Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Vath Koreshi.

Share

avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 27th June 2008, 22:23



REQUIEM PER VATH KORESHIN NE 70 - VJETORIT E LINDJES

   Shkrimtari, Letėrsia dhe Koha

   Emri dhe vepra e Vath Koreshit zėnė padyshim njė vend nė merituar nė fondin e artė tė krijimtarisė mė elitare tė letėrsisė shqipe nė kapėrcyell tė dy epokave. Tė paktė janė ata shkrimtarė qė me vlerat qė mishėron vepra e tyre, arrijnė tė pėrballojnė sfidat e seleksionuese nė pėrqasje me prirjet dhe drejtimet letrare qė shoqėrojnė procesin evolutiv e tė pandalshėm tė ndėrrimit tė shekujve.
   Me veprėn e Koreshit letėrsia jonė kombėtare dhe shoqėria shqiptare shėnon njė kulm, njė nivel tė ri zhvillimi intelektual dhe emancipimi shpirtėror. Tek ai mė mirė se tek cilitdo autor tjetėr, vihen re qartė ndikimi i drejtpėrdrejtė qė pati nga letėrsia e traditės, kultivimi i saj nė forma tė reja nė pėrqasje me frymėn e kohės, duke depėrtuar nė hapėsira tė tjera jashtė barrierave tė ndryshme estetike dhe ideologjike qė ngrinte sistemi totalitar. Kėtu vlen tė pėrmenden vepra e tij tė njohura si romanet Mars, Mali mbi kėnetė, apo novelat Dasma e Sakos, Haxhiu i Frakullės, Balada e Kurbinit, si edhe vėllimi me tregime Kur zunė shirat e vjeshtės etj.
   Nė pėrgjithėsi vepra e Koreshit, sidomos ajo e botuar pas viteve 90" periudhė kur Shqipėria u pėrfshi nga lėvizjet e mėdha social-politike, ashtu si edhe shumė vende tė tjera tė Evropės Lindore, mund tė themi se krahas veprės sė Kadaresė, proza e Koreshit ishte arti dhe letėrsia tjetėr qė u pėrgjigjej synimeve, shijeve estetike, si edhe gjykimit tė ashpėr tė kritikės dhe tė publikut tė gjerė kėtej dhe matanė kufirit, pėr njė art dhe letėrsi tė vėrtetė, ku vėrehej shkėputja nga format tradicionale dhe arkaike tė tė shkruarit, jashtė skematizmit kompozicional, i cili pėr fat tė keq vazhdonte tė kultivohej dhe tė pėrhapej si njė epidemi edhe nė krijimtarinė e mjaft autorėve tė tjerė shqiptarė tė cilėt vazhdonin tė shkruanin edhe pas rėnies sė komunizmit, duke e kthyer kėtė tė fundit nė njė profil tjetėr simetrik me modelet pararendėse, nga Letėrsia e Realizmit Socialist nė Letėrsinė e Realizmit Antisocialist, si sintezė e papajtueshmėrisė dhe mospėrshtatjes me stadet bashkėkohore pėr lėvrimit e njė letėrsie ndryshe, nė pėrputhje me kėrkesat e kohės. Duhet tė kihet parasysh qė ishte tejet e vėshtirė pėr njė shkrimtar tė njohur, me fizionomi krijuese e stil tė konsoliduar, qė vepra e tij tashmė tė pėrcillte vlera dhe prurje tė reja si nė anėn stilistikore, nė atė semantike si edhe nė mesazhin qė do tė pėrcillte kjo vepėr nė pėrputhje me aspiratat e epokės qė po lindėte, duke ndikuar nė kėtė mėnyrė nė thyerjen e mentalitetit qė ekzistonte nė ato vite, nė njė vend ku patriarkalizmi dhe kufizimet ideologjike patėn formuar tek individi njė karakter solid e tė papėrshtatshėm me vizionet dhe principet bazė tė njė shoqėrie tė lirė. Pėr rrjedhojė, nė kėto rrethana vepra, e Koreshit na shfaqet e plotė, dinamike, e mbrujtur me frymė postmodernise dhe njėkohėsisht, duke shfaqur dendur elementė thelbėsorė tė identitetit kombėtar. Kjo vepėr u bė nė tė njėjtėn kohė bartėse e mendėsisė pėrparimtare dhe e prirjeve pėr ndryshim qė kėrkonin tė gjenin mishėrim nė artin e shkruar shqiptar duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė fizionominė, origjinalitetin dhe dallueshmėrinė etnike qė e karakterizonte kundrejt letėrsive tė tjera, qofshin ato ballkanike, europiane apo botėrore.
   Nė kėtė mozaik tė ndėrtuar mbi bazėn e faktorėve tė sipėrpėrmendur do tė pėrmendnim veprat e tij kryesore si romanet Requiem pėr njė Grua, Ulku dhe Uilli, Njė Grua me tė Verdha nė Pyllin e Budės, Ēafka si edhe pėrmbledhjen me novela Konomea.
   Gjithashtu ylli i Vath Koreshit, spikat ndjeshėm edhe nė fushėn kinematografike. Ėshtė bėrė si refren tashmė fraza nė tė cilėn Vath Koreshi cilėsohet me tė drejtė si mjeshtri i skenarit nė Shqipėri. Padyshim qė Koreshi ėshtė ndėr ata kineast, tė cilėt hodhėn bazat dhe lėvruan me sukses gjininė e skenarit e cila ndryshe nga letėrsia, deri nė atė kohė kur doli kjo plejad krijuesish, mund tė themi me bindje tė plotė dhe bazuar nė fakte konkrete se nė Shqipėri nuk kish patur njė traditė tė mirėfilltė mbi tė cilėn tė ndėrtoheshin modele tė reja nė pėrputhje me frymėn dhe me kėrkesat e kohės.
   Koreshi ėshtė prijėtari dhe modeli mė i pėrkyer i krijimit tė kėsaj tradite tė suskseshme nė Kinematografinė Shqiptare por njėkohėsisht, edhe njė ndėr figurat kryesore nė kėtė zhanėr, i cili pas njė pėrvoje tė gjatė dhe tė sukseshme nė kėtė fushė, mundi tė ridimensionojė format dhe koncepet qė ekzistonin pėr mėnyrėn e tė shkruarit dhe tė pasqyruarit tė realitetit shoqėror shqiptar qė nga zanafilla e tij e deri nė ditėt e sotme nė mjaft nga veprat mė tė suksesshme artistike dhe kinematografike nė Shqipėri.
   Vlen pėr t'u theksuar se Vath Koreshi si personalitet i shquar i kulturės kombėtare, dha njė kontribut tė vyer nė reformimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė pluralitetit tė mendimit dhe forcimit tė frymės demokratike nė politikėn shqiptare. Ai ishte njė ndėr ata intelelektualė tė cilėt nuk qėndruan indiferentė ndaj ndryshimeve tė mėdha shoqėrore dhe politike qė po zhvilloheshin nė Shqipėri, pėrkundrazi ky brez krijuesish me potencialin intelektual qė bartnin nė vetvete dhe popullaritetin qė gėzonin nė publikun e gjerė tė jetės sė vendit, ushtruan njė ndikim tė ndjeshėm pėr krijimin e njė klime demokratike dhe tė pėrparuar nė kordinancė me normat morale e juridike, drejtimet politike si edhe me aspirimet intelektuale qė pėrsilleshin nga vendet e ndryshme europiane.
   Nė kėtė kontekst, theksoj, se tanimė vepra dhe figura e Vath Koreshit, kontributi dhe roli i jashtėzakonshėm qė ai luajti nė pėrsosjen dhe konsolidimin e mėtejshėm tė kėtyre tri komponetėve tė rėndėsishėm e aq tė domosdoshėm pėr stadet e zhvillimit tė njė shoqėrie, nė mėnyrėn e pasqyrimit objektiv tė procesit tė saj nė kalimin nga epoka feudale, nė atė totalitare dhe sė fundmi nė epokėn moderne, janė veēori kyēe qė e sendėrtojnė imazhin e kėtij personalitetit tė shquar nė dimensionet e duhura, mbi tė cilat ai ngrihet.
   Le tė jetė ky shatėdhjetvjetor i lindjes sė tij si pikėnisje pėr hulumtimin dhe botimin e veprave studimore qė kanė tė bėjnė me evidentimin dhe vlerėsimin e vlerave tė jashtėzakonshme qė bart kjo figurė shumė dimensionalėshe e cila ka qenė njė ndėr faktorėt kryesorė, tė zhvillimit dhe integrimit tė Kulturės Shqiptare si pjesė e sė tėrėsishmes nė kulturat dhe hapėsirat ndėrkombėtare.

   Ermir NIKA



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 27th June 2008, 22:23

Njė grua me tė verdha




Vath Koreshi



Fragment nga romani “Njė grua me tė verdha” i shkrimtarit Vath Koreshi, botuar pak kohė para se tė ndahej nga jeta, nė vitin 2003, botimet “Onufri”. Duke hyrė nė qelizė tė familjes, Koreshi nė kėtė roman gjen hapėsirėn bashkėkohore tė patrajtuar nė kėta 20 vjet, plagė qė ende mbahen “tė fshehura” brenda njė dėshmie reale, duke shkruar me gjuhėn e shqetėsimeve tė kohės





wcIshte ndaj tė gdhirė, kur mė doli gjumi dhe, tek mė kishte dalė gjumi, pėrmes njė heshtjeje drobitėse m’u kujtuan fjalėt e Axhun Baja Mitės. Ditkam tė jem edhe luēid! M’u qesh me Abamin dhe mė erdhi keq qė nuk i kisha kthyer ndonjė pėrgjigje. Po fusha e asaj qė pėrshkon dhe paracakton? Ne duhet tė dimė tė lexojmė, tė kuptojmė. Dalja e gjumit nė atė orė do tė thotė se duhet tė jemi zgjuar, pėr tė dėgjuar kumtet qė na vijnė nga largėsi tė mistershme. Edhe atė frazė “gjej njė grua veshur me tė verdha “ nė njė kohė si kjo, tė agullimit, e kisha dėgjuar. Kėshtu qė, tashmė, fill si mė del gjumi, nis e dėgjoj kėngėn e gjelave. Nuk ėshtė kėngė ajo, nuk ėshtė kikėrimė shpendėsh, por diēka tjetėr. Nga ajo kikėrimė na vijnė paralajmėrime, shumė ndjellafate. Nuk ėshtė kėngė ajo, nuk ėshtė kikėrimė shpendėsh, por diēka tjetėr. Nga ajo kikikėrimė na vijnė paralajmėrimė, shumė ndjellafate. Nuk ėshtė njė kikikėrimė, prej gjelash, por njė nakatė qė rrėfen pėr enigmat. “Ah, moj ime motėr, lėrė proēedimentin!”, i drejtohem Abamit nė atė heshtje mugullore”.Pėrse kujton se ėshtė bėrė kjo qetėi nė kėtė ēast tė natės? Sepse ka njė rend. Ėshtė kjo heshtje tejet e shurdhėt, ngaqė vjen ēasti dhe hapen qiejt e zbresin rrėfimet, tė pashprehshmet. Na vijnė nė formėn e njė kori gjasmegjelash, por, nė tė vėrtetė, ėshtė njė nomatisje mbi tė fshehtat. Pėr kėtė vėrtetė, ėshtė njė ajo nomatisje, gjithēka tretet pas zėrit tė murgjve, domethėnė pas zėrit time dhe zėrit tė oshanarėve, qė janė si nja pesė a gjashtė.

Kėnga e gjelave, i them Abamit, na kujton se rruga e tyre, ashtu si e zogjve tė qiellit, ėshtė vėshtirė tė kuptohet.



***

Vė veshin tė dėgjoj e tė kuptoj, por sa nis tė pėrqendrohem, njė gjė tjetėr bėhet zotėruese. Ėshtė njė krimb! Njė qenie qė bluan me dhėmėbt e imėt, diku nėpėr boshin e dhomės sime. Ėshtė njė bluarje prej insekti qė prish e shkatėrron gjithēka. Ėshtė e pėrhershme, nė ēdo agullimdite. Ėshtė gjithmonė kėshtu. Sapo nis e shfaqen shenjat se vjen agu dhe sapo bėhem gati tė kuptoj kumtet, krimbi zė e bren. Bren letra. Bren paepur, egėrsisht, kėmbėngulės, deri nė tmerr! Bren nė raftet e bibliotekės, prapa kamallatave. Ka ditė qė nuk e vė re ose bėj sikur nuk vė re, ka ditė qė e pranoj ose bėj sikur e pranoj si njė gjė tė natyrshme nė atė masė dėrrasash tė thirrur bibliotekė. Ai bluan pa ndėrprerje dhe pėrgjatė gjithė kohės, i strukur mes ca radhorėve, nė tė ndarėn e epėrme me kanata tė lyera me njė bojė arre si tė pluhurosura. Kuptohet, ēdo tė bėjė tjetėr njė krimb nė njė ambient tė tillė? i dorėzuar nga pafuqia qė t’i bėj ballė, marr pozėn e indiferent, por indiferenca ėshtė e shtirur. Ajo nuk mė hyn nė punė kurrsesi dhe ndjej qė qetėsia ime ėshtė krejt artificiale. Ajo indiferencė ėshtė e padobishme nė ditė si kjo kur, jo vetėm qė mė ka hyrė nė mėnyrė aq brutale nė mendimet e mia ajo brejtje krimbi, por edhe mė bėn tė mė fanitet njė frikė se diēka shumė tė rėndėsishme zhdukin dhėmbėt e pamėshirshėm tė tij! Diēka qė ende s’e kam zbuluar mes radhorėve tė vjetėr, ndonjė gjė qė pėrbėn njė humbje, tė cilėn s’do tė kemi mundėsi ta riparojmė mė.



***

Me ankthin qė mė mbėrthen, dua tė bėj diēka, por nuk gjej se ēfarė, nė mėnyrė qė t’i shpėtoj asaj mokrre, e cila bren e bren vazhdimisht. Atėherė them me vete gjėnė mė absurde: brejtjen e krimbit mund ta ndaloj me anė tė errėsimit. Me anė tė njė terratimi sa mė tė plotė tė dhomės, mbasi nuk ka ndodhur ta dėgjoj nėpėr natė tė brejė atė kafshėzė ashtu. E kam dėgjuar vetėm mėngjeseve dhe sidomos ditėve, kur drita ėshtė mė e fortė. Rrotullophem nga ana e dritares dhe vėrej se perdet, teksa kam kujtuar se ishin plotėsisht tė mbyllura e plotėsisht tė puthitur, lejojnė tė depėrtojnė gjurmė drite, qė vijnė nga jashtė (sido qė tė grijta, pėr shkak tė mėngjesit tė vrenjtur vjeshtor, qė trishton matanė xhamave). Krimbi i ndjen lėvizjet qė bėj dhe nuk gėrcėlin pėr disa ēaste, por pastaj, kokėshkėmb e i pagdhendur, ia nis sėrish gėr e gėrr dhe e gjitha kjo tė duket se bėhet sipas njė riti dhe sipas njė destini tė pėrcaktuar. Atėhere them se asht duhet, diēka tė zhduket dhe zhduket pėrditė diēka tjetėr. Ēfarė? Ēfarė shfaqet prapa asaj qė ikėn, pas asaj qė brejnė dhėmbėt e njė krimbi? Cilės gjėje i ėshtė sulur ai tani, pėr ta zhdukur pėrgjithmonė, nė mėnyrė qė tė kujtohemi se duhet tė lindė ose ėshtė duke lindur ajo gjėja tjetėr? Ēfarė na zgjon, ēfarė na ndjell nė misteret e lindjevdekjeve dhe vdekjelindjeve? Mbase krimbi pikėrisht kėtė ėshtė duke brejtur, mbase ai po faron pikėrisht fletet, ku jepen shumė pėrgjigje tė tilla.



***

Ngrihem dhe puthis mirė kanatat dhe perdet e trasha tė dritares, nė mėnyrė qė tė mos hyjė asnjė grimė drite dhe ta bėj tė heshtė e tė mos m’i prishė mė nervat ai insekt i neveritshėm. Mbasi kam bėrė kėtė gjė dhe pikėrisht kur mendoj se kanatat e dritares i kam ujdisur qė tė jenė plotėsisht tė mbyllura dhe perdet plotėsisht tė puthitura, pra, nė ēastin qė kujtoj se nė dhomėn time, s’ka si hyn mė kurrfarė zhurme dhe kurrfarė drite, pikėrisht nė atė ēast, si njė ndėr paradokset qė s’kanė tė sosur, arrin te veshėt e mi, fare i qartė, dhe fare i afėrt, zėri i ngjirur i njė komshiu, i cili thotė, pa e fshehur farė kėnaqėsinė, se mirė ma kanė bėrė qė juria s’ma kishte dhėnė Ēmimin mua.

Dhe, nė vargun e kėtyre paradokseve, nė vend qė tė mė tėrheqė vėmendjen ky kumt, tė cilin e kisha ditur qė mė parė, mė shfaqet para syve krejt si e gjallė, krejt sikur ta kem aty pranė, fytyra e sime shoqeje. Nuk arrij tė kuptoj, nėpėr turbullirėn qė mė ka pushtuar, se ē’lidhje ka fytyra e saj me njė lajm, tė cilin e dija se ishte e tillė? Pėrse pikėrisht mbas kėngės sė gjelave dhe brejtjeve tė krimbit?





***

Ime shoqe rri pėrballė e pudrosur dhe me njė kozmetike perfekte dhe unė ndjej si mė pickon vėshtrimi i saj. Ka veshur, si enkas, njė fustan tė hollė, e tė ngushtė, qė t’i duken mirė format e trupit ende tė ri, vėshtrimin e ka tė ftohtė e indiferent, por, nė tė vėrtetė, i digjet sė brendshmi nga zjarri i armiqėsisė qė ka ndaj meje. Ai vėshtrim sikur mė thotė se ‘sma fal kurrė qė e kisha lėnė familjen dhe atė nė gjendje varfėrie. Sikur ma thotė hapur se surrati im nuk i kishte pėlqyer pėr asgjė tjetėr atėherė kur u fejuam, pėrveē asaj qė i qe dukur se unė do tė bėhesha njeri i madh. Kjo, siē nėnkuptohet, do t’u siguronte asaj dhe fėmijėve njė jetė dinjitoze. Ah, mallkoj, ku m’u shfaqe tani me kėtė fytyrė, me kėtė vėshtrim dhe me kėto fjalė gjithė helm? Mė del se thelli dallga e njė dėshpėrimi qė mundohem ta ndrydhe ta harroj. Ėshtė helmi qė kam pėr fatin e fėmijėve tė mi, tė cilėt, tashmė, kanė njė jetė tė humbur. Mė kishte tmerruar gjithmonė fati i tyre, sa kishte raste qė thosha se isha penduar qė i kisha bėrė. Mė kanė tmerruar gjer nė ethe sėmundjet qė i zinin, plagėt qė merrnin kur rrėzoheshin, sjelljet dhe pėrparimi i tyre nė shkollė, zėnkat me moshatarėt, frika nga makinat dhe nga biēikletat, qarjet dhe ankesat, ushqimi, veshjet dhe gjithēka tjetėr qė kishte tė bėnte me mirėrritjen e tyre dhe qė unė kurrė nuk ua kisha siguruar ashtu siē duhet. Pėrse i kisha bėrė, atėherė ato qenie? Apo qė tė vuanin? Nuk i duroja dot shikimet e tyre, kur u dukej se, duke mė parė nė mėnyrė lutėse, unė do t’u plotėsoja kėrkesat qė kishin. Kurse unė nuk kam pasur kurrfarė mundėsie tė bėja atė qė donin, sepse isha thjesht njė punonjės i shkencės, njė profesor me njė rrogė qė nuk na dilte as pėr bukėn e gojės. Mė ka helmuar gjithmonė sidomos pyetja se ēfarė do tė bėheshin kur tė rriteshin? Djali ishte njė tip qė nuk e donte shkollėn, nuk mėsonte, ishte sherret dhe jo rrallė vinte nė shtėpi me hundėt gjak. Kurse vajza qe tepėr melankolike, e ngadaltė, mėsonte rregullisht, por pa ndonjė rezultat tė dukshėm. Ishte shumė e varur nga ne prindėt dhe kjo ma rėndonte dyfish pėrgjegjėsinė qė kisha pėr jetėn e saj. Qeshė revoltuar njė herė, nė njė mbledhje prindėsh nė shkollė, dhe kisha dashur tė bėrtisja e tė thosha se ē’njerėz tė mėsuar mund tė nxjerrė shkolla, kur baballarėt e nxėnėsve iknin nė punė qė nė pikė tė mėngjesit, kurse nėnat iknin edhe ato nė punė po aq herėt, pasi u kishin lėnė fėmijėve nė tavolinė njė copė bukė me marmelatė tė mbledhur nė letėr, a thua se s’ishin nėna, por kujdestare katile konviktesh! Kush i kontrollonte ata nė shtėpi, ēfarė ngrohtėsie, ēfarė ndihme e ēfarė pėrkujdesjesh kishin ? Dhe ata, si fėmijė krejt tė braktisur, ngriheshin nga gjumi, merrnin bukėn me marmelatė, qė ua linin nėnat tė mbėshtjella me letėr, merrnin ēantėn e librave dhe, nė vend qė tė shkonin nė shkollė, ua mbathnin rrugėve e merreshin me ē’tė mundnin gjithė ditėn. Ē’do tė prisje nga fėmijė tė tillė? Kėshtu kisha dashur tė thosha, por cili mund tė hapte gojė, po tė donte qė tė mos ta pėsonte? Dhe, sikur ta kisha ditur fatin e tim biri kur tė rritej, mėsova se pėrfundoi pikėrisht siē e kisha parandier. Ishte njė parandjenjė qė mė kishte lindur nga tmerri, kur mė kishin hapur regjistrin dhe kisha parė aty njė varg pa fund notash tė kėqija dhe mungesash nė mėsime. Pa mbushur pesėmbėdhjetė vjeē, e la shkollėn dhe iku nga shtėpia. Nuk mė bėhet tė ēoj ndėr mend tani asgjė nga ato qė vijnė e mė thonė se ē’bėn e ē’punon, i pėrzier nė njė shoqėri tė keqe.

Edhe vajza. Edhe ajo nuk pati ndonjė fat mė tė mirė. Ajo i ngjau sė ėmės, u bė njė zonjushė shumė e bukur dhe e ndjeja se kishin filluar ta ngacmonin, qė kur ishte shtatėmbėdhjetė vjeēe. Me atė bukur qė kishte dhe me atė shpirt tė butė, s’kishte rrugė tjetėr veē tė binte viktime e njė mashtrimi. U ngatėrrua nė njė nga ato historitė me dashuri tepėr pasionate, por qė, mė nė fund, ai qė donte, e braktisi nė mėnyrėn mė skandaloze. Deshi ta merrte nė Itali dhe atje ta bėnte prostitutė! Mend helmoi veten, pastaj e pushtoi njė dėshpėrim pafund dhe erdhi njė kohė qė s’donte tė na shihte me sy, as mua, as tė ėmėn. Mua, sepse e pa qė isha krejt i pazoti ta mbaroja nga fatkeqėsia qė e kishte gjetur, kurse tė ėmėn, ngaqė, kur u rrit, e kuptoi se nuk i kishte dhėnė ndonjė shembull tė mirė me historinė e saj, kur, duke qenė gruaja ime dhe me dy fėmijė, kishte harbuar mbas njė ushtaraku. Ah, mbas njė aventurieri tė neveritshėm qė zbardhte e skuqte nga shėndeti. Njė me njė palė mustaqe prej pushti, me dy sy qė rrėnjonin banalitet. S’dija se si tė shpėtoja nga ajo gjendje, qė mė kishte kapur. Shpesh mė vinte tė vidhesha e tė ikja nga shtėpia, por ajo nuk ishte zgjidhje, mbasi, kur e pėrfytyroja, nuk ndjeja kurrfarė lehtėsimi. Mė shpėtoi vetė ime shoqe! Mė la njė letėr, tė cilėn e gjeta nė tavolinė njė ditė kur u ktheva nga puna dhe aty, mbasi mė mallkonte mė fjalėt mė tė zeza, mė thoshte se mė urrente dhe se nuk do tė kthehej mė. Po ikte bashkė me vajzėn te njė motra e saj nė Kanada, ku, siē mė shkruante, kishte gjetur edhe njė punė dhe se do tė rregullohej atje si jo mė mirė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 27th June 2008, 22:24

SHPESH TI S’DI SE Ē’BĖN

S’ėshtė e thjeshtė tė dish tė bėsh.
Shpesh ti s’di se ē’bėn e dashur!
Ē’doje qė ishe ngritur si nė ethe,
ē’doje qė vije ashtu tek unė?
Kishe kėputur ca lule nė kopėsht,
kishe ndėrruar tualet e krehje flokėsh,
kishe marrė me vete dy sy tė shndritshėm plot mall.
Nė jakėn e xhaketės nė vend tė njė luleje,
kishe vėnė njė sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua, as vajzė e vogėl atė ēast,
ishe njė hutim plot ditė e gaz.
Ishe njė shpirt i mbushur me frikė,
njė zemėr drithėruese me natė e me dritė.
Eja pra, tė thashė, mbėshtetma kokėn tani,
mbushmi supet me ujėvarėn e flokėve,
dhe puthmė nėse erdhe pėr tė mė puthur,
dhe ēelma shpirtin, nėse erdhe pėr tė ma ēelur.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st March 2014, 09:06

@Blediana Nardi shkruajti:SHPESH TI S’DI SE Ē’BĖN

S’ėshtė e thjeshtė tė dish tė bėsh.
Shpesh ti s’di se ē’bėn e dashur!
Ē’doje qė ishe ngritur si nė ethe,
ē’doje qė vije ashtu tek unė?
Kishe kėputur ca lule nė kopėsht,
kishe ndėrruar tualet e krehje flokėsh,
kishe marrė me vete dy sy tė shndritshėm plot mall.
Nė jakėn e xhaketės nė vend tė njė luleje,
kishe vėnė njė sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua, as vajzė e vogėl atė ēast,
ishe njė hutim plot ditė e gaz.
Ishe njė shpirt i mbushur me frikė,
njė zemėr drithėruese me natė e me dritė.
Eja pra, tė thashė, mbėshtetma kokėn tani,
mbushmi supet me ujėvarėn e flokėve,
dhe puthmė nėse erdhe pėr tė mė puthur,
dhe ēelma shpirtin, nėse erdhe pėr tė ma ēelur.



Shiko profilin e anėtarit


#5

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi