Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Elita kombėtare »
Ali Pashe Tepelena

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 14th July 2008, 23:58

ALI PASHE TEPELENA

Plutarku e quante te paarritshme ta verteten ne histori.Pergjithesisht historia shkruhet nga bashkekohesit,nen ndikimin e atij qe ka pushtetin.Gjykimi i drejte mund ta pesoje keq per nje kohe te gjate,kur ndesh me genjeshtren ose legjendat e shpikura nga autoritetet.Por koha e nxjerr te verteten sado thelle te jete e fshehur...

Ne rastin e Ali Pshe Tepelenes i ndeshim te dy dukurite,ne deshiren e qeveritareve per ta mbajtur te verteten mbuluar dhe ne disponimin e disa autoreve,qe per rrethana personale e shtremberuan sa munden historine.Kjo shpjegon faktin qe vetem pas njeqind vjetesh studiuesit filluan te tregohen objektiv me Aliun.
Ruset,francezet,anglezet u vune ta perdornin Aliun per qellimet e tyre,duke qene ai sundonjes i nje zone jetike per Ballkanin dhe kunderpeshe ndaj perandorise turke.Nga ana e vet,Aliu u pergjigj me te njejten gjuhe,po teper i vemendshem per te mos bere kurre nje hap me pare se pala tjeter e te nxirrte tere perfitimet e mundshme.Meqe te huajt nuk ia dolen me te filluan ta shajne.Gazetari i njohur freng Hofman shkruan:”Aliu eshte perbindeshi me romantik qe ka pare historia,nje nga tmerret me te bukura qe lindi natyra.”Ne Turqi nenpushtetin e sulltan Muratit II,qe u ndesh haptas me /Aliun,ky u quajt si nje pasha i dale prej ferrit per te thurrur tradheti,dhe qe me ne fund,prape ne ferr u kthye.Asnje sharje e fyerje nuk u kursye.Cdo sharje eshte e mire per ate qe bie.Ne Greqi,qeveritaret qe kerkonin per vete flamurin e revolucionit,ishin po aq te interesuar qe te humbiste historia e te perhapej legjenda perreth Aliut tiran,qe preu koka njerezish per te grumbuluar ar rreth vetes.
Por,mbi shkrimtaret e historianet mesatar qe shkruajten mbi Aliun,pa mundur te shqiten nga ndikimet ngrihen disa mendje te mprehta.Hygoi shkruante se Aliu eshte i vetmi personalitet i shekullit i krahasueshem me Napoleonin dhe ilustron kete mendim duke thene se sundonjesi i Janines dhe perandori i Frances shkonin bri njeri tjetrit si tigri me luanin.Getja e dinte se e verteta historike mbetet ne sfond ne kenget e nje populli si nje murmurime qe smund te shuhet.Getja beri nje krahasim te Aliut me /Frederikun e Madh dhe mblodhi e botoi kenget e shumta te nje populli grek per Aliun.Ishin keto kenge qe e bene Bajronin te fluturonte ne Tepelene dhe te shkruante kengen e dyte te Cajd Haroldit.
Vec njerezve te medhenj ka dhe te tjere qe shkruajne se Aliu lindi nen qiellin e Aleksandrit,Pirros e Skenderbeut e meqe i perkiste te njejtit qiell,duhet te permendej perkrah tyre.Megjithate letersia voluminoze,qe i perket Aliut deri nga vitet ’30 u varros si nje satrap oriental,nga jeta e te cilit mund te nxirret lenda e pare per librat ekzotike.
Nga vitet ’30 filluan disa studime rigoroze qe menjanuan perfytyrimet romantike.Historianet e shkrimtaret filluan te ndreqnin ate qe kishin bere se prapthi per dy arsye:se pari kontrdiktat ishin teper flagrante dhe nuk i qendronin logjikes se mirefillte dhe se dyti se kushdo qe merrej me historine e Ballkanit dhe Turqise ne shek 18-19,detyrimisht do te kaloje permes Aliut e do te duhet ta zbertheje figuren e tij.Ai luajti nje rol qendror ne emancipimin e gadishullit;me e pakte qe duhet ta pranojne dhe ekstremistet eshte se ai ndezi fitilin e revolucionit grek.Po sigurisht asnje serioz nuk mund te shkepuse nga historia rolin e Aliut,qe lidhet ngushte me goditjen e rende qe iu dha perandorise osmane.
Duke bere nje perpjekje per te analizuar Aliun ne analogji me rolin historik ne momentin konkret ndesh ne veshtiresi qe ne hapat e para.Por s’mund te jete ndryshe,s’mund te shkeputesh nga momenti konkret,Ajo qe ishte e drejte,e domosdoshme,e natyrshme ne epoken e personazhit qe gjykojne duket e neveritshme ne kohet e mepasme.Per te qene i paanshem duhet ta mbash patjeter Aliun brenda kohes se vet.
Se pari:Aliu u nis te krijonte nje shtet,jo nje komb se koha e kombit s’kishte ardhur ende.Donte nje mbreteri ma popullate te trazuar sic ishin dhe mbreteri te tjera.Po kjo populate e mbreterise se Aliut e quajtur shqiptaro-greke-vllahe do te dominohej nga shqiptaret,meqe shqiptar ishte vet Aliu.Veshtiresia ishte se ndersa i nevojitej pozita dominuese e shqiptareve donte dhe barazi per greket e vllahet.Per ta vertetuar kete mund te lihen menjane gjithe konsideratat e tjera dhe te mbahet parasysh nje fakt i vetem:heronjte e medhenj te revolucionit grek si /karaiskaqi,Bocani etj edhe pse gjate luftes vepronin te shkeputur nga Aliu,iu binden vetem atij dhe i qendruan besnik derisa vdiq.Dicka dinin ata,dinin se ai do tu jepte liri te barabarte popujve qe do te perfshinte ish mbreteria e Pirros dhe se ai,Aliu eshte i vetmi qe mund ta beje nje gje te tille.Per me teper ,kjo mbreteri e pavarur do te kishte nje drejtim evropian.Faktore te jashtem qe e nxisnin nje kerkese te tille:
-dekompozimi natyral i fuqise se perqendruar te Perandorise Turke dhe disfatat e saj ushtarake te njepasnjeshme;
-ndikimi i perparimit ekonomik te Evropes ne zonat e afersise direkte ku kryqezoheshin marredheniet e Turqise me Evropen;
-ndikimi i thelle i revolucionit freng ne popujt e Ballkanit.
Pra shkeputjen nga Turqia dhe drejtimin evropian e kerkonte koha.Vecse Aliu doli cik perpara kohes.Ne vitin 1820 te gjithe thoshin se sunduesit te shtetit shqiptar i mungonte vetem flamuri.Ai nuk pranoi asgje.Tha se keto vinin ne fund.Ai flste shpesh mbi kohen dhe mbi cilesine e gjerave.Megjithate po ta bente kete,te qendronte brenda kohes nuk do te kishte ekzistuar fare si Ali Pashe Tepelene.Ai kishte nje vullnet te paepur,me nje fuqi shpirterore qe s’kishte te shterur dhe nje inteligjence te shpejte qe shkelqen nga te gjitha anet,nje kujtese qe nuk u cenua as ne vitet e pleqerise dhe nje qendrueshmeri te madhe fizike.
Se dyti:Aliu u pasurua pa kufije.Qellimet e tij te fshehta shfaqeshin sheshit.Me pushtetin e tij te madh u hapi rruge bujqesise,tregtise,artizanatit.Te pasurohej vendi,njeheresh pasurohej dhe ai vet.Tek Aliu pasuria e shtetit dhe ajo vetjake njesoheshin.Aliu jo vetem e quante te tijen te gjithe pasurine e vendit ,por edhe e adminisronte si te tille.Po te nisesh nga botekuptimi i Aliut,nga menyra sesi e grumbulloi pasurine tere jeten dhe si e shpenzoi ate 18muajt e pare te luftes,per te cilen qe pergatitur per vite,mbete te shikojme anen e mire dhe te arrijem ne perfundimin e befasishem se Aliu nuk beri tjeter gje vecse ti sherbeje atdheut me besnikerine me te larte.
“Ali Pasha shtypi mesjeten dhe i hapi rruge qyteterimit.Ne Shqiperi dhe Greqi duhet te ndrehynte despotizma e Aliut qe keto dy vende te kalojne ne kohen e re.”
Se treti;Shume njerez thone se Aliut i lindi deshira per pavaresi pas revolucionit freng dhe se ai ishte nje bashkeudetar fatlum i Napoleonit,ndryshe do te kishte ngelur nje pasha i humbur.Ne te vertete revolucioni freng dhe Napoleoni paten nje ndikim mjaft te tertjorte ne zhvillimet e Aliut,po te mbajme parasysh nje grafik te thjeshte.Aliu kerkoi aleance me ruset per tu shpallur i pavarur ne 1970,3vjet para filimit te revolucionit;Aliu ishte bere zot i Trikalles,Janines dhe Artes kur Napoleoni ishte nje toger i artilerise;Aliu kishte vene ne dore gjithe Shqiperine e jugut kur Napoleoni nisi terheqjen nga ushtria etj.
Ne librin ‘Ali Pasha dhe Britania e Madhe’ Bageli thote per Aliun “Ai ishte nje njeri mizor,por nje pasha i drejte.”

(Sabri Godo)



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi