Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Gjysėm Finale: Gjermani - Turqi

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 24th June 2008, 21:11

Gjysėm Finale: Gjermani - Turqi

Gjermania kaloi fazen cerekfinale te ketij europiani duke mposhtur, Portugalin nersa ne anen tjeter Turqia kaloi fazen e cerekfinaleve duke mposhtur Kroacine ne nje ndeshje teper interesante.



Si mendoni, cila skuader kualifikohet per ne finalen e madhe?


Shprehni mendimet tuaja...



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 24th June 2008, 21:17

Per mendimin tim Gjermania, megjithese nuk perjashtoj mundesine e shitjeve te ndeshjeve pasi nuk mund te ndodhin rastesisht 3 fitore te turqeve te gjitha ne minuten e fundit!.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 25th June 2008, 17:14

gjermania duhet te fitoj ska kuptim te fitoj turqia ne mes evrope .



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 25th June 2008, 21:02

Mendoj se Turqia beri nje loje te bukur me Kroacine.
dhe me te drejte fitoj pa shitur asnje ndeshje sepse nuk ka asnje komb qe te shes ndeshje ne nje kampionat evropian.
Ndeshjen Turqi -Gjermani dua qe ta fitoj Turqia dhe mundesisht edhe kampionatin ta marre Turqia



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 26th June 2008, 23:03

Gjermania nė finale, nuk ka mė "magji turke"

Goli i Lahm nė minutėn e 90-tė vulos fitoren 3-2 tė gjermanėve


Gjermania ėshtė finalistja e parė e EURO 2008 pas njė ndeshjeje rokamboleske kundėr Turqisė, tė pėrfunduar me rezultatin 3-2 nė favor tė skuadrės sė Lėv. Ndonėse ishin turqit qė kėrkuan mė shumė golin duke rrezikuar disa herė portėn e Lehman, gjermanėt u shfaqėn mė konkretė duke shėnuar nė tė tri gjuajtjet e bėra nė kuadrat gjatė kėtij takimi.

Ndeshja ka filluar me njė ritėm tė jashtėzakonshėm tė skuadrės turke, e cila mbyll Gjermaninė nė gjysmėfushėn e saj. Nė fillim ėshtė Altintop qė vė Lehman nė vėshtirėsi me njė depėrtim nė krahun e majtė. Ndėrsa nė minutėn e 13-tė vjen edhe rasti mė i mirė pėr turqit me anė tė Kazim Kazim, i cili lėshon njė predhė tė pakapshme pėr Lehman, por topi ndalet nga traversa. Epėrsia nė lojė e turqve konkretizohet me gol nė minutėn e 22-tė. Sarioglu jep njė top nė zonė pėr Kazim Kazim, i cili e dėrgon pėrsėri topin nė traversė, ndėrsa Boral ndjek aksionin dhe devijon sferėn nė rrjetė. Gjermania duket e dorėzuar dhe turqit provojnė tė shėnojnė njė tjetėr gol, tė shtyrė nga euforia e avantazhit. Por skuadra e Lėv tregon edhe njė herė se ėshtė shumė e rrezikshme nė kundėrsulm dhe godet me rastin e parė qė i shfaqet nė minutėn e 26-tė. Podolski shpėrthen nė krahun e majtė dhe pastaj jep njė top nė qendėr pėr Shvajnshtajger, i cili devijon topin nė portė, aty ku Rushtu nuk mund tė arrijė. Pritet njė ringjallje e Gjermanisė pas barazimit, por nė fakt, ėshtė Turqia qė shfaqet shumė mė e rrezikshme duke krijuar raste tė njėpasnjėshme. Lehman tregon se nuk ėshtė nė njė ditė tė mirė, pasi nė minutėn e 32-tė gabon daljen dhe rrezikon tė pėsojė gol nga njė goditje dėnimi nga distanca e Altintop. Podolski provon tė kundėrpėrgjigjet me njė tjetėr shpėrthim nė krahun e majtė, por gabon duke mos pasuar pėr Klosen nė qendėr, pėr tė shpėrdoruar njė mundėsi tė artė. Megjithatė, turqit nuk kthehen nė mbrojtje dhe ėshtė Ugur Boral qė rrezikon pėrsėri me njė goditje dėnimi, duke detyruar Lehman tė grushtojė topin. Mė pas ėshtė Sarioglu qė provon me njė predhė nga jashtė zonės, por topi pėrfundon mbi traversė. Pjesa e parė mbyllet nė barazimin 1-1, por me Turqinė e cila dominon thuajse tėrėsisht nė kėto 45 minuta tė para.

Me rikthimin nė fushė tė skuadrave, Lėv detyrohet tė zėvendėsojė Rolfes tė dėmtuar, duke aktivizuar Frings. Duket se skuadra gjermane ka mė tepėr dėshirė pėr tė shėnuar nė minutat e para dhe ėshtė ajo qė dikton ritmin. Ata pretendojnė edhe pėr njė 11-metėrsh pas njė faulli tė Sarioglu ndaj Lahm, por Busaka bėn shenjė qė loja tė vazhdojė. Turqit e kuptojnė se tashmė duhet tė mendojnė mė shumė pėr mbrojtjen dhe mendojnė si tė mbyllin ēdo hapėsirė pėr sulmin e rrezikshėm gjerman. Ritmi i lojės bie ndjeshėm, por Gjermania tregohet pėrsėri vdekjeprurėse pėrballė ēdo gabimi tė ekipit kundėrshtar. Nė minutėn e 79-tė ėshtė Rushtu qė gabon daljen pėr tė larguar njė kros dhe Klose pėrfiton duke shėnuar me kokė golin e avantazhit. Por Turqia bėn pėrsėri mrekullinė, duke barazuar rezultatin nė minutėn e 86-tė. Sarioglu shmang Lahm nė krahun e majtė dhe pason pėr Shenturk, i cili devijon nė shtyllėn e parė duke vendosur baraspeshėn nė shifra. Por kėtė radhė "magjia turke" nuk ėshtė e plotė, pasi nė minutėn e 90-tė ėshtė Filip Lahm qė depėrton nė krahun e majtė pas njė pavėmendjeje tė mbrojtjes kundėrshtare dhe dėrgon topin nė rrjetėn e portės sė Rushtu. Tashmė, skuadra turke dorėzohet dhe i lė vendin nė finale Gjermanisė, ndonėse ishte skuadra qė e kėrkoi mė shumė fitoren nė kėtė sfidė.




Gjermani-Turqi

3-2


Shvajnshtajger 26‘, Klose 79‘, Lahm 90‘ / Boral 22‘, Shenturk 86‘



Gjermania

Lehman, Metzelder, Mertesaker, Lahm, Fridrish, Rolfes (Frings 46‘), Hitzelshperger, Balak, Shvajnshtajger, Podolski, Klose (Jansen 90+2‘)

Tr: H. Lėv



Turqia

Rushtu, Topal, Zan, Sarioglu, Balta, M. Aurelio, Boral (Karadeniz 84‘), Akman (Erdinē 81‘), Altintop, Kazim Kazim (Metin 90+2‘), Shenturk

Tr: F. Terim


Gjyqtar: M. Busaka (Zvicėr)





Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net


#6

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi