Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Legjenda

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th June 2008, 01:09

Epika popullore mund tė ndahet, pėrveē pėrrallave, anekdotave dhe fabulave, edhe nė dy grupe tė tjerė tė mėdhenj:
nė 1) Epikėn legjendare dhe 2) Epikėn historike. Nė epikėn legjendare hyjnė kėngėt e ndryshme legjendare (duke pėrfshire kėtu edhe Ciklin e Kreshnikėve), ndėrsa nė epikėn historike hyjnė kėngėt qė na fiasin per ngjarje e personalitete tė ndryshme tė historisė sonė, duke nisur nga Skėnderbeu dhe duke ardhur deni nė ngjarjet mė tė fundit historike.

Ėshtė e udhės ndėrkaq, qė para se tė nisim nga studimi i kėngėve legjendare, tė ndalemi te vetė lėgjendat.
Legjendat, ose gojėdhėnat janė tregime disi tė ēuditshme nga tė cilat ngjarjet qė mund tė kenė njė bazė historike deformohen nga.imagjinata popullore. Ka legjenda qė janė lidhur me emra vendesh, lumenjsh, bimėsh etj. Ka raste, pra, qė nuk kemi kėngė, por tregime tė thjeshta pėr shpjegimin e njė emri apo toponimi. Legjenda tė tilla, qė thuhen nė prozė, ka shumė nė popullin tonė, megjithėse ato janė mbledhur ende pak. Kėto legjenda ėshtė bėrė zakon tė ndahen nė

1) legjenda tė metamorfozės (legjenda kozmogonike, mitike) dhe nė
2) legjenda historike.

Legjendat e metamorfozės na flasin pėr zanafillėn e shumė dukurive apo objekteve tė realitetit. Kėto, pa dyshim, janė nga legjendat mė tė vjetra, dhe mjaft prej tyre, janė tė lidhura me fazat, mė tė hershme tė njerėzimit, me paganizmin e parapaganizmin. Tė tilla legjenda pėr nga natyra e tyre tė kujtojnė sė tepėrmi "Metamorfozat" e Ovidit. Ashtu si dhe te metamorfozat e Ovidit edhe kėtu gjejmė
origjinėn e ndonjė shpendi, luleje etj.
Kėshtu, psh, S.Dineja te "Valėt e Detit jep legjendėn e qyqes dhe tė Gjonit. Qyqeja kishte qenė njė vajzė e varfėr. Vėllai i saj quhej Kuku ose Kuko. Njė ditė vėllai u largua nga shtėpia e vajti nė kurbet e nuk u kthye mė. Motra u bė si e ēmendur dhe iu lut Zotit qė ta bėnte zog nė mėnyrė qė tė fluturonte e tė kėrkonte vėllanė. Dhe Zoti e bėri zog e ajo fluturon pyll mė pyll duke kėrkuar tė vėllanė : "Kuku!Kuku!" Kur duan ta bėjnė qė tė pushojė, atėhere i kėndojnė qyqes kėto vargje qė kanė qartas trajtėn e njė yshtjeje : "Qyqe, qyqe, mana qyqe,/ē'e bėre zonė tėt vėlla/qė ta therė posi ka,/gjaknė ia pinė me lugė,/mishnė ia prenė me thikė ?" E tillė ėshtė edhe legjenda e Gjonit, po kėtė radhė ėshtė njė nėnė e cila i lutet Zotit ta bėjė zog dhe ajo bredh duke kėrkuar djalin :"Gjon! Gjon!"
Tė shumta janė edhe legjendat pėr lulet megjithėse nuk janė mbledhur thuajse fare. Vetėm te Nikolla Lako "Legjenda lulesh tė florės shqiptare "(Tiranė, 1960) gjejmė disa syresh, por mbledhėsi ka qene njė botanist dhe legjendat e mbledhura i ka cėnuar duke vėnė dorė mbi to e duke u prishur vende-vende vėrtetėsinė. Megjithatė ne arrijmė tė marrim vesh disa legjenda, si psh legjendėn e Lules Ah-Jane (Myositis silvatica Hofm) mbledhur te arvanitėt e Greqisė, legjendėn e Lule Frosos, (Nymphaea Alba), legjendėn e Lules Sapun-Qyqe (Saponaria officinalis L.), legjendėn e Lules Honinė (Convolvus sepium L.), legjendėn e Lules Thundėr Mushke (Tussilago Farfara L.) etj.
Legjenda e Lules Sapun Qyqe ėshtė kjo: Njė nuse mbahej pis, nuk lahej dhe atėhere vjehrra e mallkon dhe ajo bėhet qyqe, ndėrsa sapuni me tė cilin ajo nuk lahej, u bė lule. Kurse Lulja Thundėr Mushke ka kėtė legjendė: Skėndėrbeu ia kishte hipur njė mushke tė cilėn e kishte stolisur me ar. Nė njė fard vendi, njė flori kėputet nga freri dhe bie nė tokė. Skėnderbeu nxjerr shpatėn dhe do qė ta ngrejė nga dheu, por mushka vė kėmbėn pėrsipėr floririt dhe e fundos. Qė atėhere floriri u bė njė lule e verdhė. Me figurėn e Skėnderbeut lidhen edhe legjenda tė tjera tė metamorfozės, qė me sa duket, kanė qėnė mė tė vjetra dhe mė pas i janė atribuar atij. Kėshtu pėr shembull legjenda e burimeve tė fshatit Shkretė tė Krujės e tillė duhet tė jetė. Sipas legjendės qė tregohet sot, Skėnderbeu, nė njė nga manovrimet e tij, pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė hordhive osmane, bariste mal mė mal. Kur erdhi nė fushėn e Shkretės, ushtria nuk dėgjoi tė ecte mė tutje : ishte korrik a gusht dhe ushtarėve u ishte tharė buza pėr njė pikė ujė. Atėhere Skenderbeu hiqet
mėnjanė, bie nė gjunjė dhe i lutet Zotit. Kur ai ngrihet, nga vendi ku ishin mbėshtetur gjunjėt e tij, buron ujė dhe kėshtu ushtria piu ujė dhe u freskua. Edhe sot e kėsaj dite ato burime quhen tė Skėnderbeut.
Pėr Skėnderbeun, qė ėshtė pa tjetėr figura me kryesore e shumė legjendave tona, tregohen shumė ndodhi qė nėn rrobėn legjendare na flasin pėr shtegtimet, luftėrat dhe personalitetin e tij.Para sė gjithash kėto legjenda historike na japin tė kuptojmė se prirja e popullģt pėr tė idealizuar udhėheqėsit e vet, pėr t'i legjendarizuar ata, duket e qartė edhe me kėtė hero. Kėtė na e tregojnė shumė legjenda. Dihet psh , "Kroi i vashės" nė malin e Bushkashit, i cili quhet kėshtu sipas gojėdhėnės, mbasi Skėnderbeu, i mahnitur nga bukuria e njė vajze qė po mbushte ujė, e ndali ushtrinė aty dhe priti deri sa vajza mbushi ujė. Nė rrethin e Kurbinit mund te hasėsh Kroin e Skėnderbeut, Gurrėn e Mamicės etj. Nė Rrajcė tė Elbasanit gjen "Shkambin e Skėnderbeut", nė Pishkash gjen "Tryezėn e Skėnderbeut', kurse nė vise tė tjera "Gjurmėn e kalit tė Skėnderbeut". Skėnderbeu shikohet si "evliha","shenjt" dhe pėr kėtė bekimet apo mallimet e tij janė me pasoja.
Legjenda tė ndryshme hasen edhe pėr ditėt e fundit tė marsit qė ngrin plakat, pėr yllin e karvanit, pėr Bistricėn, per vijat e malit tė Shpiragut qė, sipas legjendės, janė blana tė plagėve qė bėri nė trup tė kėtij vigani, vigani tjetėr, Tomori, kur kėta tė dy u ndeshėn etj. Tė tilla legjenda shihet qartė qė kanė tė bėjnė me elemente tė kozmogonisė dhe nuk ka dyshirn qė kėto kanė qenė mė tė shumta, por dora-dorės janė harruar dhe nuk janė mbledhur dot.
Njė mitologji e ruajtur pak a shumė mirė ėshtė ajo qė haset nė veri tė vendit tonė dhe qė del si nė Ciklin e Kreshnikėve si dhe nė pėrrallat e mbledhura sidomos nė kėtė zonė. Orėt, shtojzavallet, zanat (Zėrat e Jugut) Gėrzheta etj, janė pa dyshim mbetje tė njė mitologjie tė lashtė e pagane. Disa prej tyre janė personazhe tė pėrcaktuara mirė dhe me njė karakter original qė nuk ngatėrrohet me karakteret e tė tjerėve.
Te arbėreshėt e Italisė hasim legjendėn e sė Bijės sė Diellit, tė Bijės sė Hėnės etj, ashtu si gjejmė praktikėn legjendare pėr t'i pėrfunduar shpesh heronjtė e vdekur apo tė vrarė tė legjendave si bimė qė mbijnė nė varr tė tyre (apo dhe si trupa tė vdekurish qė metamorfozohen nė bimė). Kėshtu, kėnga e famshme "Shumė u desh trimi me vashėn", pėrfundon :"Trimi bėhet qiparis/vasha njė hardhi". Po qiparis e hardhi bėhen edhe te kėngėt "Kur leve, leve ti vashė", "Valla e Engjėlinės" tė mbledhura nga De Rada.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th June 2008, 01:10

Rozafa
Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj
kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th June 2008, 01:11

Bija e Hėnės dhe e Diellit
Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th June 2008, 01:13

Besa e Kostandinit
Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 7th June 2008, 01:14

Ymer Agė Ulqini
YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:27

Kulti i gjarprit

Gjarpri, ky zvarranik me aftėsi tė ēuditshme, ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė religjionin dhe mitologjinė ilire. Kulti i gjarprit, ėshtė evident edhe te shumė popuj tė botės qė nga Azia Lindore e deri nė Amerikė. Shumė e njohur dhe e famshme ėshtė legjenda e Gjarprit Hitit, emri i tė cilit ishte Illurjanka, qė pėr disa autorė shėrben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorė tė kėtij mendimi janė: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri.
Nė aspektin kohor, simbolika e gjarprit nė trevėn shqiptare gjendet pėrtej kufirit tė formimit tė etnosit ilir. Ky kult ėshtė prezent edhe sot nė pėrralla, legjenda e tregime tė ndryshme, brenda gjithė hapėsirės etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, nė rrafshin botėror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri nė ditėt tona, ndėrsa nė trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatė, nga epoka e neolitit e deri nė epokėn e hekurit, arkeologėt ende nuk kanė zbuluar njė simbolik tė qartė tė kėtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrė studiuesit albanologė tė mendojnė se fizionomia e plotė e kėtij kulti i takon periudhės sė hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit tė gjarprit fillon nė Mesopotami, pėrcillet nė Azinė e Vogėl dhe kėtej nė botėn mediteranease, nga ku egjeanėt dhe fenikasit tregtarė e pėrcollėn nė Perėndim. Por, sipas analitikės sonė, edhe njė rrugė tjetėr duhet tė jetė ndjekur. Bėhet fjalė pėr popujve kurganė, tė cilėt iu drejtuan Ballkanit, nė vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janė tė mendimit se lėvizja e popullit pellazgjik bėri tė mundur edhe pėrhapjen e kulteve, pėr tė cilėt ata ishin bartės tė tyre.
Shumė sinjifikative ėshtė legjenda, tė cilėn na e ka pėrshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kėrkoi dhe nuk e gjeti tė motrėn Evropėn, qė e kishte rrėmbyer Zeusi, u vendos nė Tebė dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perėndisė sė luftės, Aresit, dhe e perėndeshės Afėrdita. Me urdhėr tė perėndive Kadmi shkoi nė mbretėrinė e Enkelejve dhe u bė mbret i tyre. Nė mbretėrinė Enkelease ata lindėn njė djalė, i cili nė momentin e lindjes u mbėshtoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunė emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisė. Nė kohėn e pleqėrisė Kadmi dhe Harmonia u shndėrruan nė gjarpėrinjė tė shenjtė”.
Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretėrore. Kėshtu Olimpia, bashkėshortja e Filipit dhe nėna e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, e cila ishte e bija e mbretit tė Epirit, disa herė ishte parė tė mbėshtillte rreth trupit gjarpėrinj tė gjallė.
Autorėt antikė dhe kujtesa popullore na ofrojnė edhe legjenda tė tjera pėr gjarprin, prej tė cilave po veēoj legjendėn e gjarprit tė Bistricės. Nė zonėn e Delvinės nė lashtėsi ishte njė gjarpėr i madh (Kuēedra), i cili ishte bėrė tmerri i zonės, sepse, jo vetėm kishte zėnė burimet, por edhe hante ēdo gjė, madje edhe njerėzit. Tentativat pėr ta vrarė gjarprin kishin dėshtuar, por funksionoi plani i njė plaku. Plaku ngarkoi njė gomar me eshkė dhe qymyr. Kur pėrbindėshi ishte nė gjumė, plaku e shpuri gomarin nė vendin ku flinte dhe ndezi njė eshkė. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hėngri, por eshka vazhdonte tė digjej nga frymėmarrja e gjarprit dhe bashkė me tė edhe gjarpri. Meqenėse nuk i duronte dot dhimbjet i kėrkoi ndihmė perėndisė sė detit dhe Bistricės.
“Ku je, o nėna ime Bistricė dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit tė Kaltėr, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nėna ime det dhe ti motra Bistricė?”. Deti erdhi deri nė Finiq, por nuk arriti ta shuante. Qė tė shpėtonte nga dhimbjet gjarpri lėvizi me shpejtėsi nė shpatin e malit mbi Devinė.
Nga lėvizja u formua njė vijė e drejtė, ku nuk mbin bari. Kėtė vijė vendasit e quajnė: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet njė dukuri komplekse natyrore me origjinė gjeologjike, nė tė dyja anėt e sė cilės ka mbirė valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotė legjenda, manastiri i Mesopotamit. Nė muret e poshtme tė manastirit tė Mesopotamit, gjendet njė gur i madh nė faqe tė sė cilit, ėshtė gdhendur njė gjarpėr, i cili ėshtė ndoshta dragoi shqiptar.
Albanologu Robert Elsie, nė veprėn “Leksiku i kulturės popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veēori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, sidomos i atyre tė Ballkanit jugor. Nė periudhėn romake, nė Dardani, kishte altar kushtuar gjarpėrinjve Drakon dhe Drakaena”.
Forma e gjarprit gjendet nė shumė figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli tė ndryshme, varėse nė pėrmendoret e periudhės romake etj. Nė pjesėn e poshtme tė murit tė manastirit tė Mesopotamit, nė Delvinė, gjendet njė gjarpėr i gdhendur nė gur, me krahė dhe me bisht tė pėrdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar.
Nė luginėn e Vjosės, gjarpri ėshtė prezent nė skulpturėn e njė femre, e cila ėshtė gjendur nė fshatin Qesarat tė rrethit tė Tepelenės. Skulptura ėshtė prej guri gėlqeror dhe ka njė lartėsi 0.98 m. Nė tė paraqitet njė femėr me njė shportė tė mbushur me fruta nė dorėn e majtė, rreth sė cilės ėshtė mbėshtjellė njė gjarpėr, koka e tė cilit drejtohet pėr nga frutat nė shportė. Arkeologėt shqiptarė, H. Ceka dhe S. Anamali, janė tė mendimit se kėtu gjarpri simbolizon bollėkun e prodhimit. Tė njėjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Njė rėndėsi tė veēantė ka pasur te ne roli i gjarprit nė ēėshtjen e pjellorisė sė tokės, si forcė vepruese pėr mbarėsi dhe bollėk tė prodhimeve bujqėsore, si dhe pėr lindjen e gruas,”- shton ai. Gjarpri ishte njė figurė, i cili adhurohej shumė nė gjithė luginėn e poshtme tė Vjosės gjatė antikitetit. Ai ėshtė prezent edhe nė monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisė. Aleksandėr Stipēeviē jep kėtė shpjegim pėr figurėn e cjapit, qė ėshtė nė luftė me gjarprin, skenė, e cila gjenden nė monedhat e kolonisė greke tė Farit: “Cjapi simbolizon kolonėt dhe gjarpri ilirėt”.
Kulti i gjarprit mund tė evidentohet edhe sot, nėpėr tė gjitha krahinat. Mendohet se ēdo shtėpi ka gjarprin e saj, qė konsiderohet mbrojtėsi i shtėpisė dhe njihet me emra tė ndryshėm: “ Vitorja e shtėpisė”, “ Roja e shtėpisė”, “ Boa”, “ Uratė e shtėpisė”, “Zot i truallit tė shtėpisė”, “Tokėsi” “Gjarpri i shtėpisė”etj. Ky gjarpėr nuk vritet, por edhe nuk ėshtė i dėmshėm pėr tė zotėt e shtėpisė, tė cilėt nuk tremben prej tij. Nė zonėn e Tepelenės besohet se kur dikush vret njė gjarpėr, “ I zoti i jetės” thotė:
“ Vrau miza njė Ezhdėrha”.
Njė element tjetėr, i cili dėshmon pėr kultin e gjarprit nė trojet shqiptare, ėshtė njoftimi i autorėve tė antikitetit se nė Iliri kishte pyje tė posaēme, ku rriteshin gjarpėrinjtė, tė cilėt ushqeheshin njė herė nė vit prej tri femrave, qė shkonin atje nudo. Nėse pranohej ose jo ushqimi, priftėrinjtė bėnin parashikimin e ecurisė sė motit, prodhimit, mėnyrės sė qeverisjes, mundėsisė sė zhvillimit tė luftėrave etj.
Kulti i gjarprit te pellazgėt dhe te ilirėt (ilirėt, epirotėt dhe dardanėt shėnimi im, Sh. H.), ishte njė totem, ndėrsa te shqiptarėt konsiderohet edhe sot si mbrojtės prej fatkeqėsive. Gjarpri i shtėpisė ose Vitorja ka qenė e shenjtė. Ajo ishte mbrojtėsja e familjes, e njerėzve, sillte mbarėsi nė njerėz, nė prodhime, nė bujqėsi, blegtori e nė pemėtari.
Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe nė portat e shtėpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si nė: tavane, musėndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, ēifteli, kėrraba, nė pėrmendoret e varreve etj., duke pėrfshirė njė areal tė gjerė nė zona tė ndryshme tė vendit si nė: Pėrmet, Labėri, Ēamėri, Malėsi e Madhe, Dukagjin, Kosovė, Malėsi e Tiranės etj. Mark Tirta, gjatė studimit tė dokeve dhe zakoneve tė Malėsisė sė Tiranės, konfirmon se koka dhe lėkura e gjarprit pėrdoreshin nė kėtė trevė si hajmali pėr fėmijėt, pėr t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sėmundjet e ndryshme. Prania e kultit tė gjarprit edhe nė ditėt tona, me njė shtrirje nė tė gjitha trevat shqiptare, dėshmon pėr njė kult tė pėrbashkėt shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave tė besimeve monoteiste.

Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:28

Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

"Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.

"Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.

"Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.

Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:29

Legjenda e Beratit ne lidhje me Malin Tomorr dhe Shpirag

Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane .Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum .Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda ,u formua nga lotet e Osumes....



Marre nga Yahoo Groups, Bota Letrare



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:31

Arbėri fatmirė vė kusht me Turkun!
Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .

Marre nga libri tregime te mocme shqiptare , u shkrua nga une .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:33

EPOSI I KRESHNIKEVE
Cikat e Jutbines mbysin Marke Vuketiqin (II)

Muji dhe Halili i sulmojne shkjete dhe vrasin shume syresh. Marku i mbetur
fillikat i fut vajzat ne nje shpelle dhe ne gryke te saj venos nje top.
Halili i afrohet hyrjes se shpelles. Marku behet gati t'i bjere me top, por
Kuna i therret Halilit:

-Pse kaq fort deres po i avitesh,
tutna shkau si po te vret!

I inatosur, Marku u kthen topin vajzave, por te gjitha ato hidhen mbi te dhe
e vrasin.
(vargjet 250-66)

Shum' gezimin Muja e kish ba,
mir' ni leter Muja e kish shkrue
e ia kish cue krajlit Kotorrit:
- Ti si je krajli i Kotorrit,
ni faj te vogel na ta kem' ba.
ish kan' ni Marke Vuketiqi,
i dit' ne Judbin' pahiri ish kan' ra;
kurrni burr' ne Judbin s'ka qillue,
sall me cika Judbinen e kem' pa'.
Pa iz' ton' cikat luften ia kishin nise,
ni mij' shkie shkaut ia kan' prei,
me thoj ne fyt Markun e kan' myte;
kurrni mashkull ne Jutdbin' faj nuk te ka.
Kshtu kan' ba t'paret tane motit
e na pacim besen e zotit!
Shpata e te drejtit gjithmon' fitofte,
krajlat e te keqin gjithmon' i shkurtofte.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:33

MENDJA, URTĖSIA

Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri me plakun e fshatit tė rripte njė gur e, pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijsit. Vajza ishte e re,shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė habxhar nė dorė dhe i tha:”Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn”.
Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija.Prijėsi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndėgjuar or plak,qė tė theret guri?Mos kėrkon tė tallesh me mua?
Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj, o prijės,po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re.Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj,megjithėse e donte si mė parė.
- Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjeno qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje,me mua nuk ke punė mė,do tė ndahemi njėherė e mirė.
Kaloi njė ditė,dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik.Natėn pela e mikut polli njė mėz.Nė mėngjez miku,kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė.Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės,duke ardhur,pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
Tė gjithė u habitėn.Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.:
- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata,e pastaj,ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
Grueja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
- Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė,si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
Kur u kthye nga gjyetia,prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė ēfarė
qė i kishte dhėnė,ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė,apo ku tė dėshirojė.
- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sėbashku darkėn e fundit tė
lamtumirės, - u lut ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtoi sofrėn.Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin,pastaj,me kujdes,qė tė mos zgjonte,e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po mė qon kėshtu?
E shoqja, si gjithnjė,u pėrgjigj qetė:
- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr.Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
Populli nuk thotė kot:” O ZOT, NA RUAJ MENDJEN



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:34

TURKU RRĖMBEU NJĖ ARBĖRE

Nė kohėrat e luftrave tė gjata midis turkut dhe arbėrit,ndodhte herė-herė tė kish edhe ēaste bunce qetėsie.Armiku i thyer huqej tutje,kllaposej ndėr kėshtjella.Arbėrit merrnin pak frymė,kapnin parmendėn pėr tė punuar tokėn,ēekanė e mistrinė pėr tė ndrequr ato qė kishte prishue lufta,dilnin pėr gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse kėto s'ishin ēaste peqeje tė vėrtetė.Pėrtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante njė ushtri tė posaēme kalorėse qė e hidhte papritur nė Arbėri pėr tė vrarė e djegur,pėr tė prishur e shkatrruar,pėr t'i thyer qėndresėn arbėrit.Kjo ishte ushtrija e akėnxhijve(akėnxhi-kalorės turk) e atyre kalorėsve tė hurit e tė litarit mė gjakatarė se sa ujqit e maleve.Ndėgjoni ē'thotė njė kėngė e hidhur arbėreshe e thurur pėr njė ngjarje po aq tė hidhur,por tė rėndomtė,tė ndodhur asaj kohe nė tpkėn e Arbėrisė...Burri s'ishte nė shtėpi.E shoqja e re,kish mbetur vetėmunonte,gatuante,priste tė kthehej i shoqi.Papritur erdhi njė ushtar turk kaluar dhe u pėrpoq ta rrėmbejė e ta shpjerė nė vendin e tij.Mirėpo arbėresha shpėtoi dhe mori malet.Turkut i hypėn djajtė nė kokė,e ndoqi mal mė mal-ai kaluar,ajo mė kėmbė;e arriu te mali i tretė.Gruaja ish kapitur,kish rėnė pėr dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrė,e lidhi pas bishtit tė kalit;pastaj i hypi prapė kalit,e ngau me vrap fort e mė fortė.Grykat e pėrrenjtė gjėmuan nga klithmat e nuses tė zvarritur ferrave e gjembave,gurėve e gėrxheve...Atje,tej pėrrenjve,kishin zėnė pritė e prisnin kaprollin katėr gjahtarė arbėrostė Mortali e Ndre Turieka,Jan Franshini e Nik peta.Ata ndėgjuan tė thirrurat dhe e panė turkun qė po vinte kaluar duke hequr zvarrė njė grua tė lidhur pas bishtit tė kalit.Tė katėr u hodhėn e bėnė pėrpara,Shtiu i pari Kostė Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i trti Jan Frashini dhe me qė u ngut,i shkoi kot shigjeta,Atėherė turkut qė kish lėshuar kalin me vrap,doli e i preu udhėn vetė trimi Nik Petaa shkrehu shigjetėn drejtė nė zemėr.Turku ra poshtė pėrmbys,pa frymė.Nik Peta u lėshua e zuri kalin,e mbajti pėr frerėsh dhe ju afrua gruas sė pėrgjakur.Kur e vėrejti mirė ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Qė atėherė Nik Petės ju shtua edhe mė shumė urrejtja kundėr armikut qė shkelte truallin e Arbėrit dhe nėnte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimėri tė madhe nė shumė luftra dhe preu shumė koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkė me Pal Golemin;nė njė luftė kundėr Ballaban Pashė Bardherit,trthtarit tė fisit arbėr.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 27th February 2014, 15:34

SI E ZGJATI ĒIFLIGARI DITĖN E PUNĖS

Njė ēifligar vendosi tė kontrollonte se si punonin argatėt e ēiflikut tė tij.Nė tė vėrtetė ata punonin shumė. E fillonin punėn qė me natė e linin kur errej fare.Por ēifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumė e shkurtėr.
Njė herė u thotė argatėve:
- Me sa shoh unė ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita qė ėshtė e shkurtėr.Mos ndodhet kush midis jush qė mund ta bėjė ditėn mė tė gjatė?
- E bėj unė zotėri, - thotė njė argat i hollė e i gjatė.Unė mund tė sajoj njė makinė qė tė zgjatė ditėn sa tė dojė Zotėria juaj.Veēse kėtė makinė duhet ta vė nė veprim vetėm i zoti i punės,vetė ēifligari.
- Mirė.Fillo nga puna qė tani,pėr pėrgaditjen e makinės tėnde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurė,i gdhendi e i bėri tė drejtė,preu disa trungje dhe prej tyre pėrgaditi disa rrota tė cilave u bėri ca dhėmbė dhe kėto rrota i futi nė ca boshte.Pėrgaditi pra,ca ingranazhe tė madhėsive tė ndryshme.Sė fundi pėrgaditi njė dorėz tė madhe.I montoi tė gjitha kėto dhe makina u bė gati pėr punė.
- Tani – i tha argati ēifligarit,- rrotulloje dorėzen dhe dita do tė zgjatet aq sa makina tė jetė nė punė d.m.th. sa tė duash zotrote,veēse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave tė makinės.
Dhe e vuri vetė nė veprim makinėn qė t’i tregonte zotėrisė sesi punonte makina.Filloi ēifligari tė rrotullonte dorėzen qė rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtė por e vėshtirė dhe e lodhshme.Kaloi njė orė. Ēifligarit filluan t’i bien ndjersėt.Hoqi xhaketėn.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndėrpreu punėn sepse shkurtohej dita.Kėshtu ai punoi deri nė mbrėmje,derisa u err.Dita iu duk shumė e gjatė.
-E sheh zotėri,se dita u zgjat ashtu siē tė premtova?
- Kjo ėshtė e vėrtetė,dita u zgjat bile u zgjat si shumė,- tha ēifligari,- veēse nuk ka mundėsi qė kėtė dreq doreze ta vėrtitė dikush tjetėr?
Mundėsi ka, veēse dita nuk do tė zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirė, - tha ēifligari. – Le tė zgjatet sa tė zgjatet,fundja tė qėndrojė edhe ashtu siē
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bėrė Zoti



Shiko profilin e anėtarit


#14

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi