė ėshtė plot “miq” e plot dreqėr “shenjtorė”.
Veē Qielli rri hapur pėr ne anė e kėnd,
pėr ne heretikėt a “djajtė” ėngjėllorė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:04

Fjalėt e fundit tė tij

Fjalėt e tua mė kumbojnė si jehonė:

“…Nuk mė bėhet vonė qė po vdes,

Armėt e mia do tė vazhdojnė tė qėllojnė…..”

Ndjej njė brengė nė zemėr,

qė kohėn nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalėt e tua janė vetė forca:

“…..E di qė keni ardhur pėr tė mė vrarė..

Qėlloni frikacakė,

Ju po vrisni vetėm njė burrė.”

##################################

Mėshira

Nė njė moment tė vetėm
ishe i gatshėm tė shkatėrroje njė jetė njeriu.
Ti person indiferent, zemėrzi, meskin, i pabesė.

Ēdo ditė pėshtyve nė fytyrė jetėn,
duke shkatėrruar atė tė tjerėve,
pa mėshirė.

Nė fakt nuk pate mėshirė pėr veten tėnde,
me kėtė qė i shkaktove…
Ēdo ditė!

Jeta jote tani ėshtė njė zgavėr e mjerė…
Falėnderoj Zotin, qė ti nuk e njeh,
atė qė mė bėn tė aftė tė provoj mėshirė
pėr ata qė janė si ti.

#######################################

Babait tim

Kujtimet janė veshur plot mjegull.
Tashmė nuk i kujtoj dot tė gjitha
Aq kthjellėt pėrherė.

Dhe figura jote dhe zėri yt,
Dhe aroma jote kanė hyrė nė njė botė zbehjeje,
Siē zbeh era polenin e luleve nė pranverė.

Ti vjen e nga ajo fotografi mė buzėqesh
Ēdo herė qė tė shoh.
Ti mė buzėqesh pėrsėri e pėrsėri.

Duket sikur ti je mė i lumtur se unė,
Sikur edhe qė andej shpirti yt kėrkon tė mė dėrgoje
Lumturi.

Ku ta ēoj gjithė kėtė dashuri qė na bashkon?
Kėtė lidhje kaq tė fortė?
Kėtė lidhje instiktive, tė pakėputur, ma thuaj!

Lidhje tė pavdekshme!
Unė nuk mund tė jetoj dot pa ty.
Siē duket as ti, qė vjen kaq shpesh, pa mua...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:05

Gjyshes time


Ishte seē na ishte nė njė kohė...!
Kėshtu i nisje pėrrallat, gjyshja ime
dhe unė me ėndje zhytesha nė to
e rendja bashkė me ty nėpėr rrėfime.

Ti mė tregoje, e ėmbla gjyshja ime,
plot historira trimash atdhetarė…
Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
pastaj pėr ēesmat qė pikonin ar…

E mengadalė, plot pėrkėdheli,
dorėn e plakur mė vije mbi kokė.
Unė qeshja, siē qeshin fėmijėt
dhe tė puthja nė tė bardhat flokė.

Edhe sot, prapė fjalėn tėnde dua,
ngrohtėsinė e zemrės, sytė e tu…
Je nė shpirtin tim, gjithmonė me mua,
megjithė boshin qė mbeti kėtu…

###################################

Sytė e mi tė skuqur

Sytė e mi janė skuqur,
si arenat e pėrflakura nga gjaku i demave
nė mbrėmjet e toreadorėve nė Spanjė...

Sytė e mi janė tharė,
si barku i njė gruaje
tė paaftė tė gjenerojė akoma jetėn...
Sytė e mi,
qė kanė derdhur tė gjithė lotėt e botės,
mbushur me trishtimin e gjithė popujve.

Pėr tė derdhur tė gjithė kėta lot,
kėrkuan borxh fijet e argjendta, me tė cilat janė varur yjet
nė qiellin e trishtuar tė 9 tetorit.

Pėrreth meje shumė sy tė tjerė,
tė mbetur jetimė nga imazhi yt, si njė Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i njė ėngjėlli...

Sy tė mbetur jetimė,
si fėmijėt e njė nėne tė vdekur nė moshė tė re,
ende nė kėrkim tė dashurisė qė ndriēon jetėn...

Sytė e mi tė inatosur dhe prerės si thika
ndaj atyre qė tė bėjnė keq, duke tė kėrkuar..
Duke tė kėrkuar ... nė tė gjitha jetėt...

######################################

Deshėn..

Ra, por asgjė pėrfundimtare s’mund tė jetė
(ndjehen hapat e kthimit, qė andej nga shkoi).
Ai ėshtė i lartė, i pėrjetshėm, i mermertė,
edhe pse vdekja e egėr deshi ta errėsojė.

Ai ishte larg ndėrsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte kėtu.
Ndėrsa e murosnin bėhej ujė, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte pėr ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kėrkuan,
por emėr pagėzimi, nė zemrat e gjithė botės u bė.
Tė plagosur, tė munduar, tė ēarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithė bota u ngrit pėr tė.

Deshėn tė ishte vetėm, nga tė gjithė i harruar,
por ai ringjallet nė ēdo brez, tek tė gjithė ne.
E besuan tė pėrhumbur, por ai me armė nė duar
na jep shpresė, na jep forcė, pėr njė pranverė tė re.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:05

Zėrat e mesnatės


Larguar mesnatės, vonė, nė errėsirė,
Zėrat e gjithė ditės treten, avullohen.
Nėpėr ėndėrrime, sytė pa mbyllur mirė
Fillon zhurmė e heshtjes, me ritme qė shtohen…

Ngecur nėpėr mendje, si nė kurthe ujqish,
Ulėrima, klithje, pushtetarė cinikė…
Pse mė zhurmėrojnė nė heshtjen e gjumit…!
Unė as dhe e zgjuar s’dua politikė.

Unė as nė mesditė s’do doja t’i shihja
Si i pinė gjakun popullit tė ngratė.
Po duket, tinėzisht, pas shpine, si hija
Rrėshkasin mendimeve, zhurmojnė nė mesnatė.

Nė gjumin mundimshėm, pikon njė e shtėnė
Nė prita gjakmarrjesh - njė makabėr zė
Vogėlush jetėprerė, pa shkollė, i ngujuar,
Nė ankth, me kthetrat gjakpirėse mbi tė.

Dhunshėm nėpėr ėndrra ēirren dhe tė tjerė,
Betohen pėr idhuj, sekte, perėndira.
Nėn flamujt e feve, harrojnė tė mjerėt
Se feja e shqiptarit ėshtė veē Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zėra kordagrisur
Duan tė rudhosin ty vetė, Vendi Im.
Tė tė shtojnė thinjat, tė rrėmbejnė zemrėn
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.
“S’mundeni – pėrdridhen – s’ju duhet Shqipėria!
- Jo nuk bėhet jetė! Mos! Fėmijėt atje…?!!!”
Eh tė mjerėt ju! Skllevėr te komshia.
Por Shqipėrinė tė lumtur mund ta bėjmė veē ne.

Gjithė zėrat e ferrit qė zgjasin gjymtyrėt
Ta plakin, ta vrasin, ta bėjnė tė vdesė
Veē ne mund t’i shuajmė, veē nesh askush tjetėr,
veē bijtė bėjnė qė Nėna krenare tė mbesė.



Shiko profilin e anėtarit


#29

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi